Behgjet Pacolli

Enver Robell ueber Behgjet Pacolli: Das Ende eines Bauern und das Ende einer politischen Karriere eines Schneiders

Fundi i një farse dhe fundi i karrierës politike të një tyxhari


Nga Enver Robelli

Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të Kosovës dje mori fund një farsë. Behgjet Pacolli tha se ka vendosur të braktisë koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Mërmëriti për ndarjen e rrugëve mes partisë së tij dhe LDK-së. Tha se nuk ka bërë marrëveshje me koalicionin PAN për bashkëqeverisje, por njëkohësisht paralajmëroi një takim me Ramush Haradinajn gjatë ditës. Në fund të majit Pacolli tha në Kamenicë se koalicioni i partisë së tij (AKR) me LDK-në është «koalicion i shpresës». Pastaj u bëri thirrje zgjedhësve të përkrahin Refiqe Tërnavën për deputete në parlamentin e Kosovës. Refiqe Tërnava nuk mori besimin e qytetarëve për të hyrë në parlament dhe ky padyshim është lajm i mirë për demokracinë e brishtë kosovare. Lajmi tjetër i mirë është edhe largimi i Pacollit nga aleanca me LDK-në, sepse ai, në të vërtetë, nuk ka qenë kurrë në koalicion me LDK-në, por vetëm një «kalë Troje» i PDK-së në kampin kundërshtar politik. Është mirë që kjo maskaradë mori fund. Dhe me këtë, fatmirësisht, edhe karriera politike e një tyxhari. Për zbavitjen e publikut kanë qenë edhe deklaratat e Agim Bahtirit se AKR nuk do të bëjë kurrë koalicion me PDK-në.

Tani Pacolli sërish do të thotë se u sakrifikua për Kosovën, se e ka vështirë ta refuzojë Ramush Haradinajn, të cilin dikur e quante «mosmirënjohës» për paratë që ia kishte dhënë gjatë gjykimit në Hagë (sipas tij «1,1 milionë euro»). Dokrra në prag të vjeshtës.

LDK dhe kreu i saj Isa Mustafa bën një gabim të madh, kur e pranuan në koalicion AKR-në. Sepse AKR në thelb nuk është parti politike, por një grup parapolitik për ndjekjen e interesave të familjes Pacolli në fushën e biznesit, në privatizime hotelesh e fabrikash, në lojëra me sigurime, në ndërtime. Është si të thuash partia rezervë e PDK-së për raste emergjente. Dha ja ku shfaqet tani Pacolli për t’i «ndihmuar Kosovës». Pas kalkulimeve disa javore, pas shtirjes sikur nuk do të bëjë kurrë koalicion me PAN-in, pas «rritjes së çmimit», pas takimeve larg syve të opinionin ai mund të ketë negociuar një marrëveshje dobiprurëse për të dhe klanin e tij.

Deri më sot marrëveshjet politike që i ka bërë Pacolli kanë qenë në dobi të tij dhe në dëm të Kosovës. Në fund të viteve ‘90 tentoi të bëjë shumë dëm, duke pranuar rolin e emisarit të regjimit të Boris Jelcinit në «zgjidhjen e konfliktit të Kosovës». Në këtë mision u pengua sidomos nga Fehmi Agani, atëherë nënkryetar i LDK-së. Pas luftës Pacollit filluan t’ia ledhatojnë egon komandantët e shndërruar në politikanë dhe ia hapën rrugën për të hyrë në politikë me një qëllim: shkatërrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Situata qe e favorshme për shkak se LDK gjendej në duart e dy politikanëve të papërgjegjshëm (F. Sejdiut dhe N. Dacit), të cilët si atëherë dhe sot besojnë se egoja e tyre është më e rëndësishme se fati i një partie me merita historike, përkundër të gjitha mangësive e gabimeve që ka LDK.

Në shumë ministri kosovare tani nëpunësit presin me ankth se ku do t’i dërgojë Pacolli tyxharët e tij. Po flitet për pesë ministri që do të marrë AKR. Një fuqi marramendëse për një parti qe ka 4 deputetë dhe po të mos ishte LDK as që do të kalonte pragun për të hyrë në Kuvend.

A do të vazhdojë Pacolli «lobimin» për Kosovën aty ku e la kur ishte zëvendëskryeministër? Me nënshkrime kontratash me firma të dyshimta në Afrikë, duke ngatërruar rolin e tij. Me «dhurata» (kompjuterë dhe kolltukë) për sundimtarët në Mali. Me sigurimin e njohjeve, të cilat pastaj rezultonin të jenë të pasigurta apo të pavërteta. Duket se të gjitha këto nuk do të luajnë rol në politikën e Kosovës, me rëndësi që Pacolli të kryejë punën e patericës politike.

Tani po hyn në skenën politike «shpëtimtari i komandantëve»  ose: versioni kosovar i Bogolub Kariqit, i cili edhe kur nuk ishte fare në parlament formonte grup parlamentar. Pacolli tha se do të krijojë një grup të ri parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Këtë nuk mund ta bëjë, sepse ka vetëm 4 deputetë (madje njëri prej tyre, Korab Sejdiu, mund të qëndrojë në LDK). Por, as për këtë nuk duhet të bëhet merak Pacolli. Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj do t’ia sigurojnë pastaj numrat për grup parlamentar. Në pazarin politik të Kosovës çdo gjë është e mundur. I lumtur mund të jetë tani për tani edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili duke shkelur rolin e tij kushtetues ka bërë çfarë ka mundur që shumica shqiptare e deputetëve të mbetet në opozitë. Tani i mbetet Thaçit që bashkë me Pacollin ta nisin dhe ta përfundojnë procesin e pajtimit të Kosovës me Serbinë. Pacolli ka përvojë në këtë drejtim. Pak ditë pas pavarësisë së Kosovës i pati thënë një gazete kroate se Serbia është nëna e Kosovës. Që të dy, të asistuar nga Ramush Haradinaj, do të kenë vetëm një problem: rreth 60 deputetë shqiptarë të opozitës.

http://www.javanews.al/fundi-nje-farse-dhe-fundi-karrieres-politike-te-nje-tyxhari/

Skandali presidencial, Pacolli akuzohet për një milion ryshfet

Behxhet Pacolli, fälscht Urkunden des Staates Mali, für eine angebliche Kosovo Anerkennung

Pacolli – Mabatex

Schwere Belastung durch den Betrüger, ehemaligen Verfassungs Präsidenten Ever Hasani, gegen Behgjet Pacolli, der für 1 Million € das Verfassungsgericht bestechen wollte, für eine günstige Entscheidung, das Behgjet Pacolli als Präsident bestätigt wird.
Der Prozeß im Kosovo beginnt gegen den Ex-Verfassungs Präsidenten: Enver Hasani, der zusammen mit der Haupt Informations Stelle AIIS die Internationalen um 500.000 € betrog.

Pacollit i përgatitet kallëzim penal për falsifikim e mashtrim

1 Million € for Präsident!

Skandali presidencial, Pacolli akuzohet për një milion ryshfet

Skandali presidencial, Pacolli akuzohet për një milion ryshfet

Zeqa: Akuza e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese ndaj Pacollit e tregon shembullin më të keq të lidhjes së institucioneve më të larta të shtetit me krimin e organizuar

Akuza e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, se Behgjet Pacolli ka ofruar 1 milion euro për të ndryshuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjes së tij në krye të Presidencës është shumë serioze dhe kërkon reagim të menjëhershëm të Prokurorisë Speciale, që, sipas detyrës zyrtare, të hetojë këtë rast“, thekson analisti Bejtullah Ibrahimi

Deklarimin dhe akuzimin publik nga ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, adresuar liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, sipas të cilit del se njerëzit e tij i kanë ofruar një milionë euro për të ndikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, asokohe për ish-presidentin, të cilin e rrëzoi kushtetuesja, analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë e konsiderojnë si një rast, mbi bazën e të cilit Prokuroria e Shtetit po të ishte një institucion serioz dhe i pavarur, do të duhej hetuar si rast „ex officio“ për këtë vepër kriminale në tentativë. Sipas tyre, mbizotëron bindja se jo vetëm Pacolli është mësuar që të blejë njerëzit për qëllimet e tij, madje edhe postet e rëndësishme politike e përfaqësuese në institucione, por në këtë mënyrë funksionon kryesisht shumica e politikës në Kosovë, kryesisht me blerje të posteve përmes trafikimit dhe në dëm të qytetarëve të vendit. Denoncimi i rastit ‚Pacolli‘ nga ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese konsiderohet vetëm një shembull tipik i lidhjes me krimin. Analisti politik, Shefqet Dibrani, thotë se deklarata e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ku e akuzonte Behgjet Pacollin se njerëzit e tij i paskan ofruar 1 milion euro për ta ndryshuar vendimin asokohe për ishpresidentin, të cilin e rrëzoi Kushtetuesja, është edhe një skandal tjetër publik, në vazhdën e aferave të mëdha që po ndodhin në vendin tonë.

Tregtia kriminale me pushtetin

Sipas Dibranit, ndërhyrja e grupeve të interesit në drejtësi është e tejdukshme. „Kjo deklaratë, bashkë me deklaratën e avokatit Tomë Gashit për rastin ‚Dehari‘, do të duhej të trajtohej nga drejtësia në Kosovë me prioritet. Por, sikurse skandalet e përgjimeve telefonike të „Grupit Pronto“, pastaj aferat për „Vjedhje në kohë lufte“ e deri tek akuzat e rënda për vrasje politike e për korrupsion të nivelit të lartë, nuk trajtohen, edhe pse kanë ndërtuar atë mozaikun tragjik të Kosovës“, u shpreh ai. „Këto deklarata dhe këto afera publike shpjegojnë se grupet e interesit po e menaxhojnë Kosovën. Deklarata e ish-kreut i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, tregon se si tregtohen tenderët me qëllime të pastra korruptive. Tentimi për blerjen e postit të presidentit është vepër penale, për të cilën sigurisht do të duhej të veprojë Prokuroria e Shtetit. Në të kundërtën edhe kjo deklaratë, edhe kjo afër do të mbetet një rast në tentativë që nuk do të prodhojë asnjë efekt anësor“, theksoi Dibrani. „Deklarata e Enver Hasanit është akuzë e rëndë, pasi ajo vjen nga njeriu që e ka udhëhequr për disa vite Gjykatën Kushtetuese, kurse në anën tjetër dëshmon se si në vendin tonë blihen postet politike“, vlerësoi më tej ai. „Sikur të kishim drejtësi, nuk do të kishim as afera kaq të rënda publike“, u shpreh më tej Dibrani.

Tre faktorët që të çojnë në pozitë…..

http://kosova-sot.info/lajme/163250/skandali-presidencial-pacolli-akuzohet-per-nje-milion-ryshfet/

SUPER-SKANDALI: Grabovci - Devollit "Kqyre se s

SUPER-SKANDALI: Grabovci – Devollit „Kqyre se s’mujta me të thirrë… m’u ka zbraz krejt fyti…“

LIDHJET MAFIOZE PUSHTET-BIZNES, ME PASOJA PËR VENDIN Bizneset e pista..