Kosovo-Albanien (Albanian)

Nur in Albanischer Sprache, News und Infos

Der Deutsche Botschafter Peter Blomeyer, fordert produktive Arbeitsplätze im Kosovo

Ein altes Thema, und sehr richtig gesagt: Der Deutsche Botschafter fordert Investitionen in produktive Arbeitsplätze und nicht nur in Hotels und Lokale, wobei die Albaner unfähig sind ein Lokal oder Hotel zuführen, wie man in Albanien sieht, wo es Tausende von derartigen Kosovo Einrichtungen gibt und man sich nur eine Lebensmittel Vergiftung holt, oder vom verseuchten Meer und Wasser, noch Schlimmeres.

Produktive Arbeits Plätze sind das Schlagwort, aber auch vor 15 und mehr Jahren, was viele Spinner der Ökonomie Professoren und Betrugs Banker vergessen haben.
>Ambasadori gjerman: Investoni në ndërmarrje prodhuese, jo vetëm në hotele e restorante

30 Mars, 2013 | Postuar në: Rajoni | Shkruar nga:

gjerAmbasadori gjerman në Kosovës, Peter Blomeyer, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën Koha Ditore, ku shprehet se duhet ndryshuar struktura e ekonomisë në Kosovë.

Sipas ambasadorit Blomeyer, Kosova duhet të orientohet më shumë në krijimin e ndërmarrjeve prodhuese.

Por ai shton se sundimi i ligjit dhe forcimi i shtetit ligjor janë kushte kryesore për të mundësuar një zhvillim të shpejtë ekonomik.

“Nëse i hedhim një sy strukturës ekonomike të Kosovës, sipas mendimit tim, keni nevojë për ndërmarrje prodhuese, sepse e tërë ekonomia është e orientuar në mënyrë të fuqishme nga sektori i shërbimeve. Nuk do të duhej që gjithmonë të rindërtoheshin vetëm hotelet dhe restorantet, por do të ishte shumë më mirë nëse do të përqendroheshim në ngritjen e ndërmarrjeve prodhuese”, ka thënë ambasadori Blomeyer./ep

 

Ansonsten nimmt der Handelskrieg zwischen den Mafia Wirtschafts Monopolen immer neue Züge an

 

Albania-Kosovo Trade Dispute Escalates

After Pristina blocked imports of milk from two Albanian dairies, Tirana has responded by banning imports of flour from Kosovo, as the commercial row over toxins in food deepens. Read in browser »

Verwüstung des Gerichts: Kosovo-Gericht verschiebt Urteil nach Handelsblatt Die Stadt Mitrovica ist in einen serbischen Norden und einen albanischen Süden geteilt. Quelle: Reuters Pristina/BelgradNeue Konfrontation der KosovoSerben

Bulatoviç i rikthehet kontrabandës me Sali Berishën

Bulatoviç i rikthehet kontrabandës me Sali Berishën

Ish-kryeministri i Federatës Jugosllave, Momir Bulatoviç, sot pedagog në Beograd dhe kryesisht i tërhequr në jetën private, merret sërish pak me të shkuarën, por nga ana tjetër nuk heziton të shprehë çfarë të mundet. Këto ditë, në një intervistë dhënë për një televizion malazez „Vijesti“, ka treguar edhe njëherë të gjithë kontrabandën në vendin e vet dhe në një segment kohor dhe atë që lidhet me Shqipërinë në kohën e ish-presidentit Berisha…

 

 

„Ju luta Berishës të mbyllte sytë“

 

Pyetet për të punësuarit në vend…

“Dua të them se ata që janë tani në pushtet nuk bëjnë më shumë. Të gjithë ata që kanë mbetur pa punë them se janë pasojë e thjesht një opsioni politik. Por çfarë të bëjmë, kur të gjithë partitë punojnë kështu dhe e gjithë administrata funksion e tillë. Dhe, të mendosh ka akoma njerëz të zotë që nga koha e Titos…”.

Ju keni paguar çmimin më të madh nga politikanët…

“Nuk kisha më mundësi dhe ndaj shkova në Beograd. Partia ime dhe unë kemi dashur të ndihmojmë , por tani s’është e mundur më ndonjë marrëdhënie e tillë. Njerëzit kanë harruar se sesa vështirë ishte më parë, megjithëse dhe në kushtet të vështira kemi marrë rezultate të mira. Ishin në ato vite deri në kohën e rënies së Milosheviçit… Po ç’të bësh kur të vjen ambasadori amerikan dhe të thotë nëse nuk e çon Millosheviçin atje…do ikësh në Hagë, apo nëse nuk jep lajme atëherë do ikësh ti vetë në Hagë. Më thuaj se çfarë?”

 

Pyetja bëhet për Gjukanoviçin dhe kontrabandën e kohës së luftës që vetëm flitej, por në librin tuaj më vonë është zbardhur krejt. Si presidenti i Malit të Zi a keni kontaktuar me gjykatës të Malit të Zi, i thotë gazetari- dhe ka pasur ndonjë akuzë edhe nga organizata të huaja për këtë?

“Unë kam bërë përpjekjen time, por institucionet e tjera me Svetozar Maroviç (Ish presidenti i Malit të Zi dhe Serbisë, i vetmi që arriti) as nuk është përmendur për këtë. Po ka pasur një kult në televizion, që unë e kam luftuar, por megjithatë nuk jam i kënaqur me gjërat si kanë ndodhur. Kam bërë përpjekje, që kjo të shuhej dhe kam treguar se kam kaseta dhe kam qenë i lidhur shumë me atë që do të ndodhë. Por kemi humbur shumë kohë…”

 

A është kriminele kjo kontrabandë që e keni bërë dhe ka ndikuar shumë për… 

“Kush i kontrollonte këto. Kush ishte ajo që do mund t’i kontrollonte! Natyrisht Gjuko (Gjukanoviç) s’punonte më Millosheviçin. Ndaj, kur kam ardhur nga jashtë më kanë thënë pse ke shkuar. Është e vështirë të kujtosh. Në sanksione është kriminale të bësh këtë gjë. Por kam letra, që ka funksionuar ndryshe, nga ajo që thoni Ju. Kam dokumente të miat, sesi do të funksiononim në këtë situatë. Po përmendim Fabrikën e aluminit, që ishte dikur pronë shtetërore dhe e kishte 90 % në pronë më vonë Dragan Bërkoviç, i cili jepte emrin  dhe llogarinë e vet që të punonin me të dhe llogaria lidhej më Afrikën e Jugut dhe gjërat bëheshin nga ne, dhe të gjitha të ardhurat, si edhe ato paratë e kontrabandës së duhanit e të gjitha bëheshin dhe kalonin nga instancat tona nga Ministria e Financave nga mua dhe kryeministri. Dhe, me këto para që merrnim iu dhanë 5 milion hekurudhës dhe 4 milion Fabrikës së Aluminit dhe me këto arrinim e jepnim pensionet. Dhe…

Unë shkoj në Shqipëri dhe e lus Berishën të mbyllë sytë, e të fillohet kontrabanda, që të thyheshin sanksionet ndërkombëtare, ku njerëzit të fitonin para. Dhe e bëmë sistemin në të cilin të gjitha kanë funksionuar ashtu.  Por shteti ka pas përfitime dhe shumë të ardhura nga krejt kjo. Këto i kemi evidentuar të paktën. Unë të gjitha ende i kam në arkivën time … Pra shteti ka pas të hyra të mëdha…

 

Nuk e kuptoni se çfarë po flisni? Kjo është sikur të thuash, që futja dhe konsumo drogë disa vite dhe pastaj shkëputesh nga perëndimi. E ndjen veten pak përgjegjës për këtë kontrabandë? Po me siguri, që e ndjeni veten si fajtor kur thoni se keni bërë kontrabandë dhe e keni ngritur deri në nivel shtetëror! A e ndjen veten përgjegjës për krijimin një situate joligjore për krijimin e një kapitali jo të pastër, që edhe sot po e mban varur Malin e Zi? Ky kapital i pistë dhe shumica po thonë, se i ka bërë të pakuptueshme vlerat e sistemit shoqëror malazez…” 

“Prit…Nuk kishte vend ku të blije askund atëherë dhe shkonim pyesnim Millosheviçin ç’të bënim. Ku të blinim? Ai na thoshte: blini sipër. Por, ama në det patrullonte NATO. Andej forcat e UNPROFOR. Ne s’kishim mundësi të blinim…Qartësisht, dua të them se ishte keq dhe dua t’ju them se ishte shumë keq. A ka pasur mundësi të bëhej ndryshe? Nuk kishim mundësi dhe kam qenë vetë në Bruksel. Jam ankuar… Litra e naftës bënte 300-400 marka. …Po e bënim se kështu duhet të jetonim. Nuk kishim mundësi. Dhe hapëm kështu këto gjëra të kishim mundësi të blinim ilaçe, s’kishim ushqime as për fëmijët e vegjël… Kjo që flitet për mua dhe Gjukanoviç, s’ka rëndësi, ashtu si thonë: paratë janë të mira kur si përdorin politikanët…”.

 

Bulatoviç për Dejtonin

Ka shumë histori në lidhje me rolin  tuaj në bisedimet e Dejtonit, që keni shfrytëzuar metoda të ndryshme, më pak diplomatike, që të arrinit në rezultatin e duhur. A ka diçka që ne nuk e dimë?

“Kanë qenë vërtetë biseda të vështira. Ia dolëm të shfrytëzojmë në kushte gati të pamundura ato pak argumente që kishim. Shumë njerëz kanë harruar por unë do t’i kujtoj deri në fund të jetës. Kur po shkonim në Dejton, Banja Luka ishte drejt rënies dhe Trebinjën nuk mundeshim ta mbronim. Epërsia ushtarake që për një kohë të gjatë kish qenë në anën e ushtrisë së republikës Srpska ishte krejt e shkatërruar. Dhe atëherë kur jam nisur për Dejton im atë në tha: Mos u ktheni bir, pa siguruar paqen”. Këtë ia thashë Millosheviçit dhe ai mu përgjigj:”Dhe, ti mendon se do mund të kthehemi dot pa siguruar paqen”.

 

“Sa për Franjo Tuxhman … ishte i obsesionuar me të kaluarën. Ai si historian kishte 27 prej këshilltarëve të tij në fushën e historisë, si i pëlqente të thoshte. Atij nuk i interesonte asgjë tjetër. E shihte veten rezultat i një si përpjekje mijëravjeçare që të krijonte Kroacinë e pavarur dhe sovran dhe me të nuk ishte e mundur të arrij qoftë edhe një lloj marrëveshje për atë që kish të bënte me jetën e përditshme ekonomike dhe furnizimin me naftë”.

 

“Dhe, Alija Izetbegoviç … Prej kohësh mendoja se ai nuk ishte një fanatik fetar. Me rastin e konfliktit në Bosnjën perëndimore midis kroatëve dhe myslimanëve kemi bërë një bisedë që unë do ta marrë në varr. Tuxhman më luti në Gjenevë: “Eja, të bisedosh me Alinë, ne nuk mund të vrasim akoma fanatikët e tyre që me britmat” All-llahu është i Madh” dalin përpara mitralozve.” Dhe më përmendi se në ato ditë kishin vrarë rreth dy mijë myslimanë. Erdha tek Izetbegoviçi dhe e pyeta: “A është e mundur, Z. President”, dhe ai me gishtërinjtë e tij të lyer me manikyr tërhoqi gishtin nga peceta dhe tha: “E pra, në qoftë se ky është vullneti i Perëndisë, atëherë kështu të bëhet.” E kuptova atëherë se ishte i kultivuar, por një fanatik fetar”.

 

“Sa për Kiro Gligorov … ishte nga garda e vjetër e politikanëve. Ne u përpoqëm për të biseduar me të, si unë dhe si Millosheviçi, që ta bindnim për atë se çfarë do mund t’i ndodhte  Maqedonisë nëse nuk ndahej në një mënyrë të zgjuar dhe delikate. Nuk ka pasur asnjë keqkuptim, nuk u qëllua edhe një fishek i vetëm, por Maqedonia është pas gjithë këtyre viteve është ende shtet që fillon me emrin e ‘Republikave ish-jugosllave’”

 

“Sa për Sllobodan Millosheviç … ka dominuar absolutisht në këto bisedime. Qoftë për arsimimin e tij dhe intelektin, dhe nga fakti se ai ishte duke folur në emër të pjesës më të madhe të serbëve, të cilët kudo përfaqësonin qoftë problemin por edhe zgjidhjen”.

 

 

 

***

Intervista ekskluzive e Bulatoviç për revistën tonë, realizuar në muajt e fundit të vitit 2006. Sërish flitet për kontr…

http://revistajava.al/kryesore-ne-kopertine/201334/bulatovic-i-rikthehet-kontrabandes-me-sali-berishen

berisha

Mynih 1979, një DESHMI befasuese për Sali Berishën

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

Sprache auswählen

dokuRrëfimi befasues i një ish-dëshmitari të një takimi sekret në Mynih në 1979 ku u mor një vendim mbi të ardhmen e “tri shteteve-valvula” ndër të cilat edhe Shqipëria. Pjesë të kësaj dëshmie  kanë qarkulluar nën zë në ambjente të shërbimeve sekrete shqiptare në mesin e viteve ‘90, më pas është heshtur… 60 000 000 $, do t’i jepeshin Grigorovit të Shkupit për formimin e “thithës-shtet” të pavarur… 20 000 000 $, për njerëz brenda oborrit të Hoxhës – shkruan autori. Dhe më pas përshkruan një takim në Parkhotel të Mynihut me kontaktin e Shqipërisë që erdhi nga Franca.. “Takuam një njeri me sjellje shërbëtori…Na priti, duke bërë përkulje teatrale” Ky njeri quhej… Sali Berisha (!)

Libri që po citojmë sot është botuar në 1995. Pjesë të tij kanë qarkulluar për disa vjet nën zë në ambjente të shërbimeve sekrete shqiptare, më pas është heshtur. Takimi për të cilin flitet në libër është kryer në vitin 1979. Në tekst bien në sy dy elementë. Së pari autori pretendon se që në pragun e viteve’80 janë bërë plane për të krijuar “shtete-valvula” dhe (citim sipas botimit) për “destabilizmin e Shqipërisë” së ardhshme. Elementi i dytë i rëndësishëm, krejtësisht befasues është fakti se personi që përmendet si kontakt është… Sali Berisha.

Botimi nuk mund të zbardhë shumë pikëpyetje që ngre ky takim, por ama hedh dritë dhe i vë kapakun një aspekti jo më pak të rëndësishëm në lidhje me Berishën: Nëse ato çka rrëfen autori janë të sinqerta, atëherë Sali Berisha nuk ishte thjesht komunist, nuk ishte thjesht antar partie, nuk ishte thjesht një mjek me ilaçe në çantë në oborrin e parisë komuniste të atëhershme.

Akuzat për mbajtjen e Shqipërisë nën gjendje të përhershme tensioni politik për Sali Berishën nuk kanë munguar asnjëherë, por nuk ka patur prova të drejtpërdrejta për qëllimet e kësaj mënyre veprimi. Qëndrimet me thyerjen e embargos ndërkombëtare në favor të Serbisë së Miloshvicit, vendimi skandaloz për cënimin e integritetit territorial të vendit në paktin me Greqinë, kanë qenë më pas shumë të diskutuara.

Pak ditë më parë botuam atë që mendojnë për Berishën dy historianë të njohur britanikë që kanë shkruar gjatë mbi Ballkanin Xhejms Petifer dhe Miranda Vikers dhe një ditë më pas atë që thotë një nga ish-themeluesit e UCK-së së Kosovës. Arkiva të tjera janë të nevojshme për të bërë të qartë këtë histori mbi çfarë ka qenë dhe është realisht z.Berisha, protagonist i tragji-komedinë shqiptare të dy dekadave të fundit.

Pjesë nga libri:

Takimi me Berishën në “Parkhotel” të Mynihut: “Takuam  një njeri me sjellje shërbëtori…Na priti, duke bërë përkulje teatrale”

Libri titullohet “Komplotistë ndërkombëtarë” është botuar në vitin 1995, nga shtëpia botuese “Nea Thesis”, me autor Athanasios K.Strigas. Në pjesën ku përmendet Shqipëria flitet për një takim me pjesëmarrje të lartë më 7 janar 1979 në Getensberg të Bonit. Autori përmend si pjesëmarrës në takim edhe dy presidentë bankash, zyrtar të një shërbimi sekret dhe “ndërlidhës me shërbimet sekrete të Europës Juglindore” dhe një person që vite më vonë (kur doli në sipërfaqe problemi maqedon) ishte ndërmjetësi publik kryesor për këtë çështje. Sipas autorit, takimi diskutoi planet mbi “tri shtete valvula ose thithës” dhe dhënien e fondeve të mëdha për këto qëllime.

Shkruan autori Strigas ndër të tjera:

60 000 000 $, do t’i jepen Grigorovit të Shkupit për formimin e “thithës-shtet” të pavarur… 150 000 000 $ do jepeshin për Shqipërinë… 20 000 000 $, për njerëz në oborrin e Hoxhës. Kjo pjesë do merrej nga Sali Berisha, sot president i këtij vendi. (libri është botuar në 1995 – shën.red.) Berisha kishte ardhur, për këtë arësye,  në Mynih, nëpërmjet Parisit dhe ishte sistemuar në “Parkhotel” të Mynihut…”

Autori jep më pas detaje nga takimi dhe ndër të tjera thotë:

“Mbërritëm në “Parkhotel” pas mesnate. Takuam një njeri me sjellje shërbëtori, që më shumë të kujtonte një bojaxhi, se sa një njeri të shkolluar dhe pjesëtar të një elite politike. Na priti, duke bërë përkulje teatrale. Z.Merden i tha frëngjisht, se paratë do ti merrte nga z. Redman. Z.Berisha bëri edhe një përkulje tjetër gjithë kortezi, që e shoqëroi me një buzëqeshje të tepruar. Iu shpjeguan edhe sponsorët që kishin ndihmuar.- Ju faleminderit, – tha bojaxhiu tërë kortezi false…”

Pokush është autori i këtij libri Athanasios Strigas? Ai ka shërbyer për disa vite në Bruksel si këshilltar i disa gjeneralëve të rëndësishëm të NATO-s në vitet 70-80. Është greko-amerikan dhe ka studiuar fillimisht shkencat politike dhe ato ekonomike në universitetin e “Heidelberg”-ut. Më pas është specializuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe çështje të Strategjise në University of Georgetoën në Uashington, për të përfunduar më tej studimet me specializimin e tij për propogandë në universitetin “Patris Lumumba” të Moskës. Njihet si një njeri pranë grupit global ”Komisioni Tripalësh” dhe ka shkruar me tone gjithnjë të ashpra ndaj një tjetër grupi të quajtur “Grupi Bilderberg”. Për kontekst duhet kuptuar se “Komisioni Tripalësh” dhe “Grupi Bilderberg” janë dy organizata me influencë. Në konkurencën mes këtyre dy grupeve duket se autori Strigas e gjen veten më pranë “Komisionit Trilateral”, nëse i referohesh botimeve (në intervalin kohor të viteve 93-96 ka botuar katër libra që kanë ngjallur debat për shkak të përmbajtjes dhe sidomos dokumenteve dhe referencave me emra data dhe vende). E vecanta e tyre është që këto vepra i referohen kujtimeve si dëshmitar i dorës së parë në shumë takime, informative tepër sekrete të cilat i ka marrë për shkak të funksionit dhe lidhjeve, por edhe dokumenteve që ka shtënë në dorë përgjatë viteve.

*************

Vickers dhe Pettifer për Berishën: Marrëdhënie miqësore me shërbimet e fshehta franceze

“…Megjithëse Berisha kishte miqtë e tij në qarqet qeveritare të Parisit, kishte gjithashtu marrëdhënie miqësore me shërbimet e fshehta franceze dhe ishte ushqyer me idetë frankomasone në Francë, pjesa dërrmuese e opinionit ballkanik të Francës ishte kundër Berishës. Në Gjermani qeveria e tij kishte një mbështetje të fortë nga e djathta dhe disa qarqe katolike,  por shumë kundërshtarë nga e majta dhe midis bashkësisë së madhe dhe më së shumti radikale të emigrantëve kosovarë, bënë që zhgënjimet ndaj tij të shtoheshin dhe të forcoheshin qëndrimet kundër Serbisë. Në Departamentin amerikan të Shtetit qarkullonte një opinion se Shqipëria ishte  pashmangshëm një ‘shtet i varur’ për shkak të varfërisë dhe prapambetjes ekonomike, ndaj dhe ishte subjekt i një lufte të paevitueshme për sundim midis Italisë dhe Greqisë gjatë krizës së pranverës së vitit 1997. Ndërkohë që të dy këto vende ishin aleate të NATO-s, nuk pati në këtë kohë ndonjë shqetësim të madh nga Shtetet e Bashkuara se cili vend do të bëhej dominues.  Kjo mund të kuptohet nga distanca që mbajti Uashingtoni ndaj konfliktit social…”

Ho diamelismos tōn Valkaniōn

by Athanasios K. Strigas 1 edition – first published in 1999 http://www.gazetatema.net/web/2013/02/25/mynih-1979-nje-deshmi-befasuese-per-sali-berishen/

David Kanin, ish-zyrtar i CIA: Retorikë nacionaliste në Shqipëri e Kosovë?

06 mars, 2013

Retorikë nacionaliste në Shqipëri e Kosovë?

Madhësia e gërmave
Ardita Simicia

22.02.2013

Disa thirrje të dëgjuara muajt e fundit në Shqipëri dhe Kosovë, të cilat mjaft vëzhgues i quajnë retorikë nacionaliste, kanë hapur debate dhe kanë zgjuar reagime të forta nga Shtetet e Bashkuara. Dy ish-zyrtarë amerikanë, ish-ambasadori amerikan në NATO, Kurt Volker dhe ish-analisti i CIA-s David Kanin komentojnë lidhur me domethënien e këtyre deklaratave në kontekstin e zhvillimeve politike në Ballkan:

Komentet e fundit me nuanca nacionaliste si në Shqipëri dhe Kosovë kanë bërë bujë të madhe në shtyp dhe nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së autoriteteve amerikane.    David Kanin, ish-zyrtar i CIA-s dhe aktualisht pedagog në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, thotë se komente të tilla janë një temë e njohur në Ballkan. Ai e shikon retorikën e kryeministrit Berisha si një manovër politike për të forcuar pozitat para zgjedhjeve:

„Mendoj se ai thjesht kërkon të ruajë pushtetin, prandaj nuk besoj se ka ndonjë përparësi thelbësore që e motivoi në këto deklarata. Përparësia është ruajtja e pushtetit,” shprehet ish-analisti i CIA-s.

Objektivi i komenteve mund të jetë afat-shkurtër, shprehet zoti Kanin, por tronditja do të vazhdojë të ndjehet edhe pas zgjedhjeve:

“Për fat të keq fjalët dhe emocionet mbeten. Ai mund ta ndryshojë mesazhin, politikanët bëjnë gjëra të tilla, por mesazhi për popullatën jo-shqiptare në rajon do të mbetet. Ata do të tregohen të vëmendshëm sepse e kanë të qartë që i njëjti mesazh do të ngrejë përsëri krye. Sepse nëse kryeministri Berisha mendon se kjo është mënyra për të siguruar vota tani, ndoshta dikush tjetër do të mendojë të njëjtën gjë më vonë,” paralajmëron analisti David Kanin.

Ndjenja të tilla vërehen në të gjithë Ballkanin, shprehet analisti. Por ai shton se nevojitet një analizë gjakftohtë në ballafaqimin me realitetin brenda territoreve shqiptare dhe jashtë tyre:

“Nuk është aspak e papritur që të shprehet kjo ndjenjë. Shqiptarët nuk janë unikë në këtë sjellje. Por ngrihet pyetja: A është vërtetë e njëjta popullatë. Ka dallime linguistike, ka dallime ekonomike. Njerëzit jetojnë ndryshe në pjesë të ndryshme të Shqipërisë krahasuar me njerëzit në Kosovë apo Maqedoni. Ka dallime sociale, pasi jetojnë në rajone të ndryshme. Dhe jetojnë në shtete të ndryshme, pra dallojnë edhe për sa i përket jetës politike. Si rezultat ka dallime në mesin e shqiptarëve dhe dallime mes shqiptarëve dhe të tjerëve. Pra nuk është një univers i njëtrajtshëm shqiptar që mund të bashkohet automatikisht. Do të ketë probleme konkurrence me vendet e tjera. Sa shtete do të ketë, si do të hartohen kufijtë. Nëse ndryshohen kufijtë, si do të ndryshohen – me marrëveshje apo me konflikt?” pyet zoti Kanin.

Zoti Kanin pohon se nuk është absurde që të ngrihen për diskutim tema të tilla, por ai shton se politikanët që i hapin këto tema duhet të jenë të përgatitur për reagimet dhe kritikat që vijnë pas. Dhe reagimet nuk kanë munguar. Është plotësisht e pritshme që Shtetet e Bashkuara të mbajnë qëndrim ndaj këtyre deklaratave, thotë ish-ambasadori amerikan në Nato, Kurt Volker:

“Kjo për faktin se Shtetet e Bashkuara luajtën një rol aq të rëndësishëm për të sjellë qëndrueshmëri në Ballkan, për të ndalur konfliktin në Kosovë, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO; të gjitha këto përfitime nuk duhen vënë në rrezik me retorika të tilla,” thotë ish-ambasadori amerikan në NATO.

Zoti Volker e pranon se integrimi evropian nuk ka ecur me ritmin e duhur, duke shkaktuar një padurim dhe shpesh edhe irritim të natyrshëm në vendet ballkanike që aspirojnë antarësimin. Duke u ndalur tek komentet e Kryeministrit Thaçi, pas ngecjes së liberalizimit të vizave me BE-në, ai paralajmëron që probleme të tilla të mos përdoren si shkas për t’i kthyer shpinën Perëndimit.

Kosova, shprehet ai, nuk ka alternativë tjetër përveç antarësimit në BE. Ish-Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Kurt Volker u bëri thirrje shqiptarëve në Ballkan t’u përmbahen përparësive immediate që i shërbejnë të ardhmes afat-gjatë:

“Marrëdhëniet më të ngushta, hapja e kufijve, udhëtimi i lirë, heqja e pengesave për punësim, të gjitha këto janë të mirëpritura. Ajo që është shqetësuese është kur diskutohet ideja që, në mungesë të integrimit në BE, të ndryshohen kufijtë për të krijuar një Shqipëri të madhe”. “Në Ballkan kemi shtete shumë delikate dhe loja me kufijtë e këtyre vendeve në një moment të tillë, kur nuk ka institucione të forta politike, nuk ka një kulturë të mirëfilltë respekti të ndërsjellë dhe pajtimi ndëretnik, situata mund të acarohet nga retorika të tilla“, shprehet zoti Volker.

Deklaratat dhe reagimet pritet të fashiten pas zgjedhjeve, sipas parashikimit të analistëve, por kjo temë nuk duket se do të zhduket nga debati publik në një të ardhme të afërt. Zoti Kanin thotë se asgjë nuk është zgjidhur në territoret që shtrihen në jug të lumit Sava. Ndalja e konflikteve të viteve ’90 mund të ketë mbyllur një kapitull të përgjakshëm, por nuk ka eliminuar pikëpyetjet dhe pretendimet e popujve ballkanikë mbi hartën politike të gadishullit. http://www.zeriamerikes.com/content/kanin-volker-nacionalizmi-kosova-shqiperia/1608910.html

Die Slowenische Firma CETIS, beschuldigt “Giesecke & Devrient”, der Manipulation im Kosovo

Nach Betrug und Bestechungs rund um die neuen Kosovo Pässe,  wurde die Pass Herstellung für die Kosovo Mafia Regierung neu ausgeschrieben: “Giesecke & Devrient”, war der Gewinner, weil nur diese Firma Pässe innerhalb 30 Tagen mit Chip liefern konnte für 10.000 Stück. Eine Million Pässe der Österreicher, wurden bis heute nicht bezahlt, sondern das Geld unterschlagen, direkt von den sogenannte Advisern des Innenministers. Die Deutschen, konnten auch keine Beweis, einer Kosovo Tochter Firma vorlegen, wie die Ausschreibung verlangt.

Es erinnert auch die Bundesdruckerei Geschäfte des Staatssekretärs Ludgar Vollmer, welche im Mafia Sumpf untergingen im einem grossen Bestechungs Geschäft, was im Visa Skandal aufflog und wo der Vize Innenminister Bujar Himci und die 3 höchsten Polizei Direktoren in Tirana im Oktober 2002 verhaftet wurden. Auch damals intervenierten die Amerikaner, wegen massiver Bestechung in der Ilir Meta Regierung.

Vorgeschichte, des EU Skandals:

10 % Vertrag für Bestechungsgeld im Kosovo: Die Österreichische Bundesdruckerei

Die EU und der Kosovo: Profi Gangster Bajram Rexhepi, will seine Beute von 2 Millionen € behalten

1/19/2005

Staatssekretär Ludger Volmer und seine Visa Skandale und Bestechungs Skandale mit der Bundesdruckerei in Albanien, Asien und Afrika

Die grossen Verbrechen: Staats Sekretär Vollmer und die Bundesdruckerei.
Wie der Spiegel richtig schreibt, arbeitet Ludgar Vollmer auch mit Kriminellen zusammen, die in den Frauen Handel verwickelt sind. Seine Visa Beschaffungs Aktionen für die Ukrainische und Albanische Mafia, beschäftigt den Bundestag im Moment.

Festnahme des Geschäfts Partner von Ludgar Vollmer in Albanien, u.a. die höchsten Polizei Direktoren und der Vizw Innenminister Bujar Himci im Oktober 2002. Der Innenminister und Mafia Boss Ilir Gjoni, dankte zuvor ab und floh in die USA, ebenso war der Geschäftsparnter und Mafia Boss Ilir Meta ab Ende Januar 2002 nicht mehr im Amte, nachdem seine guten Freunde und der Ehefrau, als Drogen Schmuggler und mit Diplomaten Pass natürlich verhaftet wurden in Italien.

Ludgar Vollmer schweigt zu diesen Festnahmen bis heute!

Sllovenët Dyshojnë se MPB-ja Manipuloi Tenderin e Ri të Pasaportave

nga  Jeton Musliu

Kompania sllovene CETIS dyshon se tenderi i ri i pasaportave biometrike është manipuluar. Ajo beson se fituesi gjerman G&D ose ka stoqe pasaportash të gatshme ose e dinte se do të fitonte tenderin dhe ka prodhuar dokumentet, se përndryshe nuk mund të prodhohen 10 mijë pasaporta për 30 ditë. Sllovenët ngrehin dilemë edhe në lidhje me një kriter të tenderit për çipa si dhe marrëdhënien e G&D-së me OeSD-në austriake së cilës i ishte ndërprerë kontrata. Cetis thotë se me siguri do të ankohet. Por, kompania fituese gjermane D&G thotë se është e vetmja kompani në botë që e kryen vet tërë procedurën e prodhimit të pasaportave.

Kompania CETIS nga Sllovenia dyshon se tenderi i ri milionësh për furnizim të kosovarëve me pasaporta elektronike është manipuluar.

Sllovenët dyshojnë edhe mundësinë e marrëveshjes paraprake ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe kompanisë “Giesecke& Devrient” GmbH.

Gjermanët fituan tenderin për furnizim me rreth 1 milion pasaporta biometrike për Kosovën, të të gjitha llojeve përgjatë 36 muajve të ardhshëm, të enjten e kaluar, me ofertën e tyre prej 6,631,896 eurosh.

G&D është më e shtrenjtë se CETIS për rreth 140 mijë euro.

Përkundër kësaj, garancia e sjelljes së 10 mijë pasaportave për 30 ditë nga dita e nënshkrimit të kontratës, e mundi CETIS-in.

Ofertat e CETIS-it dhe G&D-së ishin të vetmet që ishin vlerësuar të përgjegjshme (që kanë plotësuar kriteret).

Kompania sllovene edhe në vitin 2011 ishte afër të fitonte tenderin që atëherë e fitoi kompania austriake OeSD, me të cilën tash MPB-ja ka ndërprerë kontratën dhe po zhvillohen hetime për zhdukjen e 1.4 milionë eurove.

CETIS-i kësaj here humbi për 5 pikë. Sjellja e pasaportave brenda 90 ditëve, siç është kërkuar në tender nga Ministria, ka marrë 3.33 pikë kurse çmimi i ofertës ka marrë 90 pikë, në total 93.33 pikë.

E gatishmërinë e sjelljes së pasaportave për 30 ditë nga G&D, komisioni e vlerësoi me 10 pikë kurse çmimin e saj të ofertës me 88.11 pikë, në total 98.11 pikë.

CETIS-i është zhgënjyer shumë. “Kemi përshtypjen se jemi eliminuar padrejtësisht”, tha kjo kopani për Gazetën Jeta në Kosovë.“Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer”.

“Kemi përshtypjen se jemi eliminuar padrejtësisht. Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer“ CETIS

G&D nuk dëshiron të komentojë detajet derisa procesi i tenderit të përmbyllet. “Por G&D është e vetmja kompani në botë që disponon vetë tërë zinxhirin e prodhimit të pasaportave”, thotë Heiko Witzke, shef për marrëdhënie me media në G&D.

Dyshimet e CETIS-it

CETIS nuk beson se është e mundshme të bëhet prodhimi, testimi dhe sjellja e 10 mijë pasaportave të para brenda 30 ditëve.

Përveç në kushte të caktuara.

“Si ekspertë me shumë vjet përvojë, besojmë se pasaportat e cilësisë së lartë nuk mund të prodhohen dhe të dorëzohen brenda 30 ditësh”, thotë CETIS-i për Gazetën Jeta në Kosovë. “Mendojmë se kjo pikë ka mundësi të jetë subjekt i manipulimit”.

Manipulimi besojnë se mund të jetë bërë në dy mënyra. “Kompania fituese ka stoqe pasaportash të gatshme për dikë tjetër, ose kanë rënë dakord paraprakisht dhe kanë prodhuar kopje pasaportash para kohe”.

Nëse do të ishte kështu, CETIS-i thotë se do të sillte edhe ajo pasaportat më shpejt se për 30 ditë.

CETIS-i ka dyshime edhe me të kaluarën e disa prej ofertuesve. “Është gjithashtu e nevojshme të përmendet se të gjithë ofruesit nuk ishin në gjendje të dëshmojnë historinë e pastër penale”.

Gazeta Jeta në Kosovë i ka kërkuar Agim Islamit, drejtorit të prokurimit në MPB, sqarime lidhur me dyshimet e ngritura nga CETIS-i. Ai nuk ktheu përgjigje.

Islami ditë më parë për Gazetën Jeta në Kosovë tha se secila kompani në kuadër të deklaratës nën betim, ka dorëzuar dokumentin përkatës nga gjykata e shtetit nga vjen.

“Me dokumentin që ka dorëzuar vërteton se nuk ka pasur probleme me ligjin”, tha Islami. “Ne nuk jemi as polici, as prokurori as hetues të hetojmë nëse ato që kanë deklaruar janë të vërteta ose jo”.

Gazeta Jeta në Kosovë raportoi javën e kaluar se D&G në vitin 2010 është hetuar nga autoritetet gjermane, por zyrtarët e saj thonë se dolën të pastër. Ajo ka pasur kontratë edhe me OeSD-në austriake, së cilës këtë muaj Ministria e Brendshme ia ndërpreu kontratën pas skandalit të zhdukjes së 1.4 milionë eurove.

“Në asnjë rast, OeSD-ja nuk ka marrë komponentë të tilla si këta çipa nga G&D-ja, për të përmbushur kërkesën e saj në Kosovë” G&D

“Supozojmë se ne mesin e tyre (çipave të blerë nga OeSD prej G&D-së) mund të jenë ato që gjenden në pasaportat ekzistuese të Kosovës”, thotë CETIS. “Prandaj i bie që edhe ata janë pjesë e zinxhirit të furnizimit të diskutueshëm me pasaporta ekzistuese”.

Por Heiko Witzke nga G&D, ditë më parë tha për Gazetën Jeta në Kosovë se këta çipa nuk kanë mbërritur në pasaportat biometrike të Kosovës, në kohën sa MPB-ja furnizohej nga OeSD-ja.

Ai e ka pranuar se G&D e ka furnizuar OeSD-në me çipa, por jo për pasaportat kosovare.

“Në asnjë rast, OeSD-ja nuk ka marrë komponentë të tilla si këta çipa nga G&D-ja, për të përmbushur kërkesën e saj në Kosovë”, tha Witzke.

Zyrtarët e CETIS-it mendojnë se pavarësisht ndërprerjes së kontratës ndërmjet MPB-së dhe OeSD-së, ofruesit e ri janë përafërsisht të njëjtit.

“Metoda e marrjes së kontratës, nga këndvështrimi ynë është mjaft e diskutueshme”, thonë në CETIS. “Besojmë se mund të ketë rrethana që nuk janë tërësisht në përputhje me kërkesat e dokumentacionit të tenderit dhe ligjin në fuqi”.

Dyshimet gjatë procesit

CETIS thotë se përfaqësuesit e G&D-së nuk ishin prezentë gjatë inspektimit të sistemit të sistemit dhe ndërtesave ku bëhet personalizimi i dokumenteve në Kosovë.

“Ishin përfaqësuesit e gjashtë kompanive të interesuara, por jo ata të G&D-së. Ata e kanë humbur datën e caktuar për vizitë”, thonë nga CETIS-i. “Megjithatë, atyre u ishte lejuar vizitimi i ndërtesave jashtë orarit të caktuar zyrtarisht  për vizitë”.

“Jo, nuk do të ankohemi. Kanë zgjedhur dikë tjetër dhe kaq. “Repsektojmë vendimin e MPB-së dhe nuk do të parashtrojmë asnjë ankesë” AKD

Dyshimi tjetër për zyrtarët e CETIS-it ka të bëjë me dokumentet e tenderit ku kërkohet standardi BSI-CC-PP-0056-V2-2012 për çipa. Kjo është një certifikatë sigurie që mbulon të gjitha të tjerat.

“Me sa dimë ne, nga të gjitha kompanitë konkurruese, vetëm G&D-ja plotësonte këtë standard”, thonë sllovenët. “Për ne mbetet mister se si u vendos që ky standard të bëhej pjesë e kushteve të dokumenteve të tenderit?”.

Dyshimi tjetër për CETIS-in ka të bëjë me hapjen e tenderit. Ata thonë se përkundër faktit që ekzistonin dy kritere bazë – çmimi 90 për qind dhe furnizimi në kohë 10 për qind, në hapjen e tenderit ishin prezantuar vetëm çmimet e ofertuara.

Hapja e ofertave të kompanive është bërë me 19 shkurt, një ditë pas përmbylljes së afatit për dorëzim ofertash. Atë ditë janë përmendur vetëm çmimet e ofertave.

CETIS-i thotë se kjo është dokumentuar edhe në regjistrat zyrtarë. Edhe këtu, sipas saj, mund të kishte mundësi të manipulimit të mëvonshëm të dokumenteve të tenderit.

Sllovenët thonë se në të gjithë tenderët publikë që kanë marrë pjesë, të dhënat e ofertuesve të konkurrentëve që ndikojnë në vendimin përfundimtar, janë bërë publike gjatë hapjes së dokumentacionit.

“Besojmë se në këtë rast ata duhet të kishin publikuar çmimin dhe kohën e furnizimit, të cilat kanë luajtur padyshim një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e furnizuesit”.

Vlerësimi e diskualifikimi i kompanive

Me gjithë këto dyshime, CETIS-i ende nuk ka vendosur si do të veprojë. Ata thonë se kanë nevojë për qasje në dokumente e pastaj të merret vendimi se si të veprohet. Me gjasë, thonë, kanë për t’u ankuar.

“Besojmë se konkurrenca në vetvete nuk ishte bërë transparente konform me dokumentacionin e tenderit dhe legjislacionin”, thonë nga kjo kompani.

“Hapat e ardhshëm të CETIS-it do të bëhen të njohura pas shqyrtimit të dokumentacionit, sigurisht javën e ardhshme”.

Ndryshe nga CETIS-i, zyrtarë të kompanisë kroate AKD që në garë ishte si konzurcium me King ICT, thonë se nuk do të ankohen.

“Jo, nuk do ta bëjmë këtë. Kanë zgjedhur dikë tjetër dhe kaq”, thotë Kenan Hadzavdic, shef i shitjes në këtë kompani. “Repsektojmë vendimin e MPB-së dhe nuk do të parashtrojmë asnjë ankesë”, thotë ai për Gazetën Jeta në Kosovë.

„MORPHO nuk ka ofruar dëshmi për hapjen e filialit në Kosovë, kanë dorëzuar CV të pakompletuar të projekt-menaxherit, për tre ekspertë ka dorëzuar certifikata por jo CV-të dhe nuk ka garantuar se brenda 90 ditësh do të sjellë pasaportat e para“

Gjatë procesit të vlerësimit të ofertave nga komisioni, prezentë ishin edhe zyrtarë të Agjencisë Kundër Korrupsionit e KDI-së.

Gazeta Jeta në Kosovë ka parë raportin përfundimtar sipas të cilit rezulton se kompania MORPHO që ka ofruar tenderin 10.2 milionë, nuk ka plotësuar disa kushte.

Ata nuk kanë ofruar dëshmi për hapjen e filialit në Kosovë, kanë dorëzuar CV të pakompletuar të projekt-menaxherit, për tre ekspertë ka dorëzuar certifikata por jo CV-të dhe nuk ka garantuar se brenda 90 ditësh do të sjellë pasaportat e para.

Kompania AKD me ofertën 6.1 milionë euro, nuk është shpallur e përgjegjshme sepse nuk ka dorëzuar certifikatë të sigurisë së lartë nga organi kompetent që dëshmon për sigurinë e dokumenteve.

Ajo ka dorëzuar një certifikatë të Qeverisë kroate në lidhje me këtë pikë, por kjo për anëtarët e Komisionit ishte e pamjaftueshme për të garantuar sigurinë e dokumentacionit.

…………….  http://gazetajnk.com/?cid=1,987,4863

Der Mitbewerber die Holländische Firma MORPHO , welche zur Safran Gruppe gehört, musste 500.000 € Strafe bezahlen über ein Gericht in Paris, weil man die Kongo Regierung bestochen hatte, um einen Auftrag zuerhalten.

Dy Kompanive Për Pasaportat u Përmendet Ryshfeti

Ilustrimi: kryeministri-ks.netIlustrimi: kryeministri-ks.net

nga  Jeton Musliu
Katër kompanitë e huaja që po garojnë për tenderin problematik të vazhdimit të prodhimit të pasaportave biometrikë janë deklaruar se janë në rregull me ligjin. D&G në vitin 2010 është hetuar nga autoritetet gjermane, por zyrtarët e saj thonë se dolën pastër. Ajo ka pasur kontratë edhe me OeSD-në austriake, së cilës këtë muaj Ministria e Brendshme ia ndërpreu kontratën pas skandalit të zhdukjes së 1.4 milionë eurove. Kompania holandeze MORPHO është pjesë e grupit Safran që në shtator 2012 u gjobit nga një gjykatë në Paris me 500,000 euro për dhënie ryshfeti në një tender të ngjashëm në Nigeri.
…..

http://gazetajnk.com/?cid=1,3,4792

Ex-PM Bullatovic, über den Öl Embargo Bruch mit Salih Berisha

Videoja: Bullatoviç flet për Berishën dhe embargon, gazetari malazez: A e kupton ç’po flet?!

 

 


Në librin me kujtime “Rregullat e heshtjes” ish-presidenti malazez Momir Bullatovic ka pranuar që ka patur një marrëveshje verbale mes tij dhe Berishës për thyerjen e embargos së naftës. Skandali që pasoi botimin e kësaj dëshmie zgjati pak. Vetë Berisha në 30 Nëntor 2006 i pyetur drejtpërdrejt për pohimet e Bullatoviç bëri një nga ato akrobacitë e veta, duke e pranuar në fakt skandalin, shoqëruar em frazën e çuditshme “në total OKB që mbikqyrte embargon arriti në përfundimin se vetëm 4 për qind i përkisnin asaj që rridhte nga Shqipëria….” (!).

Kjo çështje është riprekur nga shtypi i këtyre ditëve dhe një lexues i ResPublica nga Prishtina na ka dërguar një link të një videoje ku duket pikërisht Bullatoviç dhe një gazetar që e interviston. Ju lutëm të na përkthente një pjesë dhe na dërgoi tekstin e mëposhtëm, të cilin po e botojmë në formën që na është dërguar (vini re qëndrimin e gazetarit ndaj pohimeve të Bullatoviç):

“Ja dialogu. Shiko minuta e 8.26 ne video. Momir Bulatoviq e permend thyerjen e embargos me Sali Berishen:

Momir Bullatoviq: Une shkoj ne Shqiperi dhe e lus Berishen ti mshel syte, te fillohet shferci, te thej/shkel sanksionet nderkombëtare, te perfitojnë njerëzit para. Dhe e beme sistemin ne te cilin te gjitha kane funksionu ashtu.  Por shteti ka pas perfitime/te hyra te medha nga krejt kjo. Dhe keto perfitime / te hyra jane evidentu. Une i kom ne arshiven time-dokumentacionin tim… Pra shteti ka pas perfitime/te hyra te medha…

Gazetari: Po ju a po kuptoni qka po flisni? Kjo eshte sikur t’i thoni nji njeriu: S’ka problem konsumo heroinë disa vite dhe mandej pa problem do ta lesh/shkeputesh nga perdorimi… A e ndien ti veten pergjegjes? E me siguri qe e ndieni veten pergjegjes kur thoni se keni kontrabanduar/bere shferc dhe kete e keni ngritur ne nivel te punes shtetërore?! A e ndini veten pergjegjes per vendosjen e nji situate joligjore, per krijimin e atij kapitali te piste fillestar i cili edhe sot po e mban rob Malin e Zi? Ky kapital i piste, dhe shumica po thone, se plotsisht i ka bere te pakuptueshme vlerat e sistemit shoqeror malazez…” (a.n.)

Video:

http://www.youtube.com/watch?v=XjyS3lNE2wY

Ekskluzive/ SHBA i ngrin buzëqeshjen Berishës, i hap dhe dosjen Isa Çopa

 

 

AMA News botoi e para se Isa Çopa u vra
Agjencia AMA News ka qene e para dhe e vetmja qe hodhi dyshime te forta se vdekja e agjentit te SHISH ishte nje vrasje dhe jo vetevrasje sic u hodh versioni zyrtar. kete fakt e konfirmoi edhe prokuoria sot qe e rihapi dosjen duke hetuar tashme per vrasje. me poshte po ripublikojme shkrimin i cili eshte botuar per here te pare me 25 tetor 2011…   Durrës/ More…

nga AMA-News | Publikuar 1 ditë më parë

 

nga AMA-News më 19 Shkurt, 2013

2 Komente

Ekskluzive/ SHBA i ngrin buzëqeshjen Berishës, i hap dhe dosjen Isa Çopa
Sali Berisha duket se ka shkelur “bishtin e tigrit” dhe tani po provon kafshimet. Vetem ne nje jave nuk e kishim pare asnjehere kaq te terbuar Ameriken qe te turfullonte dhe ndeshkonte benjaminin e saj More…

Thaçët – Ngritja e Një Fuqie Biznesi – Thaci Clan

Deutsche Übersetzung von Kosovo – News: Der Taci Clan

Thaçët – Ngritja e Një Fuqie Biznesi

Ilustrimi: Besnik KrivanjevaIlustrimi: Besnik Krivanjeva

nga  Parim Olluri

Një muaj pasi ishte emëruar kryeministër, Hashim Thaçi e kishte lexuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës. Që atëherë, ai ka hyrë në vitin e gjashtë në detyrën e shefit të ekzekutivit dhe mbetet politikani më i fuqishëm. Por pushteti i tij dhe vëllezërve tani shtrihet e ndërlidhet edhe në një rrjet të gjerë e të fuqishëm biznesi ndërtimesh, mineralesh, naftës, energjisë e sigurimeve.

Sa herë të nxirret nga arkivi xhirimi i deklaratës së pavarësisë së Kosovës – ngjarjes më të rëndësishme politike në përpjekjet për çlirimin e vendit – do të mund të shihet edhe politikani që e lëxoi atë, atëherë kryeministri i sapoardhur Hashim Thaçi.

Si lider i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila mori më 2007 për herë të parë më shumë vota sesa Lidhja Demokratike e Kosovës, Hashim Thaçi qe vendosur si kryeministri më i fuqishëm për shkak të votave dhe peshës në terren.

Tre kryeministra para tij, Bajram Rexhepi, Bajram Kosumi dhe Agim Çeku ishin emra të njohur politikanësh, pro jo udhëheqës të forcave politike. Ramush Haradinaj kishte zgjatur vetëm 100 ditë.

Edhe pesë vjet më vonë, Thaçi ruan fuqinë politike.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, në dhjetor të vitit 201o, ai u radhit më i votuari duke marrë 160 mijë vota kurse në janar këtë vit u rizgjodh kryetar i PDK-së me vetëm një votë kundër.

Thaçi mbetet politikani i preferuar i diplomatëve të huaj në bisedimet politike me Serbinë dhe arrin të mbajë qeverinë e tij përkundër numrave të paktë në koalicionin me Aleancën për Kosovën e Re (AKR) dhe minoritetet. Këtë muaj, ai refuzoi një ofertë për të shtuar në koalicion Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të Ramush Haradinajt dhe shtyri për nënkryetar të parë të partisë së tij ish-shefin e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Kadri Veselin, përball bojkotit dhe kritikave të njeriut të dytë të derisotëm të kësaj partie, Jakup Krasniqit.

Në konventën e freskët zgjedhore të partisë së tij, Thaçi u mburr me rritjen e pagave në sektorin publik, ndërtimin e shkollave si dhe asfaltimin e rrugëve. Ai u tha kolegëve të tij se kur PDK-ja kishte filluar qeverisjen rrugët ishin me baltë dhe nxënësit mësonin me kontenjerë….

http://gazetajnk.com/?cid=1,975,4728

OeSD: EU Consulting Nuk Ishte e Autorizuar të Pranonte Pagesa

Ilustrimi: Korab BashaIlustrimi: Korab Basha

nga  Jeton Musliu

Dy javë pasi Gazeta Jeta në Kosovë publikoi një dokument të lëshuar nga Ministria e Brendshme e Kosovës përmes së drejtës për qasje në dokumente zyrtare, që tregonte se ajo kishte paguar 3,361,283.25 euro për OeSD-në – të gjitha përmes Eu Consulting, kompania austriake thotë se ajo kishte pranuar në fillim pagesa direkte nga ministria dhe se EU Consulting nuk ishte e autorizuar prej saj për të pranuar këso pagesash.

Ministria e Brendshme e Kosovës thoshte dy javë më parë se nga kontrata e qershorit 2011 për pasaportat me kompaninë vjeneze OeSD, në vlerë të 14,127,003.24 eurove, kishte paguar gjithsej 3,361,283.25 euro me pagesën e fundit të kryer në gusht 2012.

Sipas një dokumenti që ia kishte lëshuar gazetës përmes së drejtës për qasje në dokumente zyrtare, MPB thoshte se të gjitha pagesat qenë kryer përmes “Eu Consulting” me pronar Natali Veliajn.

Kontrata, e shkëputur më 31 janar 2013, e obligonte OeSD-në të prodhonte 1,328,000 pasaporta biometrike si dhe të sillte në Kosovë pajisje për personalizimin e këtyre dokumenteve.

Reinhart Gausterer, drejtor i përgjithshëm i OeSD-së, thotë për Gazetën Jeta në Kosovë se deri më tash kompania ka bërë liferimin me kohë të gjithsej 280,000 pasaportave tek Ministria e Brendshme e Kosovës, një numër të madh prej të cilave veç i janë dorëzuar qytetarëve kosovarë.

“Dërgesat e para sipas kësaj kontrate i janë paguar OeSD-së nga MPB, në pajtim me kontratën dhe kushtet e pagesave të përcaktuara në të”, thotë Gausterer. “Aktualisht, MPB i ka borxh OeSD-së një shumë të konsiderueshme parash për liferimin e pasaportave që e para i ka pranuar”.

 
Reinhart Gausterer | Foto: OeSD  

Kompania nuk ka treguar se kur ka pranuar pagesa nga MPB-ja dhe sa para saktë i konsideron të munguara. Ministria e Brendshme nuk ka kthyer përgjigje kur është pyetur se a ka kryer pagesa direkt ndonjëherë për OESD-në.

Natali Velija, pronarja e kompanisë “Consulting EU Sh.P.”, ishte arrestuar më 12 nëntor për shkak të dyshimeve se ka keqpërdorur 1.4 milionë euro në tenderin e pasaportave duke vepruar si përfaqësues i autorizuar i OeSD-së.

Në bazë të kontratës ndërmjet Ministrisë dhe OESD-së, ministria ishte e obliguar të lëshonte miratim për autorizimin e “Eu Consulting” nga kompania vjeneze. Këtë miratim ajo nuk e kishte lëshuar.

Më 20 dhjetor gazeta kishte zbuluar se Natali Velija – gjatë kohës sa punonte në kontratën e furnizimit me pasaporta – ishte duke u paraqitur në gjykatë ku po përballej me akuzat e prokurorit publik për keqpërdorimin e 7,400 eurove, të cilat ishin ndarë për renovimin e një shkolle në fshatin Pobërgjë të Deçanit.

Drejtori i prokurimit të MPB-së, Agim Islami, i kishte thënë gazetës se OeSD-ja kurrë nuk e kishte ngritur çështjen e pagesave që bëheshin rregullisht nëpërmjet “Eu Consulting” dhe nuk kishte kërkuar që ato të bëheshin ndryshe.

“Ne e kemi marrë autorizimin origjinal, të vulosur e nënshkruar ku tregohet se në atë llogari bankare duhet të bëjmë të gjitha pagesat dhe detyrimet”, thotë Islami.

Edhe Nuhi Paçarizi, avokat i Natali Veliajt, thotë se ekziston autorizimi që kompania OeSD ka kërkuar nga EU Consulting që nëpërmjet saj të kryhen shërbimet dhe pagesat. “Autorizimi është pa kufizime, përfshirë edhe të gjitha financat në lidhje me këtë tender”, thotë ai.

Por drejtori austriak Gausterer thotë se “obligimet e MPB-së për t’i kryer pagesat OeSD-së për shërbimet e ofruara sipas kontratës së lidhur mbesin të paprekura dhe ende nuk janë shlyer”.

“Subjekti kosovar Consulting EU sh.p.k. (znj. Velija) është nënkontraktuar vetëm falë njohurive të gjuhës shqipe dhe gjermane nga znj.Velija dhe për nevoja të përkthimit dhe detyrave tjera ndihmëse në lidhje me përmbushjen e kontratës, si dhe për përkrahje me logjistikën e dërgimit të pasaportave”, thotë ai.

“Në asnjë moment, Consulting EU sh.p.k. nuk ka pasur autorizim për të pranuar pagesa në emër të OeSD-së sipas kontratës së zbatueshme”, shton Gausterer.

Sipas tij, çështja e pagesave të kryera ishte e rregulluar me kontratë.

Neni 26, pika 2, e saj thotë se “pagesat që duhet të bëhen nga autoriteti kontraktues do të bëhen në llogarinë bankare të dhënë në formularin  për identifikim financiar që e plotëson kontraktuesi”.

Sipas Gausterer, “Në këtë kontratë përcaktohet se OeSD, me seli të regjistruar në Vjenë, dhe MPB janë të vetmet palë kontraktuese dhe se OeSD është i vetmi pranues i pagesave që do të kryhen në bazë të kontratës”.

“Për më tepër, OeSD në asnjë moment nuk e ka autorizuar MPB-në që të kryejë pagesat sipas kontratës së lidhur tek ndonjë subjekt tjetër, përveç llogarisë së përcaktuar në kontratë. Nuk ekziston asnjë ndryshim i kontratës që do të përcaktonte kushte tjera të pagesës”, shtoi ai.

OeSD thotë se e ka dorëzuar një deklaratë faktesh tek Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, ambasadori austriak në Prishtinë dhe EULEX-i. “OeSD beson fuqimisht tek autoritetet hetimore dhe të njëjtave u ka ofruar përkrahje të plotë”.

Johann Brieger, ambasadori i Austrisë në Kosovë, thotë se shteti i tij është shumë i interesuar që t’i shkojë deri në fund këtij rasti që ai të sqarohet plotësisht.

“Një hetim është nisur, që drejtohet nga EULEX-i dhe autoritetet vendore, dhe ne besojmë plotësisht në zotësinë e tyre për tu marrë me këtë rast”, tha Brieger.

Hasan Preteni, shefi i Agjencisë Kundër-Korrupsion, thotë se prokurori i EULEX-it e ka autorizuar AKK-në të kryej disa veprime hetimore në këtë rast.

“Nuk po trajtohet faza e ‘realizimit te kontratës’ – ajo veç është duke u trajtuar nga të tjerët, por faza që i ka parapri caktimit të fituesit, a janë zhvilluar procedurat prej publikimit të tenderit deri te faza e shpalljes se fituesit”, tha Preteni.

“Pas përmbylljes së hetimeve ne do të përgatisim një raport me të gjeturat tona”, shtoi ai.

Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, më 21 nëntor 2012, ka shkarkuar nga pozita e Këshilltarit Politik të MPB-së, Sedat Gashin, ka pezulluar nga puna me pagesë, Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj dhe drejtorin e Departamentit për Prodhim të Dokumenteve, Besnik Berisha.

Në komunikatën zyrtare të MPB-së është shkruar se shkarkimi i këshilltarit Gashi, është bërë për shkak të mospërmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive si Këshilltar Politik, ndërsa pezullimi për zyrtarët, Camaj dhe Berisha, për shkak të keqmenaxhimit dhe marrëdhënieve të këqija ndër njerëzore me stafin.

Gjashtë ditë më vonë, me 27 nëntor 2012, MPB-ja ka marrë vendim gjithashtu  për pezullim nga puna me pagesë, drejtorin e Departamentit të Prokurimit, Agim Fejzullahu. Pezullimi i këtij zyrtari sipas versionit zyrtar, është bërë për shkak të keqmenaxhimit.

 
Natali Velija  

Dy njoftime për një ditë

Ditën që Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi zyrtarisht se ka shkëputur kontratën me kompaninë austriake OESD, edhe shpalli tenderin e ri për furnizim me pasaporta biometrike.

“Nuk është respektuar neni 3 i marrëveshjes (vj. çmimi), neni 16  i kontratës (vj. tvsh), dhe së fundi është refuzuar kërkesa jonë për zgjedhje miqësore në të gjitha pikat kontestuese“, shkruan në komunikatën zyrtare të MPB-së, të publikuar me 31 janar 2013.

Agim Islami, drejtor i prokurimit në MPB thotë se tash, pak më shumë se dy javë pas shpalljes së tenderit të ri, ka shumë kërkesa për pjesëmarrje nga kompanitë të cilat ofertat mund t’i dorëzojn렠 deri më 19 shkurt.

……………………

http://gazetajnk.com/?cid=1,987,4727

Kosovo:Një Vend Politik – Kompania e Lidhur Me Familjarët e Kryeministrit … !

nga Bardh Shkreli dhe Liridona Hyseni
EULEX-i kishte nxjerrë një memorandum ku udhëzonte zyrtarët si të reagonin ndaj drejtuesve kosovarë kur ata ndërhyjnë në gjyqësor me qëllim të “ndërrimit të kulturës e menatlitetit”, duke marrë shkas nga veprimet e Kryeministrit. Këto ndërhyrje vazhdojnë e shfaqen edhe përmes deklaratave edhe përmes legjislacionit e iniciativave parlamentare. Por, drejtuesit dhe prokurorët e EULEX-it flasin për ndërhyrje politike edhe brenda vet misionit europian ndërkohë që i njëjti kritikohet për dështim të mbrojtjes së dëshmitarëve.
Ish-shefi i misionit të EULEX-it, gjenerali Yves De Kermabon, më 5 gusht 2009, kishte marrë nga vartësit e tij një memorandum se si duhej të reagohej në raste të ndërhyrjes së politikanëve vendorë në shërbimet e sundimit të ligjit, e që ishte rrjedhur në publik nga wikileaks.

Afër një muaj më herët, më 7 korrik 2009, Kryeministri Hashim Thaçi, në fillim të një mbledhje të kabinetit qeveritar, kishte thënë se ish-bashkëluftëtarët e tij Rrustem Mustafa, Latif Gashi dhe Nazif Mehmeti – atëherë në gjykim nën akuza për krime lufte – ishin të pafajshëm.

“Ka pasur shembuj të ndërhyrjes politike në pavarësinë e sundimit të ligjit së voni”, thoshte memorandumi. “Më prominenti është deklarata e Kryeministrit”.

Sipas zyrtarëve të EULEX-it, reagimi ndaj këtyre rasteve ishte i rëndësisë parësore sepse kredibiliteti i misionit vihej në pyetje dhe se, besonin ata, reagimi do të ndikonte që shoqëria, në plan afatgjatë, të kuptonte rëndësinë e pavarësisë së këtij sektori.

“Shumë shpesh këto institucione (vendore) nuk e kanë përbrendësuar kulturalisht ose si mentalitet konceptin e pavarësisë së shërbimeve të tyre”, shtohet në memorandum. “Për më shumë, reagimet e këtyre shërbimeve (të sundimit të ligjit) do të mund t’i ekspozonin ato radikalisht tek politikanët vendorë dhe kështu do të hapej rrugë për frikësim/cenueshmëri”.

Në raste kur zyrtarët politikë si Presidenti, Kryeministri, kryetari i Parlamentit, kryetarët e partive, sekretarët permanentë dhe zyrtarët tjerë shkaktojnë incidente të ndërhyrjes politike, EULEX-i udhëzohej të dilte me deklarata shtypi ndërsa, në raste të niveleve më të ulta, obligoheshin drejtuesit e misionit të flisnin me zyrtarët e lartë politikë.

Për të gjitha rastet, EULEX-i do të njoftonte Zyrën e BE-së në Kosovë, shtetet anëtare të bllokut dhe ato kontribuuese në EULEX, në Prishtinë dhe Bruksel, nëpërmjet obligimeve raportuese.

Por, që atëherë, ndërhyrjet e kësaj natyre kanë vazhduar.

Kryeministri Hashim Thaçi kishte reaguar ashpër në rastin e paraburgimit të deputetit Fatmir Limaj, më 24 nëntor 2012, në pritje të rigjykimit të rastit Kleçka.

“Askush nuk mundet, as EULEX-i, që në errësirën e natës të arrestojë luftëtarët e lirisë. Kjo është e padrejtë, ky është turp, padrejtësi. Kjo është fyerja më e rëndë që na bëhet në këto ditë feste (28 Nëntori)”, thoshte Thaçi. “Ne jemi sovran në këtë vend, kemi kushtetutën dhe ligjet. Ne jemi shtet modern dhe demokratik”.

Përveç Kryeministrit, për paraburgimin e Limajt, kishte reaguar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, i cili kishte thënë se duhej rishikuar mandati i EULEX-it.

Deklarata e Grabovcit nuk ka gjetur zbatim deri më tash, por ka bërë që udhëheqësi i zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar, të kërkonte që të mos ndërhyhej në procese gjyqësore.

Dy ditë pas arrestimit të Limajt, më 26 nëntor 2012, Zhbogar pati deklaruar se “një ndër parimet kryesore të çdo shoqërie demokratike dhe moderne është mos ndikimi në procese gjyqësore”.

Sipas tij, “gjykatësit dhe prokurorët veprojnë në mënyrë të pavarur ndërsa të akuzuarit janë të pafajshëm derisa nuk vërtetohet e kundërta”.

“Vendimet e gjykatësve dhe prokurorëve të EULEX-it nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë të motivuara politikisht”, shtonte ai.

Ndikimet politike i ka quajtur të papranueshme edhe zyra e përfaqësues së lartë të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, në një deklaratë të lëshuar më 27 nëntor 2012.

“EULEX është ftuar nga autoritetet kosovare për të ndihmuar Kosovën dhe ne presim që autoritetet kosovare të mbështesin EULEX-in në punën e tyre”, thuhet në komunikatën e saj.

Vetë Rrustem Mustafa, tani zyrtar i lartë në Partinë Demokratike të Kosovës, thotë se hetimet e EULEX-it janë të mirëseardhura për këdo dhe për çfarëdo qoftë. “Megjithatë, ato nuk duhet të jenë selektive dhe duhet të kenë më shumë rezultate”, i tha ai Gazetës Jeta në Kosovë.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare (HRC) thotë se Qeveria e Kosovës apo institucionet tjera të vendit nuk duhet ta komentojnë punën e EULEX-it.

“Reagimet e këtilla ndikojnë në proceset gjyqësore. Por, mbi të gjitha nuk do të duhej të paragjykoheshin apo të komentoheshin vendimet gjyqësore sepse janë të dëmshme”, thotë Blakaj.

Në një intervistë të botuar në Gazetën Jeta në Kosovë në fillim të janarit, ish-zëvendësshefi i EULEX-it Andy Sparkes, thoshte se një pjesë e elitës kosovare ka qenë dhe është nën hetime. Pikërisht kjo elitë, shtonte ai, do të vendosë për mandatin e misionit europian.

“Ky është një vend shumë politik”, thoshte ai.

Bardha Azari, zëdhënëse në mision, thotë se prokurorët e EULEX-it kanë qenë të përfshirë në rreth 2080 raste, se misioni ka realizuar rreth 400 aktgjykime, mes tyre më shumë se 320 në çështje penale.

Po ashtu, sipas saj, janë nxjerrë 35 aktgjykime korrupsioni me 11 aktakuza të konfirmuara aktualisht. Janë nxjerrë 25 aktgjykime në krime lufte dhe 8 aktakuza janë të konfirmuara aktualisht. Janë nxjerrë 17 aktgjykime për krim të organizuar dhe 10 aktakuza janë tani të konfirmuara.

“Për momentin ka 265 hetime në vazhdim për krime të rënda”, tha ajo.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili në nëntor fliste për iniciativë parlamentare për t’i dhënë fund mandatit të EULEX-it, tash thotë se “askush nuk është mbi ligjin” dhe se kjo qasje “është e vetmja rrugë drejt ndërtimit të shtetit ligjor”.

Megjithatë, presioni politik vazhdon dhe nuk kufizohet vetëm me deklarime politike.

Legjislacioni – emërimi i gjykatësve në kundërshtim me standardet europiane

Kushtetuta e Kosovës, e cila rregullon emërimin dhe shkarkimin e gjykatësve, duket se kontribuon në ofrimin e mundësisë për ndikim në pavarësinë e sistemit gjyqësor.

Neni 105 i kushtetutës, me të cilën përcaktohet mandati dhe riemërimi i gjykatësve, parasheh mandat fillestar (periudhë provuese) trevjeçar për gjyqtarët. Sipas po të njëjtit nen, në rast të riemërimit, mandati është i përhershëm deri në moshën e pensionimit.

Kjo bazë ligjore është kundërshtuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

Enrico Vinsentin, menaxher i projektit në sektorin e sundimit të ligjit, thotë për emërimin dhe riemërimin se “legjislacioni aktual është i dobët dhe nuk është i harmonizuar”.

“Gjykatësit e sapo emëruar duhet t’i nënshtrohen periudhës provuese prej tre vjetësh, që nuk është në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venedikut”, tha Vinsentin.

Kësi konstatimi ka nxjerrë edhe Studimi i Fizibilitetit i Kosovës i miratuar në dhjetor 2012. Plotësimi i kushteve të kërkuara nga ky studim është përcaktues për nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Bashkimit Europian dhe Kosovës.

http://gazetajnk.com/?cid=1,3,4592

Kompania e Lidhur Me Familjarët e Kryeministrit Fiton Nga Biznesi MinerarKompania “Geo Mineral” ka qarkullim milionësh nga shfrytëzimi i pasurisë nëntokësore dhe prokurimet publike. Idriz Thaçi, vëllai i Kryeministrit të vendit, figuron si…KomentoNr. komenteve (27)

Qka the qe e ki Hashim thaqin se nuk e paske lexu tekstin hiq lexo dosti jem e ato fore jo guri i mire jo kshtu, na krejt e dijm a eshte a nuk eshte | Luli i vocer


Kompania “Geo Mineral” ka qarkullim milionësh nga shfrytëzimi i pasurisë nëntokësore dhe prokurimet publike. Idriz Thaçi, vëllai i Kryeministrit të vendit, figuron si përfaqësues i saj në kontrata të furnizimit me naftë me “Kosova Petrol”, po ashtu një kompani e lidhur me njerëz të partisë së liderit të PDK-së. “Geo Mineral” operon në një zyre të përbashkët me “OVE Group”, një kompani që tregton metale. Kjo kompani është pronë e një afaristi nga Maqedonia i cili ndante hisen në biznes me Milaim Cakiqin, një biznesmen nga Drenasi, i lidhur me Kryeministrin Thaçi.
Dy kompani private, pronarë të të cilave figurojnë dy biznesmenë nga Maqedonia, ndajnë së bashku një zyrë në qendrën tregtare në lagjen Dardania në Prishtinë, përballë stacionit policor.

Hajati Banjica figuron si pronar i kompanisë “Geo Mineral” që merret me biznesin e thyerjes së gurit ndërsa djali i tij, Visar Banjica, është pronar i “OVE Group”, një kompani që merret me tregtinë e metaleve.

Të dy kompanitë, përveç që ndajnë bashkë zyrën, kanë lidhje me vëllezër dhe njerëz të afërt të kryeministrit Hashim Thaçi.

Deri në vitin 2010 njëri prej hisedarëve të kompanisë “Ove Group” ishte Milaim Cakiqi sipas të dhënave nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Cakiqi është një afarist që ka kompani të përbashkët me Blerim Thaçin, vëllain e kryeministrit të vendit.

Po ashtu edhe vetë Kryeministri Thaçi kishte kryer një vizitë private në Maqedoni me një veturë që ishte pronë e Cakiqit. Kryeministri figuron si fqinj i parë me Cakiqin në lagjen Perëndimi i Ri, Prishtinë.

http://youtu.be/7dOIzkBXaO8