Nipi i Haklajve vijon pushimet në Shqipëri, Sali Berisha nga frika ngujohet në Tiranë.

Nipi i Haklajve vijon pushimet në Shqipëri, Sali Berisha nga frika ngujohet në Tiranë. Braktis dhe vilën në Lalz, shton rojet te zyra private

Nipi i Haklajve vijon pushimet në Shqipëri, Sali Berisha nga frika ngujohet në Tiranë. Braktis dhe vilën në Lalz, shton rojet te zyra private
Nipi i Haklajve vijon pushimet në Shqipëri, Sali Berisha nga frika ngujohet në Tiranë. Braktis dhe vilën në Lalz, shton rojet te zyra private
Spartak Haklaj
Spartak Haklaj

Kur “Pamfleti.com” shkruajti disa ditë më parë për mbërritjen e nipit të Haklajve në Shqipëri dhe fillimin e pushimeve prej tij në Jug të vendit, gjithkush priti ndonjë reagim të Sali Berishës. Qoftë dhe për të treguar se nuk ka frikë nga askush, dhe të postonte fotot e tij, maksimumi aty ku ka shënuar dhe “rekordet” më të mëdha të llokoçitjes në ujë, në Himarë dhe minimumi tek vila në Lalëz. Pasi “Pamfleti.com” e preku në sedër duke thënë se Berisha i frikësuar mbyllet brenda sa herë që vjen nipi i Haklajve për të kujtuar përvjetorin e vrasjes së të atit dhe gjyshit të tij nga dora gjakatare e Saliut më 8 maj. Dhe Berisha trembet dhe sa herë nipi i Haklajve vjen në Shqipëri për të bërë pushime si çdo mërgimtar në vendin e vet, për çdo vit në gusht. Por jo. Berisha ka qënë frikësuar vërtetë, dhe për këtë as që është munduar të fshehë frikën, vetëm e ka shtuar dhe më tepër mbulimin e tij. Nuk ka shkuar as në vilën e Lalzit, qoftë për të pushuar, shetitur bregut dhe bërë ndonjë fotografi me ata që i kanë mbetur besnik dhe që lumturohen kur e takojnë. Normale kjo e fundit. Jo. Asnjë gjë nga këto nuk ka bërë Berisha, vetëm ka shtuar rojet private, të cilat gjithsesi paguhen me lekët e vjedhura në shtet. Bëhet fjalë për roje private që paguhen mbi një mijë euro në muaj. Të cilët me sy të lirë mund ti shohësh ditën dhe natën, rrotull shtëpisë së tij afër RTSH dhe zyrës së tij private përballë RTSH.

Ndërkohë që Berisha ka dërguar dhe djalin Shkelzen Berisha jashtë vendit, në fillim në Malin e Zi në resortin e dajës serb të nënës së tij, më pas në Kroaci dhe tashmë nëpër ishujt e Paqësorit. Sa dhe në ceremoninë mortore të hallës së tij të ndjerë sot, ka qënë vetëm përmes mesazhit në facebook. Ku bashkëjetuesja Arminë e ka shoqëruar me një foto të tij, por dhe me shalët e saj jashtë, për të promovuar një palë të ashtuquajtura brekë të zeza të modës së fundit.

Berisha sërish është mbyllur dhe nuk del jashtë zyrës apo jashtë shtëpisë, duke qënë gjithnjë i shqëruar nga një eskortë e fortë private. Pasi nipi i Haklajve është një ndër komandot më të përgatitur jo vetëm në Shqipëri, por tashmë dhe në Gjermani. Madje përpos përgatitjes, ka dhe pjekurinë, është një 40 vjeçar i rregjur tashmë. Por që po pushon në jug të vendit, ndërkohë që ia ka bërë verën helm familjes Berisha. E cila ka shumë borxhe, pasi i ka shuar pothuajse tërë familjen dhe tërë fisin e Haklajve. Dhe ata që kanë mbetur janë në arrati. Vetëm nipi i Haklajve vjen çdo verë, pa pasur frikë madje duke i futur tmerrin Berishës dhe familjes së tij. I vetmi reagim i Berishës, kuptohet përmes të tjerëve ndaj shkrimit të botuar të “Pamfleti.com” është se nuk është shënuar emri i plotë i nipit të Haklajve por vetëm inicialet. Nuk është se nuk dihej, por pse të bëhej publik. Megjithëse jemi munduar të kontaktojmë me të, asnjë mundësi nuk është dhënë, është tepër diskret në jetën e tij. Madje as si fytyrë nuk shfaqet. Po emrin e ka Spartak, Spartak Haklaj për kërshërinë e atyre që mendonin se emrin nuk e dinte askush, dhe prandaj shënohej S. Haklaj. Por kjo nuk e shpëton Berishën nga frika, vetëm largimi i Spartak Haklajt nga Shqipëria dhe rikthimi në Gjermani e qetëson. Dhe kjo do ndodhë për disa ditë. Por pasi Spartaku të bëjë dhe një vizitë në teqen e Dervish Luzhës, dhe të lëvizë nga Kosova përmes aeroportit të Prishtinës. Dhe Berisha nuk duhet të dërgojë njeri të ndjekë këtë internerar, mjaft më me viktima, pasi nuk e njeh njeri Spartak Haklajn dhe mund të bëhet viktimë e tij. Berisha vetëm të presë të ikë Spartaku dhe ti vijë zemra në vend./Pamfleti.com

Schreibe einen Kommentar