Mafia: ujërat e zeza: Currilla – Durres: Mafia: Edi Rama – Natasho Paco – Vangjush Dako

Die Sinnlosigkeit, Albanischer Institutionen, Ministerien, Bau- und Staatspolizei, Justiz wird erneut deutlich, wo vor Jahren ein „State Capture“ stattgefunden hat. Die Verbrecher Drehscheiben, rund um 400 % Drogen Export Steigerung müssen forciert werden, als einziges Wirtschafts Modell, der Fatos Nano Drug Allegations

Alle wichtigen Verantwortlichen auch der Nationalen Grundstücks Agentur, der Bau- und Staatspolizei in Durres werden schriftlich informiert und der erneute illegale Bau, der Natasho Paco angezeigt, registiert und NIchts geschieht.

http://www.ishull.com/wp-content/uploads/2016/06/1-1.jpg

Verantwortliche Verbrecher Polizei Chef in Durres: Ervin Hasrama (Ervin Hasrama është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Durrës) und

Dallendyshe Bici Dallëndyshe Bici: Direktorin der Staatlichen Grundstücks Überwachung: und Bau Polizei
Die Ex-Präfektin von Durres, aus dem Gangster Syndikat des Fatos Nano: Natasho Paco, spielt eine wichtige Rolle, im Verbrecher Syndikat des Edi Rama, auch für die Wahlen in 2017.

Edi Rama: Durres – Wahlkampf Leiterin „Natasho Paco“ eine langzeit Kriminelle schon als Präfektin

cver

Plazhi i Çorbës!!!

FEATURE/

“Gjithë jetën time, që kalama jam larë këtu në Currila. Vazhdoj ta bëj edhe sot, por ndryshe nga dikur, për verë vetëm një copë rëre na kanë lënë sepse pjesën tjetër e ka zaptuar privati”, thotë Xh. R., duke vazhduar të lidh çadrën mbi biçikletë.

Ashtu si dikur, deti këtu mundohet ende të tregojë se kush dominon, duke avancuar në drejtim të tokës, dhe si për t’i mbajtur ison, edhe kodra vijon të rrëshqasë çdo vit.

Plazhi i Currilave në qytetin e Durrësit, është simbol i vendit ku pushonin durrsakët dhe në një pjesë të tij sipërfaqja tokësore është shtuar nga dora e njeriut.

Sot aty ngrihet një numër i lartë lokalesh, një pjesë e të cilave ofrojnë plazh privat përgjatë sezonit turistik.

Situatë e njëjtë me atë që shëmbëllen prej vitesh në të gjithë bregdetin shqiptar.

Pasi morën titullin pronar mbi një “truall” që përbën vijën bregdetare, u ngritën bare dhe restorante me tavolina dhe karrige luksoze, që për tu harmonizuar me natyrën, edhe ujërat e zeza i derdhin në det.

Edhe këtë verë këto biznese vijuan me shtimin e tokës kundrejt detit, me beton, rërë, inerte, e çfarë t’ju vinte për mbarë.

Si e shihje një javë “vijën bregdetare”, nuk e shihje javën tjetër. Këtë lajm të gëzueshëm që në vendin tonë punohet, e ndamë edhe me institucionet përgjegjëse, që edhe po t’i zinte vapa dhe të zbatonin ligjin, do t’i freskonte fakti që drejtuesit e tyre janë pronarët e këtyre lokaleve.

Pa u ngutur këto ofrues shërbimesh e nisën punën që para sezonit turistik, ku dikush me beton, një jetër me hekur, e një tjetër me rërë, nisën të rithurnin hapësirën e tyre në “xhunglën” e Currilave.

Epidemia e “xhunglës” ka vite që është përhapur në bregdetin shqiptar, simptoma të së cilës janë argjinaturat prej guri të ndërtuara në zonën e Golemit, pallatet dhe resortet buzë bregdetit të Vlorës dhe Sarandës, që duket sikur një ditë do të zhyten me palosje në ujë.

Lokali i paraqitur më poshtë, është evidentuar nga Ishull.com se ka nisur ta mbush hapësirën para tij që në muajin mars. Dhe në fund për të shkuar në shezlongët e këtij subjekti, të pret një tapet i blertë, pasi e kuqja doli nga moda që pas tapetit të këndit të lojërave tek Liqeni Artificial.

Në databazën e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit figuroi se ky biznes ishte evidentuar dhe raportuar. Sezonit i erdhi fundi dhe ndonjë institucion shtetëror tani mund të shkoj dhe të gjej vetëm gjurmët e shezlongëve.

Njëkohësisht një tjetër subjekt privat kishte abuzuar me lejen e marrë për rikosntruksionin e objektit, duke ndërtuar pa leje. Që nga institucionet që operojnë brenda Kryeministrisë dhe deri tek inspektoriatet vendore u vunë në dijeni nga Ishull.com, por fundja ligji zbatohet për të vdekshmit e zakonshëm.

Pranë një lavazhi, ku makina më e lirë e parkuar aty kushton 50 mijë euro, si pa të keq hedhjes së mbeturinave në drejtim të detit ju shtua edhe një sasi dheu.

Edhe kjo “i shpëtoi” inspektorëve të institucioneve shtetërore! Faj nuk kanë! Lokalet janë futur në det dhe me patrullë këmbësore nuk mbulohet zona. Duhen edhe përforcime nga deti dhe ajri!

Diku më poshtë ishte ngritur një armaturë dhe pritej hedhja e betonit, për të përforcuar verandën e një lokali që dukesh se po rrëshqiste. Ç’faj ka deti xhanëm?! Nuk i detyroi njeri të zaptonin pikërisht këtë pjesë te bregdetit. Pak toka kishte në jug?!

Televizionet shqiptare nuk lanë t’ ishpëtonte situata këtë vit në Currila dhe zbarkuan në një lokal që i ka hipur kodrës në kurriz dhe me një tub drejtuar nga deti derdh ujëra të zeza pa kursim.

Fatmirësisht ishte emision mode dhe jo investigativ!

0007

Krahasimi i këtyre dy fotove paraqet shtimin e tokës në drejtim të detit, që është bërë ndër vite në këtë truall, që përdoret për parking privat

Teksa një pakicë të moshuarish janë ngjeshur në “plazhin publik” të Currilave, në ujë ishte krijuar një hapësirë e mbyllur.

Disa topa plastikë, të lidhur me njëri-tjetrin, qëndronin pezull mbi det dhe kufizonin pjesën e “ujit publik me atë privat”.

Megjithatë edhe pak ditë, dhe mediat do të rreshtohen para asaj që u ngrit me urdhërin e kryeministrit të vendit, lëshuar në muajin mars, për planin e masave dhe ngritjen e Task-Forcës për menaxhimin e sezonit turistik veror.

Shifra do të paraqiten, por ama askush nuk do të përgjigjet se përse nuk u ndërprenë derdhjet e ujërave të zeza, që Ishull.com i ka evidentuar më herët dhe që kjo Task-Forcë kishte për detyrë t’i eliminonte.

Ndërsa për situatën në Currila as kryeministri nuk ka pse të zhgënjehet, pasi më 30 tetor 2014, pas nisjes së një aksioni masiv për shembjen e objekteve pa leje, u bë e ditur  se në ditët në vijim aksioni do të përfshinte edhe zonën turistike të Currilave, ku janë ngritur shumë objekte me leje provizore.

Tashmë edhe Google dhe Youtube njeh një fjalë kyçe të re për plazhin e Currilave, MAFIA.

“Ne jemi kot dhe nuk na pyet njeri. Sa herë jemi ankuar, por askush nuk na ka dëgjuar”, shprehet 60-vjeçari pasi e ka shtrënguar fort çadrën mbi biçikletë dhe nisi të pedalonte ngadalë.