„Österreichische Staatsdruckerei“ (OeSD) als Partner der OK im Kosovo und Teil II

Made in Austria im Balkan ist Alles Betrug, immer mit Kriminellen und 400 MIlliarden Euro haben die Banken im Osten und im Balkan verloren. Und wenn die Aufbauhelfer Mafia vor Ort, funktioniert Weltweit auch das Wasser nicht mehr, wie man im Irak usw.. ebenso sah.
Winter Drought Threatens Kosovo Capital’s Water
The Kosovo capital is facing continued curbs on use of running water, following the driest winter in more than 20 years.
Read in browser »

Ein Art Standard im Balkan, das man immer nur Kriminelle als Partner hat, denn bei dem Betrug mit dem Innenminister, waren 10 % eingeplant, wie es ueblich ist auch bei Deutschen und US Firmen.

Einen kriminellen Pyschopaten als Innenminister, Partner der ausl. Bestechungs Maschininerie

Konfiskohet makina e ministrit Rexhepi, rezulton e vjedhur

Den Jeep hatte Bajram Rexhepi, von einem serbischen Kriminellen unter “Curri” bekannt, geschenckt bekommen, aus dem Nord Kosovo- Mitovica. So berichtet es die Albanische Zeitung: Kosovo info

Austria, Deutschland und die Amerikaner sind vor allem der Bestechungs Motor im Balkan und komplette Staaten, wurden wie Griechenland, Albanien, Kroatien ruiniert.
Die “Österreichische Staatsdruckerei” (OeSD), und deren Bestechungs Geschäfte im Kosovo
Gausterer: MIA uns betrogen!  —– MIA = Kosovo Innenministerium!

natali

Österreichische Staatsdruckerei” (OeSD), das die 1,4 Millionen Kosovo Pässe nicht bezahlt sind, aber der Mafia Innenminister  Bajram Rexhepi: sagt natürlich, das man es an Natali Velija (Natali Velija, zeigte den Ermittlern ein Dokument, das sie 10 % der Auftrags Summe für Bestechungs ausgeben darf), dessen Firma “Consulting EU”*** eine AG, überwiesen hat.
Natali Velija-Gjyqi Redukton Akuzat për Pasaportat

Natali Veliaj, pas daljes nga gjykata | Foto: Gazeta Jeta në KosovëNatali Veliaj, pas daljes nga gjykata | Foto: Gazeta Jeta në Kosovë

Shtetasja gjermane Natali Velija do të gjykohet për krim të organizuar, pastrim të parave, mashtrim dhe shmangie nga tatimi. Gjykata rrëzoi pretendimet e prokurorisë se Velija ka kryer edhe veprat penale: vjedhje të rëndë, shpërdorim, keqpërdorim të besimit, falsifikim dhe raste të posaçme të falsifikimit të dokumentit. Mbrojtja e Velijas dhe tetë të akuzuarve tjerë kishte kërkuar lirim të klientëve të tyre.
Natali Velija dhe të tjerët nuk do të gjykohen për të gjitha akuzat që rëndonin mbi ta.

Trupi gjykues i kryesuar nga Malcolm Simmons vendosi më 3 shkurt 2014 që disa pika të aktakuzës të mbeten, e disa të bien. Mbrojtja e të pandehurve kërkonte që të hidhen poshtë të gjitha akuzat ndaj grupit.

Por Natali Velija më nuk ngarkohet vetëm për vjedhje të rëndë, shpërdorim, keqpërdorim të besimit, falsifikim dhe rastet të posaçme të falsifikimit të dokumentit, por do të përgjigjet në gjykatë për krim të organizuar, pastrim të parave, mashtrim dhe shmangie nga tatimi.

Fisnik Blakaj, Betim Blakaj, Ergyn Dogan, Imer Fazlija dhe Nazmi Thaçi nuk do të ndiqen për pranim të mallrave të vjedhur. Ndërsa Gjykata Themelore do t’i gjykojë ata për krim të organizuar, pastrim parash dhe shmangie nga tatimi.

Jakup Blakqorit, Sefedinin dhe Hashim Shalës, u mbeten akuzat e njëjta-pranim të mallrave të vjedhura dhe shmangie nga tatimi, për të cilat dyshoheshin edhe nga prokuroria.

Natali Velija u paraburgos në nëntorin e 2012-ës, me akuzat për keqpërdorim të këtyre mjeteve. Një vit më vonë, në nëntorin e vitit 2013, prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ngriti aktakuzë me nëntë vepra penale për Velijan dhe tetë bashkëpunëtorë të saj.

Gjithçka nisi më 5 nëntor 2010, kur Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës publikoi një njoftim për kontratë për furnizim me pasaporta biometrike.

Në maj të vitit 2011, kompania u njoftua nga MPB-ja se mund ta fitonte tenderin. Në këtë kohë, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të OeSD-së Reinhart Gausterer, u takua për herë të parë me Natali Velijan, pasi kompania ishte në kërkim të njerëzve që njihnin mentalitetin kosovar dhe austriak.

Velija i plotësonte kushtet-kishte shtetësinë gjermane dhe njihte të dy gjuhët e subjekteve nënshkruese të tenderit-shqipen dhe gjermanishten.

Tenderi për prodhimin e pasaportave biometrike mes OeSD-së dhe MPB-së u nënshkrua në qershor të vitit 2011 dhe kishte vlerën 14 milionë, 127 mijë e 3.24 euro. Por një milion e 400 mijë euro nga kjo shumë nuk shkuan kurrë në llogarinë e firmës austriake, edhe pse MPB-ja nëpërmjet Velijas i pagoi ato.

Gjykata arsyeton akuzat e mbetura 

Gjykata kur arsyeton veprën penale krim të organizuar, thotë se Natali Velija bashkë me Fisnik e BetimBlakajn, Nazmi Thaçin, Ergyn Doganin dhe Imer Fazlinë formuan një grup që nga dhjetori i 2011-ës.

“Ka dyshim të mirëbazuar se të pandehurit e lartpërmendur formuan një grup të organizuar kriminal që ishte i strukturuar dhe përbëhej nga më shumë se tre persona, që ekzistoi nga dhjetori 2011 deri në nëntor 2012, me qëllim kryerjen e veprës penale të pastrimit të parave, konkretisht pastrimit të produkteve nga paratë e supozuara të përvetësuara në mënyrë të kundërligjshme”, shkruan në aktvendimin e gjykatës.

Gjithnjë sipas gjykatës, ky grup i organizuar bashkëpunoi në transferet bankare të 669 mijë eurove, duke ua ndryshuar atyre burimin dhe vendndodhjen.

Sipas aktakuzës, Natali Velija nëpërmjet kompanisë së saj “Consulting EU”, transferoi te ndërmarrjet “Pirro” dhe “Qeramika” të të pandehurit tjetër Ergyn Doganit, 400 mijë euro, ndërsa 200 mijë të tjera i dërgoi në llogarinë e kompanisë “Ron ing” të Imer Fazlisë.

Kompania “Pirro” që merret me ofrimin e shërbimeve të përgjithshme dhe sigurisë publike, e themeluar në vitin 2008, është e regjistruar në emër të të pandehurit Hashim Shala, por vetë Shala e pranoi para prokurorisë se emri i tij si pronar vetëm figuron nëpër dokumente, ndërsa sipas tij firmën e drejton Ergyn Dogan.

Hashim Shala, përveç për pranim të mallrave të vjedhura, do të përgjigjet për shmangie nga tatimi të 200 mijë eurove, të cilat u transferuan nga kompania “Qeramika” dhe pronari i saj Ergyn Dogan, në dy raste të ndara, gjatë shkurtit e marsit 2012.

Ergyn Dogan, përveç akuzave tjera ngarkohet edhe për shmangie tatimi në vlerën e 400 mijë eurove, të cilat erdhën nga Natali Velija drejt kompanive “Pirro” dhe “Qeramika”.

“Qeramika”, e themeluar në janar të vitit 2012 nga Ergyn Dogan që si veprimtari parësore sipas Agjencisë së Regjistrimeve të Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka shitjen me shumicë të drurit, materialit ndërtimor dhe pajisjeve sanitare dhe furnizimeve, pranoi 200 mijë euro nga Natali Velija në dy raste të ndara gjatë shkurtit e marsit 2012.

Edhe Sefedin Shala, pronari i kompanisë “Ron ing”, të themeluar në prillin e vitit 2010, përveç për pranimin e mallrave të vjedhura, ngarkohet edhe për shmangie nga tatimi të 200 mijë eurove. Këto para u transferuan nga xhirollogaria e Natali Velijas në dy ditë të ndryshme të dhjetorit 2011. Imer Fazlia, si person fizik i kësaj kompanie akuzohet bashkë me Sefedin Shalën për shmangie nga tatimi të shumës së njëjtë të parave.

Jakup Blakqori, si përfaqësues fizik i kompanisë “Qeramika” akuzohet për pranim të mallrave të vjedhura në vlerën e 200 mijë eurove dhe për shmnagie nga tatimi të kësaj shume parash, njësoj si shefi i “Qeramikës”, Dogan. …

 

http://www.gazetajnk.com/?cid=1,979,7579