Guxim Grabovci, wurde bei einer Fahrzeug Kontrolle bei Peja, mit der AK-47 erwischt und die Betrugs Airline: „Belle Air“ macht grosse Probleme

Ein aktuelle Geschichte, wo Adem Grabovci, direkt auf sein Ehefrau schoss, vor kurzem am 28. Mai, und der Fall trotz Verletzung der Ehefrau von niemanden aufgeklärt wird.

Grabovci, mbiemri i njohur për skandale
Publikuar: 14.08.2013 – 09:17

Prishtinë, 14 gusht – Asnjëherë nuk është sqaruar se si ndodhi plagosja apo vetëplagosja e bashkëshortes së Adem Grabovcit në mbrëmjen e 28 majit 2012. Edhe pse Policia tërthorazi e konfirmon se rastin e ka përcjellë në prokurori, në organin e akuzës nuk dinë se çfarë ka ndodhur me këtë rast.

Burime të Tribunës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thonë se janë të bindur se rasti i plagosjes apo vetëplagosjes së Kumrije Grabovcit, nuk është hetuar ndonjëherë. Interesimi i zyrtarëve të organit të akuzës për këtë rast, ka rinisur pas interesimit të Tribunës. Ky rast ka ndodhur më 28 maj 2012, pak para mesnate, kur nga kati i pestë i një ndërtese në rrugën “Rrustem Statovci” u dëgjua një krismë arme.

Nga plumbi që doli, e më vonë zyrtarisht u deklarua se është pistoletë, u plagos Kumrije Grabovci. Ajo është bashkëshortja e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, deputetit Adem Grabovci. Gruaja e deputetit shpëtoi nga vdekja, por asnjëherë nuk u sqarua me version zyrtar se cili ishte shkaku që një shtetase plagoset apo vetë plagoset në banesën e vet.

http://www.kohaditore.com/?page=1,13,155476
Adem Grabovci
Ziegenhirte, ohne je eine richtige Schule besicht zuhaben nun mit Kravatte. Vollkommen arrogant, wie unfähig.
Adem Gravovci, ist der Fraktions Vorsitzende der Verbrecher Partei PTK, des Hashim Thaci im Albanischen Parlament und ist dümmer und primitiver wie ein Tier. Durch eine veröffentlichte Abhör Affäre, ist bestens bekannt, wie primitiv diese Verbrecher ohne jede Bildung sind.

Der Sohn Guxim Grabovci war mit seinem Freund Meriton Isufi (Isufi, gehört zu den grössten Langzeit Betrüger Familien des Balkans) und wurde mi 2 Kallashinikov erwischt. Die Strassen Polizei Kontrolle, war vor allem gegen illegale Waffen eingerichtet worden und der Richter, liess die 2 Schwer Verbrecher frei, obwohl sie auch noch 90 Schuss Munition dabei hatten.

Djali i Adem Grabovcit kapet me kallashnikov

Djali i Adem Grabovcit kapet me kallashnikovPRISHTINE- Policia e Kosovës ndaloi mbrëmjen e së shtunës djalin e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, të cilit iu gjetën dy armë luftarake në automjetin me të cilin udhëtonte.

Mediat në Kosovë, bëjnë të ditur se Guxim Grabovci po udhëtonte drejt Grykës së Rugovës bashkë me shokun e tij Meriton Isufi. Pas kontrollit të automjetit të tyre, policia gjeti një kallashnikov me 90 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 31 fishekë.

Guxim Grabovci dhe Meriton Isufi u shoqëruan në stacionin e Policisë në Pejë dhe pas konsultimit me prokurorin janë liruar.

(er.nu/BalkanWeb)

Einmalig dumm: Nicht einmal die Taliban bringen das zustande, soviel Primitivität und das in Europa

Die Flug Linie „Belle Air“, hat schon länger Probleme und nicht nur im August. Auf jeden Fall werden ständig die Passagiere auf andere Termine vertröstet, warten oft lange, erhalten falsche Auskünfte.

Genauso Chaotisch, wie der Staat Kosovo und Albanien ist diese Fluglinie, welche auch noch arrogant auftritt. Null Organisation Fähigkeit. Mit Sysetm werden sogar die Kunden betrogen.

“Belle Air” vjedh pasagjerët dhe qeverinë (FOTO)

12 Gusht, 2013 | Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Rajoni | Shkruar nga:

Nga Enis Veliu, ZERI

 

(E PERDITESUAR)- Gjashtë policë të Kosovës, një i EULEX-it, dhe mbi katër punëtorë të sigurimit, ruanin të dielën sportelin e kompanisë ajrore “Belle Air”, e cila gjendet brenda terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.Belle Air”, e cila gjendet brenda terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Megjithatë, as këto forca policore nuk mund të ndalnin qindra qytetarë, të cilët shtyheshin me bërryla për të marrë informacione rreth vonesave dhe anulimit të fluturimeve nga kjo kompani, sidomos për në Zvicër dhe Gjermani.

Sali Topojani nga Kaçaniku, së bashku me gruan e tij e kombësisë gjermane, dhe dy fëmijë, të premten e kaluar kishin hyrë në avion për t’u nisur drejt Dyseldorfit të Gjermanisë. Mirëpo, në moment të fundit atij i është thënë që duhet të dalë nga avioni, sepse numri i udhëtarëve është më i madh se numri i vendeve.

“Këta të kompanisë na thanë se duhet të presim deri të dielën në orën 17:00 për të fluturuar, mirëpo edhe sot për arsye të panjohura është anuluar fluturimi. Ne nuk dimë se çka të bëjmë dhe ku të shkojmë. Si pasojë e vonesave ne po i humbasim vendet tona të punës. Ky është mjerim. Veç në Kosovë ndodhin gjëra të tilla”, shprehet i mllefosur ai, ndërsa tentonte të merrte sqarime nga punëtorët e kompanisë “Belle Air”.

Mirëpo, as pas shumë përpjekjesh nuk arriti të bëjë një gjë të tillë. Topojani nga distanca kërkonte nga stafi i kompanisë që t’i jepnin një dokument rreth anulimit të fluturimit, por tre punëtorët e kësaj kompanie, dy nga Shqipëria dhe njëri nga Kosova, nuk e bënin një gjë të tillë.ria dhe njëri nga Kosova, nuk e bënin një gjë të tillë.

Madje ky i fundit kishte sjellje arrogante, edhe në raport me gazetarët e gazetës “Zëri” dhe të Radio Televizionit 21, të cilët bisedonin me qytetarët afër sportelit, të cilët pritnin me orë të tëra për të marrë informacione. Radio Televizionit 21, të cilët bisedonin me qytetarët afër sportelit, të cilët pritnin me orë të tëra për të marrë informacione. “Vonesat po bëhen veç për pikë të qejfit”, thoshte punëtori i “Belle Air”, ndërsa fshihte ID-në e tij.

Shtyrjet dhe pritjet me orë të tëra janë bërë të padurueshme për familjen Topojani.

“A ka Kosova institucione dhe ata a po e shikojnë se çfarë po na ndodh neve. Ky është mjerim. Nuk ka mbetur me ardhë në këtë shtet. Kompanitë mashtruese siç është ‘Belle Air’ po plaçkitin qytetarët e Kosovës, ku disa nga ta po na lënë edhe pa vende pune”, tha i zhgënjyer ai.

Nga ora dy e natës në aeroport

Kastriot Mustafa nga Komuna e Suharekës, është dashur të shtunën të fluturojë drejt Zvicrës, mirëpo për shkak të shtyrjes së fluturimeve atij i është thënë nga punëtorët e kompanisë “Belle Air”, që fluturimi do të ndodhë të dielën në orën 4 të mëngjesit.

“Kam ardhur këtu në orën 2 të natës, ku kemi pritur deri në orën 4 dhe është shtyrë fluturimi. Më vonë na është thënë se fluturimi është shtyrë për në orën 14:00, por prapë nuk ndodhi. Sërish na premtuan se fluturimi është shtyrë për në orën 15:00, por edhe kjo nuk ndodhi. Së fundi na është thënë se fluturimi do të ndodhë pas orës pesë dhe po presim apo ndodh një gjë e tillë. Më shumë se 10 orë jam në Aeroport”,Aeroport”, shprehet i mllefosur ai.

Mustafa thotë se sjelljet e tilla të kompanisë “Belle Air”, janë të papranueshme dhe të paarsyetueshme. Ai thotë se rezervimin e biletës për t’u kthyer nga Kosova në Zvicër e ka bërë në janar të këtij viti. “Është hera e fundit që unë blej biletë në këtë kompani. Po iu siguroj se 5 vjet nuk kam për të ardhur më në këtë shtet. Unë këtu kam ardhur për të pushuar dhe shpenzuar, por jo edhe për t’u torturuar”, shtoi më tej ai.

I lodhur dhe i nervozuar me pritjet shumë të gjata është edhe Besim Jakupi. Ai thotë se për orë të tëra është duke pritur në Aeroport me gruan dhe dy fëmijët e tij.

Jakupi bën të ditur se prej mëngjesit në vazhdimësi po ka shtyrje të kohës së fluturimeve drejt Zvicrës. Ai bën të ditur se të shtunën edhe miku i tij, Betim Zeqiri, nuk ka mundur të udhëtojë nga Aeroporti i Prishtinës drejt Zvicrës, pasi që kompania “Belle Air”, ia ka marrë paratë dhe nuk i ka siguruar ulëse në avion. “Ai dje është detyruar që nga Aeroporti i Prishtinës të shkojë me taksi në Shqipëri, ku më pastaj ka fluturuar nga Rinasi drejt Zvicrës, ku i ka humbur më shumë se 1000 euro. Kjo është papërgjegjësi i kompanisë dhe institucioneve që e lejojnë funksionimin e kësaj”, tha ai.

I shqetësuar, i keqtrajtuar dhe i lodhur nga sjelljet e kompanisë “Belle Air” është edhe Naim Gashi, i cili të dielën së bashku me gruan dhe fëmijët e tij po mundoheshin të gjenin vend të lirë për të udhëtuar drejt Zvicrës. Ai thotë pardje punëtorët e kësaj kompanie e kanë marrë atë në telefon dhe i kanë bërë të ditur se të dielën nuk ka vende të lira, duke i sugjeruar që të udhëtojë 3, apo 4 ditë me vonesë. Mirëpo, Gashi thotë se nuk e ka pranuar një gjë të tillë, pasi që rezervimin e biletave e ka bërë qysh prej muajsh të tërë.

“Unë nesër në orën 7 duhet të jem në punë. Paratë ua kam dhënë dhe këta duhet të kryejnë shërbimin e jo të na mashtrojnë neve”, tha ai.

Rashica: Ku është ministri i Diasporës?

Edhe Qefsere Rashica së bashku me axhën e saj të dielën kishin planifikuar të udhëtonin drejt Hanoverit të Gjermanisë, përmes kompanisë“Belle Air”. Mirëpo, në momentin e fundit, asaj por edhe qindra udhëtareve tjerë fluturimi i është shtyrë për të hënën, pa ndonjë paralajmërim.

“Unë nuk po e di së çfarë është duke ndodhur. Unë nesër jam në punë, nuk e di se si do të arsyetohem atje. Edhe vëllai dje është dashur të udhëtoj drejt Gjermanisë me këtë kompani, por në momentin e fundit është dashur të blejë një biletë në kompaninë “Euro Koha”, sepse kompania “Belle Air” i ka mashtruar”, shprehet e zhgënjyer ajo.

Sipas saj, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, është dashur të merret me problemin e saj, por edhe qindra qytetarëve tjerë që të dielën kanë pritur në Aeroport për më shumë se 10 orë dhe në fund janë detyruar të kthehen në shtëpitë e tyre, disa me taksi e disa me vetura të familjareve që i pritnin në Aeroport.

“Kjo është torturë. Kjo i jep Kosovës një imazh të keq dhe veprime të tilla të rinjtë edhe më shumë i ftohin për vendlindjen e tyre”, tha ai. Por, krahas shumë bashkatdhetarëve, në radhë pritnin edhe ushtare të NATO-s, por edhe punëtorë të zyrave dhe administratës ndërkombëtare që operojnë në Kosovë.

Edhe këta ishin mërzitur nga pritjet e gjata, por duke biseduar me njeri-tjetrin mundoheshin që ta ruajnë qetësinë dhe durimin.

“Belle Air” refuzon takimin me Makollin!

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, thotë se kohëve të fundit udhëtarët po keqtrajtohen në Aeroport nga kompania “Belle Air”. Sipas tij,shumë qytetarë kanë paguar biletat dhe nuk po munden të udhëtojnë drejtë vendeve ku ata punojnë, pasi që numri i biletave të shitura është shumë më i madh se numri i ulëseve në avion.

“Unë kam parë shtyrjet dhe vonesave dhe për këtë çështje menjëherë kam kontaktuar me Ministrinë e Infrastrukturës. Nga ata kam kuptuar se kompania ‘Belle Air’, është si nënkontraktore e kompanisë ‘Darvin’. Nga ta kam kërkuar që të marrin masa ligjore ndaj kompanisë në fjalë, sepse shumë udhëtarë që udhëtojnë më këtë kompani hasin vështirësi të mëdha ose në ardhje, ose në shkuarje”, tha Makolli për gazetën “Zëri”.

Më tej, ministri Makolli bën të ditur se për këtë çështje ai ka kërkuar që të takohet me zyrtarë të kësaj kompanie dhjetëra herë, por kërkesa për takim është refuzuar nga pronarët. Ai thotë se për t’iu ndalë në ndihme bashkatdhetarëve rreth problemeve që ballafaqohen me këtë kompani, Ministra që ai drejton ka tentuar që të bisedoj, apo ta gjej zyrën e kësaj kompanie, por përpjekjet kanë qenë të kota. “Ata thuajse çdo ditë e ndërrojnë zyrat dhe numrat e telefonit”, tha më tej ai.

Ministri apelon te bashkatdhetarët që të gjitha rastet rreth vonesave dhe shtyrjeve të fluturimeve t’i evidentojnë në formularët që gjenden brenda terminalit, pasi që vetëm përmes tyre mund të merren veprime ligjore ndaj kompanisë “Belle Air”.

Shqyrtohet marrja e licencës së “Belle Air”

Makolli më tej bën të ditur se është shqyrtuar mundësia e marrjes së lejes së fluturimit, por, sipas tij, kompania në fjalë ka shitur shumë bileta dhe nëse ndodh një gjë e tillë shumë bashkatdhetarë që punojnë në shtete të ndryshme të botës do të mbeteshin në Kosovë, ose do të detyroheshin të blejnë edhe një herë biletën. “Ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për t’i mbrojtur qytetarët tanë nga kompania ‘Belle Air’”.

Sipas Makollit, nëse kompania në fjalë edhe më tutje vazhdon me vonesa dhe mashtrime, ajo do ta humbë lejen e fluturimit për në Kosovë. Gazeta për këtë çështje ka provuar të kontaktojë edhe më ministrin e Infrastrukturës, Fehmi Mujota, por ai nuk është përgjigjur në telefonin e tij zyrtarë. Njëjtë ka vepruar edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.

“Limak” mbron “Belle Air”

Në anën tjetër, zyrtarë të kompanisë “Limak”, e cila e ka në koncesion Aeroportin e Prishtinës thonë se kompania në fjalë të shtunën nuk ka pasur asnjë vonesë në fluturim. Valentina Gara, zyrtare për media në Aeroport, thotë se “Limak Kosovo” është i zotuar të ofrojë shërbimet më të mira të mundshme në procesimin e udhëtarëve dhe kompanive ajrore. “Sipas të dhënave tona zyrtare me datë 10 gusht 2013 (e shtunë) kanë qenë 24 fluturime (vajtje dhe ardhje) të kompanisë ajrore ‘Belle Air’.

Nuk ka pasur asnjë vonesë apo anulim të fluturimeve të kompanisë ajrore ‘Belle Air’. Ne si autoritet i aeroportit nuk ndërhyjmë në marrëdhëniet në mes kompanive ajrore dhe pasagjerëve dhe në rast se pasagjerët janë të kënaqur apo të pakënaqur me shërbimet e kompanive ajrore atëherë ata duhet te drejtojnë këto çështje te Departamenti i Aviacionit Civil brenda Ministrisë se Infrastrukturës i cili është autoritet për këto çështje”, tha ajo.

Gazeta “Zëri” të dielën gjatë gjithë ditës ka provuar të kontaktojë drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj, por kontakti më të ka qenë i pamundur.

belle air 1

belle air 2

3

….

http://www.gazetatema.net/web/2013/08/12/belle-air-vjedh-pasagjeret-dhe-qeverine/