Azem Syla – Figurë Qendrore e Grupit Kriminal

Syla – Figurë Qendrore e Grupit Kriminal
Ilustrimi: Avisti Ilustrimi: Avisti nga Florent SpahijaPrishtinëPrill 22, 201300:23
http://www.portalb.mk/CMS/Content/UploadImages/ImgBig/A6393110E83E09BC4E6D60A86F1D733C.jpg
Një trup gjykues e përshkruan Azem Sylën, ish-komandantin e UÇK-së, si figurë qendrore dhe drejtuese të një grupi kriminal përgjegjës për vrasje dhe e ndërlidhë atë me ish-Shërbimin Informativ të Kosovës, gjysmë viti që kur hetimet ndaj tij ishin mbyllur.

Ndonëse EULEX-i kishte njoftuar në fund të tetorit 2012 se ishin mbyllur hetimet kundër Azem Sylës, një aktgjykim që dënonte pesë të pandehur me 54 vjet burg e që tash e posedon gazeta, thotë se ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte figurë qendrore dhe drejtuese e një grupi kriminal përgjegjës për vrasje dhe eliminime.

Sipas aktgjykimit, arma për vrasjen e një personi ishte marrë nga vetura e Sylës, urdhri për likuidimin e një tjetri ishte marrë prej tij dhe po ashtu ai ishte në dijeni të plagosjes së një personi tjetër nga grupi.

Në aktgjykim, duke e ndërlidhur Sylën me organizatën që drejtohej nga zëvendëskryetari i tashëm i Partisë Demokratike të Kosovës aktualisht në pushtet, thuhet edhe se ai ishte komandant i UÇK-së dhe si i tillë ishte komandant i ZKZ/G2, që u pasuan nga ShIK-u.

Ish-Gjykata e Qarkut në Prishtinë, më 17 dhjetor 2012, pati shpallur aktgjykimin kundër Sadik Abazit, Shaban Sylës, Driton Hjdarit, Bekim Sylës, dhe Shpresim Ukës. Tre të fundit ende gjenden në arrati që nga ajo datë kur nuk ishin paraqitur as në gjykatë.

Sadik Abazi, Shpresim Uka dhe Bekim Syla akuzoheshin që në bashkëkryerje me dëshmitarin bashkëpunues Nazim Bllaca kishin vrarë Ibush Kllokoqin. Për këtë pikë të aktakuzës gjykata të tre të pandehurit i pati shpallë fajtorë dhe u pat shqiptuar dënim me burg.

„Sipas aktgjykimit, arma për vrasjen e një personi ishte marrë nga vetura e Sylës, urdhri për likuidimin e një tjetri ishte marrë prej tij dhe po ashtu ai ishte në dijeni të plagosjes së një personi tjetër nga grupi.

Sadik Abazi, Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Bekim Syla akuzoheshin po ashtu edhe për vrasjen në tentativë të Ismet Arifit në bashkëkryerje me Nazim Bllacën. Gjykata e kishte ri-kualifikuar veprën penale në tentim-rrëmbim të personit e cila vepër ishte parashkruar dhe akuza për pikën dy qe refuzuar.

Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Shaban Syla në bashkëpunim me Nazim Bllacën akuzoheshin edhe për vrasjen e rëndë të mbetur në tentativë të Adem Salihajt ish kryetarit të Ferizajt nga radhët e LDK-së. Secili ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me burg.

Të pandehurit morën një dënim total prej 54 vitesh burg.

Dëshmia e dëshmitarit bashkëpunues Nazim Bllaca ishte bazë e aktgjykimit.

Aktgjykimi, në pjesën arsyetuese, teksa flet për veprimet kriminale të të pandehurve, përmend edhe lidhjen që të pandehurit kishin me ShIK-un (Shërbimin Informativ të Kosovës), shef i së cilës ishte Kadri Veseli, tani zëvendëskryetar i PDK-së në pushtet.

——————————
Fahredin Gashi i kishte sjellë pistoletën Nazim Bllacës. Më pas ata së bashku kishin shkuar tek shtëpia e Ibush Kllokoqit, ku Nazim Bllaca me skorpion e kishte ekzekutuar.

Trupi gjykues, në krye me gjykatësin e EULEX-it Tore Thomassen, thotë se “gjykata ka provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se arma / pistoleta Skorpion e përdorur në lidhje me vrasjen e Ibush Kllokoqit iu dha Fahredin Gashit nga një person në veturë ku ndodhej edhe Azem Syla, … ajo iu dorëzua Nazim Bllacës”.

Gjykata flet edhe për urdhrin për eliminimin e Adem Salihajt, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës. “Gjykata gjeti përtej dyshimit të arsyeshëm se urdhri për të vrarë Adem Salihajn erdhi nga Azem Syla”.

Më 12 qershor 2000, Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Shaban Syla në bashkëpunim me Nazim Bllaën kanë tentuar ta vrasin Adem Salihaj. Atë ditë Driton Hajdari kishte vozitur një Opel Omega, duke e ndjekur makinën e Adem Salihajt.

Shaban Syla ishte i ulur në Opel Omega i armatosur me armë të dorës. Shpresim Uka dhe Nazim Bllaca kishin qenë në një BMW përpara Salihajt për ta ngadalësuar lëvizjen e tij. “Kur erdhi momenti i duhur, makina Omega kaloi pranë makinës së Salihajt dhe Shaban Syla ia drejtoi revoëln viktimës. Adem Salihaj menjëherë reagoi duke ia drejtuara armën e tij Shaban Sylës”, konstaton trupi gjykues…………….

http://gazetajnk.com/?cid=1,979,5378
Kosovë, deputetit Azem Syla i ndalohet hyrja në Zvicër
Ali Ahmeti – Azem Syla: A“Invalid psikik” në Zvicër, deputet në Kosovë< “Invalid psikik” në Zvicër, deputet në Kosovë 28 Shkurt, 2012 Kuvendi i Kosovës ka në gjirin e vet një “invalid psikik qind për qind”. Me këtë diagnozë Azem Syla ka arritur që nga Zvicra të marrë mijëra euro, të cilat shteti helvetik po kërkon t’ia kthejë, pas “zbulimit” që ka bërë se Syla është deputet në Kuvendin e Kosovës.

Në vendimin e Gjykatës Administrative të Kantonit të Solothurnit në Zvicër, një kopje të së cilit e ka siguruar “Koha Ditore”, janë numëruar siç quhen aty, mashtrime, sjellje joligjore dhe keqpërdorime nga Azem Syla, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. Syla është akuzuar nga Nazim Bllaca, i cili pretendon se ka qenë agjent i SHIK-ut, se ka qenë urdhërues vrasjesh pas luftës.

Në vendimin e kësaj gjykate thuhet se më 29 mars 2011, Enti për Migracion dhe Lejeqëndrime i Kantonit të Solothurnit në Zvicrën qendrore konstatoi se lejeqëndrimi i kategorisë C (“Niederlassungsbewilligung C”), me të cilin ishte i pajisur Azem Syla, ka skaduar. Rrjedhimisht Gjykata Administrative ka urdhëruar që Sylës t’i merrej lejeqëndrimi dhe ta lëshonte Zvicrën deri më 15 maj. Sipas vendimit të Gjykatës më 8 prill 2011, Syla është ankuar kundër vendimit.

Me vendim të 11 korrikut, Zyra Federale për Migracionin ka marrë vendim t’i ndalojë Azem Sylës udhëtimin në Zvicër në një kohëzgjatje prej 5 vjetësh

E. Z     ( lexuar 274 herë )

Syla promovierte 2006 in Politikwissenschaft am Leibniz University Institute of Arts and Science in Santa Fe (New Mexico). Während des Kosovokriegs 1998 bis 1999 war er Generalstabschef der Befreiungsarmee des Kosovo. Nach dem Krieg war er Verteidigungsminister Kosovos. Im Dezember 2010 wurde er in das Parlament der Republik Kosovo gewählt.[1][2]