Velipoje und Ulqini sind die Urlaubs Ziele der Kosovaren: Velipoja e Ulqini, në garë për turistët nga Kosova

Shengin ist ebenso zerstoert, wo die Idioten Mafia sogar den Wald ueber der alten Wasser Quelle abholrzte fuer illegalen Villen Bau und alle Abwaesser gehen wie in der Mafia Hochburg Vlore, Durres, Sarande ins Meer und verseucht die Straende. Kosovaren brachen ihre Investments ab in Albanien wegen totalen Betrug im Immobilien Geschaeft.

Velipoje, konnte in letzter Sekunde, durch Abriss Aktionen und einer erweiterten Bau Verbots Zone von 700 Meter, neuen Parks und neuen Bauemen Vieles retten.
Velipoja e Ulqini, në garë për turistët nga Kosova
 Publikuar: 23.07.2012 – 09:58

Shkodër-Velipojë, 23 korrik -  Velipoja dhe Ulqini janë vënë në garë se kush të tërheqë më shumë turistë nga Kosova. Ulqini pas vitit 1999 nuk është më destinacioni kryesor, madje i vetëm i qytetarëve nga Kosova, pasi hapja me vendin e konsideruar amë, Shqipërinë, u ka krijuar qytetarëve nga Kosova të kenë edhe mundësi të tjera zgjedhje për pushime, ku fillimisht Durrësi e më pas Golemi, Mali i Robit e Velipoja janë destinacione turistike të pushuesve nga Kosova, shkruan sot korrespondenti i “Kohës Ditore”. Megjithatë, në garë “rrotë në rrotë” me plazhin e Ulqinit është vënë plazhi i Velipojës, një nder destinacionet turistike të qytetarëve nga Kosova, sidomos të pjesës  jugperëndimore të saj. Në këto dy zona turistike, të cilat ndahen nga lumi Buna, sipas statistikave, aktualisht pushojnë rreth 240 mijë  turistë, numri më i madh i të cilëve është nga Kosova. Por konkurrenca mes Velipojës dhe Ulqinit shtrihet edhe në infrastrukturë. Ulqini, qytet në jug të Malit të Zi, i populluar me shumicë shqiptare, ka avantazhe me Velipojën dhe jo vetëm me Velipojën për traditën në hoteleri-turizëm, por edhe për numrin më të madh të zonave turistike. Por, nga ana tjetër, Velipoja ka avantazhin e çmimit më të lirë. Në Velipojë pushimet zgjasin 15 ditë, dhe për një 15-ditor çmimet mesatare në pikun e sezonit për një kabinë janë nga 25.000 (180 euro) deri në 35.000 (250 euro) lekë. Ndërsa në Ulqin pushimet janë 10-ditore dhe çmimet për një dhjetëditor të një kabine arrinë nga 250 deri në 400 euro, që do thotë rreth 10 për qind më shtrenjtë. Po kështu, konkurrenca është edhe në produktet ushqimore dhe në restorante. Në Velipojë çmimet janë dukshëm më të ulëta, në krahasim me Ulqinin. Por edhe në plazhin e Velipojës kanë filluar të “ngrenë krye” çmimet e përafërta me Ulqinin, duke filluar me shezllonet. Mungesa e plazheve publike është një zë kostoje për pushuesit. Tashmë në Velipojë një shezllon (ulëse) kushton 500 lekë (3.7 euro) ku gjithsesi një familje nga Kosova që ka marrë rrugën për në plazh i duhen të paktën dy shezllone ku i duhet të paguajë minimalisht 110 euro vetëm për qëndrimin në plazh. E ndërkaq Ulqini është në avantazh sa i përket sistemimit të plazheve, pastërtisë dhe sigurisë. Situata paraqitet e njëjtë sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm. Në njërën anë, në Velipojë kemi rrjet të amortizuar të ujësjellësit, i cili nuk e përballon fluksin e turistëve, e ndërsa, në anën tjetër, në Ulqin kemi nisjen e punimeve për sistemimin e këtij rrjeti. Ajo që nuk ndryshon dhe është e njëjtë si në Ulqin ashtu në Velipojë ka të bëjë me faktin që pushuesit janë kryesisht nga Kosova.Edhe Shqipëria, ashtu si Ulqini, por edhe vendet e tjera të rajonit, kërkon të krijojë traditën në përmirësimin e infrastrukturës hoteliere. Ky sezon turistik ka ardhur më i pasur në informacion për pushuesit, brenda dhe jashtë vendit. Të gjithë ata që e shohin Shqipërinë si një nga destinacionet për të pushuar, mund të marrin detaje të sakta lidhur me cilësinë dhe mundësitë që ofrojnë resortet apo hotelet në vend. Shoqata shqiptare e Turizmit dhe Ministria e Turizmit, e Kulturës, e Rinisë dhe e Sporteve, në bashkëpunim me programin e USAID-it, kanë bërë të mundur vendosjen e yjeve të hoteleve në Shqipëri, pas kontrolleve dhe inspektimeve për kriteret e plotësuara. Inspektimet janë realizuar nga një grup ekspertësh të pavarur, të trajnuar nga ekspertë ndërkombëtarë mbi sistemin e markës dhe të cilësisë. Deri tani janë vlerësuar 100 hotele ku çdokush mund të informohet për yjet që mbajnë dhe hollësitë e tjera të nevojshme për ditët e qëndrimit në Shqipëri. Nga ky klasifikim hotelet shqiptare janë vlerësuar mesatarisht me katër yje. Në faqen www.authenticalbania.com listohen të gjitha hotelet që kanë marrë Markën e cilësisë, yjet e vendosura dhe klasifikimi sipas renditjes: Ar, Argjend dhe Bronz. Në këtë faqe sqarohen të interesuarit, ku ndodhet hoteli, lehtësitë e ofruara në infrastrukturë, çfarë lejohet e çfarë ndalohet, si dhe aktivitetet apo mundësitë e tjera që ofrohen nga zona. Po ashtu jepet edhe informacion për karakteristikat dhe specialitetet për të cilat njihet hoteli. Programi i Markës së cilësisë “Authentic Albania” mbështet biznese të sektorit të turizmit në Shqipëri, duke ndërtuar një sistem që ofron standarde të cilësisë për produktet e hotelerisë, duke u ofruar bizneseve mundësi të reja për zhvillim. Ky program do të jetë i pari i këtij lloji që vlerëson cilësinë e njësive akomoduese në Shqipëri. Struktura e Markës së cilësisë “Authentic Albania” është ndërtuar mbi 37 kriteret ndërkombëtare të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, një iniciativë globale e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.

http://www.kohaditore.com/?page=1,3,108413

Das Gesundheits Ministerium macht durchaus Etliches, wenn es die Abwasser Belastung feststellt, aber es wird kein illegales Lokal, noch Hochhaus abgerissen, noch geschlossen.

Wie vorher gesagt. Auch in Shengin verlassen Urlauber die Hotels und kommen nicht mehr zurueck. Alles wird in Albanien zerstoert, durch llegale Bauten.

Lista e re me plazhet e ndotura në vend, ja zonat ku nuk duhet të lahen qytetarët
User Rating: / 0
PoorBest

Details
Published on Saturday, 21 July 2012 00:00
Written by SOT NEWS
Hits: 117

Share
inShare0

b_170_115_16777215_0___images_1AKTU_liqeni.jpgKëtë sezon turistik, niveli i ndotjes në plazhet e vendit është kthyer në një makth për pushuesit. Për këtë arsye, Ministria e Mjedisit, ashtu si edhe çdo vit tjetër, ka nisur inspektimet në zonat bregdetare për të parë se sa të përshtatshme janë kushtet në këto plazhe për të mirëpritur pushuesit. Deri tani, Ministria e Mjedisit ka gjobitur 6 subjekte, në zonën e Durrësit, të cilat nuk kanë qenë të pajisura me dokumentet për trajtimin e ujërave të zeza.

Këtë fakt e konfirmon edhe drejtori i Kontrollit të Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit, Alfred Deshati. Sipas tij, kontrolli ditët e fundit është fokusuar tek zona e Golemit deri tek Shkëmbi i Kavajës, një zonë ku janë gjobitur 6 subjekte, mes të cilave edhe komuna e Rrashbullit dhe Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve të Durrësit. Deshati shpjegon për gazetën “Sot”, se deri tani Ministria e Mjedisit ka aplikuar gjoba në shumën 5-10 milionë lekë dhe deri në pezullimin e aktivitetit. “Kontrolli është fokusuar për dokumentet për trajtimin e ujërave të zeza. Deri tani në zonën e Golemit deri tek Shkëmbi i Kavajës janë gjobitur 6 subjekte, në shumën 5-10 milionë lekë të vjetra. Madje, në tërë vendin janë 73 stacione, të cilat janë përcaktuar si zonat ku do të merren kampionë”, u shpreh Deshati.

Plazhet më të ndotura në vend

Ministria e Mjedisit ka përcaktuar disa “njolla të zeza”, tek të cilat është e rrezikshme për të kryer plazh, për shkak të ndotjes së këtyre zonave. Drejtori i Kontrollit të Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit, Alfred Deshati, pohon se ka disa zona në Durrës që janë përcaktuar si të papërshtatshme për plazh, si dhe në disa plazhe të tjera të vendit. “Në Durrës janë disa zona që janë përcaktuar si të papërshtatshme për të bërë plazh. Kështu, kemi zonën e Kavaleshencës dhe zona tek Përroi i Agait. Por, kemi edhe një zonë në plazhin e Vlorës, siç është zona tek Plazhi i Vjetër, nga porti deri tek hyrja e tunelit”, u shpreh Deshati. Sipas tij, deri vjet edhe zona e Currilave në plazhin e Durrësit ka qenë në zonën e plazheve të ndotura. Por, këtë vit, sipas Deshatit, kjo zonë është zhdukur nga zona e njollave të zeza, pasi zona e Currilave në Durrës është pastruar. Gjithashtu., ai tregon se zona më e përshtatshme për të kaluar pushimet është zona e rivierës, jugu i Shqipërisë. Në një prononcim për gazetën “Sot”, drejtori i Kontrollit të Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit, Alfred Deshati tregon edhe mënyrën se si procedohet me të gjithë subjektet që penalizohen për mospasjen e dokumenteve për trajtimin e ujërave të zeza. Sipas Deshatit, fillimisht kryhet inspektimi dhe pas këtij inspektimi vendoset nëse do të gjobitet apo jo subjekti. “Pas inspektimit, vendoset masa administrative me gjobë, më pas vjen pezullimi i aktivitetit. Madje, në disa raste rrezikon të ndiqet edhe rruga e ndjekjes penale të këtyre subjekteve”, u shpreh Deshati. Por, sipas tij, problem ngelet ekzekutimi i këtyre gjobave, pasi ky proces kryhet nga pushteti lokal. Madje, Deshati i bën thirrje këtij të fundit që të marrë masa konkrete dhe serioze në përmirësimin e situatës në zonat ku shfaqen probleme. Kreu i Kontrollit të Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit, Alfred Deshati bën me dije se është përgjegjësi e pushtetit lokal përmirësimi i kushteve në të gjitha zonat, ku shfaqen probleme me ndotjen.

Pushuesit braktisin plazhin e Shëngjinit, shkak ndotja
Papastërtia në plazhin e Shëngjinit është problemi më shqetësues për pushuesit. Kjo ka bërë që shumica e tyre ta braktisin këtë plazh. “Pastërtia nuk është nivel që duhet, 12 orë papastërti. Nëse vazhdon kështu shpejt do të largohet shumica, unë nuk vij më këtu. Kam tre vjet që vij, dhe vit pas viti më keq po e gjej”, shprehet një pushues. Problematikat e trashëguara nga njëri vit në tjetrin, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me mungesën e higjienës dhe infrastrukturën, i kanë mbajtur larg edhe pushuesit tradicionalë. Por, sikur të mos mjaftonin problemet me papastërtitë, gjatë 3 ditëve të fundit, kushtet atmosferike nuk po favorizojnë sezonin turistik në Shëngjin. Erërat e forta kanë minimizuar numrin e pushuesve edhe pse jemi në pikun e sezonit.

Ministria e Shëndetësisë: Ja si përfitojnë emigrantët nga shërbimi shëndetësor në vend

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike ditën e djeshme të gjitha përfitimet që mund të kenë emigrantët e kthyer për pushime verore nga shërbimi shëndetësor në Shqipëri. Kështu, me kthimin e emigrantëve për pushimet verore, Ministria e Shëndetësisë ka sjellë në vëmendje se si mund të përfitojnë ata nga shërbimi shëndetësor shqiptar gjatë kohës së qëndrimit në vend. Në një udhëzim të posaçëm të kësaj ministrie, bëhet me dije se shtetasit shqiptarë, që jetojnë e punojnë jashtë vendit, mund të përfitojnë nga shërbimi shëndetësor kur kthehen në vend, kundrejt përmbushjes së kërkesave ligjore për përcaktimin e mjekut të familjes dhe për sigurimin e tyre pranë organeve përkatëse, si dhe duke zbatuar rregullat e sistemit të referimit. Në këtë udhëzim Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar të gjitha procedurat që duhet të ndjekë një emigrant për të përfituar nga shërbimi shëndetësor në vend. “Personi duhet të zgjedhë mjekun e familjes, i cili i hap kartelën personale dhe bën regjistrimin e tij në regjistrin themeltar të banorëve që mbulon me shërbim shëndetësor ky mjek. Po ashtu, personi i interesuar duhet të saktësojë statusin e tij sipas Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore, nëpërmjet paraqitjes së dokumentacionit për përcaktimin e kategorinë sipas ligjit për të përfituar nga Skema e Sigurimeve Shëndetësore në vend, apo nëpërmjet sigurimit vullnetar”, thuhet në udhëzimin e MSH. Veç të tjerash, në këtë udhëzim përcaktohen edhe të gjitha dokumentet e duhura që emigrantët duhet të paraqesin për t’u siguruar. “Për të përfituar nga shërbimi shëndetësor në vend, fillimisht emigrantët duhet të paraqesin librezën e punës, vërtetimin nga Zyra e Punës, vërtetimi i asistencës kur është në asistencë, vërtetimi i ndihmës ekonomike, libreza e pensionit kur ka dalë në pension, vërtetimi përkatës nga Komisioni Epror Mjekësor (KEMP) kur ka ndonjë sëmundje invaliduese, certifikata për fëmijët e moshës 0-16 vjeç, etj”, citohet në udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu, kjo e fundit bën me dije se për të gjithë ata që nuk e gjejnë veten në kategoritë e mësipërme, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ofron sigurimin vullnetar. Ministria e Shëndetësisë sqaron se pas plotësimit të procedurave, personat përfshihen menjëherë në skemë dhe pajisen me librezën e shëndetit. Ndërsa, po sipas këtij udhëzimi, zbatimi i sistemit të referimit nga niveli më i ulët në nivelin me të lartë lehtëson marrjen e shërbimit bazë dhe atë të kualifikuar në mënyrë të barabartë në institucionet e duhura dhe në kohën e duhur.

Ëollfarth takon të verbrit: Më shumë mbështetje për këtë kategori

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Eugen Ëollfarth ka kërkuar që personat me aftësi të kufizuar të mbështeten në çdo nivel. Këtë apel ambasadori i prezencës së OSBE në vend e ka bërë gjatë takimit të realizuar me kryetarin e Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj. Gjatë këtij takimi, ambasadori Ëollfarth u shpreh se gjatë hartimit të ligjeve është e rëndësishme që të dëgjohet zëri i personave me aftësi të kufizuar. “Personat me aftësi të kufizuar kanë nevojë për mbështetje në çdo nivel. Ndërgjegjësimi i shoqërisë dhe përgjegjshmëria për anëtarët e këtij komuniteti është rritur dhe kjo duhet vlerësuar. OSBE e mbështet integrimin e këtyre personave në shoqëri. Në hartimin e ligjeve të reja është e rëndësishme që të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe sidomos nëse bëhet fjalë për personat me aftësi të kufizuar. Kjo kategori shoqërie duhet të marrë mbështetjen edhe në aspektin ekonomik, pasi ata kanë nevojë për një kosto të më të lartë për të jetuar”, theksoi Ëollfarth. Nga ana tjetër, kreu i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj i ka kërkuar qeverisë më tepër bashkëpunim për zgjidhjen e problemeve.

Anglia premton mbështetje për shëndetësinë shqiptare

Mbretëria e Bashkuar ka ofruar mbështetjen e saj për sektorin e shëndetësisë në vendin tonë. Kjo gjë u theksua gjatë takimit mes ministrit të Shëndetësisë, Vangjel Tavo me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Cannon. Gjatë këtij takimi, ministri Tavo vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi do të thellohet edhe më tej në fusha me interes reciprok. Veç të tjerash, në këtë takim është folur mbi projektet e përbashkëta në fushën e shëndetësisë. “Përvoja e marrë veçanërisht në fushën e shëndetit mendor ka qenë shumë efektive. Një përqasje të modelit anglez në lidhje me shëndetin mendor tashmë kemi praktikuar në Tiranë. Një tjetër mbështetje në këtë fushë do të ishte shumë e mirëpritur”, u shpreh ministri Tavo. Nga ana e tij, ambasadori Cannon vuri në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, duke vënë theksin edhe tek rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat e tjera të shëndetësisë. Madje, në fund të këtij takimi është folur dhe mbi mundësitë e nënshkrimit të një marrëveshje në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve.

Spitalet e Tiranës marrin dhuratë 100 karroca invaliditeti

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, si dhe Spitali Ushtarak janë pajisur me 100 karroca invaliditeti. Dhurimi është bërë nga fondacioni “Fëmijët Shqiptar”. Ky donacion ka për qëllim mbështetjen e shërbimeve klinike të këtyre spitaleve për të mundësuar transportimin e të sëmurëve, të cilët për shkak të shkallës së sëmundshmërisë e kanë të pamundur lëvizjen brenda territorit spitalor për nevoja diagnostikuese apo trajtuese. Lidhur me këtë donacion, drejtori i QSUT, Sajmir Ivziku u shpreh se këto karroca do t`u vijnë në ndihmë mijëra pacientëve që priten si raste urgjente. Po ashtu, edhe drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Miha theksoi se një ndihmë e këtij lloji ishte mëse i nevojshëm për spitalin. Në këtë spital fondacioni dhuroi 30 karroca invaliditeti, kryesisht për shërbimin e urgjencës së këtij spitali dhe pavijonin e kardiokirurgjisë. Ndërsa, në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” u dhuruan 20 karroca invaliditeti, të cilat do të shpërndahen në urgjencë.
Aurora Koromani
http://sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=39201:lista-e-re-me-plazhet-e-ndotura-ne-vend-ja-zonat-ku-nuk-duhet-te-lahen-qytetaret&catid=220:aktualitet-gazeta&Itemid=482

Comments are closed.