Enver Robelli: Kur dhelpra kalli bishtin e vet – und der Frankenstein des Balkans: Shaip Muja

 Enver Robelli Enver Robelli

 

Publikuar: 23.02.2012 – 20:01

Kamishiada mori fund. Prapa mbeti shija e keqe e rrenave, shpifjeve dhe spiunimit ilegal të qytetarëve. Këtë lloj “politike” po e mbështet Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Kamishiada është edhe një arsye më shumë që PDK të zgjedh: a dëshiron të jetë më tutje parti jodemokratike apo subjekt politik që konkurron me vlera? PDK nuk mund të jetë parti normale derisa funksionarë të saj veprojnë si specialistë për spiunazh antiligjor. Nëse vazhdon kjo situatë, atëherë PDK duhet të trajtohet si parti jashtë sistemit demokratik dhe kornizave ligjore

Historia kamishoide doli ashtu siç pritej: çohet një dhelpër dhe e kall bishtin e vet – pasi i ka shmangur diku krejt pulat e katundit! Kështu u soll një deputet i PDK-së javëve të fundit në përpjekjen e tij për të njollosur rivalë politikë, personalitete publike dhe figura të shoqërisë civile. Kur dikush në mënyrë të tillë mizore ndot debatin publik, ai s’e meriton as t’i përmendet emri. Cilat ishin “foktet” që prezantoi ky “përfaqësues i popullit”? Disa përralla rrugaçësh, disa pyetje sugjestive të mësuara përmendsh nga praktikat e shërbimeve staliniste të spiunazhit dhe jo pak krekosje pseudopatriotike. Për të plasuar rrenat e tij deputeti keqpërdori foltoren e Kuvendit të Kosovës (le të mbetet në ndërgjegjen e kryetarit Jakup Krasniqi lejimi i një fjalimi të tillë), u përpoq të instrumentalizojë mediumet dhe pothuaj hapur tregoi se potencialisht çdo qytetar i Kosovës mund të jetë viktimë e spiunazhit ilegal të një shërbimi të fshehtë partiak, në këtë rast shërbimit të PDK-së, i cili, mes tjerash, qenkësh marrë edhe me matje të suxhukut dhe me degustim të verës. Në krahasim me veprime të tjera të përmendura nga eksponentë të këtij shërbimi të nëntokës, matja e suxhukut dhe degustimi i verës duken si aktivitete humanitare. Me leje të kujt bëhen të gjitha këto veprime ilegale? Cila është baza e tyre ligjore? Kush dhe çka i jep të drejtë një shërbimi sekret ilegal dhe ekstra-partiak të merret me njollosjen e rivalëve politikë, të ngre kurthe e të sajojë afera? Kush ka formuluar politikat e këtij shërbimi? Si është financuar? Kush i ka caktuar caqet dhe definuar objektivat? Kujt i ka raportuar? Ku është e arkivuar “trashëgimia e pasur” e këtij shërbimi, që gjoja paskësh punuar “në të mirë të Kosovës”? Po thasët e nxjerrë nga kabineti i Vojislav Koshtunicës? A mos kanë qenë thasë të zbrazët, që në Kosovën e pasluftës janë shfrytëzuar për t’ua vendosur në kokë rivalëve politikë shqiptarë para se ata të dërgoheshin në rrugën pa kthim? A duhet të frikësohen qytetarët që thasët s’janë harxhuar ende dhe mund të përdoren edhe në të ardhmen nga shërbimi i PDK-së? Pa marrë përgjigje të merituar dhe thelbësore këto pyetje, çdo përpjekje për të lozur valle patriotike është e dënuar të dështojë. 

Si në pazarin e Shabacit

Një skandal tjetër ishte sjellja e PDK-së, konkretisht grupit të saj parlamentar, i cili e përkrahu kamishiadën, që duket të jetë versioni kosovar i “šabački vašar”-it, me një dallim të vogël: në pazarin e Shabacit njerëzit kur flasin budallallëqe këtë e bëjnë pasi kanë pirë raki pa hesap, ndërsa në skenën politike të Kosovës llomotitet esëll. Në emër të grupit parlamentar të PDK-së kamishiadën e mbështeti zëshëm Adem Grabovci, i cili ndokujt mund t’i jetë dukur si arkëtar apo postier i nëntokës. Deputetët e tjerë të PDK-së me apo pa vullnet morën rolin e statistëve, së paku publikisht askush nuk guxoi të kundërshtojë shpifjet. Privatisht disa deputetë të PDK-së kanë filluar të skuqen për kamishiaidën, duarkurthuar ata po kërkojnë të shfajësohen (“Politikë është kjo!”) Disa vogëlushë partiakë u përpoqën madje të distancohen nga kamishiada. Disa të tjerë po arsyetohen se kjo qenkësh “agjendë politike”, rrjedhimisht nuk duhet të merret seriozisht, sepse shpesh çka flitet në Kuvend “është për konsum brendapartiak”. Kështu mund të mendojnë ata që foltoren e Kuvendit e kanë ngatërruar me gropën septike në oborr të shtëpisë vetjake. Por kamishiada nuk mund të kalohet dhe nuk mund të harrohet nga publiku me këso arsyetimesh bajate. Kamishiada ishte, në fakt, cirk politik për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale të Kosovës, nga korrupsioni galopant, nga krimi i organizuar i lidhur me “të fortit e politikës”, nga aventurat negociatore me Serbinë të nisura pa konsensus të gjerë publik.

Një kooperativë rrenash

Çka na tregon kamishiada? Na tregon se PDK sot është degraduar keq nga nëntoka dhe është shndërruar në një biçim-parti rrenash e shpifjesh. E tillë si është sot dhe si vepron PDK është “parti” përtej kornizave ligjore dhe jashtë sistemit demokratik edhe ashtu të dobët kosovar. Kush politizon përtej kësaj kornize, kush spiunon qytetarët me dosje rrenash, e sidomos kush merr rolin e pizevengut politik dhe hidhet në gjueti shtrigash, nuk duhet të trajtohet si ofertues normal politik, sepse tashmë e ka zbritur veten në nivelin e kopesë pseudopolitike. Kush i jep votën një partie të tillë nuk i ndihmon këtij vendi! PDK së pari duhet të spastrohet prej këtyre anomalive. Tek atëherë mund të kërkojë votën e qytetarëve. Deri atëherë qytetarët e Kosovës duhet të mbështesin alternativa të tjera politike. Derisa një parti nuk e kupton se votat fitohen me programe politike dhe jo me shpifje e spiunim të rivalëve politikë dhe kritikëve publikë – ajo parti nuk e meriton votën e asnjë qytetari. Është momenti që për këtë të mendojnë edhe shumë aktivistë të PDK-së, të cilët nuk e kanë shitur dinjitetin dhe ende dinë të skuqen. Këta njerëz nuk duhet ta lënë partinë të mbetet e tillë – një kooperativë rrenash.

Në zgjedhjet e fundit të vjedhura sidomos nga PDK kryeministri i tanishëm pandërprerë ka folur për vlerat evropiane, për integrimet evropiane, për ligjet evropiane, për kriteret evropiane, për përvojën evropiane, për të arriturat evropiane që Kosova do t’i përvetësojë. Broçkulla pa fund. Çfarë partie e vlerave evropiane është PDK u pa këto ditë, kur njëri prej deputetëve më të zhurmshëm të saj, Shaip Muja, doli si dëshmitar para gjyqit për njërën prej aferave më të mëdha të Kosovës së pasluftës, ku përmendet transplantimi ilegal i organeve në klinikën Medicus, rekrutimi i pacientëve dhe dhuruesve të organeve në vende të tjera, bashkëpunimi me mjekun kundërthënës turk Yosuf Somnez – dr. Vampirin e famshëm nga Turqia, që u portretua madje edhe nga “New York Times”. 

Para gjyqit Shaip Muja tha se nuk kishte të bënte asgjë me aferën Medicus, por për çudi gati të gjithë protagonistët i njihte. Foli edhe për “korrespondencën” e tij me Ministrinë e Shëndetësisë dhe angazhimin e tij që Medicusit t’i jepej leja për transplantime. Këtë, tha ai, e kishte bërë – gjoja – për arsye humane, për shkak të “obligimit moral”. Dëshmitari Muja deklaroi se në një dasmë e kishte takuar Yosuf Somnezin, sepse “është traditë që të takohen në mes vete të gjithë dasmorët”. A është vërtet kjo traditë shqiptare? Mund ta paramendojmë takimin e dr. Mujës me dr. Somnezin: “Hello Mr. Vampire! Have we met before?” Para hiç më larg se një viti një funksionar i rangut të lartë nga radhët e PDK-së, në një moment sinqeriteti, tregonte se “një pjesë të raportit të Dick Marty-it që ka të bëjë me pasluftën kryeministri Hashim Thaçi e ka dhuratë edhe nga Shaipu Muja”. Në rrethin e ngushtë të Thaçit ende ka njerëz, ndonëse jo shumë, që së paku nuk pajtohen që politika të shfrytëzohet për lloj-lloj allishverishesh. Në Kosovën e sotme figura të tilla si Shaip Muja janë deputetë të Kuvendit të Kosovës, madje krekosen se janë “miq të Amerikës”. Në vendet e tjera publiku për persona si dr. Muja  e dr. Somnez do të merrte vesh vetëm nga kronika e zezë.

Shkolla staliniste

Derisa Kosova terrorizohet nga kamishiadat dhe shaipmujiadat në veri mbahet referendum ilegal, i cili mund të jetë uverturë për krijimin e Republika Srpska të veriut të Kosovës. Kështu Kosova rrezikon të bëhet shtet edhe më jofunksional dhe peng i kryeneçësisë nacionaliste dhe kontrabandiste. Derisa publiku terrorizohet me përralla, Republika e re në pothuaj çdo raport ndërkombëtar zë vend prominent me dy fëlliqësi: krim e korrupsion. Derisa Kosova argëtohet keq nga PDK, eksponentë të kësaj partie, të cilët në parlament kanë hyrë me vota të vjedhura, pa asnjë fije turpi i referohen pikërisht votës së popullit, madje thonë se atë e paskan fituar për dallim nga oponentët politikë. Duke u bazuar në shkollën staliniste votëplaçkitësit e PDK-së mund të përsërisin si papagaj se e kanë „besimin e popullin“, por kjo rrenë s’bëhet kurrë e vërtetë, as me buçima kafehanesh, as me thirrje dëshpëruese-byrytëse nëpër forume interneti. Krahas budallallëqeve të kamishave, llullave, çibukëve, cigarishteve dhe pipave të duhanit mos të harrojmë këtu edhe suxhukun, suxhukometrin e shpikur në rajonin e Klinës, kamishometrin për matjen e koeficientit të spiunazhit inekzistent, verometrin (“verë Rahoveci, Shabaci apo Podgorice?”), zvonkoveselinoviqometrin, naftometrin, kosovapetrolometrin dhe shumë metra të tjera. Kështu kalon koha jonë e çmuar derisa të tjerët krijojnë fakte, ndërsa PDK vjellë “fokte” e shpifje. 

robelli@bluewin.ch

http://www.kohaditore.com/?page=1,9,89059

Westerwelle, erreichte den Druchbruch bei den Verhandlungen der Serben mit der Kosovo Regierung

Damit hat Westerwelle, mehr erreicht als 3 Aussenminister davor. Vor allem die Desaster und Bestechungs Aussenminister Steinmeier haben einen Milliarden Schaden angerichtet und nur im Sinne der dümmsten Balkan Mafia gearbeitet.

Der Dumm Bande in Phristina, ist wie man seit Jahren weiss, auf dem Niveau eines Klein Kindes, extrem geringe Bildung und über die Einwände aus Phristina, urteilte die EU: „Kindisch“!  Es ist halt schwierig,  wenn man auf Kinder Niveau argumentiert.

Noch zu Wochenbeginn hatte die kosovarische Regierung in Brüssel ein 16-seitiges Schreiben mit einer Vielzahl von Einwänden und der Empfehlung präsentiert, Belgrad den EU-Kandidatenstatus weiter zu verweigern. EU-Verhandler nannten diesen Brief „kindisch“.

Ausschlaggebend für den Kurswechsel der EU gegenüber Serbien war offenbar das Umschwenken der deutschen Regierung und insbesondere das Engagement von Außenminister Guido Westerwelle. Der würdigte am Donnerstagabend nach seinen Gesprächen mit Präsident Boris Tadíc in Belgrad vor allem die Fortschritte im Bereich der Reisefreiheit für die Bürger des Kosovo. Eine „klare europäische Perspektive“ Serbiens sei gut für Europa und gut für die Stabilität in der Region. „Das ist der Grund“, so Westerwelle,“weshalb wir Deutsche sie unterstützen“.Spiegel

Jeremic: Der Besuch von Westerwelle war Schlüssel für die Vereinbarung Drucken

24.02.12

 Der Außenminister Serbiens Vuk Jeremic hat erklärt, dass der gestrige Besuch des deutschen Chefdiplomaten Guido Westerwelle in Belgrad der Schlüssel für die Räumung der Missverständnisse und für die Vereinbarung Belgrads und Pristinas war. „Nachdem alle Missverständnisse zwischen den Staatsspitzen Serbiens und Deutschlands aus dem Weg geräumt wurden, gab es keinen Raum mehr für Pristina, sich der Lösung zu widersetzen“, sagte Jeremic dem Belgrader Fernsehsender „Prva“. Jeremic betonte, dass mit der Vereinbarung das Kosovo bei Regionalforen nicht als Staat repräsentiert wird, weil es kein Staat ist, solange es Serbien gibt. Jeremic bewertete, Serbien sei jetzt nur einen Schritt von der EU-Kandidatur entfernt.

 

Dacic: Das Abkommen schützt die Interessen Serbien Drucken

24.02.12

 Der Vizepremier und Innenminister Serbiens, Ivica Dacic, hat bewertet, dass die Brüsseler Vereinbarung der Delegationen Belgrads und Pristinas zeigt, dass Serbien fähig ist, seine Nationalinteressen zu schützen, indem es auf einer konstruktiven und friedlichen Lösung besteht. Für Serbien sei es wichtig, dass die UN-Resolution 1244 in der Fußnote der Bezeichnung der Provinz stehe, sagte der Minister und betonte, es habe sich gezeigt, dass eine Vereinbarung erreicht werden könne, wenn man Druck auf Pristina ausübe. Der Minister präzisierte, dass das Kosovo auf asymmetrische Weise vorgestellt wird, wie es mit allen Territorien ist, die Probleme mit Souveränität haben. Dacic sagte, es sei wichtig, die Fortsetzung des Dialogs zu ermöglichen, weil das im Interesse aller Bürger der Region und des Kosovo sei.

 

Cvetkovic: Vereinbarung mit Pristina ausbalanciert Drucken

24.02.12

 Der Premier Serbiens, Mirko Cvetkovic, hat Zufriedenheit mit der heutigen Vereinbarung der Verhandlungsteams Belgrads und Pristinas über die regionale Repräsentation des Kosovo und die integrierte Verwaltung der Administrativgrenze geäußert. Er sagte, dass die vereinbarten Formulierungen ausbalanciert und im Einklang mit den Nationalinteressen Serbiens sind. Der Premier bewertete, nun sei es realistisch, zu erwarten, dass Serbien im März beim EU-Gipfel den Kandidatenstatus für die Mitgliedschaft in der Union bekommt.

 

Banjaluka: Regionalkooperation im Kampf gegen Überschwemmungen vereinbart Drucken

24.02.12

 Vertreter der Regierungen beider Entitäten Bosnien und Herzegowinas, Serbiens, Montenegros und Kroatiens haben in Banjaluka mitgeteilt, dass die Länder der Region Solidarität in Ausnahmesituationen zeigen sollten. Beim Treffen, welches organisiert wurde, damit die Vertreter der Länder der Region koordiniertes Handeln im Falle von Überschwemmungen vereinbaren können, wurde erklärt, dass die Bedeutung des Treffens den direkten Grund für die Versammlung übersteigt, und dass seine wahre Botschaft ist, dass die Länder bereit sind, in Ausnahmesituationen solidarisch zu sein. Der Premier Serbiens, Mirko Cvetkovic, hat nach dem Treffen erklärt, dass die Teilnehmer eine positive politische Botschaft über Solidarität der Länder der Region gesandt haben. Der Gastgeber des Treffens, der Premier der Republika Srpska, Aleksandar Dzombic, hat erklärt, es sei vereinbart worden, dass die zuständigen Ministerien der Länder in Koordination bleiben, für den Fall, dass sich die hydrologische Situation bis Ende des Winters verschlechtert.

 

Hilary Clinton begrüßt Vereinbarung Belgrads und Pristinas Drucken

24.02.12

 Die US-Staatssekretärin Hilary Clinton hat erklärt, mit der erzielten Vereinbarung in Brüssel hätten Belgrad und Pristina einen weiteren Schritt zur gemeinsamen europäischen Zukunft getan. Clinton bedankte sich bei der EU für die Schirmherrschaft der Gespräche zwischen Belgrad und Pristina.

 

Vuk Jeremić (file)

German minister’s visit „key for success of talks“

Friday 24.02.2012 | 20:13 | Source: Beta | Comments: (0) | Send comment BELGRADE — Foreign Minister Vuk Jeremić say Thursday’s visit of his German counterpart played a key role in a deal reached today between Belgrade and Priština negotiators.

Die immer selben Faschistischen Mafia Kreise im Kosovo hetzen natürlich auch wie immer aus purer Dummheit gegen das Abkommen, obwohl es vollkommen richtig, nur den rechtlichen Zustand festhielt.