Februar 2012
M D M D F S S
« Feb   Mrz »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829  
Links

Situatë e vështirë e kthimit të pronave në Shqipëri

Situatë e vështirë e kthimit të pronave në Shqipëri

Banka Botërore parashikon që moskthimi ende i pronës tek pronarët e ligjshëm dhe mungesa e titujve të pronësisë të kthehet në një pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Durrës

Marrja e pronës në Shqipëri mbetet ende një ëndërr. Kështu e përshkruan situatën lidhur me pronat Banka Botëerore në raportin e saj. Ajo shkon më tej kur thekson se shkak për këtë situatë është “kaosi proceduarial, ligjor dhe korrrupsioni”.

Numri i pronarëve, për të cilët marrja e pronës dhe e titujve të pronësisë mbetet një ëndërr është jo i vogël. Njëri prej tyre, Drini Kurti thotë për programin shqip të DW: “Nuk i kam marrë ende pronat në Krujë, që i trashëgoj nga prindërit e mi, të shpronësuar nga regjimi komunist. Janë bërë shumë padrejtësi: janë fallsifikuar dokumenta, janë marrë pronat e të tjerëve. Ku nuk kam shkuar për të marrë pronat e mia.. në qeveri, në Parlament, në gjykatë por asgjë nuk kam arritur. Të gjithë më kanë sorollatur dhe të drejtën time nuk e kam gjetur.”

Qeveria dhe gjykatat kanë dështuar në çështjen e pronave

Kjo situatë është në bazë të konstatimit të Bankës Botërore se “qeveria dhe gjykatat në Shqipëri kanë dështuar në zgjidhjen e çështjes së pronës.” Raporti i BB vë në dukje se një dështim i tillë ka filluar që me regjistrimin e paplotë fillestar të titujve të pronësisë, mungesën e kartelave të sakta kadastore dhe informacioni të paplotë për pronësinë. Dhe më pas është rënduar nga zbatimi i paplotë ose moszbatimi i legjislacionit, të hartuar enkas për kthimin ose kompernsimin e ish pronarëve, pronat e të cilëve u konfiskuan nga regjimi i kaluar.

Dështimi i shtetit dhe i gjykatave për të zgjidhur çështjen e pronës ka sjellë ndërkohë vetëgjyqësi, konflikte dhe përçarje sociale, vëren BB. Agim Toro, sekretar i përgjithshëm i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” thotë për DW se janë shtuar së tepërmi konfliktet dhe vrasjet për pronën.

“Rastet e konflikteve për tokën dhe pronën janë 4979 në fshat dhe 3163 në qytet. Të dyja bashkë e kalojnë shifrën e 8 mijë vetëve. Është fjala për raste kur ka gjak të derdhur, kur ka të vrarë ”thotë Z. Toro.

Ndërtime të paligjshme dhe prona të papërdorshme.

Banka Botërore në raportin e saj e sheh edhe ekzistencën e qindra ndërtimeve të paligjshme në Shqipëri pikërisht me moszgjidhjen e çështjes së pronës. 1/3 e gjithë ndërtimeve të kryera në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve, thekson raporti, janë të paligjshme. Sipas raportit përgjegjësia “për këtë situatë bie mbi autoritetet shtetërore që nuk kanë penguar zënien e paligjshme të tokës”.

Krahas numrit të madh të ndërtimeve të paligjshme mungesa e titujve të pronësisë ka sjellë në Shqipëri edhe një fenomen tjetër: pronat e papërdorshme. Pronarët që nuk i kanë marrë këto tituj nga Kadastra nuk mund t’i përdorimn për ndërtime apo investime pronat e tyre. Kjo sjell edhe frenimin e investimeve të huaja, aq të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut -shpresë që ëndrra të bëhet realitet

Banka Botërore në raportin e saj konstaton se një numër në rritje i pronarëve i janë drejtuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg për të marrë pronat e tyre.

“Deri tani ka 530 ankimime të pranuara për t’u shqyrtuar nga kjo Gjykatë. Gjatë vitit të kaluur janë dhënë 26 vendime pro pronarëve. Gjithsesi Strasburgu ka tërhequr vëmendjen se çështja e pronave duhet zgjidhur brenda Shqipërisë përndryshe shteti shqiptar do të ndëshkohet.” thotë Agim Toro nga shoqata “ Pronësi me Drejtësi.”

Fitimin e proceseve gjyqësore në Gjykatën e Strasburgut nga pronarët, Banka Botërore, në raportin e saj e konsideron “ një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin e BE për shqetësimet që lidhen me të drejtën e pronës në Shqipëri.”

Zgjidhja e problemit të pronës, kthimi i saj tek pronarët e ligjshëm është një nga 12 prioritetet që BE pret të zbatohet nga Shqipëria, për të merituar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Shqipërisë ky status i është refuzuar nga BE dy vjet rradhazi për shkak të krizës politike dhe mungesës së dialogut politik mes palëve.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama

“Kultur der Straflosigkeit” in Albanien

Ein Enthüllungsvideo war vor einem Jahr Anlass für die Demonstrationen gegen Korruption in Albanien. Vier Menschen starben. Der damalige Vizepremierminister, der auf dem Video zu sehen war, wurde jetzt freigesprochen.

………..

Korruptions-Prozesse eingestellt oder verschoben

Norbert Mappes-NiediekNorbert Mappes-Niediek

Dieses Auftrumpfen empfindet der Journalist Norbert Mappes-Niediek als dreist. Seiner Ansicht nach fehlt in Albanien auch im Gerichtswesen eine neutrale Instanz. “Die Frage in den Verhandlungen war, ob es legitim ist, das heimlich aufgenommene Video als Beweismittel zu nutzen. Die Grundfrage aber: Warum zwei Minister, zwei führende Gestalten der albanischen Politik, sich überhaupt zusammensetzen, um über die Aufträge zu verhandeln, spielte keine Rolle”, kritisiert der Balkan-Kenner.

Ein politisches Comeback von Ilir Meta in die Regierungsmannschaft wird nach dem Freispruch jetzt nicht mehr ausgeschlossen. Der Korruptionsprozess ist zwar zu Ende gegangen, viele Fragen aber blieben offen. Bisher ist keiner der wegen Korruption angeklagten hochrangigen Politiker verurteilt worden. Die Prozesse wurden entweder wegen Beweismangels eingestellt oder werden immer wieder verschoben.

Kritiker sprechen inzwischen davon, in Albanien herrsche eine “Kultur der Straflosigkeit”. Von wachsender Korruption in Albanien zeugt auch der neueste Bericht der Antikorruptions-Organisation “Transparency International”. Auf dem so genannten “Korruptionswahrnehmungsindex” hat Albanien 2011 den 95. Platz von insgesamt 183 Ländern eingenommen. Gegenüber dem Vorjahr ist das eine deutliche Verschlechterung um acht Plätze.

Autorin: Vilma Filaj-Ballvora

Redaktion: Marina Martinović

 Real Estage Report der Weltbank, die Gesetze und die realen Banditen Feldzüge der Politik Land Mafia in Albanien

 

BB: Qeveria shqiptare, çfarë dështimi me pronat
The World Bank Report, over the crime government of albania

Governance in the Protection of Immovable Property Rights in Albania: A Continuing Challenge -

Qeverisja në mbrojtjen e të drejtave mbi pronën e paluajtshme në Shqipëri: sfidë e vazhdueshme 

Noch deutlicher zusehen: Bei der Münchner Sicherheit Konferenz, wo sich nur der Deutsche Verteidigungs Minister Berisha noch die Hand gibt, der CIA Chef Panetta, sich extrem distanziert und Hillary Clinton sich wegdreht, als Berisha versucht sich aufzudrängen. Peinlich! In der Diplomatie, ein einmaliger Vorgang und der Voll Stoff Idioten Mafiosi versteht nicht, das niemand von dem Verbrecher etwas wiss will.


Auch der CIA Chef Panetta, hebt nicht die Hand, um Berisha willkommen zuheissen.

Antwort schreiben

Sie müssen als angemeldet sein, um einen Kommentar schreiben zu können.