Berisha si rrenegat i Berishes -„Fatosi Mafia“ – Cifti Berisha Meta si kundershtare dhe si bashkepuntore 1

Berisha si rrenegat i Berishes

Nga

Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font

Berisha si rrenegat i Berishes

Jo rrallë, Kryeministri Berisha kuturis t’i sulmojë kundërshtarët e tij pikërisht në rrafshin më problematik për atë vetë, moralin. Edhe pak ditë më parë si ironizoi liderin e opozitës duke u shprehur se tashmë në emër të Edi Ramës flasin ca njerëz si Spartak Ngjela apo Preç Zogaj që nuk janë gjë tjetër veç renegatë të Berishës. Por ç’është një renegat? Është një person që nuk u qëndron besnik fjalëve të veta apo që nuk ruan besnikëri ndaj një lideri, partie apo ideje. Dikush mund të shkelë besnikërinë ndaj një lideri për t’i qëndruar besnik vetvetes. Ka jo pak të tjerë që nuk i qëndrojnë besnik vetvetes për t’i qëndruar besnik një lideri. Berisha është nga ata që nuk i qëndrojnë besnikë as vetvetes kur është fjala për t’u përjetësuar në pushtet. Ka fakte të panumërta që dëshmojnë se marrëdhëniet me njerëzit Kryeministri i ndërton në funksion të pushtetit. Nëse i shërbejnë pushtetit të tij, natyrisht duke përfituar edhe ndonjë kockë, ata janë besnikë dhe e meritojnë kockën. Por nëse nuk i shërbejnë gjakimit të Kryeministrit për sundim atëherë janë renegatë. Dhe në vartësi të kësaj dialektike cinike për të cilën janë të huaja vlerat e qëndrueshme morale, Berisha ka shpërblyer dhe më pas ka anatemuar të njëjtët persona. Madje, sot ai ka edhe në kabinetin e tij qeveritar njerëz që pak kohë më parë i ka kryqëzuar për korrupsion e banditizëm. Të pranosh si ministra njerëz që i ke mallkuar si të korruptuar? Kalbëzimi moral i Kryeministrit shfaqet alarmant. Ai del publikisht si një renegat i vetvetes që është i gatshëm të bëjë pajtim edhe me djallin, vetëm të qëndrojë në pushtet. Po le t’ua lëmë radhën fakteve…

* * *

Po e nisim me ato që Berisha ka thënë për aleatin e tij të sotëm, Ilir Meta. Në një konferencë shtypi në korrik të vitit 2000, Berisha në atë kohë në opozitë deklaron: “Një gjë është e sigurt, qeveria Meta 2 do të jetë më kusare, më e korruptuar, më antipopullore se qeveria Meta 1 dhe këtë nuk e them për politikë, jo. Këtë e bazoj në faktin që me këto ndryshime Ilir Meta, shtie në dorë të gjitha tenderët e mëdha të vendit. Ndiqni pak përpjekjet djallëzore të këtij kryekusari që nuk njeh as ligj dhe as moral për t’u pasuruar me shpejtësi, sesi vepron me ministritë e tenderëve”. Kështu ka thënë Berisha. Dhe sesi vepron Meta me ministritë e tenderëve njerëzit e panë në videoskandalin me Dritan Priftin. Por çështja këtu është sesi një politikan, një lider që i thotë vetes demokrat bën bashkëqeverisje me një “kryekusar që nuk njeh as ligj dhe moral”? Ka dy përgjigje për këtë problem: ose Berisha ka gënjyer në akuzat për Metën (qenia gënjeshtar nuk është pak) ose Berisha është më kryekusar se kryekusari dhe nuk njeh as ligj e moral kur është fjala për pushtet e pasuri. Është mjerim sesi një pjesë shqiptarësh nuk po kuptojnë se Berisha po tallet me ta. Një fakt tjetër. Po me Metën. Ja çka thënë Berisha për të në gusht 2001: “Meta është njeriu që ndërtoi pushtetin e tij mbi krimin, trafiqet dhe korrupsionin e organizuar ndaj dhe rikthimi në Shqipëri i një kryeministri legjitim mbetet obligimi madhor më absolut i shqiptarëve…” Ky Kryeministër legjitim do të ishte Berisha. Por si e plotësoi ai obligimin madhor më absolut ndaj shqiptarëve? Duke bërë zëvendëskryeministër Metën, atë që kishte ndërtuar pus

…..

http://24-ore.com/index.php/kryeartikull/7330-berisha-si-rrenegat-i-berishes.html

Cifti Berisha Meta si kundershtare dhe si bashkepuntore 1

Regierungs Mafia Boss und im Aufsichtsrat der Italienischen Mafia “Sacra Corana Unita“: Sokol Doci in Tirana hingerichtet

Schlagzeile in Albanien, das der Mafia Boss Sokol Doci hingerichtet wurde. Mitglieder der kriminellen “Lul” Berisha Bande, im Aufsichtsrat der beschlagnahmten Firmen der “Sacra Corona Unita” des Italienischen Mafia Bosses: Albino Prudentiono und direkt Regierungs Berater rund um Immobilien Regulierungen.
TV Video rund um den Mord

Eng mit der Mafia Regierung in Tirana verbunden: Der Berufs Kriminelle Sokol Doçi, wurde in Tirana hingerichtet