Monstra i Norvegjisë: Shqipëria dhe Kosova të pushtuara nga “Xhihadi”

24/07/2011 09:53
Monstra i Norvegjisë: Shqipëria dhe Kosova të pushtuara nga “Xhihadi”

Iu deshën vetëm 90 minuta për të vrarë mbi 90 persona. Ndërkohë që policia vazhdon kërkimet për trupa të tjerë në ujë dhe pyllin e ishullit të Utoya-s, fakte të reja po dalin. Gazeta norvegjeze Aftenposten ka bërë publike mbrëmjen e djeshme disa foto të vrasësit Anders Behring Breiviks. Fotot në fjalë tregojnë shumë për profilin e tij dhe gjendjen psikologjike që e karakterizon. Herë i veshur si robot me armë të vërteta moderne dhe herë si kimist duke bërë eksperimente, Breiviks duket se ka shumë për të treguar. Ndër fotot që kanë ngjallur debat janë ato ku Breiviks shfaqet si gjeneral nazist dhe si anëtar i një sekti mason. Norvegjezët hedhin dyshime se identiteti i tij është i rremë. Sipas lexuesve të norvegjezes Aftenposten, Anders Breiviks ka krijuar një llogari në Facebook dhe Twitter vetëm më datë 17 korrik. Ata dyshojnë se pse pikërisht pak ditë para sulmit, vrasësi vendos të hapë një llogari në rrjetet sociale dhe pse ai ka shkruar në anglisht gjatë gjithë kohës ndërkohë që ai është norvegjez?!

Video propagandistike

Pjesa ku përmenden shqiptarët – Minuta 05:27

Ndërkohë Aftenposten ka publikuar një video propagandistike të Breiviks. Ky i fundit e ka shpërndarë atë pak ditë para se të kryente masakrën. Video ku Breiviks e quan veten si pjesë të “Kalorësve Templarë 2083”, tregon shumë. Ajo është, si të thuash, një program dhe statut se ç’kishte ndërmend të bëntë monstra norvegjeze dhe një udhërrëfyes për të gjithë ata që duan ta ndjekin. Në videon që “Shekulli” arriti ta sigurojë, Breiviks kundërshton me forcë jo vetëm muslimanët dhe fenë Islame por çdo emigrant në Evropë. Një pjesë e veçante i kushtohet shqiptarëve.

 

 

Pjesë nga video ku flitet për Kosovën – Minuta 06:27

Breiviks e konsideron Kosovën si një vend të pushtuar nga xhihadistët. Sipas tij, Kosova është pjesë e hartës demografike të islamizmit, e renditur në krah të Marsejës, Libanit dhe Anatolisë (Turqi). Poshtë emrit të Kosovës nuk dallohet nëse shkruhet diçka e kuptueshme por dyshohet se janë datat e betejave mes shqiptarëve dhe serbëve ndër vite. Ndërkohë, Shqipëria bën pjesë gjithashtu në Xhihadin Global, siç e quan Breiviks. Si pjesë e Evropës, Shqipëria sipas tij është një vend i pushtuar nga muslimanët pas shumë konfliktesh.

Video e Breiviks është shumë pak nga ato çka policia po përpiqet të nxjerrë. I dorëzuar pa bërë rezistencë, ai ka bërë publike shumë pak detaje në këto dy ditë që lamë pas ndërkohë që Norvegjia gjendet ende në “shok”. /Shekulli- Ardit Rada/

http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/07/24/

http://www.shekulli.com.al/shekulli/wp-content/uploads/2011/07/masakra-ne-norvegji-300x200.jpg

Video

http://www.twitvid.com/EXJWW

 

Breivik dhe historia e Shqipërisë
25/07/2011 20:20

Breivik dhe historia e Shqipërisë

Në manifestin e tij: “2083, Deklarata Europiane e Pavarësisë”, Anders Behring Breivik përmend luftën kundër myslimanizmit, një kauzë sipas tij e drejtë.

Pikërisht për këtë, ai i referohet Serbisë, duke i cilësuar të papranueshme bombardimet e Shteteve të Bashkuara dhe regjimeve perëndimore kundër “vëllezërve serbë”, që sipas tij nuk kishin asnjë qëllim tjetër vetëm atë të dëbimit të myslimanëve shqiptarë në Shqipëri.

Ai kishte krijuar lidhje përmes internetit me eksponentë nacionalistë serbë dhe të tjerë individë në Europë, duke përgatitur terrenin për krijimin e një grupi që do të kishte realizuar “Urdhërin Ushtarak dhe Gjyqësor, Kalorësit Templarë”.

Në dokumentin e tij ai e përmend Shqipërinë prej faqes 91 deri në 1411, duke përmendur historinë prej periudhës otomane, me Skëndërbeun, që e quan një kryqëzor, një hero për shqiptarët, si dhe duke iu referuar marrëdhënieve mes myslimaneve dhe të krishterëve në Ballkan dhe statistikave për popullsitë me shumicë myslimane në këtë rajon.

Ai flet për disa xhihade në botë, duke përmendur atë kundër sovjetikëve në Afganistan, të boshnjakëve kundër serbëve në ish-Jugosllavi, myslimanëve shqiptarë kundër serbëve në Kosovë dhe Cecenët kundër rusëve në Kaukaz.

Në një pjesë të “Deklaratës Europiane të Pavarësisë”, ai shkruan: “Në Europë kemi konfliktin në ish-Jugosllavi mes myslimanëve të Bosnjes, serbëve dhe kroatëve dhe konfliktin mes shqiptarëve, serbëve dhe maqedonasve dhe ndoshta me shumë gjasë, jo shumë larg, konfliktin mes shqiptarëve dhe grekëve. Nëse ne i eleminojmë këto konflikte, Ceceninë, Ballkanin, Sudanin, bota do të jetë një vend i paqmë. Nëse heqim nga ekuacioni terrorist, aktet terroriste të kryera nga myslimanët në këto pesë vitet e fundit, mund të kuptojmë se lufta kundër terrorit është e panevojshme sepse terrori nuk është ndonjë problem kaq i madh”.

Për Breivik, Kosova nuk është gjë tjetër vecse një hap tjetër në islamizimin e Europës. Ndërsa si tradhëtitë më të mëdha të kohëve të fundit të regjimeve perëndimore është anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në vitin 2009.