September 2010
M D M D F S S
« Aug   Okt »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
Links

Lazarati - Kolumbia shqiptare e drogës

 01.09.2010

 

 

Pamje nga ajri - Lazarati

Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Pamje nga ajri - Lazarati

Lazarati vijon të mbetet “Kolumbia shqiptare e drogës” megjithë deklarimet e zyrtarëve të policisë. Trafiku i drogës e ka bazën e vet të furnizimit në këtë komunë, ku ende policia shqiptare nuk ka kontroll të plotë

 

Përkundër deklarimeve të zyrtarëve të policisë dhe politikanëve, në Lazarat edhe këtë vit janë mbjellë plantacione të konsiderushme me drogë. Lazarati është sot, do të jetë dhe në muajt e ardhshëm, destinacioni kryesor i furnizimit të trafikut. Flas me një mësuese, që natyrisht nuk identifikohet, rreth situatës sociale në këtë komunë. Ajo si e zënë në faj thotë: “Kemi bërë biseda me nxënsit në rradhë të parë, pastaj me persona të caktuar në fshat.”

Ndërkaq një nga ish maturantet e shkollës së mesme të fshatit që këtë vit dëshiron të studiojë për jurisprudencë më drejtohet me revoltë: “pse të mos përmendet emri Lazaratit siç është bërë pak kohë më parë,  jo për të këqiat që mund të ketë, por për anët e mira të tij. Të shtyrë nga përfitimet materiale, prindërit tanë nuk e kuptojnë dëmin që na shkaktojnë ne.”

Sa më tepër të mbjellësh aq më i zoti dukesh në sy të fshatit

Pamje nga një aksion i policisë shqiptare në LazaratBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Pamje nga një aksion i policisë shqiptare në LazaratPo situata në terren është krejt tjetër. Mbjellja e bimëve narkotike është thuajse një garë mes banorëve se kush të mbjellë më tepër. Sa më tepër të mbjellësh aq më i zoti dukesh në sy të fshatit. Ja si më përgjigjet një banor i kësaj komune: “E përditshmja është e rëndë, s’kemi asnjë të ardhur apo njeri në punë. Mbjellim, mbjellim dhe atë që mbase nuk lejohet. Sakrifikojmë. Çdo gjë e bëjmë nga e keqja. Jam pa punë, i kam të gjithë pa punë. Bëjnë të gjithë, do bëj dhe unë.”

E të njëjtit mendim është dhe një tjetër e moshuar aty pranë që pa ja bërë syri tërr të jep gjithë qytetarinë e statusin social të kultivuesve të hashashit. “…punoj, mbledh hashash, s’kam ç’bëj, punoj. Këtë mënyrë jetese kam.”

Pushteti lokal thirrje komunitetit të largohet nga ky fenomen

Kryetari i komunës, Dasho Aliko në një konferencë rajonale për luftimin e drogësBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Kryetari i komunës, Dasho Aliko në një konferencë rajonale për luftimin e drogësPërballë kësaj situate, pavarësisht konferencave rajonale, tregimeve publike, pritje – përcjelljeve të ambasadorëve e mitingjeve elektoralë, Kryetari komunës Dasho Aliko  gjen rastin të bëjë apel: “I bëj thirrje gjithë komunitetit tim të largohen nga ky fenomen.”

Edhe Prefekte e qarkut Mimoza Como, si kryetare e Komitetit shtetëror antitrafik  pohon një varg masash të ndërmarra: “Jemi të gjithë të interesuar e të impenjuar që ky fenomen të minimizohet.”

Por pavërsisht gjithçkaje, mediatizimit, thirrjeve, sensibilizimit, herë – herë dhe manipulimit, plantacionet e mbjella me hashash rriten sovrane në Lazarat. Helikopterët e policisë filmojnë, ndërkohë që nga poshtë vijnë breshëri armësh dhe policia ende nuk ka kontroll të plotë në brendësi të “Kolumbisë shqiptare të drogës”.

Ministri Basha dhe policia paralajmërojnë masa të ashpra

Në foto, ministri BashaBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Në foto, ministri BashaDrejtori përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj në një takim me drejtuesit vendorë të policisë: “Kam gjithë informacionin e duhur për parapërgatitjet që po fillojnë nga disa persona që po penalizojnë jo vetëm Gjirokastrën por mbarë Shqipërinë. Veprimet e policisë do jenë tepër të ashpra.”

Vetë Ministri brendshëm Lulzim Basha, që tashmë e njeh më në thellësi fenomenin, duke folur për baronët e drogës në Lazarat u shpreh: “Ai grusht njerëzish do të ndjejë peshën e fortë të ligjit dhe do të përballet me drejtësinë çdo ditë, çdo javë, në ditët e muajt që do të vijnë.”

Të presim deri sa grushti i shtetit të godasë seriozisht për të fshirë njëherë e mirë nga harta ballkanike, “kolumbinë shqiptare” të drogës.

Autor: Odise Kote

Redaktoi: Esat Ahmeti

http://www.dw-world.de

Dasho Aliko = Mafia Boss - Lazarate

3 Antworten auf “Lazarati - Kolumbia shqiptare e drogës”

  1. CrniLabudovi sagt:

    Grosse Reden, aber der Drogen Bürgermeister von Lazarate, ist der dortige PD Vertreter des salih berisha und Lulzim Basha.

    Salih Berisha’s Drogen Boss - Mürgermeister in Lazarate: Dasho Aliko (Albaniens Kolumbien)

    http://www.albania.de/alb/index.php?p=2706

  2. Albania -News - Albanien » Blog Archive » Die Tropoje Dumm Mafia des Salih Berisha und die Zerstörung des Albanischen Polizei Apparates erneut sagt:

    […] Lazarati - Kolumbia shqiptare e drogës […]

  3. admin sagt:

    Steinzeit Kommunist Salih Berisha und seine Mafia Bande, wird von der USA - EU zum Rücktritt aufgefordert

    13.7.2011 von Sarah_HrNje.

    In Kürze reist Stefan Füle nach Tirana, wo man einen Rücktritt dem Gangster Boss und Steinzeit Kommunisten Salih Berisha nahelegt. Edi Rama, ist ebenso wenig akzeptabel, bei seiner Mafia und Geldwäsche Vergangenheit der SP Partei vor allem in Tirana, Durres und Vlore. Vor allem wird Salih Berisha, ein Gaddafi identischen Verhalten gegen die Bevölkerung vorgeworden, der total Korruption, des Land und Geld Diebstahles und der Justiz Freiheit, dieser Mafiösen Verbrecher Banden rund um Salih Berisha, was man ja leicht in Albanien hinterfragen kann, das alle Politiker praktisch daran beteiligt sind und keine Justiz mehr, für das Albanische Volk, existiert. Salih Berisha, ist ein extrem dummer und primitiver Verbrecher, der noch in der Steinzeit lebt.

    http://euobserver.com/7/32625
    Der “Gaffadi” Europas: Salih Berisha wird zum Rücktritt gezwungen

    http://www.albania.de/alb/index.php?p=2735

Antwort schreiben

Sie müssen als angemeldet sein, um einen Kommentar schreiben zu können.