Pas largimit të Prençit, ikin drejtorët e qarqeve

Pas largimit të Prençit, ikin drejtorët e qarqeve

 

 

Pas largimit të Prençit, ikin drejtorët e qarqeve

Dashamir Biçaku | 05/11/2009 |


Pak ditë pas zëvendësimit të Drejtorit të Policisë së Shtetit, largohen edhe krerët në qarqe të emëruar prej tij


17 drejtues të niveleve të ndryshme të uniformav blu, janë transferuar apo shkarkuar nga detyra dje nga kryepolici Burgaj

TIRANE- Vetëm pak ditë pas largimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, dhe emërimit në vend të tij të Hysni Burgajt, ky i fundit dje firmosi ndryshimet e më tepër se gjysmës së drejtorëve të Policisë së Shtetit në qarqe dhe disa prej tyre në qendër.
Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht dje nga zëdhënësja Laura Totraku. Në ndryshimet e kryera bien në sy emrat e dy drejtorëve të cilët janë zëvendësuar, por se ende nuk janë emëruar.
Vehbi Bushati, drejtor i policisë së Qarkut të Vlorës, pas shkarkimti të tij nuk është emëruar ende në një detyrë të re, pavarësisht se në njoftim thuhet se ai pritet të emërohet në një detyrë tjetër.
Po kështu ka ndodhur edhe me kreun e Policisë së Gjirokastrës, Arben Hysenaj, që gjatë këtij viti me strategjinë e re të bllokimit të boteve të ujit drejt Lazaratit, iu shkaktoi jo pak probleme „prodhuesve“ të kësaj bime në fshatin e njohur tashmë për këtë aktivitet.
Duket se me këtë lumë transferimesh, Hysenaj, ka mbetur ende pa një detyrë, ndonëse në dy vite si drejtor në Elbasan zbuloi masakrën e Cërrikut dhe disa ngjarje të tjera të rënda të ndodhura gjatë periudhës së traziravë të ’97-’98. Ndërkaq, për pjesën tjetër mund të thuhet janë transferuar në mënyrë paralele duke mos humbur shumë nga pozitat e tyre.
Transferimet dhe emërimet e djeshme janë cilësuar nga zëdhënësja e Policisë së Shtetit, të kryera në kuadër të ristrukturimit të radhëve të uniformave blu. Pas lënies së vendit vakant nga vetë Burgaj në vend të tij, është emëruar zv/drejtori për Rendin e Sigurinë Publike, Rasim Borishi. Vendin e tij, e ka zënë Hamdi Fiora, i cili ka kryer detyrën e Drejtorit të Forcave Speciale.
Ndërkaq, Drejtues i Parë Muhamet Rrumbullaku, është emëruar në krye të Rendit dhe Sigurisë Publike, duke këmbyer vendet me Nazmi Kotarjen, i cili është emëruar në krye të Akademisë së Policisë. Po kështu vendet kanë këmbyer edhe Edmond Rizai, me Arjan Muçën, duke marrë përkatësisht Muça vendin e këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, dhe Rizai në krye të Drejtorisë së Hetimit të Krimit të Organizuar.
Në qarqe ndryshimet kanë nisur me Fierin, ku kreu i bluve të këtij qyteti është emëruar në krye të Drejtorisë së Forcave Speciale.
Në vend të tij, është emëruar Mërgim Hoxha që kryente funksionin e Drejtorit të Qarkut të Lezhës. në krye të bluve të këtij qarku është emëruar Muharrem Furriku, i cili më parë drejtonte policinë në Kukës.
Ndërkaq Ali Elezi është rikthyer në qarkun Kukësit, pas gati rreth tri vitesh punë në Dibër, ku është zëvendësuar nga Ilia Nasi që më parë kishte kryer detyrën e Drejtorit të qarkut të Durrësit.

…………………………

http://www.shekulli.com.al

Policia: Rezart Taçi, në paraburgim. Rezart Taci verhaftet

 

Albania’s Topi says no democracy without free media

05/11/2009

TIRANA, Albania — President Bamir Topi said on Wednesday (November 4th) that the beating of journalist and publisher Mero Baze is unacceptable in a democratic state. „There is no democracy without free media,“ Topi said, in response to Baze’s beating Monday night at a Tirana bar. Oil entrepreneur Rezart Taci is believed to have orchestrated it, following a series of reports accusing him of corruption.

Also Wednesday, dozens of journalists and publishers protested outside Prime Minister Sali Berisha’s office in Tirana. They accused Berisha of protecting Taci and threw shoes at the building. They also sarcastically announced a 10,000-euro reward for information on Taci’s whereabouts. Police say he is at large and is being sought, while Taci maintains he is continuing his daily routine in plain view. (Shekulli, VoA, BBC, Top Channel, Klan – 04/11/09)

Policia: Rezart Taçi, në paraburgim. Avokati Haxhia: Do apelojmë

Shekulli Online | 05/11/2009


 

 

Policia: Rezart Taçi, në paraburgim. Avokati Haxhia: Do apelojmë

TIRANË (UPDATE) – Biznesmeni Rezart Taçi është vetëdorëzuar në polici pak orë pasi gjykata vendosi në mungesë masën e sigurisë ‚burg pa afat‘ për…

360 komente | | [galeri foto]

 http://www.shekulli.com.al

 

 

 

Zbulohet skandali i qeverisë, Taçi-ARMO, dëmi 2.6 miliardë lekë

Shekulli Online | 06/11/2009 | 

mbyll

Businessman Taci surrenders to Tirana police

06/11/2009

TIRANA, Albania — Oil entrepreneur Rezart Taci reported to a police station in Tirana on Thursday (November 5th), days after he was accused of beating journalist and publisher Mero Baze at a Tirana bar earlier this week. Taci played down accusations against him, saying he is ready to face justice. Media have speculated that Baze was beaten by Taci and his two bodyguards for publishing articles accusing Taci of corruption. The assault sparked strong reactions from domestic and international journalist associations, government officials and opposition parties, as well as foreign embassies. (BBC, Shekulli, Top Channel, VoA, Ora News, Alsat – 05/11/09)

Sot në mesditë, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë dha masën e arrestit “burg pa afat” për presidentin e kompanise „Taci Oil“, Rezat Tacin edhe për 2 truptojat e tij, që akuzohen si autorë të ngjarjes ku mbeti i dhunuar gazetari, Mero Baze…

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=68497