Marko Dajti: Rama është përfaqësues i trusteve mafioze të lulelakrës jo i socialistëve

Komunistët akuzojnë Ramën se do mbajë në pushtet Berishën me rikandidimin e tij

Marko Dajti: Rama është përfaqësues i trusteve mafioze të lulelakrës jo i socialistëve
Pas eksponentëve brenda Partisë Socialiste që kërkojnë largimin e Ramës nga posti i kryetarit, duke shfaqur dyshime për manipulimin e Kongresit, edhe partitë e tjera në vend janë shprehur të shqetësuara për demokracinë brenda PS dhe për përçarjen e mëtejshme të të majtës. Tashmë është kreu i Partisë së Punës së Shqipërisë së Ridimensionuar, Marko Dajti, i cili e komenton rikandidimin e Ramës për kreu e PS si një akt tepër të rrezikshëm për demokracinë e brendshme në Partinë Socialiste. Dajti shprehet se kryesocialisti në detyrë Rama, nuk ka kurrfarë gjëje të përbashkët me Partinë Socialiste, përveç interesave të tij personale dhe përmbushjes së një egoje të shfrenuar për pushtet. Gjithashtu Dajti thotë se Rama është përfaqësues jo i të majtës, por i trusteve të lulelakrës për të personalizuar dhe përdhosur një pasuri të madhe kombëtare, me burime cilësore njerëzore, siç është Partia Socialiste. “Lejimi i rikandidimit të Edi Ramës për kreun e PS do t’i kushtojë tepër shtrenjtë Partisë Socialiste, sepse ai, me grupin mafioz dhe servil që e mbështet, mund të marrë sërish PS, gjë e cila do të ta çonte në një humbje tjetër të pakthyeshme të majtën shqiptare. Rikandidimi i Ramës është një sinjal ogurbardhë për Sali Berishën, që e ka të sigurt edhe një mandat tjetër pas këtij 4-vjeçar. Por një gjë e sigurt është se Rama nuk do të jetë më kryetar bashkie”, u shpreh kreu i PP. Më tej, duke shprehur qëndrimin e tij në lidhje me zhvillimet e fundit në PS, Dajti tha se në rast se fiton Rama, fakt i cili sipas tij është i sigurt, Partia Socialiste do të jetë një relike e pavlerë në duar e një njeriu te vetëm që nuk merr parasysh asnjë standard demokratik. Ai shtoi se qëndrimi i Ramës në krye të PS nuk ka asnjë vlerë për të majtën dhe nuk premton asnjë shpresë për mijëra socialistë, pasi politika e tij përtej të majtës dhe të djathtës ka dështuar ashtu siç parashikohej. Duke u ndalur të shkaqet që e çuan PS në humbjen e zgjedhjeve, Dajti tha se një ndër shkaqet është individualizimi i fushatës vetëm nga Rama dhe qëndrimi armiqësor ndaj faktorëve të majtë, sidomos ndaj figurave historike të PS.

Ai nuk përjashtoi faktin se edhe qëndrimi armiqësor ndaj Partisë së Punës së Shqipërisë që Rama e luftoi më çdo formë deri sa e përjashtoi nga zgjedhjet për të marrë disa vota më tepër. Por kjo, sipas tij nuk rezultuar pozitive, pasi elektorati i Partisë Punës nuk e ka votuar Ramën që mohoi çdo të shkuar të Partisë Socialiste. Ashtu siç ka deklaruar Lëvizja Socialiste për Integrim, edhe kreu i Partisë së Punës së Ridimensionuar deklaroi se sa të jetë Rama në krye të Partisë Socialiste nuk do të bashkëpunojë me të majtën. Ndërkaq, pak ditë para Kongresit të Jashtëzakonshëm në PS, janë intensifikuar zërat që hedhin alarmin për manipulimin e procesit zgjedhor për kryetarin me ana të delegatëve. Elmaz Sherifaj, ish-deputet i PS dhe i lënë jashtë listave në zgjedhjet e 2009, u shpreh i shqetësuar për rikandidimin e Ramës, që sipas tij e bën procesin formal dhe të parapërgatitur për të qëndruar Rama. Ai ishte i mendimit se i vetmi shpëtim për demokracinë brenda PS, është vetëm ndryshimi i statutit dhe largimi i Ramës. Gjithashtu, dy ditë ma para u shfaq edhe një zë i ri brenda PS, sh-kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve të Partisë Socialiste, Zamira Çaka, e cila hodhi dyshimet se procesi i për të zgjedhur kryetarin e ri në PS, do të jetë një proces farse, pra një skenar i parapërgatitur dhe me kryetarin e sigurt. Ajo kërkoi dorëheqjen e kreut aktual të Komisionit Zgjedhor të PS, Genci Gjonçaj, duke akuzuar këtë të fundit se është pjesë e skenarit të manipulimit zgjedhor për të mbajtur Ramën në krye të PS. Ndërsa Dajti mbështet kandidaturat e Malajt dhe Blushit për kreu e PS, figura të cilat mund t’i kthejnë dinjitetin e humbur të majtës pas personalizimit nga Rama. PP nuk arrit të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit pas insistimit të Parisë Socialiste për ta përjashtuar nga gara, me shpresën se votat e kësaj force do të shkonin në favor të PS.

****************************
Konflikti PS-PPSHR
Sipas Dajtit, PPSHR është një forcë politike trashëgimtare e PPSH dhe ishte e përgatitur për të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit. Por, Partia Socialiste nëpërmjet përfaqësuesit ligjor të saj në KQZ, Genci Gjonçajt, i kërkoj KQZ përjashtimin e kësaj force nga gara elektorale, me arsyetimin se kjo parti ka mashtruar me firmat e mbështetësve të saj, duke falsifikuar aktin noterial dhe të gjitha detajet e tjera. Megjithatë, qëndrimi i socialistëve për të përjashtuar PPSH nga gara elektorale, siç e komenton edhe Dajti, kishte prapavija politike e jo qëllime parimore, ngaqë me eliminimin e PPSH, PS llogariti që të përfitojë edhe disa vota tepër në zgjedhjet e qershorit, duke ngushëlluar kështu sadopak frikën për humbjen e zgjedhjeve.

Plazhi i Golemit, mes ujërave të zeza dhe papastërtisë

Plazhi i Golemit, mes ujërave të zeza dhe papastërtisë

Komuna e Golemit, e pafuqishme të veprojë për pastrimin dhe rehabilitin e plazhit
Plazhi i Golemit nuk mund të quhet më i tillë. Papastërtitë e shumta që e rrethojnë janë kthyer në një gangrenë për pushuesit në këtë plazh. Ajo që i shqetëson më shumë pushuesit dhe që po e degradon këtë plazh është derdhja e ujërave të zeza të të gjithë zonës direkt e në det. Janë tre pika të mëdha në të cilat derdhen ujërat e zeza me anë të kanaleve të përmasave jo të vogla. Tre kanale të mëdha të ujërave të zeza krejtësisht të hapur përshkonin mes për mes rërën e plazhit duke përfunduar në breg të detit. Kështu uji i detit në plazhin e Golemit prej shumë vitesh vazhdon të ndotet në mënyrë të tmerrshme duke krijuar një sërë problemesh madhore. Në këtë mënyrë janë shkaktuar përhapje të sëmundjeve dhe infeksioneve të shumta për shumicën e plazhistëve. Deri më tani askush nuk ka marrë një masë konkrete që ta zgjidhë këtë problem por vit pas viti shpallin disa projekte që deri më tani nuk e kanë parë dritën e zbatimit. Pushuesit në atë zonë ishin shumë të pakënaqur dhe madje shumë prej tyre deklaronin se ishte hera e fundit që bënin pushimet në atë bregdet pasi është e pamundur që të bësh plazh në mes të ujërave të zeza. Përveç faktit që ujërat e zeza e ndotnin në mënyrë të tmerrshme plazhin ato përhapnin edhe një erë të tmerrshme në të gjithë zonën që përshkonin duke shtuar edhe një tjetër problem në këtë plazh. Gjithashtu një tjetër gjë që ishte krejtësisht jashtë standardeve normal të një plazhi ishin edhe plehrat dhe papastërtitë e shumta që gjendeshin në mes të pishave dhe të godinave të pushuesve. Kudo shiheshin pirgje plehrash duke të dhënë përshtypjen sikur aty nuk kryhej kurrë një pastrim territori. Kjo vinte edhe si rezultat i mungesës së kontenierëve që ishin shumë të paktë. Kushte të tilla të higjienës sigurisht që favorizojnë edhe ardhjen e insekteve të shumta të dëmshme për shëndetin e njerëzve si dhe përhapjen e infeksioneve, mikrobeve dhe sëmundjeve të shumta. Në të vërtetë herë pas here nga inspektoratet e higjienës si dhe nga qendrat ambulatore të kësaj zone janë raportuar probleme të shumta me sëmundjen dhe infeksionet e shumta që ju kanë dëmtuar shëndetin pushuesve në plazhin e Golemit.

Gjithsesi deri më tani askush nuk ka marrë masa për përmirësimin e kushteve hijeno-sanitare në këtë plazh. Madje edhe vetë Komuna e Golemit na bëri të ditur se ishte krejt e pafuqishme për të vepruar me më shumë forcë dhe investime në këtë plazh pasi momentalisht nuk i ka kapacitetet e duhura. Por një tjetër problem që evidentohej dukshëm në këtë plazh ishte edhe mënyra skandaloze se si tregtoheshin produktet ushqimore. Disa kabina apo makina ishin modifikuar në mënyrë krejt amatoreske duke i kthyer në fastfude dhe mini-bare ku shërbeheshin produkte të shumta ushqimore. Ishte e tmerrshme të mendoje se si mund të tregtohej një produkt ushqimor në ato kushte ku me siguri helmimi i plazhistëve ishte i pashmangshëm. Me sa duket inspektoratit të kontrollit ushqimor nuk do ti ketë rënë rruga andej që të bëjë një kontroll qoftë edhe për pak minuta. Të gjitha këto pika tregtimi ishin jashtë kushteve më minimale të higjienës dhe të çdo lloj para metri tjetër. Gjithashtu një tjetër problem ishte edhe uzurpimi i rërës nga privatët të cilët kishin vënë rreshta të pafundmë me shezllone dhe çadra. Qytetarët e tjerë të cilët mund të kërkonin një vend të lirë për çadrën e tyre personale e kishin thuajse të pamundur që të vendosnin atë në atë plazh. Megjithëse sipas ligjit çdo operatori privat i është përcaktuar një hapësirë prej jo më shumë se 300 metrave katrorë asnjëri nuk e zbatonte atë madje zinte edhe dyfishin e kësaj hapësire duke shkelur ligjin me të dy këmbët dhe duke i marrë të drejtën pushuesve të shumtë. Ky ishte një vëzhgim që u krye nga gazeta “Sot” në zonën e plazhit të Golemit ku u evidentuan parregullsi të shumta si dhe kushte jo normale për plazhistët. Ajo që na çudit më së shumti është fakti se si institucionet përkatëse hedhin miliona euro vetëm për një spot publicitar për turizmin e vendit tonë dhe nuk hedhin sadopak para për rregullimin e plazheve dhe kthimin e tyre në kushte minimale.

****************************************************************************************************
Komuna e Golemit ngre duart para problemave në plazh, nuk ka forcë financiare
Problemet në bregdetin e Durrësit dhe ekzaktësisht në zonën e Golemit nuk kishin të sosur. Problemi më kryesor dhe më shqetësues për pushuesit ishte derdhja e ujërave të zeza dhe papastërtitë e shumta që ndodheshin atje. Lidhur me këto probleme në këtë zonë plazhi ne ju drejtuan Komunës së Dajtit për të pyetur atje kompetentët e kësaj fushe. Ishte Astrit Berati, shefi i zyrës së urbanistikës në Komunën e Dajtit i cili na dha disa shpjegime lidhur me këto probleme. Gjatë bisedës së kryer me të na u bë e ditur që funksionarët e komunës ishin në dijeni të këtyre problemeve por ata kishin ngritur duart duke pritur që ti vinin fondet e mjaftueshme pasi për ta ishte një problem madhor. Si rrjedhojë e mungesës së fondeve ata nuk ishin të aftë të vepronin dhe të merrnin masa për mënjanimin e problemeve të shumta që ishin evidente në plazhin e Golemit. Për sa i përket derdhjes së ujërave të zeza direkte në det Z.Astrit Berati tha: “Në plazhin e Golemit janë tre pika në të cilat derdhen ujërat e zeza të të gjithë zonës. Kjo ka ardhur si pasojë e strukturës së krijuar për kanalizimet e ujërave të zeza dhe të bardha si dhe ngritja e pusetave septike. Për pastrimin e këtyre kanaleve dhe mënjanimin e derdhjes së ujërave të zeza në det duhen fonde të mëdha gjë të cilën komuna jonë nuk e përballon. Ndaj edhe marrja e masave nga ana jonë është bërë deri në atë masë që kemi pasur mundësi. Aktualisht është hartuar një projekt për ngritjen e kolektorëve të posaçëm për të mënjanuar derdhjen e ujërave të zeza në det. Ai tani ka përfunduar madje është dhënë edhe një fond prej 5 milionë eurosh i financuar nga Banka Evropiane për Zhvillim. Më tej është zhvilluar edhe një tender për të përcaktuar se cila do të jetë firma që do të merret me ndërtimin e këtyre kanalizimeve dhe kolektorëve si dhe gjatë muajit të kaluar është zhvilluar një mbledhje e posaçme për këtë problem ku u vendos që në muajin shtator do të nisin punimet. Ne jemi në pritje të nisjes së punimeve dhe dhënies së fondeve që të nisë puna ku të gjitha ujërat e zeza do të mblidhen në një kolektor të madh dhe do të shkarkohen në Karben të Kavajës. Gjithashtu unë mund t’ju them që një tjetër problem me ujërat e zeza në këtë zonë është edhe braktisja e pusetave septike nga pronarët e tyre. Ata i kanë shitur shtëpitë, vilat apo ndërtesa të ndryshme duke i lënë pa zot këto puseta që sigurisht duhen pastruar herë pas here. Neve na kushton shumë kohë dhe punë që të merremi me organizimin e qytetarëve të shumtë që i kanë blerë këto ndërtesa”.

Lidhur me uzurpimin e plazheve nga privati duke ja bërë të pamundur plazhin shumë qytetarëve që duan të vendosen aty me çadrat e tyre Z. Berati na tha: “Në bazë të ligjit ne ju kemi përcaktuar këtyre operatorëve privat një hapësirë prej 200-300 metrash katrorë ku gjithashtu duhet të jenë të vendosur rreth 15 metra në largësi prej nga bregu i detit pasi na shërben neve për të kryer pastrimet e nevojshme si dhe për emergjenca të ndryshme. Sigurish që janë të shpeshta rastet kur këta operatorë privat i shkelin rregullat. Lidhur më të gjitha këto probleme siç janë papastërtitë e shumta si dhe uzurpimi i plazheve nga shezllonët ne nuk kemi shumë mundësi që ti kontrollojmë gjatë gjithë kohës. Kjo vjen si pasojë e mungesës së fondeve që ne i kemi në mënyrë të theksuar dhe nuk mund të punësojmë më shumë se sa dy policë që të ruajnë vijën bregdetare. Aktualisht ne punojmë me vetëfinancime dhe buxheti jonë nuk na lë më shumë se kaq mundësi. Kemi kërkuar edhe fonde shtesë nga nga pushtetet më të larta dhe në fillim të vitit na është dhënë një grand prej 50 milion eurosh për të gjithë vitin. Ky fond nuk mjafton as për pagat e 32 punonjësve të kësaj komune për një periudhë një vjeçare. Ndaj ne nuk mund të bëjmë asgjë më shumë se kaq pasi hasemi gjatë gjithë kohës me vështirësi monetare dhe praktike”.

Reagimet
Sadie Ahmetaj: Është e turpshme që një plazh të katandiset në këto nivele mizerable. Ky nuk është një plazh normal ku mund të pushohet. Është hera e parë që vij këtu për pushime dhe kam ardhur nga Kosova por është e sigurt që vitet e ardhshme nuk vij më që të bëj pushimet në një plazh të mbuluar nga pisllëqet si dhe nga ujërat e zeza që kanë mbytur vendin edhe me erë të keqe. Ata që e kanë për detyrë duhet të marrin masa patjetër që ti mënjanojnë këto probleme për ndryshe pushuesit do të largohen se nuk është e mundur që këtu të bëhet një plazh normal ku mund të marrësh infeksione të shumta.

Artjola Ahmetaj: Kam ardhur nga Kosova dhe është hera e parë që vij në plazhin e Golemit. Jam shumë e pakënaqur dhe zhgënjyer nga kushtet në këtë plazh. Unë nuk e mohoj që ky mund të jetë një plazh i mirë por për sa kohë që të jetë i pushtuar nga plehrat dhe nga ujërat e zeza ky nuk mund të jetë një plazh normal. Erdha këtë vit dhe po e provoj por vitin që vjen me siguri që nuk do të vij më këtu që të bëj plazh në mes të ujërave të zeza.

Veliu: Kam ardhur posaçërisht nga Belgjika për të bërë pushime në plazhin e Golemit por jam shumë i pakënaqur me këtë plazh. Është e turpshme që të katandisësh në këto kushte një bregdet të tillë. Këtu nuk mund të bësh plazh normalisht. Duhet që në mënyrë urgjente të merren masa për ta pastruar dhe për ta kthyer në një plazh normal pasi është e patolerueshme që këtu të derdhen ujërat e zeza të të gjithë zonës.

Hafizi: Jam shqiptar nga Maqedonia dhe kam ardhur nga Shkupi për të pushuar në Golem. Kisha 10 vite pa ardhur në këtë plazh dhe këtu situata veçse qenka përkeqësuar më shumë e jo përmirësuar. Kur pashë që në det derdheshin ujërat e zeza të të gjithë zonës u shqetësova shumë. Duke u gjendur para kësaj situate unë si një qytetar ju drejtova dikastereve përkatëse për të paraqitur shqetësimin tim dhe që andej mu komunikua që për momentin nuk kanë se çfarë të bëjnë por me siguri që brenda dy viteve do të zgjidhet ky problem. Shpresoj që të zgjidhet një problem i tillë pasi është e turpshme dhe e pafalshme që plazhet e bregdetit shqiptar të katandisen në këtë gjendje sepse kanë pasuri natyrore të mëdha.

Vullneti: Unë e njoh këtë zonë prej shumë kohësh dhe këtu ka qenë gjithmonë problem higjiena dhe derdhja e ujërave të zeza. Gjithmonë ka qenë kjo situatë. Por si për habi të të gjithëve këtu ka pasur gjithmonë pushues. Sigurisht që duhet të merren masa që të paktën të mënjanohet derdhja e ujërave të zeza.

Indictment Against the KLA Butchers

Indictment Against the KLA Butchers

Jun 27th, 2009 | By De-Construct.net | I


Arrest of the KLA Gnjilane Group members by the Serbian Gendarmerie, December 26, 2008, Belgrade

Withdrawal of the Yugoslav Forces Signaled the Beginning of Unspeakable Blood Orgies

Serbia’s War Crimes Prosecution issued indictments against 17 members of the so-called Gnjilane Group of the terrorist KLA, charged with war crimes against the civilian population on the territory of Gnjilane municipality (Kosovo and Metohija province) from June to September 1999, when they brutally tortured at least 150, killed in a monstrous way at least 52 Serbs, as well as a number of Roma and Albanians, and raped a large number of women.

According to the indictment, the first accused, Albanians Fazlija Ajdari, Redzep Aliji, Sacir Saciri and the other 5 KLA members currently on the run ordered, while 9 of them who were arrested on 26 December 2008 and are in custody in Belgrade executed illegal detention, rape, inhuman treatment, torture, mutilation and murder of the civilians in three locations in Gnjilane municipality.

Taking advantage of the end of hostilities between the Yugoslav forces and NATO and withdrawal of the Yugoslav Army and police from Kosovo and Metohija province, the accused — members of the 138th KLA brigade and other units of the Albanian terrorist troops — were transferred from the central Serbian region (Bujanovac and Preševo) and Macedonia, where they resided, to Gnjilane in the middle of June 1999.

The purpose of the group’s transfer and their task was to force the remaining Serb population to flee Gnjilane municipality, advancing the KLA goal of ethnic cleansing of the southern Serbian province of Kosovo and Metohija.

After the end of NATO aggression, instead of children voices and laughter, the horrific screams and cries of savagely tortured Serbs, Roma and other kidnapped civilians were echoing for months, day and night, from the cellar and schoolyard of the boarding school in Gnjilane.