Juli 2009
M D M D F S S
« Jun   Aug »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
Links

Italien verhaftet prominenten Albaner der wie ein Fürst lebte in Rom

Toni Montana
Itali, arrestohet “Toni Montana” shqiptar
(Dërguar më: 04/07/09) Policia e Romes, arrestoi 32 vjecarin shqiptar, i cili sic bejne te ditur mediat italiane kishte idhull perzonazhin e Toni Montanes. Ajo qe i rane ne sy policise ishte stili i arredimit te apartamentit te hajdutit shqiptar, qe ngjante me shtepine tek filmi “Njeriu me shenje”.
FOTO

ROME-Autoritetet policore italiane kane arrestuar sot ne mengjes nje hajdut shqiptar qe me sa duket nga aktivititeti i tij kriminal kishte arritur te bente nje jete luksoze. Policia e Romes, arrestoi 32 vjecarin shqiptar, i cili sic bejne te ditur mediat italiane kishte idhull perzonazhin e Toni Montanes, ne filmin “Njeriu me Shenje”, interpretuar nga Al Pacino ndaj edhe perpiqej ta imitonte ate ne cdo levizje. I arrestuari me inicialet, D.V, bente pjese ne nje bande hajdutesh qe vidhnin shtepite e pasanikeve dhe emrave te njohur te botes se sportit dhe spektaklit. Shqiptari kishte vjedhur shtepine e ish futbollistit te njohur te Lacios, Giuseppe Signori. Ne apartamentin e hajdutit, policia gjeti shume objekte me vlere, sende prej ari, mermeri etj me vlere 200 mije euro te cilat ju i shihni edhe ne foto. Nuk perjashtohet mundesia qe hajduti shqiptar te kete vjedhur edhe shtepine e personalitetit italian te botes se spektaklit, Renzo Arbore. Ajo qe i rane ne sy policise ishte stili i arredimit te apartamentit te hajdutit shqiptar, qe ngjante me shtepine e Toni Montanes ne filmin “Njeriu me shenje”.

(d.b/Repubblica/BalkanWeb)

Itali, arrestohet hajduti shqiptar i VIP-ve
Shekulli Online | 04/07/2009

ROMË - Policia italiane ka arrestuar sot një 32 vjeçar shqiptar me inicialet D.V, të cilit iu sekuestruan në banesë sende me vlerë të madhe monetare që i kishte vjedhur nëpër banesa. I arrestuari bënte pjesë në një bande që vidhnin shtëpitë e pasanikeve dhe VIP-ve. Shqiptari dyshohet se ka vjedhur shtëpinë e ish futbollistit të njohur të Lacios, Giuseppe Signori.

Në apartamentin e tij, policia gjeti shumë objekte me vlere, sende prej ari, mermeri etj. me vlere 200 mijë euro. “Nuk perjashtohet mundesia që hajduti shqiptar të ketë grabitur edhe shtepinë e Renzo Arbore”, shkruajnë mediat italiane që i referohen policisë së Romës. Ajo që iu ra në sy karabinieëve ishte edhe arredimi i shtëpisë së arrestuarit një fans e Toni Mantanës i cili jetonte si ‘Njeriu me shenjë’, film që interpretohet nga Al Pacino.

Antwort schreiben

Sie müssen als angemeldet sein, um einen Kommentar schreiben zu können.