Links

Kush e komandon qëndrimin antipronar të ish politikanit Bashkim Kopliku

http://www.thesari.com/images/articles/bashkim_kopliku.jpgBaskim Kopliku

 

 

 

Kush e komandon qëndrimin antipronar të ish politikanit Bashkim Kopliku

Nga Ahmet SULSTAROVA  
Unë, Ahmet Sulstarova, që jam i përndjekur i regjimit komunist, i shpronësuar dhe Zv/kryetar i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, më çuditi dhe më bëri të mendoj gjatë prononcimi në shtyp i zotit, Bashkim Kopliku. Përse ky ish-deputet “karrige thyer” i Berishës, hiqet si mik, dashamirës apo kompetent dhe përpiqet të implikojë dhe të intrigojë shoqatën “Pronësi me Drejtësi” dhe shoqatën “Bregdeti”, me pronarët që po përpiqet t’i mbrojë prej themelimit të saj? Me shkrime të përsëritura është bërë publike pse shoqatat tona u shkëputën nga PR dhe vendosën të kandidojnë me siglën e LZHK, për faktin se kjo parti dhe “Poli i Lirisë”, pranuan që anarkia e pronës të zgjidhet duke respektuar platformën e shoqatës që përbën dhe zgjidhjen përfundimtare të pronës private të trashëguar.

Kush është ky shtetas, që përpiqet të justifikojë ligjet e nxjerra nga 1991 deri 1997, duke filluar nga ligji nr. 7501 “Për tokën”, kur dihet se ky ligj i shkel të drejtat e njeriut edhe më keq sesa bëri diktatori Enver Hoxha? Z. Bashkim Kolpiku intrigon kur na këshillon se “Poli i Lirisë “duhet të këmbëngulë për zbatimin e drejtë e të shpejtë të ligjit për tokën.
Pra, na këshillon të bëhemi akseleratorë të asaj politike, që shoqata jonë e ka denoncuar publikisht, si antidemokratike, si shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe si tradhti ndaj kombit. Mesa duket, z. Kopliku kujton se pronarët e kanë harruar përmbajtjen e ligjeve, që politikanët e periudhës së post-komunizmit votuan 18 vjet më parë. Në dispozitat kryesore Kushtetuese, që u votuan më 29 prill 1991, u shfuqizua Kushtetuta Komuniste e vitit 1976. Fryma dhe përmbajtja e detyrimeve kushtetuese, i përcaktoi shtetit detyrimin për të respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare, pra shteti u ngarkua me detyrën që pronën e marrë pa të drejtë nga diktatura, ta  kthente tek i shpronësuari. Ishte ligji Nr. 7491,  ku thuhet se “ekonomia e vendit bazohet në shumëllojshmërinë e pronave, iniciativën e lirë të të gjitha subjekteve ekonomike dhe në rolin rregullues të shtetit”, (neni 10) dhe se “të gjitha llojet e pronësisë gëzojnë mbrojtje të barabartë” (neni 11).
Në paragrafin e fundit të kësaj dispozite, të fundit thuhet shprehimisht se “pasuritë që përbëjnë objekte të pronës shtetërore përcaktohen me ligj”. Më 19 korrik 1991 u votua ligji Nr. 7501 në nenin 2 të të cilit thuhet se “shteti u jep tokë personave fizikë a juridikë. -Ndalohet shitja dhe blerja e tokës”, kurse në nenin 3 thuhet se kjo tokë jepet pa shpërblim. Në nenin 11, thuhet se ata që marrin tokë, detyrohen ta përdorin atë vetëm për qëllime bujqësore dhe në rast se nuk e përdor për këtë qëllim, gjatë një viti atij i hiqet e drejta e përdorimit të saj (neni 15). Po të krahasohet ligji 7501 në formën e tij fillestare, kur toka jepej në përdorim me ndryshimet e mëvonshme të tij del e qartë se çfarë orientimi kishin politikanët dhe specialistët, që e mbrojtën këtë ligj. Në nenin 23 thuhet se “ata që nuk e shfrytëzojnë vetë tokën, që u është dhënë në pronësi ose përdorim apo bëjnë ndërtime pa leje etj, kur këto shkelje nuk formojnë vepra penale, dënohen administrativisht me 2000-5000 lekë gjobë etj”. Më vonë edhe gjoba u hoq dhe me mënyra të ndryshme nga drejtuesit e politikës u nxit pushtimi i tokave dhe i pronave që shteti duhej dhe kishte detyrimin kushtetues t’ua kthente të zotëve të shpronësuar nga diktatura. Nuk e di se cili ka qenë qëndrimi i zotit Kopliku në këto procese kaq destruktive në kohën kur ai kishte porosi me rëndësi. Lëvizja e lirë, që pas vitit 1992 nxitej nga politikanët e papjekur dhe trumbetohej si fitore e demokracisë, praktikisht ishte nxitje e anarkisë dhe mohim i demokracisë.
Politikanët qysh me ligjin Nr. 7715, dt. 2.6.1993 filluan ndryshimet edhe të këtyre dispozitave (nenet 1, 2, 3, 7, 19, 21 e 23 (ligji ka 26 nene) dhe më vonë, me ligjin Nr. 9244, dt. 17.06.2004 u shfuqizuan 7 nene të tjera, pra nga 26 nene 14 janë ndryshuar dhe shfuqizuar. Ligji famëkeq 7501, u bë strumbullari i anarkisë së pronës. B. Kopliku dhe klani anti-pronar e dinë mirë se ligji 7501, në fakt është zbatuar vetëm në 23 % të tokës dhe është mbrojtur e mbrohet nga politikanët që duan ndryshimin e identitetit kombëtar shqiptar. Por, a ishte i ligjshëm ky ligj? Së pari, më 19 korrik 1991 kur u miratua ligji 7501, nuk kishte dalë ende një ligj, që të përcaktonte se cilat ishin objektet që ishin pronë shtetërore. Për rrjedhojë, çfarë toke shpërndanë me kaq “bujari” pushtetarët në emër të shtetit? Në mënyrë të qartë, kemi një vazhdimësi të dhunës komuniste mbi pronën private, ku pronat e grabitura u bënë pre e politikanëve dhe e klaneve të tyre. Shteti megjithëse u shpall demokratik veproi me dy standarde, në Veri prona u shpërnda 100% sipas kufijve të para kolektivizimit komunist dhe nuk ndodhi asgjë e keqe, ndërsa në zonat turistike dhe në pjesën Tiranë-Durrës, politikanët kanë organizuar masakrën mbi pronat e pronarëve herë duke përdorur ligjin 7501 që trajtonte vetëm tokën bujqësore dhe herë të tjera u futën në lojë privatizimet nëpërmjet AKP, akordimi i titullit person i stimuluar etj. etj.
Sipas B. Koplikut, ligji për tokën synoi të kthejë në pronarë privatë mbi gjysmën e shqiptarëve dhe të dëmshpërblejë pronarët, por në fakt ky ligj shërbeu vetëm për allishverishe, ndërsa pronarët i shpërfill plotësisht. Gjendja e sotme e bujqësisë shqiptare, dëshmon qartë se ligji Nr. 7501 shërbeu për të mashtruar popullin, por Bashkim Kopliku është orientuar të flas përçart ndonëse nuk kuptohet përse ai është riaktivizuar në këtë politikë, që i shkon për shtat tradhtisë kombëtare. B. Kopliku pa e pyetur askush nga pronarët, jep mendimin se nuk është në interes të “ish-pronarëve”, që akoma të kërkojnë shfuqizimin e ligjit, por ta pranojnë atë dhe të kërkojnë “zbatimin e drejtë të ligjit për tokën”. Ajo që të bie në sy menjëherë,
është termi djallëzor “ish-pronarët”, që Kopliku ashtu si Edi Rama apo të djathtë si
ata të kryesisë së Partisë Republikane, e përdorin rëndom. Ish-politikani, Kopliku duhet të rikujtojë se më 21.12.1995 doli ligji Nr. 8053 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”. Me daljen e këtij ligji, ligji Nr. 7501 e mbaroi çdo funksion të tij dhe në mënyrë të heshtur apo të nënkuptuar u shfuqizua. Përse nevojitej më ekzistenca e ligjit Nr. 7501? Prandaj, pronarët sot fillimisht kërkojnë të deklarohen të paligjshme të gjitha ato veprime që janë kryer duke shkelur të drejtën e pronësisë. Hyrja në fuqi e ligjit Nr. 8053, e bën të pavlefshëm ligjin 7501 dhe të gjitha aktet e tjera për atë pjesë që kanë
shkelur të drejtën e pronës. Përsa i përket shpërblimit të pronarëve, Kopliku e pranon shpërblimin e pronarëve, por nuk na thotë se nga do të dalin ato 30 miliard Euro. Po në rastin kur pronari nuk dëshiron ta shes, përse të mos kompensohet përfituesi abuziv që
përgjithësisht është djali, vajza apo miku i këtij apo atij politikani? Po në rrethet e Veriut Tropojë, Dibër, Kukës, Mat, Krujë etj, ku pronarët kanë marrë tokat e tyre sipas kadastrës së para kolektivizimit komunist? Duke qenë se Kopliku, që votoi për të sjellë këtë gjendje, nuk na jep rrugëzgjidhjen e problemit, do të bënte mirë që të lodhte mendjen të gjente një rrugë vërtetë të mundshme, për zgjidhjen e këtij problemi. Pyetja që më mundon është se kush është i interesuar të riaktivizojë një limon të shtrydhur të politikës në dhënien e këshillave djallëzore si; hiqni dorë nga lufta kundër ligjit Nr. 7501 që të keni shpresë të kompensoheni fizikisht apo financiarisht. Mos vallë ky ish-politikan kur ka votuar ligjet gjysmake anti-pronare të pronave në Parlament, ka kujtuar se po iu jep lëmoshë pronarëve!! Duket më tepër si një shantazh, sesa një këshillë shtyrë nga një sedër e sëmurë për të mos pranuar se ka gabuar dhe nuk ndoqi deputetët e matur e
largpamës, si Heba dhe Baleta. Kur themi që ligji 7501 është antikombëtar, këtë  e bëjmë për këto arsye, të cilat së paku z. Kopliku duhet ti dijë. -Ky ligj i jep tokën e pronarëve shqiptarë ardhacakëve me kombësi greke, që punonin me mëditje tokat e pronarëve shqiptare, që janë minoriteti real në Shqipëri që në regjistrimet e kohës së Zogut dihet sesa kanë qenë dhe dihet se nuk kishin toka. Z. Kopliku indirekt u thotë dhe çamëve, harrojini tokat në Çamëri, por kërkoni ndonjë lek dhe mbylleni gojën. -Ky ligj ka nxitur një armiqësi vëllavrasëse, që i shkon për shtat armiqve shekullor të Shqipërisë serb, etj. Janë 80% e të ngujuarve për probleme pronësie, nga statistikat numërohen me qindra të vrarë për këtë problem. Në këtë luftë, ka të vrarë dhe viktima, por vrasësit e vërtetë nuk janë ata që tërheqin këmbëzën, por politikanët që mbrojnë anarkinë e pronës. -Ky ligj ka dëmtuar rëndë ekonominë. Së fundi, le të na tregojë zotëria e tij një shembull të ngjashëm me tonin për zgjidhjen e problemit të pronësisë në ndonjë vend tjetër Euro-Atlantik, bile dhe në vendet lindore ish komuniste. Këto mendime ne i kemi shprehur që në vitin 1991, kur u formua shoqata, por ju e të tjerë pseudo-demokratë na thoshit: Çfarë pronash kërkoni, po na prishni demokracinë. Koha ka treguar dhe do tregojë se kush jeni. Për të përfunduar mendimet që shprehni ju z Kopliku, që janë produkt i mentalitetit komunist, të një personi që siç thotë populli “Se ka vrarë këpuca”, mirë madje i përkëdhelur me të gjithë regjimet dhe për më tepër i nivelit proletar, kini mirësinë dhe përgjigju një herë për këto dhe prit të tjerat, që pronarët tani, në prag të zgjedhjeve të kuptojnë dhe të arsyetojnë, se kush e komandon këtë strategji, që synon prishjen e identitetit kombëtar duke dëmtuar sa më shumë pronarët.

  Sot.com

 

Kakomea: Gjykata, kundër pronarëve shqiptarë
» Dërguar më: 30/12/2008 - 09:06

Nga Bashkim Kopliku
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk u njohu pronësinë mbi Kakomenë, banorëve të Nivicës (Bashkësia e Fshatit Nivicë)—Gazeta Shqiptare botoi vendimin e plotë të gjykatës. Preteksti…..

Nga kush nuk janë pushtuar trevat e Shqipërisë së sotme, që nga periudhat e Paleolitit të Mesëm, gjatë Mezolitit, Neolitit, Epokës së Bronzit, Ilirëve, Romës, Era e Jonë (pas Krishtit) etj. Të na falin lexuesit, por për të kuptuar sofizmin e vendimit të TGJ, po rreshtojmë disa nga pushtuesit e trevave tona: grekët e lashtë, maqedonasit, romakët, visigotët, ostrogotët, bizantinët (nja 1100 vjet), avaro-sllavët, bullgarët, normanët, kryqëzatat (nga e para tek e katërta, gjatë më shumë se 100 vjetëve), venecianët, sicilianët (anzhuinët), serbët, osmanët, austriakët, francezët, italianët, gjermanët, grekët e rinj etj.
……………
http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=31634

Kopliku, war der starke Mann von Durres bis 1997 und früheres Mitglied im “Geheimen Nationalen Sicherheits Rat”. Der Ex-Innenminister und Ex-Vize PM von Albanien kennt sich sehr gut aus und Ferdinand Yhafferi ist sein Schwiegersohn. Einer der bekanntesten Mafia Familie und Personen “Ben” Arben Hasani (Hasanbeliu), war sein Leibwächter, in der Zeit, wo er der Erste Innenminister von Albanien war 1991-92!

Ausführlich wird die Zerstörung des Landes, durch absurde Gesetze aus 1998 dokumentiert, wie die SP Partei, willkürlich die gesamte Küste und das Land, mit illegalen Bauten zerstörte.

Kopuliku, führt auf, das alle Gesetze über Bau Verbots Distanzen zum Meer, bei Strassen und von einfachen Bürgersteigen missachtet werden. Kopliku führt aus, wie kriminell diese gesamte illegale Bebauung überall im Lande ist, wo sogar auf Schul Grundstücken und Grundstücken von Ministerien, illegal gebaut wurde.

Vazhdues të masakrës urbanistike

02/02/2007 - 10:28
• Nga Bashkim Kopliku

Po veniten shpresat e naiveve, se masakra urbanistike do te ndalohej me ardhjen e berishisteve: jo, ajo do te vazhdoje, pa asnje ndryshim per mire. Do ta ilustrojme kete fakt, me programin elektoral te nje kandidati berishist per kryetar bashkie, ne qytetin e dyte te vendit. Programi i tij eshte ne perputhje me interesat e mafjes se ndertimit, kunder interesave te qytetareve, e me ide arkitektonike prej injorantesh.
Nese nuk denon krimet urbanistike te kaluara, kjo tregon se je pergatitur t’i besh ato edhe ti qe do qe te vish: “ne shtepi te te varurit, nuk permendet litari”.
Heshtja për krimet urbanistike, shihet qartë, kur vëren se në “anët negative” të bashkisë socialiste, seksion ky i “programit elektoral” të kandidatit berishist, nuk ka të evidentuar asnjë shkelje ligji të paraardhësve, të socialistëve. Janë rreshtuar vetëm gjërat në vijim:
“Mungesë plani rregullues”, “studime pjesore deri në 5000 m2”, “arkitekturë sipas interesave individuale”, “ndërtesa shumëkatëshe me agresivitet të lartë ndaj infrastrukturës inxhinierike ekzistuese”, “shkatërrimi i pjesëve atraktive të qytetit” e të tjera, që janë të gjitha shprehje evazive (bishtnuese), që e shumta kritikojnë shijet subjektive të arkitektëve “socialistë”, por ku nuk ka asnjë shkelje të Legjislacionit (Ligji nr. 8405, datë 17.9.1998, “Për Urbanistikën, dhe Rregullorja e Urbanistikës, VKM nr 722 datë 19.11.1998 etj.).
Por realiteti që fsheh kandidati berishist, është skandaloz, është krejt i kundërligjshëm, lehtë i përcaktueshëm në shkeljet e tij ligjore kriminale. Por rreshtojmë vetëm tri grupe shkeljesh:
1—Në qytet janë zhdukur praktikisht të gjithë trotuaret, sepse në to janë ngritur ndërtesa të reja, pas vitit 1998. Kjo është bërë në shkelje të qartë të Legjislacionit, i cili përcakton në mënyre taksative gjerësinë minimale të trotuareve (shkelje në nenin 5; pikat 66, 121 etj.).
2—Distancat në mes objekteve, në shumicën e rasteve, janë në shkelje të kërkesave taksative të Legjislacionit, gjë që ka bërë që të zhduken hapësirat urbanistike në qytet, ngjeshje te banesave, mosdepërtim i diellit etj. Fenomeni është në përmasa skandaloze në pjesën e plazhit që është lagje e qytetit, ku rreshtat e banesave kanë formuar breza “betoni” përgjatë të gjithë rërës së bregdetit (shkelje në Pika 119 etj.).

……………………………
http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=6118

2 Antworten auf “Kush e komandon qëndrimin antipronar të ish politikanit Bashkim Kopliku”

  1. ctstmaser sagt:

    Një përgjigje fenomenit antikombëtar dhe antidemokratik “Bashkim Kopliku”
    Rrapo Hajredin DANUSHI*
    Kryesia e Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi” është e detyruar t’i përgjigjet shkrimit të z. Kopliku veçanërisht replikës së tij të fundit të botuar në gazetën “SOT” datë 29.05.2009, për faktin se riaktivizimi i z. Kopliku ka të bëjë me ligjin 7501 si dhe implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë shoqatën dhe njëkohësisht përfaqëson një fenomen antikombëtar dhe antidemokratik. Detyra e Shoqatës është imponimi me mjete demokratike për të korrigjuar gabimet e bëra me pronën, kthimi fizik i pronës tek i zoti ashtu siç është thyer në të gjitha zonat veriore të Shqipërisë dhe në mbi 75% të sipërfaqes. Shoqata nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë, në asnjë rast të luajë me të drejtat e pronarëve dhe ne nuk pranojmë mendjemadhësinë dhe komandat e çuditshme të fenomenit “Kopliku” që të pranojmë alternativën e kompensimit. Me shumë shkrime të botuara me parë është sqaruar shkaku pse jemi detyruar të largohemi përfundimisht nga Partia Republikane dhe PD.
    Për 18 vjet ata na mashtruan. Është fakt që pas vitit 2005 të gjitha përkeqësimet e ligjeve gjysmake për pronat janë propozuar nga PR dhe janë miratuar me deputetët e PD dhe tani këto forca angazhohen se do ta zgjidhin problemin e pronës duke na kompensuar.(?!) Z. Bashkim Kopliku në replikën e dt 30 maj në gazetën “Sot”, shpreh respekt për Shoqatën e “Pronësi me Drejtësi”, por ne shkrimin e tij botuar ne gazetën “Gazeta Shqiptare” kërkon që ne të pranojmë kompensimin përndryshe jemi ne që dëmtojmë pronarët apo u bëjmë pronarëve shtrëngimin mbytës të ariut sepse i duam shume ose duam të mos i japim asgjë pronarëve (e thënë ndryshe merrni ato që ju japim ne). z. Kopliku nuk do të kuptojë se Shoqata e trajton pronën si çështje të së drejtës si çështje kombëtare dhe çështje themelore për demokracinë. Sqarojmë gjithashtu se z. Ahmet Sulstarova, është zv. Kryetar i Shoqatës, i shpronësuar dhe i përndjekur politik, që ka punuar dhe vazhdon të punojë me ndershmëri dhe përkushtim për kthimin e pronës tek i zoti. Zoti Ahmet Sulstarova është zgjedhur në këtë post që në vitin 1991 kur është formuar Shoqata.
    Kryesia e Shoqatës dhe gjithë anëtarësia e saj janë krenarë që kanë në gjirin e saj dhe janë drejtuar nga njerëz si Rrapo Hajredin Danushi e Ahmet Sulstarova, njerëz të përkushtuar, të vendosur e të pa korruptueshëm në mbrojtjen e interesave të pronarëve. Kundërshtimi dhe mendimet e zotit Ahmet Sulstarova lidhur me propozimin Kopliku për të hequr dorë nga kërkesat për të kthyer fizikisht pronën tek i zoti dhe për të pranuar kompensimin që na ofrojnë politikanët, janë mendime dhe qëndrim i Kryesisë së Shoqatës të shprehura edhe më pare dhe shumë herë në shtyp. Bashkim Kopliku e ka devijuar replikën në akuza dhe sulme personale të ulëta, të gënjeshtra e të pa argumentuara ndaj Zv. Kryetarit të shoqatës dhe me mbrojtjen e ligjit 7501 tregoi fytyrën e vërtetë të tij. Ligji 7501 është ligji më antidemokratik, strumbullari i anarkisë së pronës dhe i ligjeve të tjera që kanë vepruar mbi pronës.
    Tani që u dogj karta republikane e Fatmir Mediut na del propozimi Koplikut. A është kjo rastësi apo zbatim i programit të Katovicës, që edhe kjo është trajtuar në shumë shkrime. Duke mos pasur argumente Bashkim Kopliku kalon në sofizma që të na mbushi mendjen se ai përfaqëson demokratin dhe Ahmet Sulstarova qenka tip komunisti ose sigurimsi etj etj. Të gjitha këto na indinjojnë dhe revoltojnë për këtë fenomen të ri të përfaqësuar nga Bashkim Kopliku. Ahmet Sulstarova ka të drejtë të ankohet lidhur me zhdukjen e babait të tij nga hetuesia e regjimit komunist. Këtë kërkesë mëse legjitime të tij ai e ka bërë në prokurori, ka bërë kallëzim penal për personin që i ka zhdukur babain, prokuroria e ka mbyllur ose nuk e ka hapur fare hetimin, sepse politikanët që ishin atëherë në pushtet (ndoshta me ose pa ndikimin tuaj), nuk lejuan hapjen e hetimeve. Nëse z Kopliku është i drejtë i ndershëm dhe demokrat siç pretendon le të kërkojë nga prokuroria të rifillojë hetimin e këtij kallëzimi dhe jo të shpifë e akuzojë ndaj këtij të përndjekuri. Kjo do të jetë një tregues i ndershmërisë personale pasi ato që kanë vdekur në tortura nuk i kthejmë dot .
    Nuk është morale për z. Kopliku të etiketojë z. Sulstarova këlysh komunist dhe bile sigurims dhe në vend të replikës të devijojë nga problemi dhe të botojë një deklaratë te disa te burgosurve. Nuk vëmë në dyshim deklaratën e këtyre të burgosurve politikë ashtu siç nuk vëmë në dyshim pohimin e z. Sulstarova se ai ka denoncuar në prokurorinë e përgjithshme vjehrrin e Bashkim Koplikut, Skender Konica si kriminel, që ka torturuar deri në vdekje kundërshtarët e regjimit komunist dhe ndërmjet tyre dhe babanë e Ahmetit. Nëse Ahmet Sulstarova është ankuar për këtë në prokurori si mund të etiketohet si shpifës. Kjo nuk quhet ndershmëri por pandershmëri. Për zotin Ahmet Sulstarova, veç të tjerash ne si kryesi e shoqatës i besojmë edhe dy deklaratave të verifikimit të pastërtisë së figurës nga komisioni Mezini dhe komisioni Bezhani pra komisione të dy krahëve të politikës.
    Kur B. Kopliku ka qenë Ministër i Brendshëm z. Ahmet Sulstarova me propozim te Shoqatës së të Përndjekurve Politikë ka qenë drejtor i Parkut të Delegacioneve ku ka punuar nëntë vjet deri në pension. Si Ministër i Brendshëm që kontrollonte dosjet e personave që punonin në poste të tilla B. Kopliku nuk ka vepruar ndaj këtij që sot na qenka “sigurimi”. Bashkim Kopliku po flet tani duke marrë rolin e mbrojtësit, me çdo kusht, të ligjit 7501, qoftë edhe duke shpifur “alla sigurim i shtetit komunist” për një nga figurat më të spikatura të Shoqatës sonë. Theksojmë se për Kryesin e Shoqatës e vlefshme nga ky debat është qëndrimi ndaj të drejtës së pronës së trashëguar. Në mbyllje përsërisim se Shqipëria është e vogël dhe njerëzit dinë të vlerësojnë punën e Shoqatës dhe zotin Ahmet Sulstarova si dhe ju që jeni riaktivizuar për të mbrojtur ligjin antikombëtar 7501, pse kjo replikë është devijuar prej jush në fyerje, populli di të ndajë të vërtetën.
    *Kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”

  2. Lupo sagt:

    Lajmet Kryesore
    Mafia e ndërtimit nxit Edi Ramën të kërkojë lejet e ndërtimit të premtuara

    Rama sulmon Berishën pas miratimit të disa vendimeve për ndërtime dhe zhvillim biznesi si dhe të disa studimeve të planeve urbanistike për rrethinat e Tiranës, për të cilat Rama ndien keqardhje se nuk do të jenë pjesë e klaneve të tij mafioze për përfitime marramendëse me lejet e ndërtimit. Rama ankohet se Berisha miratoi një sasi të madhe sipërfaqeje toke për ndërtime dhe se po e abuzon me KRRT, por harron se ka pasur 8 vite kohë për të miratuar planin e tij urbanistik dhe ende nuk e ka përfunduar. Edhe pse pretendon se e ka çuar në KRRTRSH, plani i tij nuk është i detajuar dhe përfundimtar. Ky plan është bërë vetëm për interesat e shumë anëtarëve të kryesisë së PS dhe biznesmenëve të cilët janë të lidhur ngushtë me interesat ekonomike dhe politike të kryebashkiakut Edi Rama.

    Në këtë plan nuk janë marrë parasysh interesat e popullsisë, pronarëve etj, por vetëm të klanit mafioz të lejeve të ndërtimit të Edi Ramës, të cilët kanë studiuar zonat vetëm sipas interesave mafioze. Dihet shumë mirë se në Planin Urbanisitik që ka studiuar Rama janë marrë parasysh vetëm interesat e disa miqve dhe klaneve rreth tij. Kanë qenë disa vendime të Berishës, të cilat kanë nxitur reagimin e Edi Ramës ditën e djeshme. Kryebashkiaku kryesocialist, i ndodhur përballë presionit të bizneseve të cilat e kanë sponsorizuar dhe e kanë financuar si dhe ajo pjesë tjetër e biznesit e cila bën pjesë në kartelin e ndërtimit, kërkoi ditën e djeshme të rikuperonte mundësinë e një pazari tjetër të madh lejesh ndërtimi. Ky Pazar do të favorizonte Edi Ramën përballë detyrimeve të miqve të tij mafiozë ndërtues që po shkelin me këmbë rregullat e tregut dhe gjithë pjesën tjetër të biznesit që nuk ka lidhje me Edi Ramën.

    Vendimet e Berishës për ndërtime për zhvillim biznesi, si detyra e projektimit për hartimin e studimit rajonal dhe mjedisor të rajonit që përfshin bashkinë Vorë, komunën Prezë dhe komunën Bërxull; masterplani i bashkisë Vorë, detyra e projektimit për planin e përgjithshëm rregullues të bashkisë Vorë, plani rregullues i bashkisë Vorë dhe studimi urbanistik përgjatë rrugës së Rinasit, duket se nxitën Edi Ramën në atë tentativë të dëshpëruar. Menjëherë ka reaguar Rama, i cili duke ndjerë keqardhje që investimet po shkojnë jashtë Tiranës, ka sulmuar kryeministrin se grabit pasurinë e përbashkët. Këtu mund të kujtojmë lojën marramendëse të lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, për të cilat ka një dosje në Prokurori. Megjithatë, Rama vazhdon të përsërisë qëndrimet e tij armiqësore dhe kritike ndaj projekteve të qeverisë dhe lejet e ndërtimit jashtë vijës së verdhë të kryeqytetit. Pra, sipas Ramës, vetëm lejet e ndërtimit brenda Tiranës janë të ligjshme dhe në interes të qytetarëve, dhe çka ndërtohet jashtë kthetrave të tij është e paligjshme. Mbas humbjes së zgjedhjeve, pas çdo projekti të qeverisë për zhvillimin kombëtar, Rama po reagon ashpër, duke akuzuar Berishën se po grabit pasurinë e përbashkët të Shqiptarëve.

    Siç duket, lufta e socialistëve për procesin zgjedhor, tani është zhvendosur drejt vendimeve të qeverisë, duke e zbutur pak kështu trysninë e humbjes brenda PS. Sipas Partisë Demokratike, kjo është një strategji për të maskuar humbjen dhe për të fituar betejën brenda PS. Kështu, vendimet e fundit të KRRTRSH për miratimin e disa lejeve ndërtimi, janë komentuar nga Rama gjatë një konference për shtyp. Sipas tij, vendimet e një ditë më parë për disa leje ndërtimi jashtë vijës së verdhë të kryeqytetit, janë më korruptivet në historinë e qeverisë. “Dje Sali Berisha vijoi shfaqjen e turpshme të abuzimit me pushtetin në KRRT e Shqipërisë, duke vazhduar të shfaqë, ndoshta më hapur se asnjëherë më parë, karakterin e këtij pushteti që bashkon në mënyrën më të shëmtuar propagandën e shfrenuar, injorancën e vrazhdë dhe batakçillëkun e kudondodhur. Tirana, brenda vijës së saj të verdhë është rreth 3.500 hektarë, ndërkohë që dje KRRT-ja e Republikës ka dhënë në një pikë të vetme të rendit të ditës, një detyrë projektimi për ndërtime në një zonë prej 2750 hektarësh. Thuajse e gjitha fond toke bujqësore me një sipërfaqe të ndërtuar sa 80% e qytetit të Tiranës, në një territor që përfshin Bashkinë Vorë dhe komunat e Bërxullit e të Prezës”, u shpreh Rama. Sipas tij, qysh në fund të vitit të shkuar Berisha mban në sirtar Planin e ri për Tiranën, i cili parasheh edhe perspektivën e zhvillimit të Tiranës metropol përtej kufijve të sotëm të saj, dhe ndërkohë që qysh se nuk mbahet mend ky kryeministër jo vetëm thellësisht i paditur në çështje të zhvillimit urban, po edhe tërësisht i prirur ndaj vendimmarrjeve me bazë korruptive për territorin, akuzon në tym Bashkinë e Tiranës sa herë hap gojën, me një të rënë të lapsit vendos të ndërtojë në zonën e Vorës aq ndërtime sa çereku i gjithë Tiranës në mungesë të çdo studimi e në kundërshtim flagrant me çdo logjikë zhvillimi ekonomik e social të hapësirës Tiranë-Durrës.

    “Ndërkohë që prej vitesh bën sikur u qan hallin banorëve të kryeqytetit për mungesë gjelbërimi, Sali Berisha ka bllokuar miratimin e Planit tonë të ri për Tiranën metropol dhe, me një tjetër të rënë të lapsit në KRRT-në e djeshme të Republikës, i grabit Tiranës së nesërme dhe fëmijëve të sotëm 75 hektarë gjelbërim të parashikuara në Planin e Ri Rregullues si mushkëria e re e kryeqytetit të Shqipërisë, duke mbushur me ndërtime të gjithë zonën kodrinore deri në buzë të Liqenit të Farkës e duke sakrifikuar edhe hektarë të tërë me ullinj përmes miratimit të një studimi të turpshëm”, vijoi Rama. Duke u ndalur gjithnjë në dhënie e lejeve të dertimit jashtë kryeqytetit, Rama u shpreh se 35 hektarë të tjera kodër e ullishtë të cilësuar si fond toke bujqësore, janë kthyer në ndërtesa 5-7 kate në Fshatin Selitë, duke i shkuar deri në fund shkeljes së rëndë që ka brejtur deri tani gjysmën e kodrave të Liqenit Artificial të Tiranës.

    ******************************************************************************
    Olldashi: Akuza e Ramës, mashtrim i paturpshëm për të fshehur dështimin
    Menjëherë pas akuzave të Ramës ndaj vendimeve të KRRTRSH, ka reaguar ministri ashpër Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, duke i cilësuar deklaratat e Ramës një lumë mashtrimesh për të fshehur dështimin në zgjedhjeve. Olldashi theksoi se ajo që është miratuar nga qeveria 2 ditë më parë, nuk kanë qenë leje ndërtimi, vetëm kritere se si duhet të zhvillohet kjo zonë, në mënyrë që të mos përsëriten më zhvillime të pakontrolluara dhe as copëzim i territoreve në modelin e pullave të Koço Kokedhimes. “Kryekaragjozi i Bashkisë së Tiranës u shfaq sot përpara gazetarëve dhe lëshoi një lumë akuzash idiote mbi Këshillin e Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, për vendimet e mara nga ky i fundit në mbledhjen e djeshme. Jam i detyruar të sqaroi se gjithçka tha Edi Rama është vetëm një mashtrim i paturpshëm, një maskarade e fëlliqur, një përpjekje për të fshehur dështimin pas gënjeshtrave”, tha Olldashi. Më tej, Olldashi tha se ajo që qeveria ka miratuar, është vetëm detyra e projektimit për studimin rajonal, bazuar në një studim të mëparshëm të hapësirës Tiranë – Durrës.

    “Është detyrë projektimi që do të drejtoje Planin Rregullues të kësaj zone. Pra nuk behet fjale që të jetë dhënë apo miratuar ndonjë leje ndërtimi. Janë miratuar vetëm kritere se si duhet të zhvillohet kjo zonë, në mënyrë që të mos përsëriten më zhvillime të pakontrolluara dhe as copëzim i territoreve në modelin e pullave të Koço Kokëdhimës apo Dash Pezës. Kryekaragjozi i Bashkisë deklaroi se Sali Berisha mban prej një viti në sirtar Planin Rregullues të Tiranës. Ky është vetëm një mashtrim i paskrupullt, lehtësisht i verifikueshëm nga cilido”, shtoi Olldashi. Sipas tij, plani rregullues i Tiranës duhet të kishte mbaruar që në 28 shkurt të vitit 2006. “Thuhet se ka mbaruar në fund të shtatorit 2008, por ende nuk kemi asnjë gjurmë të këtij plani, me përjashtim të kioskës pa leje që u ndërtua për qëllime elektorale në Sheshin Skënderbeu. Nëse kryekaragjozi i Bashkisë e ka më në fund gati planin që ua ka premtuar kryeqytetasve që me 2000, ai duhet ta paraqesë atë për miratim në Këshillin Bashkiak. Pasi të marrë miratimin e tij, e paraqet në KRT e Bashkisë. Pas kësaj në KRT e Qarkut Tiranë. Vetëm në fund plani paraqitet në KRRTRSH”, tha ai.
    Gjithashtu Olldashi theksoi se kryekaragjozi i Bashkisë që ka mbjellë në Tiranë vetëm ato pemët plastike të kompanive celulare, akuzoi PD se paska shkatërruar 34 hektarë ullishte në Farkë. Olldashi sqaroi edhe një herë se vendimi i dhënë për një zonë të Farkës është tërësisht në përputhje me studimin, nuk prek asnjë rrënjë jo ulli, por as shkurre. “Janë zhvillime të harmonizuara dhe që mbajnë parasysh ndikimin e tërthortë që kanë në kryeqytet. Modeli i mbajtjes peng të Tiranës për interesa të ndyra të klientëve dhe xhepave të Edi Ramës, nuk është modeli ynë, nuk është modeli për të cilin votuan shqiptarët, që e kanë të qartë dallimin mes njerëzve që bëjnë punë dhe atyre që lehin duke parë punën e të tjerëve”, përfundoi ai.

    http://sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=15258:mafia-e-ndertimit-nxit-edi-ramen-te-kerkoje-lejet-e-ndertimit-te-premtuara&catid=34:politike&Itemid=60

Antwort schreiben

Sie müssen als angemeldet sein, um einen Kommentar schreiben zu können.