Mashtrimi me armët kimike të Shqipërisë

Mashtrimi me armët kimike të Shqipërisë

 

 

Mashtrimi me armët kimike të Shqipërisë

Arben Rrozhani | 04/05/2009

50 milionë dollarë të dhëna nga qeveria e SHBA-së për nismën e senatorëve Nunn dhe Lugar për një botë pa armë kimike. Projekti në Shqipëri, abuzimi me shifrat dhe me faktin nëse ka patur Shqipëria vërtet armë kimike apo këto ishin vetëm LHL. Rrëfimi i ushtarakëve për projektin e kryer dy vite më parë, çfarë fshihet pas entuziazmit që jemi i vetmi vend në botë pa armë kimike dhe kundërshtimi i specialistëve për ekzistencën e armëve të tilla.

“Pesë vjet më parë, zyrtarët shqiptarë të mbrojtjes identifikuan një rezervë të armëve kimike vdekjeprurëse të mbetura nga Lufta e Ftohtë. Duke iu drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndihmë teknike dhe financiare, Qeveria shqiptare arriti me sukses shkatërrimin e 16 tonëve armë kimike, në korrik të këtij viti, ç’ka e deklaron Shqipërinë të parin vend në botë pa armë kimike.

Fondet për shkatërrimin e armëve erdhën nga programi për bashkëpunimin në reduktimin e rrezikut, krijuar fillimisht nën legjislacionin e mbështetur në vitet 1991 nga senatori Richard Lugar dhe senatori Sam Nunn”.

Ky është teksti i shkëputur nga një raportim i shpërndarë nga zyra për programe ndërkombëtare të informacionit të Departamentit Amerikan të shtetit, në vjeshtën 2007, që përmbyllte një “aksion” të madh ushtarak, pas të cilit do të kishte edhe tituj bombastikë: “Shqipëria, i pari vend në botë pa armë kimike”. Pas të cilit, prej dy vitesh ngrihen shumë dyshime të tipit:

Pse u quajtën armë kimike, disa tonelata lëndësh helmuese luftarake të prodhuara 40 vite më parë dhe që ruheshin në fuçi dhe në një depo ushtarake, pse duhet të shkonte fatura e asgjësimit të tyre nga 20-50 milionë dollarë, siç e thonë raportimet e ndryshme, kur eliminimi i tyre mund të bëhej me një kosto minimale, dhe së fundi kush ka përfituar nga ky projekt i kushtueshëm, në emër të një bote më të sigurt dhe të Shqipërisë, si i vetmi vend në botë pa armë kimike, kur në fakt ato nuk ekzistonin? …..

Shekulli

Comments are closed.