November 2008
M D M D F S S
« Okt   Dez »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
Links

Universiteti i Durrësit ““Aleksandër Moisiu”” pa konvikte, studentët me qera

BalkanWeb.com URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=29666

Universiteti i Durrësit pa konvikte, studentët me qera

 
 

(Dërguar më: 17/11/08) Universiteti i Durrësit nuk ofron godina fjetje, apo mensa për studentët. Studentët janë të detyruar të paguajnë qera duke mos patur kështu shërbimin e nevojshëm pranë universitetit të tyre.

DURRËS-Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës vetëm 35 për qind e studentëve janë nga Durrësi, ndërsa pjesa tjetër vinë nga rrethet. Edhe pse në vitin e tretë ky Universitet nuk ofron godina fjetjeje apo mensa për studentët e rretheve, të cilët kështu u duhet të përballojnë koston mujore për ushqim dhe fjetjeje që kapin vlerën e 35 mijë lekëve në muaj. Për rektorin Agim Kukeli ka ardhur koha të mendohet për një Kampus Universitarë, ku veç problemit të mësipërm siguron kushte më të mira për rritjen e nivelit të studentëve.

I pyetur për televizionin “NEWS24”, rektori Kukeli u shpreh se “kur flasim për Kampus Universitarë kemi parasysh një qytezë, e cila ka ambiente për të studiuar, ambiente ku zhvillohet mësimi, ambiente çlodhëse, ambiente sportive, kinema si dhe ambiente fjetimi”.
Taksa vjetore në Universitetin “Aleksandër Moisiu” është 15 mijë lekë në vit, ndërsa qiratë mesatare për studente varione nga 5 deri në 7 mijë leke në muaj. Për ushqimin studentët shprehen se shpenzojnë rreth 30 mijë lekë në muaj, ndërsa mensat e subvencionuara nga shteti, do të lehtësonin këtë kosto për 2300 familje nga rrethet që dërgojnë fëmijët në shkollë.
Ideja e kampit duket i parealizueshme, pasi në Durrës është e vështirë të gjenden sipërfaqe të tilla që të garantonin 4 godina për fakultet, godina për kinema, apo edhe salla të mëdha për ushtrimin e orës së mësimit të edukimit fizik. (a.r/news24/balkanweb)

Antwort schreiben

Sie müssen als angemeldet sein, um einen Kommentar schreiben zu können.