- Balkanforum Balkanblog.org - http://balkanblog.org -

Bashkim Kopliku und seine Anaylse ueber den Albanischen Tourismus

Dieser Eintrag stammt von CrniLabudovi Am 13.6.2008 @ 11:38 In Kosovo-Albanien (Albanian) | 2 Kommentare

Bashkim Kopliku war der 1. Innenminister von Albanien bis 2004 und wurde vom Mafiosi Agron Musaraj abgeloest, der den Schmuggel nach Jugoslawien ausbaute ! Bashkim Kopliku war viele Jahre Partei Vorsitzender in Durres der PD und Leiter des Nationalen Sicherheits Rates von Albanien (eine Top geheime Organisation mit nur ca. 20 Personen), der den Befehl gab und LKW zu den Militaer Depots schickte um Waffen dort ab zu holen, als die “Revolution” mit den kriminellen Horden des Kosovo, im Maerz 1997 begann und auch Durres ueberrollte. Eine sehr gute Anaylse, welche die Problem anspricht!

URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=22238
OPINION/ Dy më urgjentet për turizmin
(Dërguar më: 13/06/08) Nga Bashkim Kopliku
Ka 18 vjet që flitet për “strategjinë për turizmin”, duke anashkaluar problemet më urgjente dhe më kryesore.

Pasi kjo qeveri të ketë demonstruar se është në gjendje të kryejë këto dy më urgjentet, atëherë ia vlen ta dëgjosh për të tjerat, që nga llojet e turizmit, e deri tek urbanistika e zonave turistike etj.
UJËRAT E PËRDORUR
Kemi një gjendje skandaloze: ka shumë vende në plazhet tona, ku ujërat e përdorur infektojnë dhe qelbin, qoftë ambientin, qoftë ujin e detit e liqeneve. Kjo është pritja më e keqe që mund t’u bëhet, qoftë turistëve të huaj , qoftë dhe ne vetë.
Në plazhet tona (ky është sot mbi “90%” e turizmit tonë) duhet të mos derdhen ujërat e përdorur, as në det dhe as në liqene, as dhe në tokë, në sipërfaqe, në sytë e pushuesve. Me ujë të përdorur, këtu e kemi fjalën si për ujërat e zeza nga banjat e nevojtoret, si dhe për ujërat e larjeve në kuzhina e ndërtesa të plazheve. Të gjitha këto derdhje, po i quajmë derdhje të paligjshme të ujërave.
E bllokimi i derdhjeve të paligjshme të ujërave, duhet bërë pa kompromis, pa pritur të bëhet “nesër, kur të kryhet ky apo ai investim”. Çdo derdhje duhet të bllokohet sot, dhe biznesi shkaktar duhet të mbyllet sot, nëse derdhja vazhdon.
Natyrisht që do të ketë restorante, hotele, e banesa, që do të detyrohen t’i grumbullojnë ujërat e përdorura në depo të ndërtuara sipas kërkesave teknike, dhe pastaj t’i thithin me autobot, duke ju kushtuar kjo sa qimet e kokës. Por kjo duhet të mbetet alternativa e vetme, në ato vende ku nuk funksionon sistemi i kanalizimit. E nëse kosto e evadimit të ujërave të përdorura, bëhet shumë e lartë, atëherë e vetmja alternativë (mundësi tjetër) është që aktiviteti të mbyllet, derisa të arrihet zgjidhja ekonomike e heqjes së ujërave të përdorura. Dëmi që i sjellin turizmit, derdhja paligjshme e ujërave, qoftë e një “currili të vogël”, është e pamatshme.
Pasi të jetë arritur bllokimi i derdhjeve joligjore, pastaj ia vlen të mëtohet që “të kryhen investimet për të prurë ujë të bollshëm për kuzhinat, dushet etj.”, apo “që uji që furnizohet në plazhe, pas përdorimit të thithet nga sistemi i kanalizimeve, duke u kaluar në purifikatorë (pastruesit e ujit të pisët) etj.”, siç kanë qejf të bëjnë retorika pushtetarët e radhës.
MBETURINAT
Nuk ka turizëm në një vend ku shishet plastike, ambalazhe të ndryshme të përdorura, por dhe mbeturina ushqimesh që qelben, duken e nuhaten në çdo cep: në plazhe, në lëndina, në anë të rrugëve etj.
Mbeturinat (apo plehrat) duhet të hiqen nga hapësirat publike dhe private (plazhet, parqet, rrugë, sheshe, etj.). Mbeturinat duhet të grumbullohen kudo ku janë, dhe të dërgohen larg zonave të plazheve dhe rrugëve për në ato zona—pavarësisht se ku dërgohen!
Edhe këtu duhet filluar menjëherë puna, duke dënuar, gjobitur, pronarët e ambienteve që i lënë mbeturinat pa i hequr (punë e madhe se “qenka pronë e tyre”—e keqja që sheh syri e ndjen hunda, është pronë publike). Duhen gjobitur edhe drejtuesit e pronave shtetërore, të cilët nuk interesohen që të hiqen mbeturinat. Në të kundërt duhet të bllokohen aktivitetet ndotëse, private apo shtetërore qofshin.
Pasi të jenë zhdukur nga plazhet mbeturinat, atëherë mund të durohet të dëgjohen ato bisedat për “impiantet e përpunimit të plehrave” etj..
QEVERIA QENDRORE DHE LOKALE
Qeveria qendrore dhe lokale, duhet të vihet urgjentisht në krye të një pune intensive, në mbarë vendin, për bllokimin e derdhjeve të paligjshme të ujërave, si dhe për zhdukjen e mbeturinave. Mbase dhe Kuvendi, para se të iki me leje, duhet të bëjë amendamentet përkatëse të ligjeve, që do të duhen për të realizuar këtë punë. Puna duhet të ndahet dhe të kryhet në dy nivele.
Në nivelin e parë, do të kryhet nga qeveritë lokale, bashkitë dhe komunat. Ato duhet të krijojnë inspektoratet lokale të “pastërtisë së plazheve”. Ato duhet të merren me detyrimin e ndalimit të derdhjeve të paligjshme të ujërave si dhe të mbeturinave.
Format e shtrëngimit duhet të fillojnë që nga gjobat, e deri tek dënimi me burg. Por ndërkohë ujërat dhe mbeturinat e paligjshme duhet të bllokohen me paratë e shtetit, derisa të mbarojnë gjyqet me ankuesit e shkaktarët e dëmit.
Pra, kur shkaktari i dëmit, nuk e ndalon shkeljen, apo vonon ta bëjë, atëherë inspektoratet e bashkive apo komunave, duhet edhe t’i heqin me fondet e veta, ujërat e mbeturinat, duke paguar dhe angazhuar firma private për të bërë këtë proces. Natyrisht që paratë e pagesës së firmës private (ku janë përfshirë edhe shpenzimet e inspektoratit) do t’i paguajë pastaj shkaktari i ndotjes. E kur ai nuk i paguan, qoftë dhe sepse “nuk ka për të paguar”, atëherë inspektorati duhet t’i sekuestrojë pronën, ta shesë atë në ankand, dhe të mbajë paratë e shpenzuara, qoftë për firmën pastruese e bllokuese, qoftë për punën e inspektorëve.
Kështu bëhet edhe në vende më demokratike se ne. Po nuk e bëmë dhe ne kështu, kurrë nuk do të kemi vërtetë turizëm, por vetëm premtime të gënjeshtra të qeveritarëve të radhës.
Niveli i dytë i punës për pastrimin, do të kryhet nga qeveria qendrore. Pranë ministrisë që mbulon turizmin, duhet të ngrihet një “inspektorat qendror i derdhjes së paligjshme të ujërave dhe mbeturinave”. Ky inspektorat duhet të kontrollojë punën e pushtetit lokal për ndalimin e derdhjeve të paligjshme të ujërave dhe mbeturinave. Ai nuk do të ketë kontakte direkt me shkaktarët konkretë të derdhjes së paligjshme të ujërave dhe mbeturinave. Ai do të ketë kontakt vetëm me pushtetin lokal që nuk kryen detyrën. Pra inspektorati qendror nuk do të dublojë fare punën e inspektorateve lokale, por do ta kontrollojë dhe mbikëqyrë atë.
Nëse konstatohet për shembull, se në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, një hotel derdh ujërat e përdorura në det, inspektorati qendror nuk ka fare punë me hotelin në fjalë. Inspektorati qendror ka punë direkt me kryetarin e komunës. Është direkt kryetari i komunës që mbulon atë plazh ndaj të cilit do të merren masat. Pra inspektorati qendror, do të jetë si të thuash, inspektorati i inspektorateve lokale.
Me këtë organizim pune me dy nivele, secili bën punën e vet, pa u dubluar. Kur të shihen ujëra dhe mbeturina të paligjshme, do të dihet se kush e ka fajin për to: pushteti lokal—të merresh tani me fajin e ndotësi, do të thotë të lesh qeverinë t’i bishtnojë përgjegjësisë. E pastaj, nëse nuk ka pasur dënime për kryetarin përkatës të pushtetit lokal, fajin e ka me radhë edhe inspektorati qendror, edhe ministri përkatës, edhe kryeministri që mban atë ministër.
Puna nuk është aspak e lehtë, bile është shumë e vështirë, e kundër natyrës sonë (shqiptare) moskokëçarëse për ambientet publike, por ama rezultati do të jetë që ia vlen barra qiranë.
Ky përqendrim i vëmendjes së shtetit, tek derdhjet e paligjshme e tek pastrimi i mbeturinave, do të jetë dhe një shtytje e fuqishme për zgjidhjen me themel të sistemit të ujë-kanalizimeve, të pastrimit të plehrave etj. Kjo sepse do t’u jepet vlerë reale aktivitetit të pastrimit, vlerë që sot nuk e ka, sepse kushdo hedh kudo, çdo gjë. Vlera do të thithë automatikisht investimet private edhe në këto fusha, mjafton që administrata shtetërore të mos bëhet pengesë.


Dieser Artikel wurde ausgedruckt ab Balkanforum Balkanblog.org: http://balkanblog.org

URL zum Artikel: http://balkanblog.org/2008/06/13/bashkim-kopliku-und-seine-anaylse-ueber-den-albanischen-tourismus/

Klicken hier zum Drucken.