Infos

Sie befinden sich aktuell in den Balkanforum Balkanblog.org Blog-Archiven für den folgenden Tag 23.3.2008.

März 2008
M D M D F S S
« Feb   Apr »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
Links

Archive für 23.3.2008

The Iran - Balcan Gate: Drogen / Zigaretten und Waffen Schmuggel des CIA, mit der Methode der Iran Contra Affaere des Oliver North

Inzwischen stellt sich heraus, das die verantwortliche US Firma fuer die Waffen Geschaefte nur eine US Firmen Registrierung fuer Fahrraeder und Sport Artikel hat.

Ebenso ist die US Firma Edvin Ltd. eine Fake Firma und es gibt keinerlei Firmen Registrierung.

Dies zu den Verantwortlichen, fuer die Kathastrophe von Gerdec in Albanien.

Aber Waffen und Munition wird u.a. an Israel (die Kalaschnikov Munition fuer die Hamas Kriege werden also also direkt von Israel geliefert), damals an Ruanda (siehe Massaker 1994) Sudan und den Iran geliefert. Die Iranische Munition taucht dann wieder auf in 2008 bei den Tibet Unruhen bzw. 1994 mit den von den Amerikanern eingeflogenen Islamischen Terroristen in Bosnien und spaeter im Nord Kosovo fuer die KLA - UCK Terroristen.

Die Waffenlieferungen sind was wohl was jedem klar ist, vom CIA gesteuert, inklusive der Waffen fuer das Ruanda Massaker und die Probleme mit den Sudan, bis nach Bosnien. Die geheimen CIA Vertraege mit Albanien besitzt ja Deutschland und deshalb ist die einzige Frage: Wie lange will Deutschland diese Terroristen Kriege weiter mit inzenieren und damit verdienen, denn es sollte jedem klar sein, das Deutschland eine Revolution braucht, um das Gesindel der Politiker aus ihren Aemtern zu vertreiben.

Deutsche Aussen Politik ist rein kriminelle und seit Ende 1998, wird nur noch gezielt mit Bestechung im Ausland gearbeitet.

Diese verantwortliche US Firma fuer den Waffenhandel hat eine Firmen Registrierung fuer Fahrrad Verkauf und mehr nicht! Es ist einfach zu laecherlich und zeigt deutlich warum die kriminellen Horden aus der Politik einen Rechtsfreien Raum: Kosovo benoetigen!

Superfirma amerikane e Gerdecit e specializuar ne bicikleta

 

(Dërguar më: 23/03/08) Zbulohet se përzgjedhja e kompanisë„Southern Ammunition Company Inc” (SAC), ka qenë në linjën e realizimit të korrupsionit, evazionit dhe kontrabandës.

Qeveria shqiptare ia kishte besuar zbatimin e programeve të saj për çmontimin e arsenalit gjigand të armatimeve një biznesi të vogël amerikan, që, si aktivitet të tij kryesor, ka shitjen me pakicë të biçikletave dhe artikujve sportivë.
Pas zbulimit të skemës së përdorimit të firmës fantazëm „EVDIN Ltd”, me bazë në Qipro, për të kryer ciklimin e parave të zeza për kontratën e shitjes së 100 milionë fishekëve Pentagonit për ushtrinë afgane, tashmë del qartë se, edhe përzgjedhja e kompanisë „Southern Ammunition Company Inc” (SAC), nga Karolina e Jugut (SHBA) nga zyrtarët e lartë qeveritarë (në interes të biznesmenit Mihal Delijorgji), ka qenë gjithnjë në linjën e realizimit të korrupsionit, evazionit dhe kontrabandës.
HISTORIA E SAC
Firma SAC është shoqëria e zgjedhur nga Qeveria për të çmontuar municionet në Gërdec, shperthimi i të cilës pikërisht një javë më parë shkaktoi një tragjedi të tmerrshme.
Sipas investigimit të bërë nga ‚’Gazeta Shqiptare’’ rezulton së kompania ‚’SAC’’ është e regjistruar me data të ndryshme në regjistrat amerikane të kompanive të biznesit, gjithnjë në shtetin e Karolinës së Jugut dhe për aktivitet të tij kryesor, ka shitjen me pakicë të biçikletave dhe artikujve sportivë. Për herë të parë, ajo e ka filluar aktivitetin në vitin 1975. Pas regjistrimit të parë, nuk ka asnjë të dhënë, ndërkohë që më 18 dhjetor 1986 firma rezulton të jetë regjistruar si kompani në Karolinën e Jugut, por ka falimentuar më 29 shtator 1989. Më pas, është regjistruar përsëri më 2 shkurt 1995.
BILANC QESHARAK
Sipas bilancit të deklaruar në zyrën e taksave, që Gazeta Shqiptare ka mundur ta sigurojë, ajo gjatë 12 muajve të fundit, deri në mars 2008, rezulton të ketë bërë pagesa të ndryshme, por në shifra tepër të ulta.
Sipas dokumenteve qeveritare amerikane, rezulton se pagesat janë 15.000 dollarë, nga të cilat me 2.500 USD janë paguar lëvizjet me makina, 750 dollarë për letër dhe 250 për komunikim telefonik.
Sipas vlerësimit të D&B (DUN & BRADSTREET), kompani e analizës së biznesit, ajo normalisht kryen me vonesë pagesat e saj për klientët.
SHTESE NE dhjetor te vitit 2007
Në rubrikën e „Operacioneve”, rezulton që në date 7/12/2007, të jetë shtuar zëri „specializuar në fushën e municioneve”. Pesë muaj më parë firma SAC nënshkruan kontratat e saj në Shqipëri për të shkatërruar municionet, por duke pasur që prej një viti një kuotë prej 25% të aksioneve në shoqërinë Alb-Demil të Mihal Delijorgjit

Balkanweb

. Tragjedia-Gerdec, zbulohet firma e dyte fantazme, “GARIETTA LTD” e njejte me “EVDIN LTD”

 

20:10| Firma “EVDIN LTD” qe ka bere blerjen e municionineve ka nje seli fantazme, por nuk eshte firma e vetme me te dhena false. Edhe “GARIETTA” ka nje adrese false ndersa ka te njejtat numra kontakti si “EVDIN”. siehe auch die Geheimdienst Operationen des CIA und der CIA Operation ROOTs, wie man im Stile der Iran Contra Affaere, verdeckte Operationen des CIA mit Drogen und Waffen finanziert inklusive dem Einfliegen von 4.000 Islamischen Terroristen nach Bosnien 1994

Zerschlagung Jugoslawiens: Die CIA Operation

EKSKLUZIVE/Biznesi i fshehte me depot e ushtrise shqiptare, fisheke drejt Iranit

 
 

(Dërguar më: 25/03/08) Kjo tregëti, e zbuluar pikërisht pas tragjedisë së Gërdecit, është vetëm një nga eksportet e shumta që MEICO në shërbim të politikanëve dhe afaristëve shqiptarë, ka kryer në këto vite e pakontrolluar nga asnjë autoritet publik

Që kur qeveria e Sali Berishës zbuloi biznesin e armëve, eksportet ushtarake të Shqipërisë u shtuan me 563%. Kjo është shifra rekord e vitit 2006, e publikuar edhe në raportin e Bankës Kombëtare që vitin e kaluar zbuloi se eksportet e armëve mes viteve 2004 dhe 2005 ishin mesatarisht 550.000 euro në vit, ndërsa në 2006, 3,3 milionë euro.
Eshtë i njëjti vit në të cilin Mihal Delijorgji ngriti shoqërinë për të eksportuar armë dhe qeveria mendoi të bënte një ligj për t’i dhënë dritë jeshile privatizimit në këtë sektor, duke eliminuar monopolin e MEICO-s, që duke qenë ndërmarrje shtetërore kur kryen krime, përfshin dhe qeverinë. Siç ndodhi në Gërdec dhe me shitjen e municioneve në Afganistan.
Kjo tregëti, e zbuluar pikërisht pas tragjedisë së Gërdecit, është vetëm një nga eksportet e shumta që MEICO në shërbim të politikanëve dhe afaristëve shqiptarë, ka kryer në këto vite e pakontrolluar nga asnjë autoritet publik apo organ informacioni. Eksportime kryesisht të municioneve, sepse arsenalet shqiptare janë plot me këto dhe me pretekstin e demontimit është e lehtë t’i zhdukësh në sasi të mëdha dhe pasi paguhen si skrap, mund të shiten më pas si municione të vërteta.
Shqipëria e Sali Berishës, përveç Afganistanit, ka shitur sasi gjigande municionesh në Gjeorgji, Argjentinë, madje dhe në Iran. Në vitin 2005 rezultojnë të jenë eksportuar në republikën islamike “armë, municione dhe pajisje të tjera ushtarake” me një vlerë 279.000 euro, ndërsa në vitin 2006 furnizime të ngjashme, gjithnjë në Iran, me një vlerë 203.000 Euro. Çudia qëndron se në 2006 Shqipëria ka eksportuar zyrtarisht edhe në Izrael armë dhe municione me një vlerë prej 690 mijë Euro. E çuditshme jo vetëm se Irani dhe Izraeli janë armiq të mëdhenj mes tyre, por se të dy janë vende që prodhojnë armë dhe municione dhe vërtetë s’kuptohet se si mund të ishin të interesuar për furnizime nga Shqipëria. Mbetet dyshimi i ndonjë trekëndëshi dhe këto armë të kenë përfunduar në tjetër vend.
Shifrat e habitshme u morën nga “Gazeta Shqiptare” duke konsultuar database e Qendrës Shqiptare për Tregëtinë Ndërkombëtare (ACIT), krijuar në 1999 nga Instituti për Studime Bashkëkohore (ISB) Programi i Zhvillimit të Legjislacionit Tregtar (CLDP) dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Të dhënat freskohen periodikisht falë informacioneve të mbledhura pranë doganave me të cilat ACIT ka marrëveshje zyrtare bashkëpunimi.
ACIT regjistron të gjitha mallrat e eksportuara dhe të importuara zyrtarisht nga Shqipëria, duke i ndarë në kategori (për secilën kategori korrespondon një kod) dhe në bazë të destinacionit (në rast eksporti) dhe të origjinës (në rast importi). Sigurisht, të dhënat në database të ACIT nuk i janë nënshtruar asnjë hetimi, por mjaftohen të pasqyrojnë të dhënat e doganave. Kështu nëse një mall rezulton të eksportohet zyrtarisht drejt Qipros, por në të vërtetë përfundon në Greqi, në të dhënat shënohet Qipro. Me këtë këndvështrim lexuam dhe analizuam eksportimet e Shqipërisë për kategorinë “Armë, municione e pajisje” që ka kodin doganor 19. Brenda kësaj kategorie ka nënkategori me kode të ndryshme.
SHITEN NE IRAN 27 MILIONE FISHEKE
Marrim rastin e Iranit. Në vitin 2006 Shqipëria eksportoi drejt Iranit “municione për armë lufte” (kodi doganor 930690) me një vlerë 102.200 Euro, që duken pak, por me çmimin 22 dollarë për arkë nga 1.000 fishekë (aq sa i ka shitur MEICO në Afganistan), korrespondojnë me 6 milionë fishekë. Të njëjtin vit, eksportoi gjithnjë drejt Iranit municione të tjera (po me kodin doganor 930630) me një vlerë doganore 101.000 euro. Ky është i njëjti kod me të cilin janë regjistruar eksportet e municioneve të blera në vit 2007 me kërkesë të qeverisë amerikane dhe të transferuara në Kabul për forcat e armatosura afgane. Në 2005, Shqipëria eksportoi drejt Iranit municione të tjera (i njëjti kod: 930630) me një vlerë 279 mijë euro: do të thotë 15 milionë 500 mijë fishekë.
Pra, në dy vjet Shqipëria e Sali Berishës (duke u bazuar në të dhënat e Qendrës Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare) i ka shitur Iranit mbi 27 milionë fishekë. Po kush i ka blerë? Kujt i kanë shërbyer? Partnerët euroatlantikë janë të informuar? Kryeministri Sali Berisha, që thotë se nuk dinte asgjë për ç’ndodhte në Gërdec, tani pas dy vjetësh, është informuar për municionet me destinacion Iranin?
Eksportet me Iranin kanë një precedent: që në 2004, kur ishte në qeveri Fatos Nano (ministër Mbrojtje Pandeli Majko) rezultojnë të eksportuara drejt Iranit municione për një vlerë 101.000 euro: sërish 6 milionë fishekë.
Në vitin 2005 u eksportuan municione (kodi 930630) edhe drejt Irakut: vlera doganale 123 mijë euro, që korrespondojnë me rreth 7 milionë fishekë. Një shitje që nuk të habit: tre vjet më parë Iraku ishte në duar të forcave amerikane, ku edhe ushtarët shqiptarë ishin të impenjuar në misionin e paqes.
NE GJEORGJI 130 MILIONE FISHEKE
Eksporti që të bën më shumë përshtypje për përmasat e tij është ai i 2006 kur Shqipëria eksportoi drejt Gjeorgjisë (vend ku kishte një konflikt në Osetinë e jugut) municione (gjithnjë me kodin 930630) me një vlerë doganale 2 milionë 392 mijë Euro. Me çmimet e MEICO-s do të thotë 130 milionë fishekë. Pra 30 përqind më shumë se e gjithë sasia e porositur deri tani nga AYE (për llogari të Pentagonit) për ushtrinë afgane.
Pyetjet dhe dyshimet janë të shumta. E para: çfarë interesi ka qeveria gjeorgjiane të blejë municione të vjetra nga Shqipëria, që janë kryesisht fabrikim rus, tamam si ato që mbushin arsenalin e saj? Pastaj, kënë përfunduar vërtetë në Gjeorgji ato municione? E mbi të gjitha: përmes cilës shoqëri dhe me ç’transparencë e ka bërë MEICO këtë shitje të kryer në sekret të madh dhe larg reflektorëve të shtypit?
Shitja e municioneve drejt Afganistanit zbuloi ekzistencën e një afere të frikshme korruptive: MEICO i shiti një shoqërie fantazmë me bazë në Qipro, “EVDIN Ltd” që më pas ia faturoi blerësit amerikan (AEY Ltd) me çmim gati dyfish. U krijua një fond i zi prej të paktën 1.8 milionë dollarësh, si bakshish, vetëm për pjesën e parë të kontratës. Sa fonde të tjera të zeza dhe sa ryshfete të tjera janë realizuar nën hijen e tregëtisë së armëve gjatë këtyre viteve?
FISHEKE EDHE NE ARGJENTINE
Eksporti më i papritur është ai i bërë me Argjentinën. Vitin e kaluar Shqipëria i shiti vendit amerikano-jugor, më i njohur për futboll se sa për kërkesa ushtarake, municione me vlerë 527.600 Euro (kodi doganor 930690) që të përkthyera në sasi janë 32 mijë arka me armë, baraz me 32 milionë fishekë. Se çfarë bën Argjentina me fishekët e vjetër shqiptarë, mbetet mister. Këto 32 mijë arka me fishekë janë një ngarkesë e rëndësishme, që kërkojnë spostime njerëzish dhe mjetesh ushtarake, por mbi të gjitha (sic u zbulua me aferën e municioneve të shitura në Afganistan) kërkojnë dhe një procedurë ripaketimi.
MISTERI I RIPAKETIMIT
Municionet shqiptare që ndodhen në depo të ndryshme të ushtrisë ruhen në arka të rënda metalike të cilat u dhanë nga rusët apo kinezët mes viteve ‘50-‘70. Por sot transporti kushton dhe kështu për të reduktuar peshën e si rrjedhojë shpenzimet e transportit, municionet transferohen në arka më të lehta: kush e ka kryer këtë procedurë për fishekët e shitura në Argjentinë?
Në rastin e Afganistanit, sipas denoncimeve të biznesmenit Kosta Trebicka, e ka kryer “Albademil”: dhe meqë selia e shoqërisë së Delijorgjit dhe amerikanit Patrick C. Henry III (pronari i SAC) ishte në Gërdec, është e mundur që paketimi municioneve për në Afganistan të jetë bërë në të njëjtat mjedise të Gërdecit që shpërthyen më pas, më 15 mars. Po paketimin e municioneve për në Argjentinë kush e ka bërë? Po në Gjeorgji, apo në Iran a në ndonjë vend tjetër? Eksportet drejt Argjentinës u bënë në 2007, kur u tregua se “Albademil” komandonte ndaj MEICO-s dhe Qeverise. Eshtë e mundur që edhe këto fishekë të jenë paketuar në Gërdec? Këtë herë me çfarë autorizimi?
EKSPORTE NE SUDAN DHE RUANDA
Edhe pse 2006 është viti rekord i eksportimeve, Shqipëria eksporton armë dhe municione që prej 1992, kur u krijua MEICO. Ngarkesa e parë me granata iu shit me 5 shtator të 1992 Sllovenisë. U eksportuan 140.000 granata dhe 450.000 municione kalibër 7.62: ato që MEICO sot i shet me 22 dollarë për arkë, 16 vjet më parë u shitën me 90 dollarë për arkë. Pastaj MEICO në kohën e Berishës president (por ndoshta edhe atëherë ai s’dinte asgjë), i shiti armë Indonezisë (22 shtator 1993) deri edhe Sudanit (12 tetor 1994). Më 26 qershor 1995 Shqipëria shiti 5 milionë municione, 5000 granata mortajash dhe 500 antitanke Rpg edhe në Afganistan, vetëm një vit para se vendi të binte në duar të talebanëve. Ishte eksporti i fundit për 5 vjet. Biznesi rifilloi në vitin 2000 në epokën e socialistëve, kur MEICO veç furnizimit të koleksionistëve të armëve në Europën perëndimore, u kap duke i shitur armë Ruandës, vend në embargo. Ministri i atëhershëm i mbrojtjes Pandeli Majko siguroi se gjithçka ishte bërë sipas rregullave (tamam siç dëgjohet të thuhet sot), sepse armët ishin shitur përmes një ndërmarrjeje izraelite që kishtë licencë të rregullt, “Verona Commodities”. Konfirmimi që në të vërtetë kishim të bënim me një skandal erdhi në vitet e mëvonshme, kur kjo ndërmarrje u kap duke shitur municione (jo shqiptare) vendeve të botës së tretë, në luftë mes tyre.
Ky është cinizmi i kujt shet armë: fitojnë para mbi vdekjen e të tjerëve. Një cinizëm që bëhet i turpshëm kur shoqërohet nga imuniteti.

Balkanweb.com

20:09| Gerdeci, deshmon komandat i FB-se, Shpetim Spahiut

 

18:45| SHPU kunder Mediut: Vendosi ai per Gerdecin

 

  20:55| Prokurori i “Gerdecit”, Xholi, ish jurist i kompanise “Meico”

 

20:25| Tragjedia, fabrika e demontimit ne Gerdec nuk ruhej nga forcat e ushtrise

 

|