August 2007
M D M D F S S
« Jul   Sep »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
Links

Sarandë, ja si e përjetojnë të huajt turizmin shqiptar

Sarandë, ja si e përjetojnë të huajt turizmin shqiptar

Nga Saranda, Xhulieta Lamkaj
13-08-2007

Pamje nga Syri i Kalter ne Sarande

Turistë nga Italia, të mahnitur jo vetëm nga bukuria e Sarandës, por edhe nga mikpritja e shqiptarëveAta kanë dëgjuar shumë të flitet për Shqipërinë, për hiret që zotëron natyra shqiptare. Disa i kanë shijuar dhe janë rikthyer sërish për t’i parë, ndërsa të tjerë vijnë për herë të parë, për t’i vërtetuar me sytë e tyre fjalët që u kanë thënë. Të huajt e pëlqejnë shumë Shqipërinë, po, mund ta themi me plot gojën: natyra shqiptare i ka mahnitur. Rrugëve të Sarandës, një prej qyteteve turistike më në zë, të sheh syri shumë të huaj me çanta në krah, të veshur me pantallona të shkurtra që ecin në grup dhe duket sikur duan të nuhasin çdo gjë që u del përpara. Ka nga ata që vijnë çdo vit për të bërë pushimet në Shqipëri. Massimo Fogagnolo, nga Veneto e Italisë, ka ardhur së bashku me familjen për pushime në Sarandë. Është viti i dytë që ai ka zgjedhur të pushojë në Shqipëri. Ai thotë: “Në Shqipëri kemi gjetur vende që meritojnë të shikohen, që nuk mund t’i krahasosh me vende të tjera, si për shembull Syri i Kaltër. Ka qytete karakteristike dhe kemi vizituar disa kala, të cilat na kanë impresionuar”. Fabio Scire dhe bashkëshortja e tij, Tania, banues në Breshia të Italisë, vizitojnë për herë të parë Shqipërinë. Fabio thotë se ato që i kishin thënë për Shqipërinë ishin të vërteta, sepse ka parë vende shumë të bukura. “Më pëlqen natyra, kam vizituar shumë vende, por nuk ishin kaq të bukura. Natyra këtu është ashtu siç e ka krijuar Zoti, ende nuk është vënë dora e njeriut”,- shprehet ai. Ndërsa Tania tregon se duhej të vinte në Shqipëri, që të shikonte për herë të parë një qiell me kaq shumë yje, që shihen kaq qartë nga toka.

Në mediat e huaja qarkullojnë lajme të këqija në adresë të shqiptarëve, për këtë arsye, ka të huaj që dyshojnë nëse Shqipëria është vërtet një vend i bukur dhe me njerëz të mirë. Një ndër ta është edhe Antonella Palmitessa, nga Bari i Italisë. “Isha shumë kurioze ta shihja. Miqtë e mi flisnin shumë mirë për Shqipërinë, por unë nuk e besoja. Prandaj, doja ta shihja me sytë e mi. Kam parë më shumë nga ç’më kishin treguar. Kur të shkoj në Itali, do t’u them se Shqipëria nuk është ajo që mendojnë ata. Duhet ta shikojnë më sytë e tyre. Unë jam një dëshmitare e gjallë, që Shqipëria është shumë e bukur”,- tregon. Natyra shqiptare është e egër, por mbi të gjitha është e sinqertë. Kështu e vlerëson Maria-Rosa Salla, nga Veneto e Italisë. Ajo thotë: “Mua më pëlqen shumë deti. S’më pëlqejnë vendet ku ndërtohen shumë pallate. Më pëlqen Shqipëria, me stilin e saj antik. Kur shoh njerëz me veshje tradicionale, më pëlqen shumë. Është bukur të shohësh se si një popull ka ruajtur kulturën dhe traditat e veta, pavarësisht nga evoluimi i kohës”. Gjuha shqipe, krejt e ndryshme nga gjuhët e tjera të Evropës u pëlqen turistëve. Maria-Rosa, e përmendur më sipër, thotë se i pëlqen shumë kjo gjuhë, pasi ka një tingull të ëmbël.

………………..

http://www.shekulli.com.al/news/142/ARTICLE/14357/2007-08-13.html 

Antwort schreiben

Sie müssen als angemeldet sein, um einen Kommentar schreiben zu können.