Infos

Sie befinden sich aktuell in den Balkanforum Balkanblog.org Blog-Archiven für den folgenden Tag 30.7.2007.

Links

Archive für 30.7.2007

Djukanovic not worried about cigarette smuggling investigation

Djukanovic not worried about cigarette smuggling investigation

30/07/2007

PODGORICA, Montenegro — Former Montenegrin Prime Minister Milo Djukanovic said on Sunday (July 29th) he was “absolutely tranquil” about the process against him initiated by the Italian judicial authorities. Djukanovic, the chairman of the Democratic Party of Socialists, has been charged with involvement in cigarette smuggling. He claims the cigarette transit via the Adriatic was legal, and that “each cent of the incomes the state had to receive from this transit had ended in the state coffers”. Djukanovic also told Vecernje Novosti that he had no intention of giving up his official functions because of the case. (MINA - 30/07/07; Radio Television Montenegro, Vecernje Novosti - 29/07/07)

Aserbeischan fordert Albanien auf: Illegale Waffenlieferungen zu stoppen

Aserbeischan fordert Albanien auf: Illegale Waffenlieferungen zu stoppen
Azerbaijan calls on Albania to stop illicit weapons sales

30/07/2007

TIRANA, Albania — Azerbaijani Foreign Minister Elmar Mammadyarov contacted his Albanian counterpart, Lulzim Basha, regarding the sale of weapons to Armenia, Azeri Press Agency (APA) reported on Friday (July 27th). Mammadyarov said that according to a UN resolution, no country is allowed to sell weapons to countries that are experiencing a war. Turkish authorities recently halted a shipment of 60 containers of weapons, apparently sent by Albania’s Military Export-Import Company and bound for Armenia.

However, Armenia has publicly denied having ordered weapons from Albania, and said no weapons trading agreement exists between the two countries. It is still unclear who ordered the weapons shipment. (Shekulli, Kohajone - 30/07/07, APA - 27/07/07)

Setimes

EU appoints German diplomat as Kosovo talks mediator

EU appoints German diplomat as Kosovo talks mediator

30/07/2007

Wolfgang Ischinger will represent the EU in negotiations on the future status of Kosovo. [EU]

Wolfgang Ischinger — a German career diplomat with experience in dealing with Balkan issues — was named Sunday as the EU’s representative in the troika to mediate the upcoming 120-day round of talks on Kosovo’s future status.

(Euobserver, B92 - 30/07/07; AP, AFP, Reuters, DPA, Bloomberg, RFE/RL, Beta, B92 - 29/07/07; Xinhua - 27/07/07)
photo

Wolfgang Ischinger will represent the EU in negotiations on the future status of Kosovo. [EU]

German career diplomat Wolfgang Ischinger was named Sunday (July 29th) as the EU’s representative in the upcoming talks between Belgrade and Pristina on Kosovo’s future status.

His appointment, announced by EU foreign policy chief Javier Solana’s office, followed the six-nation Contact Group’s decision on Wednesday that a troika, comprised of EU, US and Russian envoys, will mediate the new negotiations between Serbian and Kosovo Albanian officials.

Ischinger, 61, is currently serving as Germany’s ambassador to Britain. He was deputy foreign minister at the time of the negotiations on the 1995 Dayton Peace Agreement, which ended the more than three-year conflict in Bosnia and Herzegovina (BiH). His role in those talks earned him the reputation of being an expert on the Balkans. From 2001 to 2006, Ischinger was Germany’s ambassador to the United States.

“Ambassador Ischinger will make every effort to achieve real and meaningful negotiations between the parties,” Solana’s spokeswoman, Cristina Gallach, said in a statement Sunday. “Kosovo is a key priority for the EU,” she added, stressing that Solana would continue to follow closely the developments on the ground “with the aim to achieve a lasting and sustainable solution to the [status] question”.

US envoy Frank Wisner, who took part in the 13-month talks on Kosovo led by UN special envoy Martti Ahtisaari last year, is expected to join Ischinger as a member of the troika. Russia has not named its representative.

The six-nation Contact Group, comprised of Britain, France, Germany, Italy, Russia and the United States, agreed on the troika format of the new round of talks after Western nations shelved their latest draft of a UN Security Council resolution on Kosovo amid threats from Moscow that it would veto the document.

The EU and the United States have been attempting to put forward a resolution based on Ahtisaari’s proposal for supervised independence. But Moscow, which says it opposes block any plan that is unacceptable to Belgrade, has rejected every draft submitted so far.
……………………….

http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/en_GB/features/setimes/features/2007/07/30/feature-01

Klasa politike shqiptare në cirkun e skandaleve

Klasa politike shqiptare në cirkun e skandaleve

Artikel: Die Albanischen Politiker sind ein Zirkus der Skandale

Saturday, 28 July 2007
ImageNga Kastriot Myftaraj - Nëse do ta shohim klasën politike shqiptare të lindur në kohën e tranzicionit, dhe që këtë vit mbush shtatëmbëdhjetë vjeç, si një qenie kolektive, si një person kolektiv, ajo nuk jep shenja se po shkon drejt maturimit, por ka dyshime serioze se ajo jo vetëm që nuk ka hyrë në moshën e “adoleshencës” politike, por ende po përjeton një “pubertet” të vonuar, duke qenë një “fëmijë” kapriçioz dhe i llastuar, që mund të shkatërrojë gjithçka që i bie në dorë, në rast se nuk ia tërheqin veshin në kohën e duhur ndërkombëtarët.Në personalitetin kompleks, destruktiv, vanitoz, kapriçioz, të kësaj klase politike, kontribuojnë të gjithë anëtarët e saj elitarë, Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Gramoz Ruçi, Skënder Gjinushi, Genc Pollo, Neritan Ceka, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Jozefina Topalli, Bamir Topi, Ben Blushi, Ridvan Bode, Nikollë Lesi, Paskal Milo, Lufter Xhuveli etj. Në Shqipëri për politikanët përdoret shpesh fjala VIP, që është akronimi anglisht i Very Important Person, por që kur përdoret për politikanët shqiptarë, do të ishte më me vend që ky akronim të lexohej: Very Irresponsable Person (Person shumë i papërgjegjshëm). Nëse do të bëje një portret të VIP-ave të klasës politike shqiptare, atje do të gjeje lëndë për të përdorur të gjitha ato figuracione që janë përdorur në historinë e njerëzimit për të etiketuar në mënyrë denigruese dikë. Në fakt, ironia më e madhe me klasën politike shqiptare është se ata e kanë përcaktuar saktë, në mënyrë epigramatike njëri-tjetrin, dhe e vërteta e klasës politike shqiptare është në përmbledhjen e këtyre përcaktimeve.Ramiz Alia
Mjeshtri i Madh i Urdhrit të Kalorësve të Lugës së Çorbës së Prishur

Mjeshtri i Madh i Urdhrit të Kalorësve të Lugës së Çorbës së Prishur pranë kazanit të së cilës vihen ende në rresht poolitikanët shqiptarë, që me lugën e çorbës së prishur kanë gjetur ushqimin e tyre politik fillestar. Tashmë çorba e Ramiz Alisë vazhdon të jetë ushqim i përditshëm i kësaj politike e cila e mësuar me ushqimin e dikurshëm nuk po ambientohet dot me kushtet e reja që janë krijuar. Janë këta politikanë që si djaj të vegjël trazojnë dhe mbajnë peng zhvillimin e Shqipërisë. Të helmuar nga çorba e Ramiz Alisë  vazhdojnë të vjellin vrerin e tyre mbi kokat e taksapaguesve shqiptarë, popullit shqiptar duke  prishur sipas dëshirës së tyre dhe të Mjeshtrit të Madh të Çorbës avenirin e brezave, prespektivën e tyre, duke shkatërruar ekonominë shqiptare dhe duke grabitur çdo qindarkë të mërrë në formë takse nga populli shqiptar. Mbi këta politikanë qëndron Ai Mjeshtri i Madh Ramiz Alia i cili me lugën e tij përzien këtë çorbë që akoma nuk ka dalë nga stomaku i kësaj politike mjerane.

Sali Berisha
Ujku i zbutur i Ramiz Alisë

Njëherë në parlament Taulant Dedja i ka thënë se unë jam rritur në mes të librave, ndërsa ti je rritur në Luginën e ujqërve. Ky do të ishte epigrami i paradigmës të zgjedhur prej kundërshtarëve të Berishës, nga të gjithë krahët e politikës, me Berishën. Pra një version bashkëkohor politik i “Beowulf”. Regjimi komunist kur e lançoi Berishën në karrierë intelektuale dhe politike, e shikonte atë si një “ujk” të zbutur që do t’ i shërbente. Por kur erdhi pluralizmi politik, regjimi i dha përsëri Berishës të luante rolin e lupus in fabula, ujkut të keq në politikën shqiptare. Ndoshta është një fatalitet që imazhi i tij politik është ai i ujkut që bie si një mallkim dhe shqyen kopenë:  Ndërsa kriza e firmave piramidale ishte mallkimi i qeverisjes së tij të parë, në qeverisjen e tij të dytë mallkimi ishte kriza energjitike. Tash Berisha, që vazhdon prodhon pa kursim retorikë absurde politike në mes të krizës energjitike, dhe kur më e keqja pritet të mbërrijë, duket si ujku që ulërin në netët me hënë.

Fatos Nano
Stërnipi i Thanas komitit, me gjashtë komitë qëlloi Topin president
Çfarë nuk bëri për t’ u bërë President! Arriti deri atje sa të shpallë se është me origjinë nga Qeparoi i Himarës, fshati i George Tenet, gjë të cilën Nano na e paskërka zbuluar pasi studioi edhe një herë origjinën e familjes së tij. Zot na ruaj mos dalë se ai Thanas komiti me famë, të cilin Nano e shpalli paraardhës të vetin nga Qeparoi, ka qenë përgjegjës që familja e George Tenet e la Qeparoin, pas një hasmërie siç dihet. Se për kë tjetër do të detyrohej një burrë i Kokajve(paraardhësit e Tenet) të merrte arratinë përveçse nga një tjetër i fortë si Thanas kaçaku. Këtë mbetet ta sqarojë “Qehajai i gjakut” i Bregut, Paskal Milo, duke e quajtur kështu për shkak se di shumë nga kartat e vjetra të historisë së kësaj zone. Gjithsesi, Nano, tani që na doli himariot, ka detyrimin që të luftojë për të marrë PS-në që e mban një gjysmëhimariot si Edi Rama. Tashmë të vetët po e akuzojnë Nanon se bëri pazar me Berishën, në dëm të së majtës, duke i mundësuar që ta zgjedhë Topin President. Por ajo që bëri Nano nuk ishte gjë tjetër veçse prishi lojën e Ramës dhe Metës që donin të bënin pazar me Berishën, duke i kërkuar këtij si pjesë të çmimit që Nano të flakej në koshin e plehrave të politikës shqiptare. Por Nano me vetëm gjashtë “ushtarë të paqes” e shkatërroi lojën e Ramës dhe të Metës, që në rradhë të parë ishte e drejtuar kundër tij. Mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë kur të përdorë gjithë ushtrinë e tij të paqes.

Ilir Meta
Juda Ilir, Kim Philby i Berishës në gjirin e së majtës

Nano dikur e kishte zakon që t’ i quante bashkëpunëtorët e vet të ngushtë që zgjodhi për në lidershipin e PS “apostujt e mij”. Nëse do të kërkohej të gjendej “Juda” mes këtyre “apostujve”, ai me siguri që është Meta. Juda autentik e shiti Krishtin për 30 aspra. Nëse bëhet pyetja se për sa e shiti Meta Nanon, atëherë atij(Metës) gjërat i dalin më keq se Judës së varfër. Se nëse për lehtësi llogaritje e marrim një aspër baraz me një euro, atëherë sipas të dhënave pasuria që vuri Meta, në sajë të përzgjedhjes së tij si “apostull” nga Nano, llogaritet të jetë miliona herë më e madhe se pasuria prej 30 asprash që vuri Juda autentik duke shitur Krishtin. Pra, Meta nuk kishte nevojë për ta shitur Nanon, por e bëri vetëm për kapriçio dhe vanitet politik. Ndoshta tani Nano duke vazhduar kërkimet do të zbulojë se edhe  Thanas kaçakun e Qeparoit, një skraparli e shiti. Ilir Meta, ka një problem të madh kur vetparaqitet si burri më i fortë i së majtës. Problemi është se si është e mundur që këtë rrezik kaq të madh për Berishën nuk e sulmon kurrë Fahri Balliu në gazetën “55”, që është prova e lakmusit për të verifikuar nëse dikush është vërtet kundërshtar politik i Berishës. Se duket që sulmet e Metës kundër Berishës janë të tilla që në mbrëmjë i thotë Fahri Balliut, se a mërzitet shumë Berisha po t’ i them unë edhe këtë apo atë.

Dritan Prifti
Prifti i Metës, hoxha i Berishës

Ky njeri i çuditshëm në politikë sillet si korrenti në kohën kur ai drejtonte KESH-in dhe Ministrinë e Energjitikës, dhe kur po ashtu ishte krizë energjitike dhe dritat vinin e iknin kohë e pa kohë. Atëherë njerëzit arritën sa mos të ankoheshin për ndërprerjet, por vetëm të kërkonin që ndërprerjet të kishin një orar. Edhe tani Prifti sillet si korrenti në kohën kur celësin e kishte ai. Njëherë prish bojkotin e së majtës dhe hyn në parlament, duke i siguruar së djathtës kuorumin dhe duke marrë emrin e “kamikazit” të Berishës, pastaj seancën tjetër kur zgjidhet Presidenti nuk shkon në parlament. Të shpjegosh qendrimin e tij, është si të kërkosh të gjesh shpjegim për ikjen e korrentit në kohën kur Prifti kishte çelësin. Nëse donte të bëhej “kamikaz” politik i Berishës nuk kishte pse lodhej të shkonte deri në Harvard për të mësuar, se sa për makiavelizëm, për intriga nga më të çuditshmet dhe nga më fantastiket, politika shqiptare përbën një shkollë edhe për profesorët hijerëndë të Harvardit. Duke parë trimërinë që Dritan Prifti tregoi në luftën kundër Nanos dhe sfidën që i bëri këtij të fundit në parlament, mbetet që Prifti ta rishikojë origjinën e vet familjare ashtu si Nano, se nuk ka mundësi që një burrë kaq trim si Dritan Prifti të jetë nga Myzeqeja. Se mendoni: Kur Nano donte ta fuste Priftin në burg, në vitin 2002 me anë të Prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi, Prifti, me Metën dhe Berishën përmbysën Rakipin, dhe tash kur Nano donte të bëhej President, Prifti, përsëri me ndihmën e Berishës, përmbysi Nanon.

Genc Ruli
I shpëtoi drurit të arrës, rrezikon nga shtyllat e tensionit

Në anglisht mbiemri i tij ka kuptimin “sundoj”(“rule”), dhe nisur nga kjo mund të quhet Mbreti i Errësirës, për shkak se me portofolin ministror që ka mbulon dhe energjitikën, që është katastrofa më e madhe e qeverisë ku bën pjesë ai. U rikthye në politikë si i ardhur nga shoqëria civile, për shkak se kishte hapur një OJF. Për prurjet nga shoqëria civile në politikë thuhet se janë iluministë (ndriçues) të politikës, por Genc Ruli e meriton të quhet obskurantist (errësues) për shkak se ai i ka sjellë errësirë gjithë Shqipërisë, si qeveritar. Me Rulin ministër, rikthimi i të cilit dhe i të tjerëve si ai u kërkua dhe u komentua aq shumë për reformimin e PD, shqiptarët mund të thonë: Ne nuk kemi energji elektrike, por kemi fytyra demokratike! Duke mos e lëshuar kolltukun ministror as në kulmin e errësirës për të cilën ai është politikisht përgjegjës, Ruli dëshmon se nuk ka qenë as i moderuar dhe as demokrat, por ka qenë dhe mbetet vetëm një maniak i pushtetit dhe që abuzon me të në dobi të tij dhe të klanit të tij. Kohët e fundit marrëdhëniet e Rulit me Berishën janë tensionuar, dhe Ruli parapëlqen të çojë në mbledhjet e qeverisë zëvendësin e tij Eno Bozo, gjë që nuk është pritur mirë nga Berisha. Ndërsa herën e parë Rulit i iku portofoli i ministrit nga druri i arrës, këtë herë do t’ i ikë nga shtyllat e tensionit të lartë.

Skënder Gjinushi
Hajmalia e Byrosë Politike, tek e majta alla Toni Bler e Edi Ramës

Ai mban rekordin e padëshiruar të të qenit i vetmi anëtar i Komitetit Qendror të një partie komuniste që ka qenë në pushtet në Lindje, që vazhdon ende të jetë kryetar i një partie parlamentare, 18 vite pas rënies së Murit të Berlinit. Për këtë Gjinushi është “delja e zezë” e së majtës. Sa kohë që Rama del në krah të Gjinushit, nuk mund të pretendojë se përfaqëson politikën e re, që kërkon të nxjerrë nga politika shqiptare të vjetrit. Se nuk mund të bashkosh në një linjë politike Skënder Gjinushin dhe Ajola Xoxën! Rama do të bënte më mirë sikur në krah të tij, në vend të Gjinushit, të vinte një skelet dinozauri. Kur Gjinushi flet kundër Nanos dhe Berishës, ai të jep më tepër përshtypjen e njeriut që e ndjen se po del nga skena dhe kërkon të tërheqë dhe sa më shumë të tjerë pas vetes.

Neritan Ceka
Pas xhuvelërisë qeveritare, cekëria presidenciale

Nëse Arben Duka do të ishte treguar krejt i sinqertë, atëherë në satirën e tij për Xhuvelin duhej t’ i njihte Cekës meritën e të qenit babai i Xhuvelërisë, se ishte Ceka ai që e promovoi këtë model politik kur pas ardhjes së PD në pushtet në 1992, u bashkua me të majtën në krye të një partie ku bënin pjesë dhe gjashtë deputetë që u shkëputën nga PD. Ceka me profesion është arkeolog dhe në arkeologji ka një parim sipas të cilit kur arkeologu gjen një objekt sado të vogël, p.sh. një lugë, një thikë, apo një filxhan, prej saj arrin të perceptojë se si ka qenë një qytetërim i tërë. Për të perceptuar se kush ka qenë Ceka në politikë dhe më tej, do të mjaftonte të gjeje një “Llullë”. Kur të majtët ankohen se Ceka i shiti duke kandiduar për President me firmat e të djathtëve, ai ka të drejtë që ashtu si Talejrani të thotë se ka shitur vetëm ata që e kanë blerë. Kështu që nuk përjashtohet që ta shesë përsëri Berishën nëse i jepet rasti, dhe kur Ceka thotë se i ka premtuar Berishës se nuk do të ketë më sherre mes tyre, kjo do të thotë se Ceka nuk parashikon që t’ i jepet përsëri rasti për ta shitur Berishën.

Nard Ndoka
Demokristiani që nuk u rrëfye kurrë

Shumë misterioz ky Ndoka! U bë tre herë deputet, ministër, i biri i botës dhe nuk e morëm vesh si e ka emrin, Bernard apo Leonard! Por nuk është vetëm kjo enigma e tij. Në jetëshkrimin e tij të paraqitur në faqet e Kuvendit të Shqipërisë në internet, demokristiani Ndoka nuk ndjek aspak parimin e Krishtit “E vërteta do t’ u bëjë të lirë!”, por i shmang të vërtetat e jetës, duke mbetur rob i të pavërtetave torturuese. Kështu ai thotë se ka mbaruar shkollën e lartë për jurist në vitet ’90, dhe pas kësaj ka punuar avokat, por duke qenë se ka lindur në vitin 1963, na lind e drejta të bëhemi kuriozë se ç’ shkollim ka para vitit 1990 dhe ku ka punuar. Për këto Ndoka nuk jep të dhëna në jetëshkrimin e vet. Si demokristian Ndoka duhet të ketë sensin e misterit të ritualit fetar, dhe në këtë sens të misterit me shumë gjasë Ndoka përfshin dhe diplomën e tij të shkollës së mesme për pylltari, për të cilën iu desh të bënte një “mrekulli” që ta siguronte kur filloi studimet në fakultetin juridik në vitet 1990, por kjo “mrekulli” e demokristianit Ndoka është nga ato për të cilat një kristiani të mirë i duhet të rrëfëhet dhe të kërkojë falje.

Edi Rama
Lakuriqi i natës që veshi brekët e topolinos

Para rreth një viti paraqiti një ekspozitë me piktura të vetat të quajtur “Hartat e mendjes”. Në ato piktura me një kaos ngjyrash dhe vizash, mund të gjesh të vërtetën e ideve të Ramës. I cuditshëm ky Rama. Kur e akuzon Fatos Nanon se tradhëtoi të majtën, duke e ndihmuar Berishën që të zgjedhë Topin President, duket se mendon qëtë tjerët nuk e kuptojnë se Ramës i vjen keq që Nano i bëri pay back Ramës që i ofroi Berishës konsensusin në rast se sakrifikohej Nano. Rama u mburr shumë se do të sillte një politikë të re, duke e quajtur veten një politikan të ri, për nga mosha dhe mentaliteti, si dhe duke thënë se ndjek modelin e Toni Blair. Por duke marrë si nr. 2 të partisë Gramoz Rucin, ish-aparatcikun klasik të PPSH dhe të fundit shef të Sigurimit të Shtetit të regjimit komunist, zbuloi se përtej retorikës së Toni Bair, i gjen më të sigurta metodat saliniste të kontrollit të partisë.
Berisha kur e ironizon e quan “Edvin”, por megjithatë, Rama, ashtu si Ndoka ka një enigmë me emrin, se nuk merret vesh nëse emri i tij është shkurtim i emrit “Edvin”, siç e quan Berisha, apo i Eduard, Edmond, Edison, a ku e di unë se çfarë. Se që është shkurtim, për këtë nuk ka dyshim. Nëse do të parafrazoja Taulant Dedjen që ka thënë se Edi Rama vesh brekë me figurën e topolinos, do të thosha se emri i tij mbetet po aq enigmatik sa brekët e tij, për të mos folur për origjinën e tij. Një herë në një intervistë në gazetën “Paloma” ka thënë se personazhi i tij i preferuar në filmat me kartona është miu Xherri. Ashtu si ai, Rama mendon se mund të bëjë me sukses një lojë të rrezikshme, me maçokun Tomi (Fatos Nanon), në arenën e PS, gjë që nuk duket se ka gjasa të përfundojë si në filmin me kartona ku Tomi nuk fiton kurrë kundër Xherrit.

Gramoz Ruçi
Rikthimi i “mumjes”komuniste në politikën e re socialiste

Rikthimet e Gramoz Ruçit në PS, ngjajnë me historinë e filmit kuazi-horror “Rikthimi i mumjes”. Ruci tek PS është “mumja” politike më e frikshme e trashëguar nga PPSH, pasi ka qenë aparatciku klasik i frikshëm, si sekretar i parë komiteti partie rrethi, dhe më pas si shef i Sigurimit të Shtetit në postin e ministrit të brendshëm. Në 1996 Ruçi dha dorëheqjen nga posti i sekretarit të përgjithshëm për t’ ë krijuar PS imazhin e reformimit. Por Ruçi u rikthye në postin nr. 2 në parti pasi kjo u rikthye në pushtet. Kur Edi Rama u bë kryetar i PS, Ruci dha dorëheqjen, gjë që u duk e natyrshme, se fytyra bolshevike e Rucit nuk ishte kompatibël me fytyrën e re të Ramës, që pretendonte se sillte politikën e re në parti. Por tashmë, me ndryshimet që bëri Rama në parti, cuditërisht por në mënyrë sinjifikative, e riktheu Rucin në postin nr. 2 të PS. Tashmë Rama, duke patur Ruçin në krah,  ka fytyrën politike të Ruçit.

Ben Blushi
I dyzuar midis strucit dhe tigrit

Në krye të piramidës së PS, vendi po bëhej gjithmonë dhe më i ngushtë për të qendruar së bashku me Ramën. Dhe në mbledhjen e parë të Asamblesë Rama e eliminoi Blushin  me një eufemizëm procedurial makiavelist duke e shkrirë postin e sekretarit politik që mbante Blushi. Protagonizmi politik i Blushit, i ardhur nga kapaciteti intelektual i tij, por të cilin di ta përkthejë atëherë kur duhet në terma populiste, çka është e domosdoshme tek e majta, e bën një rival natyral të Ramës. I vetmi që mund ta sfidojë është Nano, gjë që u duk dhe në replikat që shkëmbyen herën e fundit në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kur ironisë së Blushit se grupi ishte bërë si kopsht zoologjik, Nano iu përgjegj se në këtë rast duhej të zgjidhte se çfarë kafshe ishte. Nëse Blushi do të mendonte seriozisht për këtë gjë, atëherë ai duhej të zgjidhte strucin, pasi ka futur kokën në rërë, dhe bën sikur nuk shikon se nëse Nano është armiku imediat që Rama kërkon ta neutralizojë përfundimisht, Blushi është ai që Rama e shikon si armikun natyral të rradhës. Së paku nga veprimet e Blushit nuk del ta ketë kuptuar këtë gjë. Është duke u menduar nëse të qëndrojë si struci apo të nxjerrë thonjtë e tigrit duke dalë përfundimisht kundër ulkonjës Rama.

Pandeli Majko 
Lejfeni i politikës shqiptare

Më mirë me thënë lejfeni i politkës shqiptare. Shpeshherë shansi i qeshi nga mbledhja e gozhdëve të bëhet kryeministër dhe ministër i mbrojtjes ku nuk shkriu gozhdët e lejfenit por tanket e ushtrisë.   Nuk ka shembull në historinë e politikës botërore që një politikan që ka qenë dy herë kryeministër, dy herë numri 2 i një partie të madhe (sekretar i përgjithshëm 1997 dhe 2005), pa mbushur moshën 40 vjeç (i mbush në shtator të këtij viti), të hyjë trajektorja e karrierës së tij politike në fazën e rënies. Se është evidente që Majko është nulifikuar politikisht sa i përket lidershipit të PS, ku sot ai është edhe më pak protagonist se Bashkim Fino. Kjo tregon se Majko ka qenë një katapultuar artificialisht, që sot për të thënë të vërtetën po merr atë që meriton nga Rama.

Fatmir Mediu
Naftëtari që do na integrojë në NATO

Nuk është ironi e vogël që Shqipëria, duke pasur një ministër mbrojtjeje me profesion inxhinier nafte, ka çuar trupa në Irak, ku bëhet një betejë globale për burimet energjitike, dhe megjithatë vendi jonë gjendet në një krizë energjitike të frikshme. I çuditshëm ky Mediu! Pa qenë ish-pronar është paraqitur kampion i çështjes së ish-pronarëve, pa pasur realisht parti, është deputet dhe ministër, pa pasur praktikisht ushtri merr pjesë në forca paqeruajtëse, si dhe kërkon të na bindë se do të hyjmë në NATO! Mediu del të jetë kështu një iluzionist i madh politik, që ndryshon me Nadirin që desh të na bindte se do të hidhej nga tarraca e Hotel “Tirana”, në atë se Mediu kërkon të na bindë se ai do të kërcejë nga toka në tarracën e hotel “Tirana”! E megjithatë ky Mediu pa prona të trashëguara, duke u bërë politikani i ish-pronarëve na është bërë një pronar i madh gjatë kohës që ka qenë deputet dhe ministër!

Sokol Olldashi
Tiransit nuk i dhanë votën për tenderat e rrugëve të tyre, Berisha i dha rrugët e gjithë Shqipërisë

Asgjë nuk humbet çdo gjë transformohet! Me këtë parim natyror Olldashi e kapërceu humbjen në garën për Bashkinë e Tiranës, që e shndërroi Olldashin nga Ministër të Brendshëm në Ministër të Punëve Publike dhe Transportit. Nuk donin zgjedhësit t’ i jepnin Olldashit të drejtën që të bënte tendera për rrugët e shkurtra urbane të kryeqytetit, Berisha nga inati i dha të drejtën që të bëjë tendera për rrugët e gjatë interurbane të gjithë Shqipërisë! Eh, vërtet që këtu Olldashi nuk ka të drejtë që të japë leje ndërtimi për pallate, por durim! Ai është i ri dhe gara për Bashkinë e Tiranës do të vijë përsëri pas katër vitesh. Deri atëherë Olldashi le të bëjë sit ë bëjë me rrugët e gjata, pastaj ta provojë përsëri fatin.

Jozefina Topalli
Politikania që mori pronat në sajë të politikës

Njëherë kur e kanë përfolur socialistët në parlament për pasurinë e saj, ka thënë se i përket një prej familjeve më të pasura në Shqipëri, dhe se ka marrë vërtet prona, por pak në krahasim me ç’ ka pasur familja e saj. Por duket se pasuria e saj më e madhe është mbiemri i saj i dyfishtë Çoba-Topalli, që është shndrruar në pasuri në sajë të  vesit aristokratik të demokracisë shqiptare, si në të djathtë ashtu dhe në të majtë, për të lançuar në politikë njerëz që mbajnë mbiemra përfaqësues të familjeve me emër në elitën politike dhe tregëtare të para vitit 1944 (tek e djathta) dhe të nomenklaturës komunsite tek e majta. Për Jozefina Topallin vlen ajo që Cvajgu thotë për Meri Stjuartin, se ajo nuk bëri gjë tjetër veç mori të mirat e emrit që mbante, pa pasur vetë asnjë meritë. As pronat që ka marrë Topalli nuk do t’ i merrte dot nëse nuk do t’ i merrte mbiemrit të saj si përfitim pushtetin politik, me anë të të cilit mori pronat, që ish-pronarët e tjerë nuk i kanë marrë dot.

Bamir Topi      
Vila e Topit 28 mijë metër katrorë, Shqipëria 28 mijë kilometër katrorë, ky vlen për president   

Një nga enigmat e politikës së Berishës është se përse iu desh që të lançonte në lidershipin e PD, dhe madje në postin e kreut të shtetit, një veteriner si Topin. Nëse lançimin e Topit ia kanë këshilluar të huajt, është e sigurt se e kanë bërë me keqdashje, se në asnjë vend të Perëndimit nuk ka një politikan të nivelit të Topit me profesion veteriner. Në fakt Topi do të ishte i përshtatshëm për kryetar shteti për një gjë, se vila e tij si kështjellë në periferi të Tiranës përbën shtetin shqiptar në miniaturë, duke qenë se ajo ashtu si shteti shqiptar ka 28 mijë kilometra katrore, ka një park me 28 mijë metra katrore. Këto Topi i ka marrë si ish-pronar, duke dhënë shembullin personal se si mund t’ i marrin pronat ish-pronarët, duke u bërë deputetë dhe nënkryetarë të një partie të madhe. Kush të dojë le të thotë pastaj se Bamir Topi nuk i mbron interesat e ish-pronarëve! Se si i thonë fjalës Topi dhe Topalli, nuk u japin peshkun ish-pronarëve, por i mësojnë si zihet peshku! Në fjalimin e vet promovues si President i Republikës Topi u shpreh se do të stabilizonte cështjen e pronave. Kjo ishte fjala më absurde që mund të gjente ai, pasi të stabilizosh një gjë, do të thotë të ruhet gjendja e tashme e saj, dhe gjendja e tashme e pronave është e tillë që ruajtja e saj nuk mund të quhet si një meritë.

Ridvan Bode
Nga hija e firmave piramidale, në hije të ekonomisë shqiptare 

Në PD ka qenë dhe mbetet hija e Berishës, si ministër i financave herën e parë ka qenë hija e bosëve të firmave piramidale, ndërsa këtë herë hija e tij i ka zënë “diellin” ekonomisë shqiptare, së cilës kërkon t’ i bëjë dritë me shifra fiktive. Nuk ka shembull në politikën dhe shtetarinë botërore që një njeri kaq anonim dhe me një profil kaq të ulët, të ketë bërë një dëm kaq të madh. Por në përpjestim të zhdrejtë me këtë dëm janë fitimet e Bodes për vete, klanin e tij dhe për klanin e ngushtë të Berishës. Këtu Bode ngjan me bombën me neutron. Për të Berisha mund të thotë atë që thoshte negociatori i famshëm francez në konferencën e Versajës, Tardieu, për ndihmësin e tij Mandelin: Është komode kështu, pordhën e bëj unë, por erë mban ai!

Lulzim Basha
Ministri i Jashtëm që qesh

Luli koleksionon poste midis Prishtinës dhe Tiranës, duke i marrë dividentët look-ut të vet, se ndërkombëtarët që prodhojnë politikanë për Shqipërinë mendojnë se burra të bukur si Basha mund t’ i bëjnë për vete njerëzit e thjeshtë. Edhe të dërguarit e Kominternit kështu menduan kur zgjodhën Enver Hoxhën dikur. Në thelb është e njëjta skemë manipuluese e llojit autokratik. Luli mund të kishte një karrierë kinematografike apo si top model në pasarelat e modës së lartë, dhe roli i tij në politikë nuk ka asnjë ndryshim nga kjo. Në të vërtetë, në dy karrierat e para do t’ i duhej të punonte dhe të shqetësohej për atë që bënte shumë më tepër se tek e treta. Kush e shikon Shqipërinë nëpërmjet fytyrës së këndshme dhe të qeshur të ministrit të saj të jashtëm, joshet të mendoj se Shqipëria është një vend i lumtur dhe që i ka punët në rregull së paku po aq sa Danimarka.

Genc Pollo
Nuk i mjaftuan dy punëtorët e vrarë që të turpërohej

Në rast se do të mbahet mend në historinë e politikës shqiptare, kjo është me siguri për batutën më idiote të tranzicionit të deritashëm shqiptar, që vështirë se mund ta kapërcejë dikush në të ardhmen. Fjalën e kam për mënyrën se si e komentoi Pollo përgjegjësinë e tij si Ministër i Arsimit për tragjedinë e ndodhur në një shkollë ku u vranë dy punëtorë pas një shembjeje që u bë gjatë punimeve jashtë standardeve të bëra nga një firmë që kishte fituar një tender të Ministrisë që drejton Pollo. Fjalët që gjeti Pollo për këtë ngjarje ishin: Kjo nuk është nga ato ngjarje me të cilat ne si Ministri mund të krenohemi!
Pra, nga ajo që ndodhi ministri Pollo nuk turpërohet, por vetëm nuk e shikon si një gjë me të cilën mund të krenohet?! A nuk është e turpshme që në këtë rast ministrit Pollo nuk iu bë të thoshte se kjo është nga ato ngjarje me të cilat ai dhe stafi i tij, si ministri, turpëroheshin! Me këtë Pollo tregoi përpërgjegjshmëri dhe cinizëm. Çfarë duhet të ndodhë që ministri Pollo të turpërohej? Apo duhej të ishin vrarë veç punëtorëve dhe nxënësit që nëse do të ishin vonuar dhe pak në ndërtesë do të kishin mbetur nën rrënoja?

Lufter Xhuveli
Xheloz për Neritanin që i vodhi profesionin e kurtizanit politik
A ia vlente një mandat tjetër parlamentar si ministër, i paguar me çmimin e përjetësimit në satirën politike shqiptare nga një mjeshtër mizor si Arben Duka, me të cilën bashkëpunuan jo pak politikanët e së majtës dhe analistët e medias për të denigruar Xhuvelin? Përgjigjia e kësaj pyetjeje është se ky burrë (Xhuveli) duhet ta ketë ëertet shumë të fortë dëshirën për pushtet, derisa i mori parasysh të gjitha këto dhe vazhdon të rrijë në qeverinë e djathtë. Ndoshta ngushëllimi i tij është se këtë barrë prej Atlasi tashmë do ta ndajë me Neritan Cekën.

Vangjel Dule
Nga paradhoma e Janullatosit, në koalicion me Berishën

Ndryshe nga Solis është një njeri që ruan një retorikë politike serioze, e cila cënohet vetëm kur duket i shqetësuar për zgjedhjet e parakohshme, kur partia e tij është e vetmja që nuk pse ta ketë këtë problem, pasi mbetet gjithmonë në pushtet. Është i vetmi kryetar i partive të mazhorancës që është jashtë qeverisë, por duket se kjo nuk e shqetëson, pasi si kur ishte e majta në pushtet, si tani që është e djathta, Vangjel Dule personalisht duket më i interesuar të ketë “portofolin” e doganës së Kakavijës nga ku bëhen bizneset me patridhën, se sa në qeverinë shqiptare, ku gjithsesi nuk mbetet pa gjë. Në politikë erdhi nga paradhoma e Janullatosit pranë të cilit kishte qenë përkthyes, por bekimi i tij nuk duket se i ka vlejtur shumë. Karriera e tij duket e lidhur fatalisht me Berishën se për herë të parë u bë deputet në zgjedhjet e komprometuara të vitit 1996, dhe që atëherë nuk ka arritur të fitojë në zemrën e minoritetit grek në Dropull. Herën e fundit në 2005, as që mori mundimin të kandidonte fare, por ra në parlament si frut (lende) “Dushku”.

Paskal Milo
Puthu me Milon nuk ka lidhje me Paskal Milon, por me Gjinushin

Një politikan që nuk shquhet për batuta humoristike, por megjithatë që arriti ta bënte një të tillë monumentale, duke përmbysur emrin e partisë nga ku u largua, kur krijoi të vetën: Doli nga Partia Social-Demokrate për të krijuar një parti me emrin e përmbysur “Partia Demokracia Sociale”. Nëse nuk arriti që ta përmbyste kryetarin e PSD Gjinushin, në një puç, për të cilin ky e akuzoi, së paku mori sadisfaksionin që arriti t’ i përmbysë emrin e partisë, PDS. Nuk ke ç’ i thua, një shaka me të vërtetë intelektuale. Me partinë e tij vegjeton në politikë dhe më mirë do të bënte që të ndiqte shembullin e bashkëpunëtorit të tij në “puçin” kundër Gjinushit dhe të hynte në LSI, pranë së cilës realisht është. Edhe si qeveritar fati i tij është i lidhur me Metën, me përmbysjen e qeverisë së të cilit ai humbi dhe vendin e ministrit.

Nikollë Lesi
PDK lindi nga Zefi, u rrëmbye nga Nikolla dhe u shit te Ndoka

PDK iu rrëmbye Aktorit Zef nga Nikolla dhe përfundoi e shitur me një deklaratë noteriale te Nard Ndoka. Nëse do të kërkohet një simbolikë e degradimit të politikës shqiptare dhe e keqpërdorimit prej saj të funksioneve publike për interesa private, kjo me siguri është rasti i Nikollë Lesit, që kur i lëshoi Nard Ndokës postin e kryetarit të Partisë Demokristiane, bëri me të një deklaratë noteriale sipas së cilës, Nard Ndoka merrte përsipër detyrimin që Nikollë Lesi të ishte numri dy në listën shumëmemërore të PDK për deputet, sa kohë që Ndoka të ishte kryetar! Unë do të kisha kuriozitet të dija se si do të zhvillohej gjyqi për këtë çështje në rast se Nard Ndoka nuk e mban fjalën, dhe Lesi e padit atë në gjykatë! Unë kam kuriozitet të dij se cili noter apo notere e ka bërë një akt të tillë, dhe nuk e kuptoj se përse Ministria e Drejtësisë nuk merret me këtë individ që nuk paska as nocionet minimale të dallimit të sferës publike dhe private. Deputeti është një funksion publik dhe që zgjidhet me votë, si brenda partisë ashtu dhe në elektorat. Kështu siç bënë Ndoka e Lesi nesër mund të na dalin dy burra që të bëjnë një marrëveshje noteriale për të ndarë postet e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, apo edhe të Presidentit të Republikës.

Pëllumb Xhufi
U tall me Jozefinën për leshin e Çobajve, u shpërblye me titullin historiani i Leshit

Jozefina Topalli njëherë e ka quajtur historian i leshit, gjë që është fyerje e pamerituar, se Xhufi është me të vërtetë një historian që ka humbur kohën duke u marrë me politikën e leshit. Xhufit, që është një intelektual i klasit të parë dhe disa të tjerëve në LSI si Sokol Nako, u shkon e parafrazuar ajo batuta që Jovan Bregu i thotë tetës së vet: Tre gra në atë shtëpi si e keni lënë atë djalë pa martuar? (Kaq intelektualë klasi në atë parti si e keni lënë atë kryetar pa e bërë intelektual?) Xhufi përbën shembullin e radhës për vërtetësinë e maksimës së vjetër se politika është vrastare për intelektualin e vërtetë.

http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&task=view&id=51672&Itemid=1&lang= 

Amerikaner rüsten Beelzebuben gegen den Teufel

Amerikaner rüsten Beelzebuben gegen den Teufel

Thomas Pany 30.07.2007

Kalter statt heißer Krieg: Die USA geben großzügige Waffendeals an Verbündete im Nahen Osten aus

Ist dies der endgültige Abschied der neokonservativen Ideen in der amerikanischen Außenpolitik? Wie am vergangenen Wochenende [extern] bekannt wurde, will die Bush-Administration ihre Alliierten im Nahen Osten, darunter so despotische Regierungen wie die ägyptische und das saudi-arabische Königshaus, mit viel Geld und Waffen versorgen. Begründet wird die Rückkehr zum traditionellen politischen Instrumentarium mit der Bedrohung der Region durch Iran.

download

So richtig spruchreif ist der neue größere Wurf der amerikanischen Regierung noch nicht – entsprechende Vorlagen an den Kongress müssen erst noch gemacht werden, aber viel gesprochen wird über den weder konkretisierten noch abgesegneten amerikanischen Waffen-und Geldsegen im Nahen Osten jetzt schon. Und dem Weißen Haus wird die Aufregung in der Presse über die neuen Pläne wahrscheinlich recht sein. Denn die Wirkung nach außen ist wie so oft auch hier nicht unwesentlich.

Nach dem was bis jetzt vor allem über die großen amerikanischen Zeitungen [extern] Washington Post und [extern] New York Times bekannt wurde, können arabische Staaten wie Ägypten , Saudi-Arabien und andere auf die Erneuerung von bereits bestehenden militärischen und finanziellen Hilfsabkommen sowie auf den zusätzlichen Abschluss von noch umfangreicheren Waffenlieferungsverträgen hoffen.

Der Umfang dieser Vereinbarungen und Deals mit den befreundeten arabischen Staaten soll etwa 20 Milliarden Dollar betragen; das neue Zehnjahrespaket für Israel soll 30,4 Milliarden umfassen - eine Steigerung von etwa 9 Milliarden Dollar gegenüber der vorherigen Hilfe. Nach [extern] Aussage des israelischen Ministerpräsidenten Olmert zeigt die verstärkte Unterstützung , dass sich die amerikanische Regierung dazu verpflichtet fühle, Israels militärischem Vorteil gegenüber den arabischen Staaten zu aufrecht zu erhalten.

Zuvor waren Zweifel Israels an der Stärkung Saudi-Arabiens durch neue Vereinbarungen und Waffengeschäfte laut geworden. Laut Washington Post sollen führende israelische Politiker versucht haben, den Deal mit Saudi-Arabien zu blockieren. Einer [extern] Meldung von gestern zufolge gibt es auch im amerikanischen Kongress stärkeren Widerstand gegen den Waffenhandel mit Saudi-Arabien.

Nach [extern] Informationen der englischen Zeitung Observer sollen Außenministerin Rice und Verteidigungsminister Gates auf ihren Reisen in dieser Woche Details der Waffengeschäfte mit Saudi-Arabien und den Golfstaaten verhandeln. Die Zeitung nennt auch einen Grund für die neuen Abkommen:

……………

http://www.heise.de/tp/r4/artikel/25/25835/1.html 

|