“General Electric”, “gjobë” 20 milionë USD Shqipërisë

“General Electric”, “gjobë” 20 milionë USD Shqipërisë



Thursday, 14 June 2007
ImageKompania amerikane tepër e njohur “General Electric” i kërkon 20 milionë dollarë dëmshpërblim shtetit shqiptar për shkak të ndërprerjes së kontratës lidhur me projektin për modernizimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës. Lajmin për fillimin e procesit ndërmjet “General Electric” dhe shtetit shqiptar u njoftua nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrimit të Parisit. Projekti i ashtuquajtur “treni elektrik” ishte aprovuar nga qeveria e mëparshme socialiste, por është anuluar përfundimisht nga qeveria aktuale.“GE” nëpërmjet njoftimit zyrtar thekson, se ka humbur shumë projekte të tjera nga vendet e Ballkanit, ndërsa ishte në pritje për fillimin e punës në Shqipëri. Sipas shoqërisë, 20 milionë dollarët përfaqësojnë fitimin e munguar për shkak të kontratës me shtetin shqiptar. Procesi është ende në fazat e para. Deri më tani janë përzgjedhur dy gjykatës, ndërsa i treti pritet të zgjidhet sa më shpejtë të jetë i mundur. Nga ana shqiptare, mbërrijnë zëra se kontrata s’ka vlerë përderisa nuk është aprovuar në Parlamenti. “ Vendimi i marrë nga qeveria socialiste nuk është ratifikuar kurrë dhe si rrjedhim nuk është i vlefshëm“, thekson Avokatura e Shtetit. Gjithsesi edhe pse palët i janë drejtuar drejtësisë ndërkombëtare, nuk mund të përjashtohet fakti i një rinegocimi të mundshëm të kontratës. Shteti shqiptar ka pasur probleme edhe me kompaninë “Petrolifera” italo-rumune, një tjetër kompani që çoi shtetin shqiptar në gjykatë. Kompania ka kërkuar dëmshpërblim për çdo ditë vonese nga realizimi i projektit. Në fakt çështja u zgjidh duke i dhënë kontratës kompanisë së hidrokarbureve, natyrisht duke rishikuar disa pika të saj. Të njëjtën histori rrezikonte dhe Albtelecom, tashmë i kthyer në telenovelë mes palës shqiptare dhe asaj turke e cila pretendon legjimitetin e kontratës që prej mesit të 2005, përfshi dhe dividendin prej 35 milionë dollarë.
Dëmi
Pas ardhjes në pushtet të qeverisë Berisha shumë kontrata gjigande u vlerësuan të dyshimta, duke krijuar kështu konflikte me shoqëri të ndryshme. Ashtu si rastet e mësipërme, qeveria shqiptare pas 2005 vuri në dyshim dhe kontratën për ndërtimin e fshatit turistik në Kakome nga agjencia franceze “Club Medtiterrane”. Kjo shoqëri lidhi marrëveshje me qeverinë e atëhershme për ndërtimin e fshatit luksoz por ndërprerja e punimeve erdhi pas deklaratës së kryeministrit se projekti nuk është ambicioz. Tjetër projekt i shtyrë për shenja xhelozie nga qeveria Berisha ishte dhe ndërtimi i rrugës Levan-Tepelenë, projekt me financimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim-BERZH. Të gjitha procedurat ishin bërë gati, mjaftonte vetëm firma e fundit për të liruar kredinë prej 50 milionë dollarë, por që në fakt nuk ndodhi për arsye “teknike”. Berisha kërkoi ndryshim të projektit (të përfshinte në aksin rrugor dhe Beratin) por nuk ndodhi për arsye të kostos. Kjo bëri që pas dy vjetësh pezullim të hapte dritën jeshile për nisjen e punimeve duke iu referuar projektit të qeverisë Nano.

http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&task=view&id=48383&Itemid=0&lang= 

GE will vom Albanischen Staat, 20 Millionen $ Entschädigung, weil der Bau Auftrag für die Elektrifizierung der Bahn Strecke Durres-Tirana entzogen wurde. Die Firma ist wohl ein Witz, das die vor das Internationale Handels Gericht gehen, weil der Vertag, entgegen den Albanischen Gesetzen zustande kam, nachdem sich Mafia Boss Fatos Nano, mit dem Chef Von BE auf der Yacht in Sarande getroffen hatte. Natürlich gab es keine Ausschreibung, was die Internationalen Ausschreibungs Richtlinien sind.

Noch peinlicher ist dann die zweite Sache, mit dem Club Med. Das Projekt ist gestorben und hatte nie eine Council Bau Genhemigung der Regierung. für die Besorung der Unterlagen, wie auch Geologische Gutachten, war der Club Med, die EBRD (mit einem 50 Millionen Kredit) und der Korruptions Mafia Firma, als Vertreter des Club Med, einfach zu unfähig.

Vor allem wurden per Gesetz, die Grundeigentümer der Bucht von Kakome, enteignet, welche schon in alten Türkischen Büchern, erwähnt waren. Und das Mafiöse Projekt führte dazu, das Fatos Nano, plötzlich sämtliche Grundstücke, mittels gefälschter Urkunden um das Club Med Projekt in Besitz hatte. Es gab dort sogar 2005 Schiessereien und mehrere grosse Polizei Einsätze. Die Club Med, Firma in Albanien, wollte jedem beweisen, man hätte sich mit den Eigentümer geeinigt, was sich dann als reine Urkunden Fälschungen heraus stellte, weil eben Fatos Nano und seine Bande vor absolut Nichts zu rück schreckte.

Bye, Bye: Projekt der EBRD im Mafiösen Sumpf, des Club Med und seiner Pseudo Experten. 

GE subsidiary gets recognition of ICC award against Albania in the US

Kyriaki Karadelis

Wednesday, 24 March 2010

A US court has ordered Albania to honour a US$20 million ICC award in favour of a transport infrastructure company’s Italian subsidiary and its Greek partner, despite a case pending in Italian courts to vacate the awardhttp://www.globalarbitrationreview.com/news/article/27990/ge-subsidiary-gets-recognition-icc-award-against-albania-us/