Infos

Sie befinden sich aktuell in den Balkanforum Balkanblog.org Blog-Archiven für den folgenden Tag 7.6.2007.

Links

Archive für 7.6.2007

Helmut Schmidts Legende von Mogadischu

7. Juni 2007, 07:13 Uhr
Von Gernot Facius
Deutscher Herbst

Helmut Schmidts Legende von Mogadischu

Der Deutsche Herbst 1977: Auch dreißig Jahre danach ist er nicht aus dem Gedächtnis gelöscht. Die Erinnerung an die Hochzeit des Terrorismus gebiert neue Eingeständnisse – und Legenden. Hat es die Bundesregierung damals nicht so genau genommen mit dem Rechtsstaat?

Er wolle daher noch in diesem Jahr einen neuen Vorschlag auf den Tisch legen. „Nach dem EU-Ratspräsidentschaftstreffen im Juni werde ich eine Strategie vorlegen, die uns einen Weg eröffnen wird, Europa nicht zu spalten und gleichzeitig die Strategie einer Mitgliedschaft nicht länger zu verfolgen“, erklärte Sarkozy. Der Plan solle auf dem nächsten EU-Gipfel im Dezember diskutiert werden.
Er betonte, dies sei nicht gegen das türkische Volks gerichtet. Vielmehr müssten die Grenzen Europas definiert werden. Mit seiner ablehnenden Haltung zu einer EU-Mitgliedschaft der Türkei stellt sich Sarkozy gegen die Mehrheit der Mitgliedsstaaten, die Beitrittsverhandlungen mit Ankara unterstützen.
http://www.welt.de/politik/ausland/article926961/Die_Tuerkei_hat_keinen_Platz_in_Europa.html

Greetings from Serbia


BOG JE NAS CILJ,
PRAVOSLAVJE JE NAS PUT,
POGINUTI NA PUTU PRAVOSLAVJA
ZA BOGA i OTADZBINU
JE ZA NAS NAJVECA CAST, ZELJA i SLAVA
http://www.youtube.com/watch?v=Bklnxx0lErA

Agim Shehu, über die Hintergründe der Pyramid Firma und des Fehl Verhaltens des PM Alexander Meksi

Die Ehefrau von Alexander Meksi, war praktisch der Motor beim Aufbau der Albanischen Pyramid Firma, als Kultur Chefin der VEFA, der grössten Betrugs Firma, welche auch im Waffen Handel aktiv war. Ein weiterer Haupt Verantwortlicher, waren die Theorethiker, der Weltbank und der IMF. Ab 1995 brauchten auf anraten des IMF, Geld Anlage Pyramid Firmen, keine Garantie Summen, mehr bei der Zentral Bank von Albanien hinterlegen, so das Alles unkontrolliert ausartete.

Hintergrund, war die doch recht dumme Idee, der IMF Leute, das damit mehr Geld in den Aufbau der Albanischen Wirtschaft fließen könnte. Bei Deutschen Stellen, wie auch der GTZ, gab es immer Sommer 1996, grössere Diskussionen, wohin der unsinnige Betrugs Aufbau, solcher Firmen führen würde. Meine offizielle Meinung war, das der Aufbau und Investitionen wie bei der VEFA in über 1.000 Beteiligungen und Firmen, nur in einem grossen Crash enden kann. Niemand war damals in Albanien in der Lage, mehr wie 10 Firmen zu leiten und zu organisieren.

Agim Shehu, spricht auch über den Interpol Haftbefehl und Deutschland, weil er dort Politsches Asyl erhalten hatte 1997. Ebenso über verschiedene kriminelle Mörder Banden, wie die Bande von “General Kulla”. Kulla war der Zellen Nachbar vom Mafia Boss und Mehrfach PM: Fatos Nano im Gefängnis und versorgte Fatosi, u.a. mit Lebensmitteln im Gefängnis.

Shehu: Meksi më urdhëroi të shtypja mitingun në ‘96

 
 
 
 

06/06/2007 - 08:28
Klodiana Lala

I thirrur nga të gjithë me nofkën “Gjenerali”, ish- numri 2 i policisë shqiptare deri në vitin 1997, Agim Shehu, sapo ka nisur betejën ligjore me drejtësinë për ta fituar ligjërisht gradën që tashmë i është bërë si një emër i dytë. Ata që e njohin, të afërmit, gazetarët, politikanët, miqtë dhe armiqtë e tij e identifikojnë gjithëandej me nofkën “Gjenerali”. Tashmë Agim Shehu është i vendosur që ta mbajë dhe një herë mbi supe gradën të cilën ai pretendon se ia kanë hequr padrejtësisht. Gjenerali flet për marrdhëniet e shkëlqyera me kryeministrin Berisha, dhe lë të kuptohet se është në pritje të japë kontributin e tij në administratën publike, në çfarëdo pozicioni që do të kërkohet ndihma e tij. Për momentin, njeriu i cilësuar dikur si dora e fortë e ish-presidentit Berisha është duke bërë gati një botim professional ku përshkruan metodat e hetimit dhe luftës kundër krimit të organizuar, të cilat i ka hasur gjatë karrierës së gjatë që ka patur në radhët e policisë. Më poshtë po botojmë intervistën e plotë të Agim Shehut.
Zoti Shehu ju keni kërkuar në gjykatë rikthimin e gradës “Gjeneral”, që ju është hequr në vitin 1998 nga presidenti Mejdani. Pse e keni ndërmarrë një hap të tillë dhe çfarë synoni të arrini nëse ju rikthehet grada?
Është një hap që është diktuar nga një vendim i padrejtë i ish-presidentit Mejdani, i cili në kundërshtim me ligjet në fuqi ndoshta dhe nga propozimet e paligjshme, të cilat edhe i kam parë, ka ndërmarrë një hap për të nxjerrë një dekret individual për të më hequr gradën e “Gjeneral”. Gradat nuk janë dhuratë që ja bën dikush ushtarakut, ato fitohen mbi bazën e arsimimit, mbi bazën e aftësive të treguara gjatë realizimit të detyrave, mbi bazën e vjetërsisë në punë dhe kur përputhen të trija këto, organi që e ka në kopetencë i propozon Presidentit të Republikës, dhënien e gradës dhe organi që e ka në kopetencë është Këshilli i Ministrave, në rastin tim pikërisht ky institucion e ka patur. Kësisoj duke kundërshtuar një vendim të paligjshëm, mendoj ti hap rrugë drejtësisë, duke e vënë atë në vend, edhe në rastin tim. Dua të them ashtu siç mund ta keni lexuar, se në ligjet shqiptare të kohës, flasë për kohën kur kam punuar unë, ose kur e ka hequr gradën Mejdani, nuk bëhet fjalë për heqje të gradave, por bëhet fjalë për ulje të gradës. Terminologjia e shkruar në një dekret presidentit ku thuhet heqje e gradave, tregon jo vetëm brutalitetin me të cilin është shkelur ligji, jo vetëm papërgjegjshmërinë me të cilën shkelet ligji, jo vetëm nëpërkëmbjen e tij, jo vetëm mosrespekt të tij, por tregon një fodullëk të paparë, tregon një vulgaritet në njohjen e ligjit, dhe mbi të gjitha është një karshillëk që i bëhet atij. Akush nuk e ka këtë të drejtë në një shoqëri të ngritur mbi ligje, që funksionon mbi ligje që i respekton ato dhe pretendon të jetë një shoqëri demokratike dhe e hapur. Unë me apo pa dekretin e ish-presidentit Mejdani, jam Gjeneral i Republikës së Shqipërisë, këtë gradë e kam marrë me arsimimin tim, me trajtimin tim, me profesionalizmin tim të treguar në shtypjen e kriminalitetit, mbrojtjen e rendit në Shqipëri, e kam treguar në të gjitha etapat dhe pjesët më të vështira që më është dashur të bëj në profesionin tim. Nuk e kam dhuratë nga askush, e kam meritë të fituar dhe askush nuk mund ti zhgradojë ato. Për fat të keq dua të them as dekretpropozuesit, as dekretnxjerrësit, nuk ma heqin dot atë, pasi unë thirrem Gjeneral në të gjithë ambjentet ku qëndroj me miqtë, shokët, opozitarët, pozitarët me antiqeveritarët. Të gjithë më thërrasin Gjeneral, do apo nuk do një klan i caktuar, i cili për ato arsye që ai e ka gjykuar ka ndërmarrë atë hap. Unë i jam drejtuar drejtësisë, nuk i jam drejtuar as shtypit as partisë, as presidencës, dhe as që kam ndërmend t’u drejtohem, pasi nëpërmjet tyre ka ardhur shkelja e ligjit. Drejtimi te gjykata është A-ja jo për mua, por për cilindo shtetas që mendon se i është prekur një e drejtë, që mendon se i është cënuar një raport. Unë i jam drejtuar asaj dhe siç e kam thënë dhe njëherë tjetër, vazhdoj të kem besim tek gjykata për këtë çështje.
Jeni akuzuar nga opozita e sotme si personi përgjegjës për dhunën e ushtruar gjatë demostratave pas zgjedhjeve të 26 majit 1996. Cili është qëndrimi juaj në lidhje me këto ngjarje, kur jeni akuzuar drejtpërsëdrejti dhe nga ish-vartës tuaj të asaj kohe që sot janë deputetë të opozitës?
Nuk ka asnjë proces ligjor, asnjë hap i ndërmarrë nga autoritetet kompetente që njeh ligji, që më ngarkon me përgjegjësi mua për ushtrimin e dhunës. Asnjë vendim gjyqësor nuk është shprehur deri me sot që policia që kam drejtuar unë apo Agim Shehu ka tejkaluar kompetencat në zbatimin e ligjit. Kësisoj nuk merrem me insinuatat as të ndonjë partie politike as ndonjë grupimi politik, as ndonjë individi të indoktrinuar, as ndonjë simpatizani të ndonjë partie, që për arsye që i di ai, për arsye politike, i motivuar nga të tjera qëndrime që ndoshta s’janë gjithë pjesë e kësaj interviste, me ngarkon mua dhe policinë që kam drejtuar unë për ushtrimin e dhunës. Askush, asnjë institucion i zbatimit të ligjit nuk ka thënë që unë s’kam zbatuar kompetencat. Atë e kanë thënë politikanët. Politikanët thonë dhe gjëra të tjera, por mesa di askush s’është dënuar për to.
Ish-kryeministri Aleksandër Meksi ju ka akuzuar për ngjarjet e vitit 1997 se keni tejkaluar kompetencat duke demostruar para popullit forcë policore të panevojshme që është shfrytëzuar nga opozita e asaj kohe për të krijuar pakënaqësi në popull dhe si rezultat ndodhën një varg ngjarjesh në jug të vendit që çuan në rrëzimin e shtetit. Cili është qëndrimi juaj?
Së pari Aleksandër Meksi nuk është shprehur kështu. Është shprehur ndryshe. Por në nxitim e sipër e keni formuluar pyetjen gabim. Aleksandër Meksi ka qenë kryeministër i Shqipërisë me të cilin raportet e punës kanë qenë ligjore dhe është Alseksandër Meksi ai që me cilësinë e kryeministrit ka urdhëruar ndalimin forcërisht të mitingut të opozitës në Sheshin “Skënderbej”, një miting që edhe sot e kësaj dite ishte i paligjshëm, ishte projektuar i dhunshëm, ashtu siç përfundoi. Ishte një miting pararendës që do t’i printe një zinxhiri ngjarjesh, siç edhe rezultuan pastaj mitingjet e dhunshme në disa qytete të vendit për të delegjitimuar institucionet dhe zgjedhjet. Ju duhet ta keni mësuar se policia është për të mos lejuar delegjitimimin e institucioneve.
Çfarë përgjegjësish pranoni për ngjarjet e 1996-1997?
Do të përgjigjesha me përgjigjen që ka dhënë Sulejman Vokshi në atë gjyqin që paraqitet në dramën e Ekrem Kryeziut, “Epoka para gjyqit”. Dhe meqënëse doni ta dini si ka thënë po ua përmend, “kur e shoh veten në këtë anë e kuptoj sa pak kam bërë”. Ai e thotë “për vendin tim” dhe unë e kuptoj sa pak kam bërë për shtetin tim.
A është e vërtetë që juve jeni arrestuar gjatë kohës që qëndronit si emigrant në Gjermani, pas një kërkese që kishte bërë Interpol Tirana? Nëse po në ç’rrethana jeni liruar nga policia gjermane?
Pse nuk e keni pyetur Gjermaninë njëherë për këtë punë. Së pari unë ju këshilloj të kishit pyetur njëherë Interpol Tiranën. Pasi po të kishte ndodhur do të ishte informuar Interpol Tirana. Nuk e dija që qenkeni më të informuar se Interpoli. Është hera e parë që e dëgjoj këtë dhe ndoshta është pyetja më dashakeqe që më është bërë deri më sot. Unë jo vetëm që nuk jam arrestuar asnjëherë, jo në Gjermani, pasi unë atje kam patur statusin e emigrantit politik, një status disi i veçantë. Kam qenë mik i Gjermanisë dhe mbetem i tillë, por as nuk jam ndaluar ndonjëerë gjatë jetës nga ndonjë lloj policie, as nuk jam pyetur ndonjëherë. Dhe nuk do të guxojë asnjë polici e kujtdo vendi qoftë, as të më ndalojë, as të më arrestojë dhe as të më shoqërojë. Për një arsye të thjeshtë, sepse unë jam zyrtar ligji dhe di të sillem në përputhje me të.
Cilat janë angazhimet tuaja aktuale dhe planet për të ardhmen, duke qenë se jeni njeriu i shkolluar dhe i trajnuar për të shërbyer në radhët e policisë?
Për çfarë angazhimet e keni fjalën? Aktualisht kam në dorë një dorëshkrim që lidhet me çështjet e profesionit që kam punuar, me medotat e hetimit të krimit të organizuar, është një çështje profesioni. Me këtë merrem prej disa kohës. Por nuk ja kushtoj tërë ditën. Ja kushtoj një pjesë shoqërisë, familjes, si të them plotësimit të boshllëkut që kam pas për Shqipërinë nja dhjetë vjet dhe më pas do ti rikthehem dhe njëherë botimeve dhe shkrimeve të mia. Nuk e di se çfarë kishit ndërmend të më pyesnit…? Unë kam një shkollim do të thoja brilant për profesionin, i cilësuar nga të tjerët jo nga unë. Mbaj gradën Doktor i Shkencave dhe askush nuk mund të më thotë nuk mund të bëj këtë punë apo atë punë, të cilat në vende të caktuara e bëjnë njerëz me më pak njohuri.
Ku jetoni aktualisht?
Unë jetoj në Shqipëri, ku kam një pjesë timen si gjithë shqiptarët, sepse në Shqipëri kanë marrë pjesë dhe ata që nuk janë shqiptarë. Mua me takon hisja e diellit. Konkretisht banoj në Tiranë, adresën mund ta merrni në gjendjen civile, nëse ju intereson rruga dhe lagjja. Dhe do të banoj në Tiranë, askush për asnjë rrethanë, për asnjë arsye nuk mund të më mohojë të drejtën e banimit në vendin tim. Banoj me gjithë familjen në Tiranë.
Cilat janë marrëdhëniet tuaja me kryeministrin Berisha. Pas rikthimit në Shqipëri a e keni takuar personalisht?
Marrëdhëniet e mia me Berishën janë të shkëlqyera, kështu kanë qenë dhe kështu do të mbeten.
Jeni takuar?
Nuk hyn në çështjet e bisedave tuaja. Kjo është njëlloj sikur t’iu pyes juve nëse jeni takuar me dikë.
A e ndiqni situatën e rendit në vend dhe si ju duken veprimet e ndërmarra nga Ministria e Brendshme për luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve si dhe reformës për të pastruar radhët e saj nga personat e inkriminuar?
Ndjek tërë situatën në Shqipëri, jo vetëm në polici. E ndjek në fushën e rendit dhe sigurisë. Reformat që janë ndërmarrë tani, rezultatet që janë arritur janë nga me spektakolaret. Dua të them që policia ka një rol të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar, bandave kriminale, të trafiqeve ilegale dhe ka patur edhe ka një meritë në afrimin e Shqipërisë në Evropë. Sigurisht që kjo reformë nuk është në fundin e saj. Sipas gjykimit tim është në fillimin e saj. Por është në rrugën e duhur, ka hapat e duhur, ka ritmin e duhur për ta kthyer plotësisht në një institucion të shtetit dhe të shqiptarëve për të mos qenë polici e politizuar e fragmentarizuar, për të qenë polici unike e drejtuar me profesionalizëm dhe e drejtuar në objektin që ajo ka, e çliruar nga ngarkesat që atë e bëjnë të lodhet, të humbasë kohë e fuqi njerëzore. Ndërkohë që i ka të gjitha aftësitë sot dhe në rrugën që ka ndjekur. Ligji i ri i jep policisë fushë të gjerë veprimi dhe mjaft kompetenca, e fokuson drejtpërdrejt në objektin e saj. Jam ndjerë i entuziazmuar me miratimnin e ligjit të ri për policinë.
Gjatë kohës që keni qenë drejtor i përgjithshëm i policisë ka patur disa operacione të suksesshme sidomos ndaj skafistëve në Vlorë, ndaj disa bandave kriminale të fuqishme duke filluar nga “Hakmarrja për Drejtësi” “Banda e Beratit”, “Banda e Nehat Kullës”, etj, grupe këto që pas 97-ës u riaktivizuan sërish. Ç’mendoni për qëndrimin që drejtësia ka mbajtur ndaj tyre dhe si e shpjegoni faktin që u rikthyen në skenë pas ardhjes në pushtet të koalicionit të majtë?
Sinqerisht nuk e kam zakon të gjykoj drejtësinë. Nuk është në nderin e një nëpunësi ligji të marrë nëpër gojë drejtësinë dhe të vërë në dyshim vendimet e gjykatës, mënyrës sesi ajo i gjykon, me trup gjykues, jep një vendim fajësie apo pafajësie. Këtë si qytetar nuk mund ta bëj. Parë në këndin e drejtorit të policisë, parë në një kënd tjetër, do të thoja se çlirimi i tyre nga akuzat përbën një skandal. Dhe kjo nuk bën asgjë më pak vetëm se e zhyt shoqërinë në krime të reja, i jep frymëzim krimit, i jep hapësirë krimit. Por unë nuk jam në dijeni dhe nuk kam ndërrmarrë hapat e duhur për të mësuar sesi është çliruar nga akuzat kjo organizatë terroriste apo ky grup kriminal. Nuk është në kompetencën time që si qytetar i thjeshtë të shkoj të ndërmarr hapa dhe të pyes gjykatën pse është kjo. Është gjykata që vendos. Dhe nëse ka bërë mirë ka gjykata eprore që e thonë një gjë të tillë, nëse ka bërë keq janë serish gjykatat eprore. Pastaj janë organizma të tjerë janë organizata joqeveritare është shoqëria civile, është tërë populli që e gjykon gjykatën, mirë, ose jo mirë, nëse ka liruar një organizatë terroriste që ka vrarë zyrtarë të ligjit, që ka vënë bomba dhe ka bërë krime masive, apo ka bërë trafik droge ka çuar në rrugët e prostitucionit vajzat e Shqipërisë, etj. Është një shoqëri e tërë që e ka dhënë verdiktin për këtë punë.
Keni deklaruar se jeni larguar nga vendi pasi ndjeheshit i kërcënuar. Kush ju kërcënonte dhe a ndjeheni dhe sot i kërcënuar?
Sigurisht që isha i kërcënuar kur jam larguar.
Nga kush?
Unë kam qenë drejtor i luftës kundër krimit dhe kam çuar tek ai “universiteti” atje ata që i kanë bërë keq shqiptarëve, ata që ishin vrasës, që ishin përdhunues, që ishin grabitës që ishin trafikantë. Ishin të dënuar. Të arrestuar është një status tjetër, ata ishin të dënuar me një vendim gjykate, për krimet që kishin bërë. Kësisoj nuk mund t’ia falnin drejtorit të luftës kundër krimit që i kishte gjurmuar ato, që i kishte zbuluar ato, që i kishte hetuar ato, që kishin marrë nga një burgim të përjetshëm, dy burgime të përjetshme, kishin marrrë burgime të gjata, që u ishte ndërprerë aktiviteti kriminal, që u ishin sekuestruar pasuritë, skafet, paratë, që u ishin ndërprerë lidhjet me organizatat kriminale të huaja, nuk do tia falnin këto. Dhe mua më vjen keq që e bëni këtë pyetje, ose më mirë kur mendoj se ju jeni një gazetare që keni idenë elementare të luftës midis krimit dhe ligjit, midis kriminelëve dhe strukturave të mbrojtjes së njerëzve prej krimit. Ju e keni kuptuar që kur keni bërë pyetjen se kjo është një luftë e papajtueshme që do të vazhdojë tërë kohën. Dhe sigurisht që isha i kërcënuar, pasi ndaj meje ka patur disa atentate të mbetura në tentativë.
Konkretisht?
Nuk kam qejf ti them. Por njëri është konkretizuar nga ato. Mua më janë plagosur tre rojet që fatmirësisht janë ende në jetë.
Ka ndonjë të ndëshkuar nga drejtësia?
Po ka patur. Për këtë drejtojuni gjykatës.
Një nga bashkëpunëtorët tuaj më të afërt Bashkim Gazidede ka një post në admnistratën publike sot. Pas rikthimit a u është ofruar juve ndonjë post i tillë. Nëse po çfarë posti?
Me Bashkim Gazideden kam patur marrëdhënie institucionale të mira. Ai e ka merituar rikthimin në administratë. Unë kam patur fatin që kam punuar e bashkëpunuar me të.
A u është propozuar një rikthim në admnistratë?
Është private. Nëse ndodh do të komunikohet për publikun. http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=14279