Ish-kryediplomati shqiptar ne Kosove: Bujar Muharremi denoncohet ne Prokurori

Bujar Muharremi denoncohet ne Prokurori

Bujar Muharremi denoncohet ne Prokurori

R. Caushaj
E Marte, 05 Qershor 2007

Ish-kryediplomati shqiptar ne Kosove, i shkarkuar disa dite me pare nga Ministria e Jashtme, denoncohet ne Prokurorine e Tiranes per abuzime dhe shperdorim detyre. Bujar Muharremi rrezikon te merret i pandehur, nese prokuroret e krimit ekonomiko-financiar ne organin e akuzes, do te vleresojne te ligjshme shkeljet e konstatuara nga auditi i Ministrise se Jashtme, gjate nje kontrolli te ushtruar ne zyren e Kosoves. Burime zyrtare thane per gazeten „Koha Jone“, se dje ne oret e mesdites eshte regjistruar dosja e derguar nga institucioni i diplomacise ne ngarkim te ish-perfaqesuesit shqiptar, Bujar Muharremi.

Kallezimi penal ka mberritur dje ne Prokurorine e Tiranes, pikerisht ne sektorin e Krimit Ekonomiko-Financiar. Mesohet se akuza qe eshte ngritur ndaj Muharremit nga eproret e tij, eshte ajo e „shperdorimit te detyres“ dhe „Favorizimit kontrabandave te paligjshme“. Ka qene pikerisht Auditi i Brendshem i Ministrise se Jashtme, qe ka bere kallezimin penal ndaj ish-ambasadorit Muharremi. Pas kontrollit disa javor ne Kosove, ekspertet formuluan nje dosje te plote ku konstatonin shkeljet dhe abuzimet, duke akuzuar ambasadorin se ka shfrytezuar postin, te cilin mbante me qellime perfitimi. Burime nga Prokuroria e Tiranes bene te ditur per gazeten „Koha Jone“, se kallezimi penal mbeshtetet ne shperdorimin e detyres te ish-ambasadorit dhe perfshirjes se tij ne nje veper penale te rende. Burimet saktesuan se Muharremi dyshohet te kete favorizuar kontrabande cigaresh, te cilat kalonin ne piken kufitare te Morines qe lidh dy vendet Shqiperine dhe Kosoven si dhe mallrave pa akcize. Ne te njejten kohe, ai akuzohet se ka terhequr sasi te medha karburantesh, per perfaqesine ne Kosove, sasi kjo e pajustifikuar per kilometrazhin e makinave. Po dje eshte bere nje shqyrtim paraprak i dosjes per elementet baze qe ajo permbante, procesverbalet, faturat dhe qarkullimin e financave. Pritet verifikimi i dokumentacioneve dhe te thirret ne organin e akuzes vete ish-ambasadori qe do te sqaroje pozicionin e tij. Pas rishikimit te dosjes dhe vleresimit te materialeve, organi akuzes do te vendose nese Muharremi do te merret nen hetim apo do te pushohet ceshtja. Per momentin hetimi do te behet ne gjendje te lire, ndersa keto dite pritet te thirret per te deponuar.

Precedenti

Tarifa e Sula ne Prokurori

Rasti i kallezimit ne prokurori i ish-shefit te perfaqesise sone diplomatike ne Kosove, Bujar Muharremi, nuk eshte i vecuar. Ky eshte rasti i trete brenda dy viteve te fundit, qe nje diplomat shqiptar merret nen pergjegjesi penale per shperdorim detyre. Me pare u denoncua ish ambasadori shqiptar ne Amerike, Fatos Tarifa, gjate vitit 2005, per implikimin ne pazare e perfitime ne tendere. Vetem nje vit me pare ka qene dhe ish-ambasadori shqiptar ne Hungari, Eduart Sula, dosja e te cilit per shperdorim detyre dhe abuzime ka shkuar ne prokurori. Ne kete kendveshtrim, akuzat ndaj drejtuesve te perfaqesive diplomatike shqiptare ne vende te ndryshme te botes, per shperdorim detyre dhe abuzime me fondet, pritet te jene te zakonshme, pasi dhe fondet per mbajtjen e tyre jane fare te vogla.

Si u shkarkua Muharremi

I derguari me pune i Shqiperise ne Kosove, Bujar Muharremi eshte shkarkuar nga detyra e tij per shkak te kryerjes se kontrabandes dhe falsifikimeve te dokumentave. Pak dite me pare ishte “ Koha Jone“ ajo qe informoi ne lidhje me shkarkimin e Muharremit nga detyra qe mbante qe prej vitit 2005, duke paralajmeruar dhe ngritjen e akuzave per shperdorim detyre. Zvendesministria e Puneve te Jashtme, Edit Harxhi ka konfirmuar per „KJ“ thirrjen e Muharremit nga ana e ministrise per te kryer disa verifikime ne lidhje me detyren e tij, por Harxhi eshte shprehur se nuk ka informacion ne lidhje me kalimin e kesaj dosje prokurorise. Ne te njejten kohe pritet qe se shpejti ministri i Jashtem ti propozoje Presidentit edhe emrin e ri te perfaqesuesit te Shqiperise ne Kosove. Kjo pasi ceshtja e statusit perfundimtar te Kosoves eshte afer zgjidhjes se tij dhe Shqiperia duhet te jete e perfaqesuar zyrtarisht ne Kosove, ne kete moment deciziv te te ardhmes se saj. Bujar Muharremi eshte emeruar si perfaqesues i Shqiperise ne Kosove ne vitin 2005, me propozim te ish-ministrit te Jashtem, Besnik Mustafaji. Ai ka punuar si gazetar ku nje pjese te madhe te publikimeve te tij, ia ka kushtuar analizave per ceshtjen e Kosoves. F.M

http://www.kohajone.com/artikull_print.php?idm=7507

KOHA JONE
Juni 2007
M D M D F S S
« Mai   Jul »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
  • Schlagworte