Sie befinden sich aktuell in den Balkanforum Balkanblog.org Blog-Archiven für den folgenden Tag 17.4.2007.
- Balkan (869)
- Balkan (Englisch) (766)
- Economy - Wirtschaft (324)
- Geschichte - History (375)
- Kosovo-Albanien (Albanian) (127)
- Kultur (168)
- Welt News Spezial (512)
- 6.9.2008: Das erste der neuen Küsten Wach Boote wurde in Durres begrüsst
- 6.9.2008: Wie die Regierung ehrliche Journalisten mobbt um die eigen kriminellen Umtriebe zu verschleiern
- 5.9.2008: Bin Laden’s Balkan Connections
- 5.9.2008: Oskar Lafontaine, ein Politiker der wegen dem kriminellen Kosovo Krieg alle Ämter aufgab
- 5.9.2008: Serbien: International Day of the Missing
- 5.9.2008: Stanko Subotic: Serbia to Try Alleged Smuggler in Absentia
- 5.9.2008: 100.000 Asiatinnen sollen Serben vor dem Aussterben retten
- 5.9.2008: Operation Sarkozy : how the CIA placed one of its agents at the presidency of the French Republic
- 4.9.2008: Die Antike Küsten Ansiedlung Loron in Istrien
- 4.9.2008: Apolonia in Albanien und die französichen Ausgräber um Léon Rey
Balkan
- Albania.de
- Albanian Info
- Albanian Mafia and Western Corruption
- Albanien Aufbau Hilfe
- Albanien und die NATO
- ARD - Kosovo Krieg: "Es begann mit einer Lüge"
- Balkan Analysis
- Balkan Forum
- Balkan Quellen
- BIRN Balkan Investigative Reporting
- BND Report 2007
- Byzantine Sacred Art
- Deutsche Botschaft Tirana und die Mafia
- Die Balkan Mafia
- Die Kosovo Kriegs Inzenierung
- ESI Reports
- EULEX Mission Kosovo
- Eurasischesmagazin
- Gazetta Sqiptare
- General Mackenzie: Kosovo TV Video
- GIS Balkan Spezia
- GIS US Heroin
- IEP Militär Analyse
- Ilir Meta und die Skrapar Bande
- Kosovo - Mafiastan
- Kosovo «Polykrimineller Multifunktionsraum»
- Kosovo Infos English
- Kosovo Kriegs Inzenierung
- NATO und der Bruch des Völkerrechts
- NATO-Setimes
- Nesselhauf der Anwalt der Albaner Mafia
- Ombudsmann Marek Antoni Nowicki
- Organisierte Kriminalität in Kosovo
- PAMECA
- Serbian Reports
- Serbische Nachrichten
- Serbischer Befreiungs Kampf gegen die Besatzer im Kosovo
- SPD und die Albaner Mafia
- Srebrenica Research Group
- SSEES Uni
- Task Force Einsatz in Albanien
- The Criminalization of the State
- the Hidden Agenda behind Kosovo's "Independence"
- UN - EU Mafia: Kosovo
- UN Mafia Kosovo Engl.
- Waffenlieferungen an Bosnien
- Wolf Oschlies: Euro Magazin
Balkan blogs
Blogroll
- Albania.de
- Albanian Mafia and Western Corruption
- ARTE Video über die US Kriege
- Aussenpolitikforum
- »FREITAG«
- Balkan Forum
- Blog Search Maschine
- BND Report 2007
- CIA Operation Sarkozy
- Dr. Ganser Interview
- Europäische Stabilitätsinitiative - ESI (mehrsprachig)
- FAS
- FAS Secret News
- FBI Report - International crime
- Indymedia
- International Relations and Security Network (ISN)
- Interpol Ralf Mutschke
- Interpol Report - Crime
- Junge Welt
- Justiz-Sumpf Deutschland
- Karl Kreibich blog
- Mafia und die US Politik
- Medien Analyse
- MetaGer Suchmaschine
- News Kopp Verlag
- News von oraclesyndicate
- Prof. Hans-Joachim Selenz
- Putin Interview unzensiert
- Radio Utopia
- Telepolis Forum
- UN - EU Mafia: Kosovo
- UN Mafia Kosovo Engl.
- Video - 11.9.2001
- Wayne Madsen
- Wolf Oschlies: Euro Magazin
- Zeit Fragen/ch
World Spezial
- Aljazeera
- Artikel über Politik und Mafia
- FAS Secret News
- Federation of American Scientists (FAS)
- FREACE News
- Friedensforschung Uni Kassel
- fromthewilderness
- Frontpagemag
- Globalresearch
- Haaretz News
- Irak News
- IWPR
- Janes
- Juergen Rose
- Krysmanski,
- Le Monde diplomatique
- Michael C. Ruppert
- NeoCons Spezial Website
- Ossietzky-sopos
- Rense
- RIAN News
- SIRIUS: The Strategic Issues Research Institute
- Steinberg Recherche
- The Criminalization of the State
- Uni-Muenster Prof. Krysmanski
- US Video Sammlung von PNACATTACKcom
- Video: Jürgen Roth
- World Medien Spezial
- Zeit Fragen
Archive für 17.4.2007
17.4.2007 by CrniLabudovi.
Nje klithme nga kulla e Sheremetit
![]() |
Figura e panjohur e intelektualit dhe atdhetarit Sulejman Lleshi. Studioi ne Itali, u burgos nga fashistet, mori dy doktoratura, ishte nje nder themeluesit e Ballit Kombetar. Arsimtari qe idene atdhetare e shihte pa guacken komuniste, drejtoi gjimnazin e Gjakoves derisa e arrestuan dhe masakruan bashke me 100 shqiptare te tjere
nga Albert Kotini
Quhej “burgu i Sheremetit”, ndodhet ne Peje te Kosoves dhe ngjarjet e gushtit 1947 ne ate ndertese, kane mbetur te gjalla ne kujtesen e njerezve edhe sot e kesaj dite. Pavaresisht se kane kaluar 60 vjet; pavaresisht se Kosoven e kane munduar masakra shume me te fresketa se ngjarjet e asaj kohe te larget. Inskenimi i hapjes se burgut te Sheremetit me 11 gusht 1947, ishte pjese e nje skenari te paracaktuar per “heqjen qafe” nje here e mire te kokecarjes qe sillte per sherbimet sekrete jugosllave, mbetja gjalle e intelektualeve, politikaneve dhe nepunesve te larte shqiptare nga Kosova e Shqiperia, te cilet kishin nje “te mete te madhe” te perbashket: Ishin antikomuniste, atdhetare ose te pakten, e shihnin me shume dyshim regjimin e ri te instaluar ne te dyja anet e kufirit. Ndaj dhe u shfarosen rrugeve te Pejes dhe rrethinave, disa dhjetra “te arratisur” kufomat e te cileve u lane te kalbeshin me dite te tera: Skender Curri, Xhelal Preveza, Muharrem Mitrovica, Mustafe Muriqi, Jahe Sali Elezaj etj. Vetem pas dy javesh, kur era e keqe u be problem e padurueshem, komunes iu dha leja te mblidhte kufomat, per t’i varrosur pa emer ne nje varr te perbashket, tek vendi jashte qytetit i quajtur “gropat e zeza”. Mes tyre ishte edhe shkencetari i veterinarise, studiuesi i letersise dhe njeheresh profesori nga Tirana, Sulejman Lleshi.
Datelindje e 1914-es, shkollen e mesme ai e mbaroi shkelqyeshem ne gjimnazin e Tiranes. Ne konkursin kombetar per letersi qe organizoi ministri i atehershem i arsimit Mirash Ivanaj, fitoi cmimin e dyte. Personazh i gjithanshem, sportist ne volejboll, futboll, atletike etj, sic ish atehere ne mod, Sulejman Lleshi ishte anetar i klubit futbollistik “Sport-Klub Tirana”, nderkohe qe me 1932, fitoi edhe medaljen e arte ne hedhje shtize. Ne qershor te vitit 1935, drejtori i gjimnazit “Karl Gurakuqi” e emeron sekretar dhe nje vit me vone e ndihmon per te studiuar jashte shtetit me burse ne degen e veterinarise. Nuk iu “shmang dot” prirjes se tij per letersi, ndaj ne vitin 1936, Sulejmani rregjistrohet ne dy dege ne Torino te Italise: Ne veterinari dhe letersi. Studimet i mbaron me nderprerje, per shkak te burgosjes dhe internimit nga italianet. Okupimi i Shqiperise me 7 prill 1939, e gjen ne Torino, se bashku me studente te tjere nga Shqiperia (Abdulla Shehri, Hamit Shehu, Halim Begeja, Ismail Karapicin, Seit Kazazin, Xhezmi Dellin, Avdyl Kellezin e Petro Llucanin). Ne nje ngjarje qe meriton trajtim me vete, ky grup te rinjsh me 14 maj 1939, kur Benito Musolini do te mbante nje fjalim ne Torino, planifikuan nje atentat qe deshtoi. Me 10 gusht 1939, burgoset dhe pas nje muaji e internojne ne ishullin San Nikola di Tremiti te Italise, buze bregdetit Adriatik, ku qendron deri ne korrik te vitit ’41, kur e lirojne. Ne kete internim mesoi edhe gjermanisht e anglisht, pasi kishte mesuar ne gjimnaz gjuhet frengjisht dhe italisht. Ne tetor te vitit 1941, Sulejman Lleshi u emerua veteriner ne Bashkine e Tiranes dhe po ate vit shkoi ne Torino, ku perfundoi studimet e larta. Fitoi gjithashtu doktoraten ne letersi. Me dy doktoratura, kthehet ne Tirane dhe vazhdon veprimtarine me fokus te pandryshuar, nacionalizmin. Aspak cudi pra, pse Sulejman Lleshi lidhet me nacionaliste te tjere, te cilet, te drejtuar nga Mit’hat Frasheri, krijojne me 29 shtator 1942 Ballin Kombetar. Ishte koha kur ne Tirane do te qarkullonte trakti i pare jokomunist, dekalogu i mirenjohur te “Ballit Kombetar” me thirrjen per bashkim gjithekombetar, kunder pushtuesit italian. Ne perberje te qarkorit te Ballit per Tiranen, ishin Halim Begeja, Hamit Shehu, Sulejman Lleshi e Abdulla Shehri. Me 1 korrik 1943 u mbajt Konferenca e Mukjes, ku mori pjese edhe Sulejman Lleshi. Nga kjo kohe ai u arrestua, ndersa i vellai, Islami, u internua ne kampin e perqendrimit ne Porto Romano.
Ne maj te vitit 1944, mori dhene lajmi i masakrave te dyta ne Bihor, zone shqiptare sot ne Malin e Zi, nga bandat cetnike serbe (mbeshtetes te armatosur te monarkise) te komanduara nga Drazha Mihajllovici. Dihet qe masakra te merrshme ne Bihor ishin bere edhe ne pranveren e vitit 1943, por kjo e nje viti me pas ishte me e tmerrshmja. Flitej se serbet i kishin lidhur dore per dore rreth nje mullari te gjitha grate dhe u kane vene zjarrin, duke vallezuar dhe kenduar. Pastaj kane vrare burra, gra dhe femije, dhe u kane prere kokat. Rreth 5-6 koka burrash te prera u derguan ne Tirane. Kjo krijoi zemerim te madh tek shqiptaret dhe nacionalistet bene thirrje, qe te shkojne vullnetare ne mbrojtjen e tokave te popullsise shqiptare. Me iniciativen e Mit’hat Frasherit, Sulejman Lleshit, Seit Kazazit e Halim Begese, u formua nje batalion vullnetaresh me te rinj nga Balli, partizane, irredentiste etj, qe u pagezua me emrin e deshmorit “Besnik Cano”. Ne kete batalion moren pjese Sulejmani dhe Islami. Komandant batalioni u caktua Seit Kazazi (jurist), zevendes i tij Halim Begeja, ndersa Sulejmani ishte anetar i shtabit. Edhe veprimtaria e ketij batalioni kerkon trajtese me vete: Sic dihet, ne luftime u vra Hamit Troplini nga Tirana qe u varros ne Peje me nderime te medha. Ne shtator te vitit 1944, batalioni u kthye ne Tirane dhe pushoi se ekzistuari si formacion, nderkohe qe pritej zbarkimi i premtuar i aleateve. Ne ate kohe Sulejman Lleshi krijoi me rinine e Ballit, nje cete 50-60 vetash. Ishte periudha kur Abaz Kupi do te propozonte veprime te perbashketa me Ballin kunder gjermaneve, per t’u provuar anglezeve se Shqiperia e meritonte vemendjen e aleateve. Por kjo do te pengohej me cdo kusht nga partizanet, e keshilluar nga Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha. Dhe nje fakt i tille, i ndodhi edhe Sulejman Lleshit ne fshatin Preze te Tiranes. Ngjarja tragjike ishte se kjo cete me rinine e Ballit te Tiranes, u nis per ne fshatin Mezez per t’u takuar me shtabin e Abaz Kupit dhe te Abaz Ermenjit, qe te bashkevepronin. Per te mos ndodhur kjo, partizanet e Brigades se Trete rrethuan fshatin Preze, ku Sulejmani dhe Musa Demneri po kalonin naten, deri sa te vinin te takoheshin me forcat e Kupit dhe Ermenjit. Ndersa nje batalion i kesaj brigade i rrethon ne fshat, gjermanet qe ishin 4-5 km larg qelluan me artileri duke vrare 50 veta, prej te cileve edhe nje djalosh 15 vjecar, Imran Bauken; plagoset Ahmet Kalaja e Engjell Akiraj. Per te mos u kapur nga partizanet, ceta u largua, ndersa Sulejman Lleshi dhe Demneri mbeten te rrethuar. Sulejmani dhe Musai, kur degjuan se komandanti i batalionit ishte Hamit Keci, shok gjimnazi dhe bashkestudent ne Itali, u dorezuan ne bese te tij.
Sipas nje rrefimi te pas viteve 90-te te Musa Demnerit, “mbasi u dorezuam, na cuan se bashku me te plagosurit edhe 10 tregtare te ndodhur atje se bashku me ceten per t’iu bashkuar Abaz Kupit, dhe na grumbulluan ne Priske. Kur mori vesh Gogo Nushi, se kush ishte kapur, erdhi menjehere per te na bere gjyqin, bashke me komandantin e brigades III Hulusi Spahiu. Pyetjes “perse dolet ne mal”, iu pergjigjem, per te luftuar kunder gjermaneve. Atehere, na bene pyetjen: Perse nuk e luftoni gjermanin me ne? U thame se “edhe me ju e luftojme gjermanin, sepse per ne nuk ka rendesi se me cilen pale luftojme”. Gjyqi vendosi te na liroje. Po te kishim folur ndryshe, na kishin pushkatuar”. Hulusi Spahiu i shenoi per ne brigaden e 4-ert, por ata kembengulen per te 3-ten, sepse “kishte me shume partizane tiranas”. Keshtu ndodhi episodi i kalimit te Sulejman Lleshit nga “ballist” ne “partizan”, nje teme me te cilen eshte spekulluar jo pak, e cila megjithate eshte sqaruar shume mire me fakte e deshmi, nga autori kosovar Hysen Rroka. Pas dy javesh, brigada e 3-te do te merrte urdher per te shkuar ne Kosove.
“Ish ballistet” tiranas te survejuar ne cdo hap, mberrijne bashke me brigaden ne Kosove, dhe ne fillim te nentorit 1944, ndodheshin ne Prizren. Sulejman Lleshi vuante shume nga reumatizma, calonte, ndaj ecte me nje bastun. Me te mberritur ne qytet, kerkoi qe te lirohej nga brigada. Nga ana tjeter, profesor Zekiria Rexha, ish inspektor arsimi per Kosoven, mesoi ardhjen e Sulejmanit dhe nderhyri ne shtabin e kesaj brigade per ta emeruar drejtor gjimnazi ne Gjakove. Ky eshte nje version, te cilin ish partizani Hamit Keci nuk do ta mbeshteste pas clirimit. Sepse gjate nje vizite ne shtepine e Mustafa Lleshit (deshmor i vrare se bashku me Kajo Karafilin, si partizan), u shpreh se Sulejman Lleshi “ka tradhetuar”, dhe ai nuk e dinte akoma qe kishte mbetur ne Gjakove. Nje version tjeter thote se drejtuesit partizane e lane intelektualin me dy doktoratura ne Gjakove, me udhezime qe te mbante ligjerata mbi marksizem-leninizmin per udheheqesit shteterore partiake te Kosoves se asaj kohe. Por pavaresisht detajeve mbi menyren e shkeputjes se tij prej partizaneve, qendrimi i Sulejman Lleshit ne Kosove pershkohet nga nje linje e paprere veprimtarie patriotike dhe mbi te gjitha, deshire per te ndihmuar ne arsimimin e ketij vendi. Keshtu qe hapja e progjimnazit te Gjakoves u be per here te pare prej profesor Sulejmanit nga Tirana, ne janar te vitit 1945. Pervecse ishte drejtor shkolle, ai jepte edhe mesim ne frengjisht, gjeografi dhe higjene. Pervec tij ishin dhe tre arsimtare te tjere: Skender Curri e Nevruz Nura nga Gjakova, Zef Nekaj nga Mirdita. Nxenesit e Sulejmanit, qe me vone u bene profesore me ze ne Kosove e kujtojne si pedagog te lindur, arsimtar te dashur, drejtor te palodhur dhe mbi te gjitha si propagandues i jetes dhe vepres se figurave te njohura kombetare. Kishte kontakte me njerez te njohur te qytetit me intelektuale e patriote te asaj kohe, si me Hasan Efendi Gashin, Ramiz Efendi Binishin, Abdurrahman Buzen, Xheladin Ollonin etj. Te paharruara jane ligjeratat qe mbante ne qytetin e Gjakoves dhe rrethinat. Po ketu, ai do te formonte organizaten “Nacional-Demokratike Shqiptare”.
Sabile Kecmezi-Basha ne librin e saj “Levizja ilegale patriotike shqiptare ne Kosove 1945-1947”, flet vecanerisht per rolin e kesaj organizate, Komiteti i ri qendror i te ciles aktivitetin e vet e orientoi ne formimin e degeve ne komuna e rrethe; ne rrethet e Gjakoves, Prizrenit, Istogut dhe Drenices. Komitetet e komunave u formuan ne Kijeve te Rahovecit, ne Has te Prizrenit, ne Ponoshec te Gjakoves, ne Pollac e Gllanasele te Drenices, ne Klinen e Poshtme e te Eperme dhe Runik. Sic shkruan ajo, “kryetari i komitetit te Gjakoves ishte profesor Sulejman Lleshi e anetare ishin Zef Nekaj, Nevruz Nuraj, Skender Curri, Hilmi Dyla e Myrteza Kryeziu dhe Nestret Zeka nga Shqiperia”.
Keto aktivitete nuk do te zgjasnin shume. Nje nate shkurti te vitit 1946, Sulejmanin e burgos OZNA (sherbimi sekret jugosllav i ushtrise) ne banese. Te nesermen, kur u rreshtuan nxenesit e progjimnazit, Zef Nekaj u tha: “Drejtorin tone mbreme e kane burgosur ne banese. A doni te hyni ne mesim?”. Keshtu te gjithe nxenesit, mesuesit dhe autoritetet e Gjakoves protestuan te shqetesuar. Te nesermen skenari ndryshoi. Sulejman Lleshi lirohet dhe vazhdon per disa dite mesimin ne shkolle, derisa e derguan ne Decan, “per te mbajtur ligjerata para popullit”. Prej ketu OZNA e arreston ne fshehtesi dhe e dergon ne burgun e Pejes (kulla e Xhevat Begut), ku ishte instaluar zyra lokale e organizmit famekeq. Pas disa javesh u burgosen Skender Curri e Zef Neka, qe te dy arsimtare te progjimnazit, qe derguan ne burgun e Pejes, ku mbahej profesor Sulejmani. Pas nje viti, me 1947, burgoset edhe Nevruz Nura, por kete e derguan ne burgun e Prishtines, ku u mbajt dy vjet; qe te kater arsimtaret patriote te gjimnazit te Gjakoves u futen ne burg dhe ne vend te tyre erdhen arsimtare te tjere nga Shqiperia. Nderkohe, me kalimin e diteve burgu i Gjakoves u mbush plot me “te dyshuar”, dhe mbi 100 prej tyre transferohen pikerisht ne burgun e Pejes. Pas nje hetimi prej 5-6 muajsh te shoqeruar me tortura, grupi i NDSH-se doli ne gjyq, ku denimet ishin paracaktuar edhe pse s’kishte fakte. “Gjykimi i profesor Sulejmanit dhe te tjereve”, sipas Ymer Ismail Ukshinit nga fshati Morine i Gjakoves, qe tani eshte 82 vjec, “u mbajt ne maj te vitit 1947, ne gjykaten e qarkut te Pejes dhe zgjati 3 dite. Trupi gjykues perbehej prej gjykatesit Shoshkovic, prokurorit dhe dy poroteve. Ne gjykatore, ku i kishin sjelle te gjithe te burgosurit, moren pjese edhe familjaret. Pra, gjykimi ishte i hapur. Diten e pare u moren ne pyetje, Sulejman Lleshi dhe Skender Curri. Gjykatesi pyet te parin Sulejmanin: “Ku i ke njohur keta te burgosur?”. Sulejmani pergjigjet: “Ketu ne burg i njoha”. Prape gjykatesi e pyet: “Pse nuk ke bashkepunuar me komuniste?”, e ai u pergjigj: “Sepse ideja ime ishte per nacionalizem”. Diten e dyte u moren ne pyetje Ibrahim Ukshini, Ahmet Ibrahimi nga Peja dhe Bajram Morina nga Gjakova. Te gjithe mohuan akuzat dhe nuk pranuan asgje”.
Pas perfundimit te seances gjyqesore, Ismet Komoni nga Gjakova, bisedoi me gjykatesin Shoshkovic dhe e kishte pyetur nese kishte mundesi te ndihmonte per kete ceshtje. Gjykatesi i ishte pergjigjur: “Po mundem t’iu ndihmoj nese do te me jepni 20.000 dinare, e ato te m’i jepni pasi te lirohen. Mund t’i liroj, sepse nuk kemi fakte per denim e ata asgje nuk kane pranuar”. Ismeti u gezua shume se i vellai i tij Sefedini ishte i akuzuar, po ashtu edhe Ymeri, si djali i xhaxhait te tij. Vendimi i dhene denoi vetem te akuzuarit qe u moren ne pyetje, ndersa te tjeret jo. Keshtu, Sulejman Lleshi u denua 12 vjet, Skender Curri 19 vjet, Ibrahim Ukshini 20 vjet burg te rende e 10 vjet heqje lirie, Sefedin Komoni 16 vjet, Ahmet Ibrahimi 18 vjet, Xai Kryeziu, 14 vjet, Ram Collaku 8 vjet, Mustafe Dylazeka 5 vjet dhe Bajram Morina 5 vjet. Kur Ismeti i doli perpara gjykatesit dhe e pyeti, “Si u be keshtu?”, gjykatesi iu pergjigj: “Mua askush nuk me ka pyetur, keshtu me erdhi urdhri prej se larti”. Pas shpalljes se denimeve, te burgosurit i tranferuan nga kulla e Xhevat Begut, ne kullen e Sheremetit.
Mjaft figura shqiptare me kontribut te shquar per atdheun, kane mbetur “ilegale” ne opinionin publik shqiptar. E tille eshte dhe figura e Sulejman Lleshit, qe me disa bashkekohes te tij kontribuan per arsimimin, kulturen, lirine e Kosoves, edhe me jeten e tyre. Zekeria Canaj, me fjalen e lamtumires per nderimin e profesor Nevruz Nuros ne Prishtine, me 8 nentor 2001, ndermjet te tjerave tha: “Shqiperia sllavo-komuniste, Kosoven e ka shkelur dhe tradhetuar ne menyre mizore. Dhe ne e ndoqem aq sa mundem ate rruge, qe e deftove me ate fanar, me ate mendje te ndritur. Nuk pate ne Gjakove shume shoke te mendimit dhe te idealit. Pate vetem vetem kater a pese: Sulejman Lleshin, doktor shkence nga Tirana, Skender Currin nga familja e madhe e Bajram Currit dhe Zef Nekajn. Kater veta ishit, po bete me shume. Dy te paret do te vriten ne menyre mizore ne burgun e Sheremetit ne Peje… Une jam krenar, qe pata fatin qe te jem nxenesi yt”.
Inskenimi i masakres se Pejes, ku disa persona te udhezuar lane dyert e burgut hapur dhe nxiten te burgosurit te largoheshin se “ishin denuar gabimisht”, ka lene prapa nje peng te madh, qe mbetet i tille edhe pas kaq dekadash. Sepse pothuajse ne te gjitha shkrimet e botuara ne Kosove per kete figure te patrajtuar ne Shqiperi, haset i njejti merak: “Eshte fatkeqesi nese nuk gjejme dot varrin e patriotit, prof.dr. Sulejman Lleshi”.
Geschrieben in Kosovo-Albanien (Albanian) | Drucken | Keine Kommentare »
Die Enkelin von Enver Hodscha: Liliana Hoxha: Si vdiq Enveri
17.4.2007 by CrniLabudovi.
Liliana Hoxha: Si vdiq Enveri
E Marte, 17 Prill 2007
Nusja e djalit te dyte te ish-udheheqesit komunist ne emisionin �Opinion +�. �Delegacioni kinez eshte perzene se e sabotoi ceshtjen e shendetit�

Liliana Hoxha, nusja e djalit te dyte te Enver Hoxhes, Sokolit, dhe komentatore e shtypit te perditshem, ne nje interviste per emisionin �Opinion +� perballe gazetarit Blendi Fevziu, flet per ditet e prillit 1985, ditet e fundit te Enver Hoxhes. Rreth 22 vjet me pare, drejtuesi per rreth 41 vjet i Shqiperise nderroi jete.
Si i sillni ju ndermend ditet e fundit te Enver Hoxhes, si e kuptuat qe Enver Hoxha ishte ne fund te jetes, ju ne familjen tuaj?
�Une ta them me bindje, asnjehere nuk e kuptuam qe Enver Hoxha ishte ne fund te diteve te jetes. Ai ishte i semure dhe eshte e vertete qe binte nga dita ne dite, por qe ishte duke vdekur, kjo nuk u tha asnjehere.�
Si binte nga dita ne dite?
�Binte nga dita ne dite sipas �vigjilences�,� paranojave� apo sipas �garancise�, apo sipas �premtimeve� qe ka bere Isuf Kalo, i cili na menaxhonte mua e Sokolin drejtpersedrejti me njoftimet e tij ne lidhje me shendetin e Enver Hoxhes.�
Cfare kishte ne te vertete, cili ishte problemi i Enver Hoxhes ditet e fundit?
�Problemi i Enver Hoxhes ditet e fundit ka qene iktusi, pervec problemeve kardiologjike dhe atyre te diabetit. Ai kishte disa muaj qe ishte i paralizuar, por megjithkete ai ishte ne permiresim e siper.�
Kur ka dale per here te fundit ne publik Enver Hoxha? Mos ka qene 29 nentori i vitit 1984?
�Per here te fundit ne publik, ai ka dale ne ato filmimet qe ne kemi pare ne vitet pas �90-s. Jemi llahtarisur pasi nuk besohej qe ai ishte Enver Hoxha. Jo se nuk eshte, pasi une nuk shtroj ceshtje te tilla, si te jete sozia apo jo. Por qe jemi llahtarusr me cfare force, kurajo, morali dhe urdheri e kane nxjerre Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha dhe Sulo Gradeci ne ate gjendje Enver Hoxhen, kur ai as nuk mund te fliste, as nuk mund te qendronte e jo me te drejtonte nje Plenium te Komitetit Qendror.�
Behet fjale per nje mbledhje te Byrose Politike te vitit 1985, kur Enver Hoxha shfaqet ne nje analize te industrise se lehte, ushqimore, ku ngaterron datat, shifrat dhe gjithcka. Ne ate moment qe ai ka dale, ka qene i paralizuar apo jo?
�Une po flas per nje rast tjeter. Edhe ne kete mbledhje qe thoni ju ka dale sic une nuk e njoh. Caste te tilla mund t�i kete cdo njeri paksa i semure ne ate moshe, por nuk i ka shfaqur ndonjehere ne publik. Domethene ne familje. Doemos qe ka etika te caktuara protokollare ku udheheqesi i shtetit te mos dale ne publik, te drejtoje seanca te tilla zyrtare, kur nuk ndihet ne forme. Ka patur madje nje ekip mjekesor i cili e percaktonte kete. Megjithate nuk e kam fjalen per ate dite kur i drejtohet ne gjendje konfuze Vito Kapos. Nuk eshte ajo, megjithese une aty trishtohem kur e shoh Enver Hoxhen ashtu sic une nuk e njihja. Ai kishte nevoje te ruante etiken protokollare, si ne familje, ashtu edhe ne shoqeri, sic kane ndodhur mungesat ne raste te tjera, kur ai ka derguar te regjistruara me diktofon fjalimet ne kongres. Keshtu qe une jo vetem ngre pikepyetjet perse Enver Hoxhen e kane cuar ne mbledhje, por jam e skandalizuar, une dhe Sokoli, flas per ne te dy te pakten. Kjo eshte per me vone, kjo eshte per nje date qe une nuk e di, por qe ai ishte totalisht i paralizuar dhe ne nje gjendje jokoshience, qe ne nuk e njohim as ne ditet e fundit te tij.�
Cili eshte ky plenium per te cilin ju thoni?
�Une nuk e percaktoj dot me date, kete mund ta gjeni ju ne ditet para prillit �85-s. Ne ate kohe, jo cdo nate e shikonim. Une nuk pretendoj qe anen shendetesore te Enver Hoxhes ta di me perpikmeri dhe me grafike si Nexhmije Hoxha. Une flas per nje logjike tjeter.�
A ka qene i kthjellet Enver Hoxha deri ne castet e fundit te jetes se tij?
�Thuhet qe po, keshtu them dhe une, derisa ai ishte i gatshem per te takuar njerez. Cdo qenie njerezore, i cili nuk eshte ne gjendje te takoje njerez, nuk mund te gjykohet a eshte i kthjellet apo jo. Cdo njeri, ka momente te konfuzionit te tij mental. Por ne per sa e kemi takuar deri diten e fundit, e njohim te kthjellet. C�ka nuk rezulton ne filmimin e Sulo Gradecit. Te nxirret drejtuesi i shtetit ne nje gjendje te tille makabre per te dhe te tmerrshme per popullin, si per te demostruar qe ky eshte nje �monster� qe nuk heq dore nga pushteti as ne momentet e fundit te jetes se tij . Ai aty vetem eshte transportuar. Dhe kjo pa vullnetin e tij. Ne kete plenium flet Ramiz Alia me �monstren� ne krah.�
Por rezulton qe ne momentet e fundit ai ka patur shperqendrime te vemendjes se tij. Sa te shpeshta?
�Aq te shpeshta� sa ne nuk i kemi pare kurre, tek i shohim vetem ne filmim. Rezultonin aq �te shpeshta�, sa neve shume rralle nuk duhej ta takonim, se �ishte i lodhur�, apo �duhej ta linim te qete� …�
Takimet tuaja me Enver Hoxhen ishin te pernatshme?
�Normalisht te pernatshme, vetem se s�e dija qe do vinte nje dite si kjo, qe te mbaja shenime edhe me te hollesishme.�
Kur e ke pare per here te fundit Enver Hoxhen?
�E kam pare ne daten 8 prill. Kam qene shume e lumtur dhe ai shume i gezuar, se ne ate date dhe disa dite te tilla te prillit, ai ishte shume mire. Nuk levizte, vazhdonte te qendronte ne karrigen me rrota, por kishte nje cehre shume te mire, vazhdonte te buzeqeshte, komunikonte me ne, jo drejtpedrejt ne fakt, se kishte nje paralize parciale dhe nuk donte te shqetesonte femijet me deformimin e tij. Ishte Nexhmije Hoxha qe na komunikonte c�kishte thene Enver Hoxha.�
Si ishte shendeti i tij ne ditet e para te prillit?
�Thashe qe shendeti i tij ne ditet e para te prillit erdhi duke u permiresuar. Ai kishte ditet me te mira , pa menduar kurre qe ai do te ikte papritur nga jeta. Ne daten 8 ai zbret nga studio e tij, se nuk rrinte ne dhomen e gjumit. Ashtu sic ishte, perseri kishte aktivitetin e tij, megjithese ne karrige me rrota, i vinin femijet etj. Kurse ne daten 8 zbret ne sallonin zyrtar poshte, thjesht per te treguar qe: shihni sa mire jam. Atehere kam qene une me Sokolin, pothuaj kemi biseduar me te, ai qeshte, kurse Nexhmija thoshte, tha Enveri keshtu, e tha ashtu dhe ai vetem qeshte.�
Domethene, zonja Hoxha ishte interpretuese e porosive te tij. Edhe ne raportin politik?
�Po, padyshim, por une po flas per daten 8 prill.�
Pak me pare ndoshta bete nje lapsus kur thate se ne daten 8 prill nuk e kuptuam qe ishin ditet e fundit te tij.
�Nuk ishte lapsus. Data zyrtare e vdekjes ka qene 11 prilli. Por une dua te kaloj ne dicka tjeter qe mua me ka mbetur peng. Ishte gabimi yne, i paevitueshem se ate gjendje te Enver Hoxhes pame, por sidomos ishte sic ka ndodhur rendom edhe nje heqje qafe. Mos bejme shume paranteze. Mamaja e Sokolit na tha ne sy te tij: - Enveri eshte mire, (dy ciftet e tjera kishin dite qe pushonin ne Vlore, se muaji prill ishte muaji i pushimeve qe Enver Hoxha I kalonte ne Vlore). Ne kishim ndenjur per te mos e lene Enver Hoxhen vetem. Ate dite, Nexhmija tha: �Shkoni edhe juve te pushoni.� �Si te vemi ne, - i thame, - po babai?� �Por do vijne ata, - tha, - qe te mos e leme vetem Enverin, te vijne ata dhe shkoni ju..��
Dhe ju u niset ne daten 9 prill me bashkeshortin tuaj?.
�Po ne u nisem ne daten 9 prill. Natyrisht, vetem une e Sokoli se nuk niseshim kurre te tre ciftet.�
Pse ishte e ndaluar?
�Ishte e padeshirueshme, ndoshta dhe e ndaluar e me qellim.�
Per sa dite do te qendronit?
�Vetem nje nate sa te shplodheshim. Ne te gdhire te dates 10 na eshte dhene lajmi.�
Kur ka vdekur Enver Hoxha?
�Ne te gdhire te 11 prillit .�
Rreth c�ore? Lajmi eshte bere publik rreth mesdites se dates 10 prill apo jo?
�Sesi eshte bere lajmi publik, ana zyrtare eshte tjeter gje, shikojeni ju. Persa me takon mua, kam patur problemet e mia ne lidhje me paravdekjen e Enver Hoxhes, qe gjithmone e kam pare me sy kritik pavaresisht se jo me sy dyshues per momentin.�
Cila ishte gjendja qe juve gjetet ne shtepi kur mberritet paraditen e 10 prillit?
�Ne u nisem urgjentisht nga Vlora, i pari eshte nisur Sokoli, nga krevati, sa kishte marre nje gje kraheve. Pastaj jam nisur une per cerek-gjysme ore. Kemi arritur ne Tirane ne oren 8-9. Kuptohet c�mund te kete ndjere Toli, pa folur me kerkend. Une i gjej te gjithe te pergatitur, te ambjentuar me idene, ndersa i hidhem Isuf Kalos ne qafe, si mik e si mjek i familjes dhe sidomos si mjek personal i Envert Hoxhes : Perse me genjeve, perse na le te ikim ne Vlore, perse na genjeve qe Enver Hoxha s�ka rrezik jo vetem per ate nate, por se do na paralajmeroje kur duhet te ishim afer te keqes.�
Nderkohe, a pritej vdekja e Enver Hoxhes? Ne pergjithesi flas, jo per daten e sakte?
�Une them qe per mua dhe Sokolin nuk pritej vdekja e Enver Hoxhes, ndoshta ashtu duhej te �menaxhoheshim� nga Isuf Kalo.�
Nderkohe kishte nje perkeqesim te shendetit.
�Do te desha te theksoja pa asnje ekujvok qe une isha e shqetesuar qe ai ishte duke rene. Nderkaq na lajmeronte Isuf Kalo se duhet te ishim vigjilente persa kohe interesi i Perendimit ishte ky: Likujdimi nepermjet mjekimit. Keshtu qe mua me dukej se po behej tamam ajo linje, �ne te kundert ne po e ruajme� thoshte Isuf Kalo. Keshtu qe eshte i mprehte kuptimi kur Isuf Kalo me thoshte �Mos ki merak Liliana, une do te te them kur Enver Hoxha te jete prane vdekjes.� Realisht mund te jetonte edhe i paralizuar sic thote Ramiz Alia, ne ceremonine mortore: te ishe te pakten, sa per nje �po� dhe �jo�. Nuk ka kontradikte kur them se ishte ne renie, qe une e ndiqja me shqetsim, por nuk e dija qe do vdiste aq shpejt.�
Kur e ka pesuar infarktin e pare Enver Hoxha?
�E ka pesuar ne vitin 1972. Dhe ne ate kohe, kane ardhur ta kurojne kinezet.�
Si ka qene gjendja e tij atehere? Behet fjale per nje goditje te rende?
�Ishte nje goditje shume e rende. Nuk e di, ne ishte ne rrezik apo jo, ka te ngjare te kete qene ne rrezik. E mendoj shume te acaruar ate kohe se une jetova prane Enver Hoxhes qe ne vitin 1972, pra pavaresisht se isha e pazyrtarizuar, ose e ndieja veten te lire, une jetoja prane Enver Hoxhes. Di qe ai e kaloi ate situate duke mbajtur nje mister, qe ende nuk thuhet, por une kam nevoje ta them se edhe kjo eshte pjese e se teres. Delegacioni kinez eshte perzene, se ky delegacion e sabotoi ceshtjen e shendetit te Enver Hoxhes.�
Si e sabotoi?
�I beri keq. Kjo u pranua edhe nga vete mjeket, por nje gje e tille nuk u deklarua. Mendimi im (atehere vrisja mendjen perse nuk u deklarua), sot eshte se Enver Hoxha nuk ka dashur te perfshije, edhe me te drejte, nuk ka dashur pra te perfshije vullnetin e qeverise kineze, per cfare I kane bere mjeket kineze, perderisa dihej plani prej Perendimit qe donin ta likujdonin me ane te shendetit.�
Per sa kohe lengoi Enver Hoxha ne vitin 1972?
�Per disa kohe, per disa muaj dhe vite. Ai behet mire ne vitin 1974 dhe kjo eshte arsyeja qe une martohem ne vitin 1974.�
Por perderisa ai ka qene rende deri ne kete periudhe, si e ka drejtuar shtetin?
�Eshte nje pyetje qe me duhet te ndalem se nuk e kisha menduar. Te me fale publiku se s�dua te flas pa pergjegjesi, ndaj ta marre ne menyre relative kete perqendrimin tim qe : sidoqe te ishte, megjithese i semure, Enver Hoxha e kontrollonte situaten me mire atehere, sesa me pas kur eshte dominuar per hir te semundjes, nga diktati qe �ti je i semure�, qe �kontrollin e situates duhet ta besh permes te tjereve�. Realisht pas �74, ai ka qene ne gjendje te dale, te ndjeke pleniume, te shkoje jashte Tiranes, domethene ai shpetoi nga rreziku.�
Pyetja ime konkrete eshte ne fakt, kur e mori veten Enveri dhe si vazhdoi me pas?
�Atehere, ai shpetoi nga rreziku. Ishte nje gje e madhe, por permiresimi i tij jo per fatalitet, por per force madhore, nuk mundi te ishte konstant. Ai filloi te keqesohet ose te bjere nga zemra apo diabeti, ne menyre eksponenciale me nje ritem te detyruar, sic edhe deklarohej kjo gje.�
Kur e ndjete realisht qe po afronte vdekja e Enver Hoxhes?
�Realisht, une per vdekjen e Enver Hoxhes mendoja gjithmone, si do te jete kur do te vdese Enveri dhe isha ne ankth dhe ne panik.�
Perse ishin ne ankth dhe ne panik?
�Kisha bindjen qe Enveri ishte Shqiperia. Une kisha bindjen qe Enveri ka qene Shqiperia.�
Mesa duket ka qene nje bindje e gabuar?
�Jo krejtesisht e gabuar, por nuk e njihja realitetin. Une mendoja se si une mendonin te gjithe, mendoja sesi une e donin te gjithe Enver Hoxhen. Mendoja qe ai ishte garanci per Shqiperine. Keshtu mendoja dhe derisa mendoja ne ate menyre, une nuk mund ta denoj veten per kete.�
Padyshim, por doja t�u beja nje pyetje. A e dinit ju pershembull qe ky regjim ishte i ndertuar mbi dhunen, burgosjen apo ndeshkimin e atyre qe ishin kundershtare politike, apo edhe atyre qe nuk ishin?
�Per aq sa dija, kam vuajtur shume. Dhe kam vuajtur aq shume. I bie te kem vuajtur shume edhe per Mehmet Shehun apo Beqir Ballukun etj.�
Po kundershtaret me te hershem politike?
�Cfare nuk njihja nuk e konkretizoja dot vecse teorikisht. Kam besuar se keshtu eshte sistemi, �armiku i klases� eshte ky qe eshte. Une vete kam patur shume frike nga �armiku i klases�, por nuk dija kurre qe �armiku i klases� ishte dhe femija, bebja ,fisi dhe gjitheperfshirja e tij.�
Ju vjen keq juve tani per kete?
�Jo vetem tani, por gjithmone per ate qe dija. Filluar doemos te njohim konkretisht rastet e likujdimit te shokeve te Enver Hoxhes me Beqir Ballukun.�
Doja t�ju pyesja ne fakt ne teresi per sistemin. A e dinit juve qe ishte ngritur nje sistem krejtesisht diktatorial, i cili prantonte vetem nje parti politike dhe nje sistem ku kundershtaret eliminoheshin?
�Sigurisht qe une e dija se ishte nje sistem i tille. Nje sistem i tille qe quhej �demokracia e proletariatit� dhe derisa keshtu e gjeta, keshtu u indoktrinova, keshtu ishin dhe prinderit e mi. Per kete luftuan, pra luftuan per clirimin e atdheut dhe keshtu perfundoi. Une isha krejtesisht e indoktrinuar ne princip dhe une e desha dhe i perkushtohesha atij ideali. Ne fakt te mos i themi ideal se ndoshta nuk ishte ndonje ideal shume i madh ne koken time, sic nuk ishte edhe besimi fetar per mua , aq i denueshem dhe i pa aplikueshem. Por ama une isha besnike e atij sistemi, por nuk dija dimensionet e verteta. Ato te parat te dhunes thashe, une i kam pare me Beqir Ballukun. Sepse per mua armiku i klases ishte nje gje simbolike, nje gje qe une nuk e shihja, nje gje qe nuk e njihja. Behet fjala per vitet �70. Nga natyra jam shume e hapur, kontestuese ndaj gjerave qe nuk me kane pelqyer, edhe ne familje. Bisedoja me tim ate per shembull: takova njerin ne autobus, dhe me tha keshtu e keshtu (per pakenaqsi per kushtet ekonomike) dhe une rendohesha tek ai kishte te drejte. Im ate, me thoshte: �Shiko, se ke folur me nje armik te popullit�. �Armiku i popullit eshte ne burg, nuk do ishte i lire, ndaj njerezit duhen degjuar� I pergjigjesha. Nuk dua te justifikoj veten time dhe as te ndjehem e akuzuar ketu, por jam e sigurt megjithate se jo vetem une qe isha prane Enver Hoxhes dhe qe isha e izoluar nga realiteti, por keshtu si une, kane besuar te gjithe shqiptaret e ndershem. Domethene hiq ish-pronaret apo te persekutuarit dhe nomenoklaturen, e cila ishte e interesuar per te trasheguar pushtetin, njerezit e ndershem, shqiptaret e ndershem kane besuar tek ai pushtet.�
Po edhe ish-pronaret dhe ish-te persekutuarit, te ndershem kane qene …
�Jo, jo, ata te ndershem jane, por flisja per �besniket� e pushtetit. Do te me mbetej qejfi po te me mbetej ky lapsus, se une jam shprehur shume here ne favor te tyre: qe ne vitin 1990, drejtesia duhej vene njehere per ta qe Shqiperia te behej sot. Hiq kete pjese, potencialisht kundershtaret e regjimit per arsye te tyre, me te drejte, hiq pergjithesisht nomenoklaturen,si pjesa me reaksionare e shoqerise, njerezit e ndershem i kane besuar atij sistemi se kjo ishte zgjidhja e pergjitheshme. Mua kjo me duket shume logjike dhe me vjen keq per kete situate. Dhe revanshi ne vitin 1990, u be kundrejt kesaj shtrese, ndaj te pasterve ne administrata me procesin fshese .�
A jeni tronditur ju dhe bashkeshorti juaj kur niset te zbulonit nje pjese te kesaj te vertete?
�Jemi tronditur shume se une mendoja , prisja dhe desha qe regjimi te nderronte. Desha qe regjimi te nderronte edhe se kisha filluar te isha e bindur qe regjimi nuk mbahej me prej Enver Hoxhes, por gjithcka e keqe, behej ne emer te tij. Prisja ne vitin 1985, qe Ramiz Alia ta nderronte regjimin, ta hapte Shqiperine, ashtu sic e la porosi Enver Hoxha. Konkretisht na la edhe rrugen permes Shtrausit. Enver Hoxha ka kundershtuar edhe tufezimin, por ia kane mbushur mendjen.�
Enver Hoxha ka lene porosi qe Shqiperia te shkonte drejt hapjes me Perendimin?
�Po. Ka bere te gjitha pergatitjet.�
Jeni e sigurt, pasi kjo eshte shume e rendesishme?
�Une e kam shkruar dhe po e them edhe ketu te ju, pasi televizioni eshte me i difuziv se media e shkruar. Po, Enver Hoxha ka pergatitur rrugen e hapjes drejt Perendimit nepermjet Shtrausit. Artikulli i fundit qe une kam shkruar ka qene pikerisht ky me te gjitha detajet si sabotoi Ramiz Alia ceshtjen Shtraus.�
A nuk eshte ky Ramiz Alia per te vazhduar si trashegimtar i Enver Hoxhes, per te vazhduar rrugen e nisur?
�Ramiz Alia i kishte bere hesapet mire, ia kishte bere hysmetin vetes, me hir apo me pahir, me aprovim apo me mosaprovim te Enver Hoxhes, qe te mbetej ai suksesori.�
Gjithsesi, a kishit filluar ju te mendonit per trashegimtarin e Enver Hoxhes? Ne mos ju, te pakten zonja Nexhmije Hoxha?
�Une flas me cfare del nga analiza dhe jo te supozoj cfare mund kete menduar ajo. Ne nuk kemi biseduar ne asnje menyre mbi kete, se une dhe Sokoli ishim te perjashtuar nga keshilli familjar.�
Po pjesa tjeter e familjes?
�Me rezulton qe kane qene te programuar. Cdo gje ka qene e programuar, si ne klanin Alia, Kapo, Xhuglini ashtu edhe ne familje. Nuk dua t�i fyej, por perseris te verteten.�
Nuk kishit frike qe pas vdekjes se Enver Hoxhes do te humbnit nje pjese te pushtetit qe kishit ne Shqiperi?
�Absolutisht. Une nuk pretendoj qe njerezit te me besojne, por vetem qe te me degjojne me sinqeritet, domethene jo me ironi dhe pastaj te besojne cfare te duan. Per mua nuk kishte rendesi se c�do te behej me ne pas vdekjes se Enver Hoxhes, per mua kishte rendesi vetem fakti qe vdiq Enver Hoxha. Po te ikte Enver Hoxha asnje gje nuk do te shkonte pergjithesisht per mire. Thashe keshtu e mendoja une. Madje pas 85, cdo gje binte kunder Enver Hoxhes, kunder amaneteve te tij: ngritja e kultit etj. Une kundershtoja : pse ja beni , ai nuk i donte.�
Por ngritja e kulteve ka qene qe ne kohen e gjalljes se Enver Hoxhes�
�Po, ajo ka qene qe atehere dhe une nuk mund ta kundershtoj qe ekzistonin bustet etj. Por une kam fakte te tilla, pershembull kur beheshin kenge ne festival �O Valbona, � per gjyshin e mbesen, ai merzitej ne fytyre. Une e kam pare vete kete gje dhe ajo kenge eshte zhdukur nga qarkullimi. Kultin e tij, nuk mund ta mohoj se do ishte qesharake. Por kulti i tij u amplifikua nga Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha pas vdekjes ne menyre qe ta conte detyrimisht opinionin kunder vetem Enver Hoxhes.�
�Me duket se lashe dicka pa thene. Mua nuk me interesonte se kush do ta zevendesonte Enver Hoxhen, edhe pse dihej qe Ramiz Alia ishte presidenti i Shqiperise, si dhe sekretari me i rendesishem per ideologjine, ishte krahu i djathte i Enver Hoxhes pas vdekjes se Mehmet Shehut. Ajo ishte absolutisht e qarte. Dhe vete Enver Hoxha ne 1982 i jep nje vleresim atij, ne takimin me zgjedhesit, i detyruar gjithmone pas vdekjes se Mehmet Shehut, duke thene qe : jemi te forte se kemi shokun Ramiz. Ne shtepi i kam thene: �Perse duhej kjo?� �Nuk i dihet jetes time� me eshte pergjigjur. Por kjo nuk do te thote se ai e la si suksesor, por ato momente ai ka dashur te qetesoje popullin apo edhe veten e vet. �
Cilat kane qene raportet politike te Nexhmije Hoxhes me Enverin? A ka qene ajo pjese e vendimarrjes se Enver Hoxhes?
�Pika me e trishtueshme ne historine e Shqiperise eshte kjo ceshtje. Si cift une do kisha vene dore ne zjarr per shume vite me radhe se nuk kishte grua me te mire per Enver Hoxhen nga perkushtimi, nga devotshmeria e saj ndaj tij edhe per gjera me te vogla. Mendoja do te jete shume e zorshme qe nje grua te vigjeloje mbi burrin e saj sic bente ajo. Por me vone kuptova qe ajo ishte mbajtje nen kontrroll dhe dualizem ne te keqe dhe ne te kundert te tij, nen aspektin e nje gruaje qe i sherben burrit, por qe eshte me e afte se aq, ndoshta me e afte se ai.�
Kur ka filluar ky dualizem?
�Menjehere pas faktit qe e futen nen kthetrat e kontrollit per shendetin, pas vitit 1974.�
Ju po thoni qe ishte Nexhmija e cila percaktonte edhe vendimet politike te Enver Hoxhes?
�Ato ajo nuk mund t�i percaktonte se ato ishin te shkruara. Pervec influencimit ndaj tij dualizmi ishte i shume formave. Ishte i tmerrshem kur flitej ne emer te Enver Hoxhes. Ajo dhe Sulo Gradeci ishin te tille. Pershembull, kur thoshin: �Tha Enveri keshtu�, �tha Enveri ashtu�. Percaktonin vullnetin e tyre gjoja nepermjet atij te Enver Hoxhes, ne Komitetin Qendror, ne kryeministri e kudo etj.�
Nexhmija sipas jush, ka ndikuar pozitivisht, apo negativisht?
�Absolutisht negativisht. Mund te them nje detaj te tmerrshem qe e mbaj ende brenda Diten qe eshte gjykuar familja Shehu, ne ate here ishim ne Pogradec. Djemte, vajza dhe bashkeshortet iken ne Tirane, me qellim qe te ndjekin nga afer gjyqin. Une qe gjera te tilla nuk i duroj, domethene isha me Enver Hoxhen, por nuk isha per te vrare, nuk duroja dot te vriteshin njerezit. Ndaj zemra nuk me bente qe ta shihja ate gjyq. Vete pasdite qe te takoj Enver Hoxhen, te cilin e desha dhe e vleresoja shume. Duke kaluar nga dera e dhomes se bukes per t�u futur ne salon, nepermjet ndarjes me xham shikoj Nexhmije Hoxhen ne vendin ku rrinte gjithmone. Pa dyshim, qe ishte edhe Enver Hoxha ketej nga oxhaku, por nuk dukej. Do te genjeja te thoshja qe nuk ishte, por me sy nuk e pashe. Dua te jem objektive qe jap keto sqarime. Po ndiqnin me vemendje televizorin, ku pashe e degjova nje figure me nje ze qe une e njihja. Ka qene Fiqirete Shehu, krejt e zbardhur qe po fliste. Une nuk e prisja dhe nuk durova dot, u ktheva pas murit dhe u trondita shume. Pra, po shihnin gjyqin e saj. Kam qare shume. Ne darke, ai me kerkonte, une i mbajta meri se nuk mund te mos i mbaja. Nderkaq qe s�mund te flisja per keto ceshtje tabu. Kur me pyeti perse kisha qare, i thashe qe me ka lene Sokoli vetem se �nuk marr qerren me vete�, cka ne familje ka shkaktuar te qeshura. Per mua, keto nuk ishin asgje para asaj qe ende kam ne shpirt. Por te me kuptojne njerezit, dhe te mos e quajne kontradikte kete. Kjo nuk eshte kontradikte. Kjo eshte te ngrihesh mbi gjithcka edhe te dish t�i peshosh gjerat per kohen ne raport me kodet njerezore.�
A ka ndikuar ajo ne eliminimin e Mehmet Shehut?
�Kete nuk mund ta them me bindje, por Enver Hoxha ka vuajtur per vdekjen e Mehmet Shehut. Ndonese ka ndjekur me �gjakftohtesi� procesin, e familjes se M.Shehut qe ka qene e detyruar te pranoje aktivitetin. Ajo mund te kete patur te gjitha te zezat, ajo mund te ishte agjente dhe te kete vrare vete te shoqin, sipas nje plani te Ramiz Alise e Kadri Hazbiut. Por ama asaj i eshte premtuar se do ta ruanin ate dhe familjen, por ate e lane te vdese ne burg. Domethene ketu ka qene nje intrige kriminale politike. Edhe nje gje tjeter dua te them, (qe s�me doli ne emisionin OPINION per Mehmet Shehun kohe te shkuara): naten e fundit Enver Hoxha i thote Ramiz Alise, gje qe ky vete e ka pranuar se ndonjehere njeriut i shket goja e vetezbulohet, pra Enveri i thote: �Ta leme me kaq me Mehmetin, te mjaftohemi vetem me verejtje�. Kur u pa qe Enveri nuk do ta likujdonte Mehmetin, sic u likujduan gjithe te tjeret, urgjentisht e likujduan vete ata.� Kjo eshte bere kryesisht per Kosoven.�
A ndjeni vrasje ndergjegje per eliminimin e gjithe ketyre njerezve me te cilet kishit jetuar per nje kohe te gjate?
�Une ndiej vuajtje, jo vrasje ndergjegjie. Dhe vuajtja eshte shume me e madhe se vetem nje vrasje ndergjegjie.�
Po vete Enver Hoxha, a ndjente?
�Nuk e di sa Enver Hoxha e ka ndjere, por e ka quajtur te domosdoshme, perkuar me Kushtetuten, pra mbeshtetej ne ligj. Ne kete drejtim, mendoj qe deri vone Enver Hoxha ka patur bindjen qe : keta duhen likujduar para se te na likujdojne apo t�i bejne dem Shqiperise. Ne fund, Enver Hoxha eshte penduar. Keshtu e konsideroj une, se ne fund ai ka kuptuar shume. Duke qene i paralizuar trajtuar jo me me vullnetin e tij, por me vullnetin e te tjereve, ai ka kuptuar gjithcka. Ka folur me Sokolin qe kjo gje nuk eshte kaq e thjeshte. Ketu ka vepruar nje sistem intrige antishqiptare, filluar qe me ndertimin klanor prej Hysni Kapos, me vrasjen e Mehmet Shehut, cilido te ishte ai, edhe poliagjent te ishte, pastaj te Kadri Hazbiut, per te dale te qinjgji i urte qe pi shume nena dhe qe ne fund i vrau te gjithe nenat dhe ky eshte Ramiz Alia. Krahas shqetesimit perse pengohet ceshtja Shtraus. Keto quhen fantazi e semure sipas Ramiz Alise, Nexhmije Hoxhes, Sulo Gradecit etj, por le te me kundershtojne me fakte dhe jo me interpretime.�
Cili ka qene roli i Nexhmije Hoxhes qe nga viti 1985 deri ne vitin 1990 kur u shpall pluralizmi politik?
�Per fat te keq, atehere kuptova se ajo nuk ishte thjesht gruaja e devotshme e Enver Hoxhes. Qe nuk ishte thjesht nje nene qe bashkepunonte me R.Aline per te mbrojtur femijet, por kjo grua paska synime, paska ambicjet e saj. Me propozim te tij ajo duhej ta zevendesonte R.Aline si sekretare per ideologjine, gje qe nuk e pranoi per pa mundesi operativiteti. Nderkaq pranon nje funksion shume honorifik , kryetare Frontit Popullor, qe kish qene me pare i Enver Hoxhes. Me kete donte te thoshte se ajo ishte shume, por ne te kaluaren donte vetem t�i �sherbente� Enverit.�
A ka patur ajo ndikim ne politiken shqiptare pas viteve �90?
�Ndikim nuk them se ka patur, kane patur plane qe nuk iu kane dale dot. Kane qene planet per trashegim pushteti dhe per rrezim te Berishes. Po nuk iu dolen dot se keshtu u zhvilluan ngjarjet. Viti �97 ishte skeme e Ramiz Alise per te rimarre pushtetin. Ishin planet e tyre. Iliri nuk u burgos per nje interviste, por per aktivizim per republike presidenciale me president Ramiz Aline.�
A ka patur familja Hoxha para te transferuara jashte vendit?
�Familja Hoxha nese i ka, i ka nga Nexhmije Hoxha e Ramiz Alia.�
A mund te kete, ju keni dijeni?
�Mua me kane thene shume. Une kam thene qe nese kane, kjo vjen nga aktiviteti i tyre me Ramiz Aline. Domethene cfare ka patur pushteti popullor pas Enver Hoxhes, sesi e kane menaxhuar Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha, eshte pjese e tyre, por Enver Hoxha nuk pati per vete e nuk i la gje familjes.�
Dhe ju thoni se Ramiz Alia ka para te transferuara jashte?
�Po, po, Ramiz Alia ka.�
Mbi c�baze niseni?
�Mbi te gjitha bazat, midis te cilave ai thote vete qe ne �89, se neve nuk na mungojne as mjetet financiare per te ruajtur pushtetin.�
A ka patur tentativa nga persona te caktuar per te marre pushtetin ekonomik?
�Po. Pergjithesisht, eshte financuar ish-kasta e cila vazhdon nepermjet tribalizmit dhe nepotizmit, sidomos per ta monopolizuar ekonomine e Shqiperise ne disa duar, sic eshte Kokedhima. I pari ky, individualiteti i zgjedhur prej Ramiz Alise, per te aritur deri ne oligarki te media-biznesit, qe projektojne edhe politiken.�
A ka nder mend bashkeshorti juaj apo juve qe te anetaresohet ne nje parti politike, sic eshte ajo Socialiste, si pasardhese e Partise se Punes?
�Jo. Vete Enver Hoxha me sa kam kuptuar, edhe pse nuk na e tha kurre, nuk ka dashur qe ne te merremi ne politike. E verteta eshte qe mua dhe nese me ka sugjeruar dhe ka dashur, e ka pare qe une nuk desha. Ndaj dhe me ka thene edhe kete: �Rri keshtu sic je�.�
Nderkohe, a keni nderruar mendje, jeni shume aktive ne shtypin e perditshem?
�Jo, nuk nderroj mendje absolutisht. Por nese une arrij te flas per familjen e Enver Hoxhes, nuk mund te mos kritikoj Berishen dhe te tjeret. Bejne gabim ata qe me thone: �E bere tenden, tani pusho�. Prandaj une censurohem, por une gjithsesi do te caj. As bashkeshorti im, se ai eshte natyre shume e thelle dhe modeste, pa ambicje. Ate s�e kam as une ne fakt, por une kam forcen te kundeshtoj padrejtesite per te cilat s�me ze gjumi. Me mjafton te jem kritike ndaj padrejtesive te popullit shqiptar. Per sa i perket PS me kryesi ish-nomeklaturen (si dhe ajo komuniste) eshte pergjegjese per historine e Shqiperise, jo vetem ne te kaluaren, por edhe sot per 8 deri ne 10 mbjelljen e korrupsionit. PS duhet te rindertoje me pare moralin e saj, e pastaj te Shqiperise qe e ka cuar shume poshte.�
Ne nje fare menyre, juve duket sikur merreni me politike.
�Une nuk merrem me politike, une e ndjek ate.�
Me se jetoni aktualisht?
�Me rrogen e Sokolit. Nuk them se jetoj me rrogen time, se te kritikosh dhe ti qendrosh ne koke politikes nuk te paguan kush. Kam shume pengesa per te shkruar, por diku del se te emancipuarit nuk mungojne. Nderkaq eshte e sigurt se ne pamundesi do te dal me trakte , pra me rrogen e Sokolit, ndersa femijet jane kompletuar tashme e pa asnje humbje nga c�kane pesuar. Vuajtja ju dha mencuri dhe bagazh. Ndaj ndjehem e fituar me ata , me tim shoq e me dy niper e mbesa te mrekullueshem. Cfare te dua me teper nga jeta.�
http://www.tiranatimes.com/
Geschrieben in Kosovo-Albanien (Albanian), Balkan | Drucken | Keine Kommentare »
Ndriçohet Kalaja e Rozafës
17.4.2007 by CrniLabudovi.
Ndriçohet Kalaja e Rozafës
|
Geschrieben in Kosovo-Albanien (Albanian), Geschichte - History | Drucken | Keine Kommentare »
Nazi-Nostalgie im gegenwärtigen Ost- und Südosteuropa
17.4.2007 by CrniLabudovi.
| Nazi-Nostalgie im gegenwärtigen Ost- und Südosteuropa | ![]() |
![]() |
![]() |
Geschrieben in Geschichte - History, Balkan | Drucken | Keine Kommentare »
17.4.2007 by CrniLabudovi.
Science and Technology: Croatia invests in wind energy
16/04/2007
Croatia is exploring the use of renewable energy sources. Also in science news: experts from 40 countries gather in Istanbul to discuss the impact of global warming.
A wind power park is planned for Split, Croatia. [Getty Images] |
The first wind generation turbine will soon be launched in Croatia’s Split-Dalmatia County, enabling the production of electricity from renewable sources. It is part of a larger initiative aimed at establishing a wind power park in Split. The electricity produced by this complex is expected to cover the annual consumption of about 8,000 households in the region.
***
A regional conference on Information and Communication Technology will take place in Sofia between April 26th and 27th. The event is being co-organised by the European Commission and the Bulgarian State Agency for IT and Communications.
***
Modern microbiology equipment worth over 500,000 euros was installed and started functioning at the Podgorica Institute for Public Health. According to the institution’s head, Boban Mugosa, use of advanced technology will enable precise and rapid diagnoses of HIV, Hepatitis B and C, and other diseases.
***
Geschrieben in Economy - Wirtschaft | Drucken | Keine Kommentare »
17.4.2007 by CrniLabudovi.
New Danube ferry route opens between Croatia, Serbia
16/04/2007
The service has symbolic as well as economic significance, reflecting newly improved ties between the two neighbours.
By Davor Konjikusic for Southeast European Times in Belgrade -16/04/07
[Getty Images] |
In a boost to Croatian-Serbian relations, a ferry route is being re-introduced across the Danube between Vukovar in Croatia and Vajska in Serbia, providing an easier connection to the Vojvodina town of Bac.
The move has great symbolic significance. In 1991, Serbian forces shelled Vukovar heavily, during a prolonged siege that ended in its capture. More than a decade later, the city remains a potent reminder of the bloody years of conflict. A number of former Yugoslav Army soldiers, as well as members of Serbian paramilitary squads, are on trial for war crimes because of atrocities committed there.
Thus, the Vukovar-Vajska route is both a milestone in terms of reconciliation, as well as an asset to local economies.
The ceremony marking the route’s opening provided an opportunity for delegations from Croatia and Serbia to discuss future initiatives.
“We are neighbours and that’s what we’ll remain. History should be left to historians, and politicians should seek mutual possibilities and perspectives of co-operation,” said Bojan Pajtic, the president of the Executive Committee of Vojvodina and the head of the Serbian delegation.
In 2006, trade between Croatia and Serbia amounted to only 188m euros, Pajtic said. “It is too low, and in the future trade exchange should be higher,” he added.
The mayor of Vukovarsko-Srijemska County, Bozo Galic, led the Croatian delegation. Speaking to the press, he said his country and the northern Serbian region of Vojvodina should collaborate — especially on projects related to EU programmes.
“Politicians should create best conditions for such collaboration,” he said, noting that local chambers of commerce and businessmen already are working together.
In February, Vukovar Mayor Tomislav Sota travelled to Bac to sign an agreement on the ferry project with his Serbian counterpart, Tomislav Bogunovic. It marked the first time a Vukovar official has visited Serbia since the end of conflict in 1995.
Introduction of the ferry is being assisted with about 1.5m euros in financing from the Dutch government, which is purchasing the actual ferryboat and handling maintenance responsibilities for one year. In advance of the boat’s arrival, a temporary vessel is being used.
Geschrieben in Economy - Wirtschaft, Balkan (Englisch) | Drucken | Keine Kommentare »








A wind power park is planned for Split, Croatia. [Getty Images]
[Getty Images]